E diele, 28.04.2024, 12:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: A iu kujtohet Ismet Vejseli

E hene, 28.05.2018, 09:41 AM


A  IU KUJTOHET ISMET VEJSELI

- Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

Çiftelisë nga malli , fort  po i dridhet teli –

Pyet a iu kujtohet , burrë  Ismet Vejseli ?

Kur këndonte këngën :”Ku m’ je kanë , moj Zanë” –

Kënga e tij jehonte n’ Shkup , Prishtinë , Tiranë !...

Refreni:

Hej, hej ! Hej, hej ! Hej, hej !

O, Ismet Vejseli , bir  kumanovarë –

Ishte ndër këngëtarët e parë shqiptarë !

Me këngët  e  tija , t’ gjithë  ishin krenarë –

I madh e i vogël , fshatarë  e  qytetarë !

 

Këndonte përmes valëve të  Radio Shkupit –

Këngët e Ismetit , fort  na dridhnin trupit !

Kur këndonte këngën :”Gjyle , dil ke vija “ –

Vallëzonin  gjithë shqipet  nga Maqedonia !...

Refreni:

Hej, hej ! Hej, hej ! Hej, hej !

 

Këndonte përmes valëve t’ Radio Prishtinës –

Këngët e Ismetit , fort na ngrohnin  shpinës !

Kur këndonte : “Qofsh e zezë , moj bukuri “ –

Mbarë  Kosova zgjohej  n’ gaz e lumturi !...

Refreni:

Hej, hej ! Hej, hej ! Hej, hej !

 

Këndonte përmes disqeve , n’ çdo shtëpi shqiptare –

Këngët e Ismetit , ishin lakmitare !

Këndonte : “Moj ti çiko , lum-o, te bunari “ –

E dëgjonte Arta , Plava e Tivari !...

Refreni:

Hej, hej ! Hej, hej ! Hej, hej !

 

Gjilan, më 23.05.2018 . Demir KRASNIQI 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora