E marte, 27.07.2021, 09:57 PM (GMT+1)

Mendime

Reshat Kripa: Një kafe perkujtimore për motrën

E diele, 25.03.2018, 12:22 PM


Një kafe perkujtimore për motrën tonë

Nga Reshat Kripa

Qamilea ose Qamua, siç e thërrisnim ne,  ka lindur më 1 shkurt 1924, në shtëpinë e re të sapo ndërtuar në lagjen Vrenez. Shkollën fillore e kreu në Vlorë gjatë viteve 1931 – 1936. Ishte një nxënëse e shkëlqyer. Pastaj vazhdoi  kolegjin e hapur nga murgeshat.

Në vitin 1946 u fejua me Muharrem Çoratin me origjinë nga Libohova. Muharremi, i lindur më 10 tetor 1920, ishte një simpatizant dhe pjesmarrës i Lëvizjes Nacional–Çlirimtare, të udhëhequr nga Partia Komuniste Shqiptare. Kështu që pas vendosjes së pushtetit komunist u emërua Zëvëndës Ministër i Industrisë dhe Minierave.

Po atë vit, për arsye që edhe ne nuk i kuptuam, u dëbuam politikisht nga Tirana dhe shkuam në Vlorë. Atje më 30 mars 1947 u bë martesa e saj. Megjithse ishin një familje e madhe, Qamua me mënçurinë dhe urtësinë e saj mundi të fitonte simpatinë e familjes Çorati.

Si rezultat i martesës lindën dy fëmijë, një vajzë, Anitën më 15 gusht 1948 dhe një djalë, Rezartin më 9 korrik 1951. Megjithse me dy fëmijë, ajo u rregjistrua dhe vazhdoi mësimet në shkollën e mesme të mbrëmjes. E kishte patur peng vazhdimin e asaj shkolle. Ishte nxënëse e veçantë. Në gjithë shkollën nuk kishte nxënëse të nivelit të saj. Kishte një vullnet të jashtëzakonshëm. Mbaronte punët e shtëpisë, kujdesej për fëmijtë dhe studjonte që të dilte e para e klasës.

Por tatëpjeta për këtë familje do të fillonte në vitin 1956. Muharremi u ingranua në atë që u quajt “ Konferenca e Tiranës “ që kërkonin një revizionim të Partisë së Punës dhe Qeverisë. Por propozimet e tyre u hodhën poshtë nga Enver Hoxha dhe për hartuesit e tyre filloi ndëshkimi i pamëshirshëm. Muharremin e internuan fillimisht në Selenicë. Pastaj arrestohet dhe dërgohet në Tiranë Vuante nga zemra. Për këtë shtrohet në spitalin e burgut ku, mbas një muaji lirohet dhe dërgohet me masë  internimi në Vlorë. Kjo ndodhi më 11 janar 1957, Atëhere u detyrua edhe Qamua me fëmijtë të vinin familjarisht në Vlorë. U vendosën në dhomën e zjarrit të dajo Hamitit. Ishte një dhomë e madhe dhe i mblodhi të gjitha plaçkat. Muharremi filloi punë si llogaritar i shoqatës së gjuetarve dhe peshkatarve, ndërsa Qamua si rrobaqepëse në ndërmarrjen e prodhim veshjeve

Në vitin 1968 Rezartit i doli e drejta e studimit në degën fizikë bërthamore. Ishte një gëzim i jashtëzakonshëm për gjithë familjen. Shkolla fillonte më 15 shtator.  Muharremi shkoi me gjithë Rezartin në Tiranë ku e rregjistroi në universitet. Por siç duket gëzimi i tepërt i goditi zemrën e sëmurë. U godit nga infarkti i miokardit, nga i cili ndërroi jetë më 25 shtator 1968. Ishte një humbje e madhe për familjen e tyre. U varros në Tiranë pranë prindërve të tij..

Qamos i duhej tani të merrte përsipër edhe detyrën e burrit në drejtimin e familjes. Në muajin gusht 1970 martoi Anitën me Andon Melon. Në vitin 1979 martohet edhe Rezarti me Kozeta Sopiqotin.

Në vitin 1990 ndodhën ndryshimet demokratike në vendin tonë. Pas këtyre ndryshimeve Rezarti emërohet pedagog në fakultetin e shkencave të natyrës në Tiranë. Pas pak kohe shpërngulet e gjithë familja.

Në vitin 1995 ndodhi fatkeqësia më e madhe. Më 19 gusht  Rezartin e përplasi një makinë që drejtohej nga një i ri, duke e lënë pa ndjenja. U shtrua urgjentisht në spitalin ushtarak. Por me gjithë ndërhyrjen intesive të mjekëve nuk mundi të shpëtonte. I mbylli sytë më 25 gusht. Varrimi ishte madhështor.. Merte pjesë edhe vetë Ministri i Arësimit të asaj kohe. Rezarti u vendos pranë të atit dhe xhaxhajt të tij Agronit që kishte vdekur vite më parë.

Kështu Qamos, së bashku me Kozetën, tani iu desh të kujdeseshin edhe për dy mbesat e vogla  Anin dhe dhe Gertën. Së fundi u vendos në një shtëpi afër motrës së saj Drita Pelingut, ku

dy mbesat e vizitonin shpesh.

I mbylli sytë më 10 shkurt 2018.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora