E shtune, 27.04.2024, 11:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Alma Papamihali: Ceremonia e Vdekjes

E shtune, 20.09.2008, 07:51 PM


Alma Papamihali

CEREMONIA E VDEKJES 

Binte nje shi i shpeshte, si ata shira, qe rralle shqiten nga mendja kur nisin e bien ne Tirane.
Pellgjet kishin mbushur rruget dhe ato pak makina qe kalonin ne to, ecnin si njerez te kujdesur qe ruhen nga sterkalat. Binte nje shi i vecante ate dite.
Kur ndodhte ndonje ceremoni mortore ne te tilla dite, shpesh degjohej ndonje peshperime nga plakat e pallatit :
"Eh, edhe koha po qan per te ndjerin".
Ndaj nuk ishte edhe ndonje cudi e madhe, qe ne ceremonine mortore te kesaj dite, te degjoheshin pershperima plakash mbi kohen qe qante. Pellgjeve me uje, vazhdonin te kalonin makina te kujdesura. Nga njera prej tyre, zbret edhe ajo...gazetarja. Me sa duket, kur kishte dale nga shtepia nuk kishte pasur shi. Minifundi qe kishte veshur nuk kishte per qellim te mbulonte kembet e drejta te saj, qe cuditerisht nuk arrinin te ndjenin lagien e pellgjeve me uje. Ishte vertete nje femer joshese, qe te binte ne sy edhe me shume asaj dite me shi, ku dhe koha qante ne grumbullin e njerezve me te zeza, qe vazhdonin e qanin te ndjerin. Megjithate ajo, femra joshese, kerkonte me cdo kusht disa pyetje mbi te. Ishte valle nje aksident... Cudi qe askush nuk e kishte mendjen tek dekolteja e saj, qe nxirrte ne pah ate gjoks te bukur te beshem, i cili nuk bezdisej nga ai shi i rrembyeshem, qe di te bjere vetem ne Tirane. Ajo ishte gazetare dhe per kete deshmonte fare mire mikrofoni qe mbante ne duar, pavarsisht ne ishte nje dite me shi, apo nje ceremoni mortore, ku bashke me njerezit qante dhe koha. Do te kishte qene me mire ne nje dite me diell. Mbase do merrte nje pergjije, nese do kishte edhe syze mbi koke...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora