E diele, 28.04.2024, 01:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Migjeni dhe Noli

E shtune, 02.06.2018, 07:27 PM


NEBI DRAGOTI

1-

MIGJENI DHE NOLI

Migjeni dhe Noli, këta dy apostuj, dhanë risi letrare duke trajtuar mizerabilitetin në motivet sociale dhe politike të kohës ku jetuan. Ata nuk u bënë pjesë e çingramingrrave lirike qëllimçoroditëse në tematika larg realitetit, ose më mire të shprehem, të asaj krijimtarie virtuale pa pikësynime objektivash sociale. Zëri i tyre i fuqishëm dhe kritik nuk mund të pajtohej me jetën e mjeruar ekstreme, që bënte shqiptari në atë regjim despotik feudo-borgjezo-zogist. Zëri i metaltë migjenian kumbonte në ndërgjegje të bashkëkombasëve:”…për një ide të re, ideal bujar,/ për një agim të lum e të drejtë kombëtar.” Ai kërkonte zgjimin e vullneteve të ndrydhura, të shtypura dhe deklaronte: ”…ta dijë se të birtë e shqipes folen ja ngrehën vetvetit”. Po në këtë prizëm Noli fshikullonte me satirën politike therëse drejtues konkretë maskarenjsh të regjimit zogist duke përdorur epitete, asonanca, aliternacione e shumëllojshmëri figurash artistike që e bënin artin e tij të krijimit melodioz dhe funksional.:” Allalla, o rezil e katil, allalla/…Gumëzhi o zinxhir e kamxhik, batërma,/Lehni,laro, kaba: Hasanna, Barabba.” Si Migjeni, si Noli e vunë jetën e tyre në shërbim të popullit të vet. Këtu dallojmë figurën prej demokrati të këtyre dy poetëve të spikatur, ku, deviza e vetme e tyre ishte lufta për barazi dhe drejtësi shoqërore. Këto dy figura prej artistësh të vërtetë të fjalës shqipe fokusuan problematikën sociale, ku pasqyrohet realiteti i hidhur, realitet që duhej përmbysur me revolucion. Të dy kishin besimin se do të vinte një e ardhme e ndritur për këtë vend, që historikisht ka përjetuar tragjedi të shumta luftrash e pushtimesh nga invadorë të ndryshëm. “…e një jetë e bukur e një jetë e re/ me dëshira të shumta po buzëqesh në lulëzim.” shprehej Migjeni në krijimin tejet simbolik e alegorik në “Ekstazë pranverore”. Noli shpresonte se tirani nuk do t’i kishte ditët e gjata, prandaj: “Brohoras me bes’ e shpresë/ Anës Elbës, Anës Spreesë”. Veç kësaj, Nolin në fushën e përkthimeve, dha një kontribut të madh dhe të paarritshëm nga askush veprimtar përkthyes që mundohet edhe sot. Poezia e tyre ka ritëm, dinamikë e kolorin e krijimtarisë më të pëlqyeshme, ku, edhe sot të joshin për t’i laxuar e rilexuar, madje, edhe për t’i mësuar e recituar në podiume përpara masave artdashëse. Kjo poetikë e tyre e arritur në pjekuri artistiko-ideore është e papërsëritshme edhe në trajtimin e ndërtimit gjuhësor plot tone kumbuese të shqipes së bukur. Krijimtaria e tyre, në aspektin e zhvillimit të traditës, mbetet vërtetë shkollë për aradhën e lëvruesëve të poezisë për sot dhe për nesër. Krijuesët e  sotëm duhet t’i tundojë fryma, pathosi, poezia dhe arti i fuqishëm për të arritur sadopak në nivelin artistik të mjeshtrisë së tyre. Shprehem kështu, edhe pse, në shtratin e poezisë që shkruhet sot, ka dukuri pozitive, por… vetëm në lirshmërinë e rrokjes dhe trajtimit të temave, ku kjo mënyrë e liberalizimit të paskaj, e theksoj të paskaj, të këtij arti, duhet theksuar, nuk e justifikon kultivimin e poezisë shqipe, që i duhet shoqërisë. Shprehem kështu se, siç shihet, ka cektësi mendimesh fluide dhe varfëri figuracioni etj., etj.

2-.

VËZHGIM KRITIK ESENCIAL:

ART PA JETË NUK KA…

“Nëna s’i hap dritaret se bën ftohtë”./ “të isha një bush i gjelbër”/ “ jam si jam-qerpik njomur-edukuar”./ treni shkon/ ndërsa ajo ballë meje fle,/ një këmbë pak e ngritur/ si skenë e një modeli/ pështetur lehtë pas sediljes se saj…”. “Në qytetin tim/ u shfaq era vjeshtore me ftohtësi dimri…”./” Sa shumë më merr malli/ shpesh të eci hijeve/ të më duket se jam i tillë, i lirë…” etj. etj. Me shembuj të tillë mund të vazhdosh gjatë. Citimet, lart, shkruar e botuar për vargje poezie nëpër gazeta stonojnë shumë, se kanë humbur karakteristikën e të qënit varg me gjithë komponentët që ka si të domosdoshme thurja e kësaj gjinie. Këto citime, duket qart, anojnë nga proza, dhe… të vazhdosh kështu do të thotë arritje në absurditet dhe shkatrrim të artit letrar. Për këtë kam deklaruar disa herë, se jam totalisht kundër. Ka poezi të shfaqura si poezi nëpër shtyp që e kanë humbur vlerën për t’i cilësuar si poezi. Në këtë atmosferë që paraqita influecojnë dukshëm shumë mentalitete të formimit të autorit, që server për lexuesin krijime të një niveli shumë të ulët, ose prej tij nuk ka aspak kërkesa objective për lëvrimin e poezisë. Pra, më qartë,, kështu, gjithë krijimin e dëmton edhe një varg, e dëmton edhe një mendim i shprehur, që bie ndesh me ftillimin e përmbajtjes, e dëmton edhe ndërtimi i një shprehjeje jopoetike pa rimë, figurë e mendim poetik , një vargëzim i rëndomtë, bajat, dëgjuar nga biseda të përditshme. Pra, duhet ndalur seriozisht tek ndërtimi i vargut, që vargu të jetë varg dhe jo rresht. Në këtë natyrë trajtimi të shkrimit futen edhe përkthimet: të dobëta, pa ritmin, pa objektivin e arsyes pse përkthehen, pa bukurinë e poezisë. Kjo nuk do të thotë që, meqë di gjuhën, hajt e përkthe, por kjo ka lidhje sa e njeh artin e gjinisë letrare që përkthen. Këto dobësi që reflektohen janë edhe tek letërsia botërore, madje, për mendimin tim, edhe më të theksuara, sepse kritika, siç po shihet, nuk është më kritikë për t’i dhënë shtysë për avancim përpara artit të shoqërisë; sepse, madje, edhe botuesët nuk kanë  asnjë detyrim, qoftë edhe nga lart, veç kërkesës pë të mbushur xhepin për të kënaqur interesin e vet të ngushtë, por… faktikisht, kjo ka dëmtuar  në këtë tranzicion…. Gjithandej shihet një lloj poezie virtuale, që praktikohet, por kjo nuk është kërkesë e kohës, se ky “vitualitet”( përralllor është) është si sëmundje gripale e pashërueshme. Mund të pranohet letërsia virtuale, por.. ama,kur jep pasqyrë sociale për shëndoshje, për të ecur përpara, sot për nesër, Ky është kriter bazë për ta pranuar atë.Kjo është shtylla për ta mbajtur në këmbë. Në këtë sens, jam i mendimit, që duhet përkrahur, por jo , ama, kurrsesi të shëputet nga jeta, që të jetë indiferente ndaj jetës dhe ta shikojë me syrin celerbral e të vendosi kufirin ndarës ndërmjet artit dhe jetës. Jo, jo, kjo lloj nuk duhet pranuar, sepse është e pavlerë, sepse edhe shoqëria nuk e ka këtë kerkesë, se të tjera kërkesa jetësore ka, që i kanë ngelur pa plotësuar, sigurisht, nga politika joefiçente e vendit. Arti, përgjithësisht, ngrihet mbi jetën në shërbim të jetës. Art pa jetë nuk ka.

3-    SODITJE: PËR KRITIKË APO OPINION

Kritiku letrar është i profilizuar për të bërë vlerësime të artit letrar, sepse është njohës i mire, i përkushtuar dhe studiues direkt i prodhimtarisë qe jipet hap pas hapi në këtë fushë. Pa këtë njohje nuk mund të kryesh detyrën e kritikut. Këtu nuk duhet ngatërruar opinionisti që kontribuon në fushën social-politike nëpër mediat e ndryshme, ku, patjetër, është njohës i problematikës për çfarë shkruan. Kritikë dhe opinion janë dy gjëra që ndryshojnë shumë. Rrallëkush mund t’i përdori të dyja këto. I bën ai që ka njohuri dhe i ka praktikuar suksesshëm. Kritika letrare qëndron më lart dhe nuk barazohet as me reçensionin, që bëhet për vepra që dalin nga shtëpitë botuese. Këto reçensione heraherës e kalojnë cakun e vlerësimit, që bëhet për botim vepre, dhe nuk paraqesin vlerësim serioz. Ato anojnë, nga problemi komercial, ku, kjo natyrë ka dobësuar cilësinë letrare të veprës që del në publik. Sotpërsot kjo është edhe sëmundja që dominon në fushën e botimeve. Botuesët, në përgjithësi, në këtë sens nuk kanë seriozitet, madje, ka që nuk kanë njohuri. Në shtyp, rrallë botohet kritika e mirëfilltë dhe , kur e nis për ta botuar, përgjegjësit e këtyre botimeve përtypen, sepse nuk janë kompetent dhe njohës të mire të kësaj fushe, saqë e lenë në heshtje pa e botuar. Kjo dëmton ecurinë pozitive të kritikës. Një botues, që merr nisiativën, gabon me botimin, kur në vend të kritikës merr opinionin e opinionistit dhe e boton atë për kritikë duke ngjallur vetëm sensacion qesharak. (Opinioni kishte përmbajtje të keqe dhe hidhte baltë mbi meritën padrejtësisht). Këtu nuk është nevoja të japësh emra konkret, (kjo ka ndodhur në një gazetë lokale), por duhet theksuar, që kushdo botues qoftë, duhet të tregohet i kujdesshëm dhe ta bëjë mirë atë punë për të cilën ka njohuri të plota. Më mirë kështu sesa  të botosh për interes të shitjes së gazetës. Qartë, qartë kjo është dallavere që bëhet. Botuesi i mirë duhet të jetë vëzhguesi i ecurisë së letërsisë; duhet të jetë edhe vizionar, që në mënyrë të tillë, ajo çka boton të paraqesë të paktën edhe risi në përmbajtje. Ky problem, këtu, në mbështetje të kritikës çalon. Kjo nuk duket askund.; duken shfaqe të natyrës së rutinës që dominojnë dhe që kjo është bërë rrugë. Çka ceka kjo vlen edhe për krijuesët në përgjithësi që të vihen në lëvizje dhe të japin art bashkëkohor dhe jo të qëndrojnë celebral ndaj realitetit duke e larguar poezinë,duke e futur atë në labirinte virtuale. Kjo të kuptohet drejt nga gjithë botuesët që merren me këtë veprimtari. Çka preka , edhe botuesët duhet të ushtrojnë kërkesat e tyre ndaj shkrimeve që u paraqiten për botim dhe këtë ta bèjnè në të mirë të ngritjes cilësore. Çka ftilloj eshtë  edhe kërkesë që duhet aplikuar me tërë seriozitetin e mundshëm që shkrimet të marrin koloritin joshes duke rritur stadin e shijeve dhe numrin e lexuesit. Pra, në mënyrë të përmbledhur përfundoj: kritika, opinion, reçensioni siç kanë emra të ndryshëm kanë edhe karakteristika trajtimi ideor ndryshe. Secili ka objektivin e vet, që publikon, ka bazën mbi të cilin ngrihet shkrimi duke e ftilluar atë sa më qartë dhe sa më bukur për të dhënë realisht vlera.

4--SEKRETI I SEKRETIT TË POEZISË

Titulli nuk është aspak lojë fjalësh. E, kjo do të thotë se hartimi i poezisë ka shumë sekrete, pra, në intimitet sekreti i sekretit të poezisë duhet gjetur dhe kjo kërkesë duhet parë në shumë drejtime. Jo kushdo e gjen me lehtësi këtë sekret. Poeti i vërtetë gjithë jetës është në kërkim. Them kështu se shumë po shkruajnë, aq shumë, sa nuk di çfarë të lexosh më pare, ose lexon kot shkrime vargjesh litar, ose e bën lexuesin të largohet siç është larguar. Pra, objektivi i poetit është: të shkruajmë bukur, bukur dhe sa më bukur. Mirëpo fjala bukur është një concept i përgjithshëm saqë nuk ke nga t’ia nisësh për ta komentuar.. Mirëpo e keqja e madhe, është se ka dhe një kategori që ka rënë në eufori, i bën qejfin vetes dhe nuk e ka si kërkesë që të rroki sekretin e sekretit të bukurisë. Anë tjetër e rëndësishme është edhe rrokja e tematikave parësore. Nëpër mikrokritikat komentuese që kam dhënë për poetët pjesëmarrës në facebook kam dhënë vlera në këtë prizëm, veç këto duhen parë me kujdes. Pra, u duhet gjetur sekreti përse i kam shkruar, ku autori, para se të vjershërojë, duhet ta pyesi veten, pse po e merr penën dhe pse hedh mendimet në letër. Edhe kritikat e mia, pasqyruar gjithandej, realisht, në këtë drejtim, kanë vlera të padiskutueshme dhe kanë për mbështertje analize poezinë e sotme. Ne nuk kemi shkolla letrare dhe njohuritë për letërsinë në shkollë jipen të cunguara. Ky është defekti i mënyrës sesi shkruajnë poezinë sot, kur mungon edhe studimi individual i atyre që shkruajnë. Atëherë, shikoj konkretisht, që një poezi, në mënyrë evezive, dominohet nga përshkrimi, që nuk është në funksion ideor të trajtimit që bën poeti, e, kjo ul vlerën e krijimit.Ka që shtohen strofa kot; ka që poezia e vërtetë fillon te strofa e dytë ose e tretë; e, këto teprica duhen tëharrur. Ka krijime , kur konstaton se poezia e vërtetë fillon nga fundi etj.etj. Ka dukuri që nuk shkojnë tek vargu, edhe te fjala. Ka që mirren me tema vocrrake, vetiake, kalimtare, pa interes për lexuesin, zhvillimi i të cilave është i kotë.Sekreti i sekretit të poezisë do shumë intelekt për ta zbuluar, do shumë punë e djersë. Ka që me mendimet e tyre gërmojnë, por, sa dhashë në këtë shkrim, nuk e gjejnë atë mineral për të zhvilluar krijimin.Shoh, lexoj dhe konstatoj dobësi. Për të bërë art duhet të bësh edhe proçesin e seleksionimit të asaj që ul vlerën e krijimit. Përfundoj me pyetjen: Vreshtari pse e krasit vreshtin dhe e bën këtë punë në kohën e duhur?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora