E premte, 01.11.2024, 12:58 AM (GMT)

Kulturë

E drejta e gruas në romanin 'Psycho'

E diele, 05.08.2018, 07:59 AM


E drejta e gruas është e drejtë njerëzore. Femra në Shqipëri dhe Kosovë nuk është trajtuar si krijesë e barbarët me mashkullin dhe mashkulli nuk ishte aq dashamirës ndaj femrës. Në romanin “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi, femra është Zot i vetës. Ajo punon, fiton për ekzistencën dhe nuk ka nevojë për mashkullin. Madje,  ajo paraqitet si vajzë, grua, mjeke, politikane, misionare dhe qëllimi në roman është që ajo të jetë aktive, prezent,e pafajshme, e butë, të ofrojë shumë dashuri dhe të tregoj kontributin e saj.

Personazhi i femrës në roman është një banakiere, e dështuar nga jeta, në prag të vetëvrasjes, e keqtrajtuar nga forca e mashkullit, e dhunuar dhe kurrë s’mund të dal nga kjo. Ndërsa, protagonisti e kupton gjendjen e saj dhe përpiqet t’i ndihmoj, por ai është psikopat. Edhe ai e sheh si prenë më të mirë, si viktimë me të cilën ushqen shpirtin dhe mendjen prej psikopati. Ai e do atë, dhe ajo dashurohet në psikopatinë e tij. Ajo na paraqitet me përgjegjësi të madhe ndaj shoqërisë, sepse tashmë nuk është vetëm mashkulli ai që i mban mbi supe këto.

Në vazhdim po ju sjellim disa pjesë nga ky roman:

“Më fal, sepse ju femrat kur doni të ngriheni kundër meshkujve të gjitha shpejt bëheni bashkë. A nuk është kështu zonjë? E ç’rëndësi ka fundja? Shumë herë gënjeshtrat të dërgojnë në rrugët e së vërtetës. Nga fillimi që kur u njohëm, historitë e mia qofshin të vërteta ose disa gënjeshtra, shkojnë drejt një rruge, e aty marrin pothuajse kuptim të njëjtë...

Kur jam aq afër një femre më mungon guximi të shprehëm për gjithçka. Vëreni se si më është tharë goja, ose ma jep dorën, dëgjoje ritmin e zemrës sa u shpejtua zonjë. Ju ndoshta ndjeni siguri sepse kujtoni se jam homoseksual, por jo, nganjëherë më pëlqejnë edhe meshkujt, por edhe femrat. Meshkujt më shumë nga dukja dhe veshja, kurse femrat për seks zonjë. Mos e ktheni kokën, vërej një buzëqeshje të lehtë, e shoh që ju vjen mirë zonjë kjo çfarë thash. Po tamam kështu. Duhet ta sundojmë njëri-tjetrin, së paku të përpiqemi të shikohemi pa ndërprerë në sy, të mos e heqim për asnjë moment shikimin zonjë. Duhet t’i përshtatemi reflekseve, ja sa mirë reagoj, sapo lëviza me këmbë, pa dashje preka gjurin tënd zonjë. Përse nuk ma kthyet edhe ju zonjë? Të ma godisni ngadalë. Ju kini refleks polici, e vërejta. Mua kjo më pëlqen te femrat. E urrej kur një mashkull tenton ta dominojë një femër, ndoshta e keni vërejt që nga fillimi këtë tek unë. Në dominim ka inate, armiqësi dhe urrejtje. Çuditem se si njerëzit mund ta mendojnë dominimin ndaj personit që e dashurojnë. Në vend se ta shohin të lirë të pavarur dhe t’i japin më shumë individualitet. Të dashuruarit janë aq të bashkuar sa duken një, por prapë ata aty kanë individualitetin e tyre. Individualiteti nuk zhduket përkundrazi zgjerohet zonjë...”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora