Kulturë
Demir Krasniqi: Gonxhe Manaku
E enjte, 31.05.2018, 08:01 PM
GONXHE
MANAKU
Këngëtarja e parë shqiptare e Radio Shkupit
-Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi –
Mora çiftelinë e dola n’ ballë t’ oxhakut –
T’ ua këndoj një këngë burrave t’ konakut !
Këtë këngë prej shpirtit edhe prej marakut –
Ia kushtoi këngëtares sonë Gonxhe Manakut !
Kjo Gonxhe Manaku , bilbileshë këngëtare –
N’ Maqedoni ishte këngëtarja e parë shqiptare !
Porsi një yll drite , lindë nga Manastiri –
Këndonte këngë shqipe , si ishte ma s’ miri !
Gonxhja theu kanunet dhe muret e turpit –
Dhe ia mësyu rrugës drejt Radio Shkupit !
Para mikrofonit doli si këngëtare –
Këndonte këngë lirike nga bota shqiptare !
Kur shpërndaheshin valët e Radio Shkupit –
Sa tinguj të këndshëm na përshkonin trupit !
Shpërhapej fuqishëm zëri i mrekullueshëm –
I këngëtares shqiptare ishte i paharrueshëm !
Në vitet e “arta “ të Radio Shkupit –
Valët e kristalta na përshkonin trupit !
Timbri i zërit t’ Gonxhes , këngëtare krenare –
Iu jepte gjallëri gjithë këngëve shqiptare !
Kur këndonte këngën:“Ani krisi pushka “ –
Zëri i saj jehonte në male dhe fusha !...
Kur këndonte këngën :”O n’ atë fushë mejdani” –
Zëri i saj jehonte kudo n’ tokë Dardani !...
Kur këndonte këngën :”Oda me tavan” –
Zëri i saj jehonte kudo në Ballkan !
Kur këndonte këngën :”I hypa vaporit” –
Zëri i saj jehonte mbarë Strugës e Ohrit !...
Kur këndonte këngën :”Hajde moj Selvije” –
Zëri i saj jehonte anë e mbanë Malësie !...
Kur këndonte këngën :”O bre Musa i vogël” –
Zëri i saj jehonte kudo n’ Shkup e n’ Shkodër !...
Gjilan, më 25. 05. 2018. Demir KRASNIQI