Kulturë
Neki Lulaj: Si janë poetët
E diele, 24.03.2019, 05:57 PM
Neki Lulaj
SI JANË POETËT
Poetët janë si një pyll plot me bor, si një agim
Si një fushëme ullinj plot gjethe e me kokrra
Degët iu lakohen nga pesha e rëndë e begatisë
Kanë bukurinë që ua njeh guri, lulja dhe shqota
Poetët janë erë behari apo dhe vjeshtë pa gjethe në tufane
I zbardhëron edhe bora e parë i zbukuron urimi
Poetët janë artitektë urash mbi detra e oqeane
Që lidhin botë me magjinë e vargut dritërrëzëllimi..
Ata janë si kështjella madhore katallanësh si përrala..
Me plotë shkallë, rrasa, tjegulla, bedena, gur e mure.
Portat i kanë shumë të mëdha të gjera e të gjata
Janë kala me mure, frëngji apo petale me lule
Janë bletarë që shpërndajnë hojin e fjalëve të ëmbla
Janë poleni i lulës ku bleta e thith dhe e bën mjaltë
Bukuri e botës dhe gurë margaritari si në ëndrra
Dashuron të dashurit e shlodh ne udhë çdo shtegtar
Poetet janë dritë që fle në prehërin e hënës
E në gurrat e fjalës së tij shuhet etja dhe uuriaN
Ata janë edhe engjëj që rrinë në mjegullën e dendur
Kanë kalanë e fjalëve me shkallë ku prekët gjithësia
Janë ëngjëj dhe bujq duarartë që krasisin vargje
Strofat ua kafshojnë zanorët rrallë e me rrallë
Bashkëtingëlloret ju rrëshqasin,valeve të Bunës në harqe
Janë gryka bueimi plot shkumb e ujë qe dukën si ujëvarë
Vegon ylli tek ta ku etjen e shuajn brez pas brezi
Tek ta janë Fishta, Migjeni, Naimi, Noli, Mjeda, Poradeci,
Janë Kadare, Galica, Berisha, Qyqalla, Desku, Selmani e Gjergji.