E marte, 08.10.2024, 07:48 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Një poezi në kampin e Vlashuku

E diele, 10.06.2018, 11:40 AM


Një poezi në kampin e Vlashuku

Nga Reshat Kripa

Maj 1953. Kampi i Vlashukut. Një të dielë, ndërsa po rrinim duke   biseduar, afrohet Gjon Shllaku, përkthyes dhe dramaturg i disa veprave klasike, njeri nga mësuesit e mi që formuan karakterin tim dhe na thotë:

- Djelmosha, sot do organizojmë nji konkurs letrar në prozë dhe poezi. Me këte rast do të shpërndajmë edhe dy çmime për fituesit. Prandaj  letër dhe laps dhe filloni.

Në shkollë kam qenë i shkëlqyer në hartime. Ato i zhvilloja gjithmonë në formë tregimi. Kurse atë ditë më shkrepi ideja që të bëja një poezi. Sidoqoftë, u ula dhe shkruajta poezinë e më poshtme:

Pas një jave u mblodhëm  përsëri për të bërë ndarjen e çmimeve. Gjoni shpalli si fitues në prozë Vangjelin,  një djalosh nga Korça. Ai kishte shkruar një prozë poetike shumë të bukur për lirinë. Në poezi u shpall fitues një djalë nga Dibra, Hektori. Premiot ishin dy kuti duhani te bëra prej një mjeshtri nga gaveta italiane. Në kapakun e secilës ishte gdhëndur një shqiponjë dhe poshtë saj shkruhej: RROFTË SHQIPËRIA!

Pas disa ditësh Gjoni u afrua dhe na tha:

- Djelmosha, ngulitini mirë në mendje ato qi keni shkrue, në mënyrë qi të mos i harroni dhe mandej shkyeni letrat.. Ato mund të paraqesin rrezik.

Ashtu bëmë. Poezia u ngulit në trurin tim dhe mbeti e tillë edhe pas gjashtëdhjetepesë  vitesh.

 

ROBËRIA

 

Në çdo anë  e në çdo cep,

Moj e dashur Shqipëri!

Që nga Korça në bregdet

Ndodhesh ti në robëri.

 

Nëpër burgje të tmerruar,

Njerëzit vuajnë pa mëshirë.

Janë shtypur, robëruar,

Pse kërkojnë  jetën e lirë.

 

Nëpër  kampet gjakatare,

Ndihet huri dhe dajaku.

Vuajnë zemrat shqipëtare,

Porsi lum u vete gjaku.

 

Bujku atje tej punon,

Është këputur lodhur shumë

Arën me mundim lëron,

Edhe natën rri pa gjumë.

 

Nëpër male shkon  bariu,

Bashkë me dhentë e tij,

Vuan shumë gjithmonë i ziu,

Pasi  është në robëri.

 

Shqipëri o moj e mjerë!

Pse nuk ngrihesh përsëri?

Të tregosh se kësaj herë,

Liria shpejt do të vijë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora