Kulturë
Herman Çuka Zeka: Zoti është me pushime
E diele, 20.05.2018, 11:18 AM
Herman Çuka Zeka
Zoti, është me pushime
- tregim-
Kur doli në rrugë, pasi mbylli dyqanin, një rrymë ajri iu përplas mbas fytyrës egërsisht me fjollat e dëborës që binin të mëdha dhe të hutuara, për faktin se dhe ato çuditeshin si mund të ndodheshin aty, në atë qytet si Roma, që ishte vërtet gjë e rrallë me këtë dimër të jashtëzakonshëm dhe aq më tepër, dëbora.
Lorës, ky dimër i kujtonte qytetin e largët jug-lindor të vëndlindjes së saj ... "oh'sa bukur!", bërtiti me habi e gëzim të pamatë njëkohësisht, dhe ashtu instiktivisht filloi të luante me ato, duke i pritur mbi pëllëmbët e hapura, fluturaket e bardha, si dikur(...)
Qyteti i saj i lindjes, ishte një qytet malor me dimër të ashpër veçanërisht vite të shkuara, atëherë ende fëmijë, kur shkonte në shkollë me çantën e rëndë në shpatullat e brishta.Ndërsa dëbora në turfullime zemerake si të ishte fryma e një qënie të padukshme e një Orë mali* me siptomat e gruas në menopauzë, plot ethe të nxehta, që digjej në zjarrmi, për të shuar vetveten zbritur në qytet duke shfryrë gjithë dufin njerzve, me ato shtëllunga të egra, që të mbanin frymën, dhe nuk ecje dot me sytë hapur.
Stuhi të tilla, të bardha, aty ishin aq të shpeshta gjatë dimrit, sa të dukej sikur qyteti dikur, kur "pat lindur" në një duel midis Fatash të egra të Natyrës, që luftonin kush e kush t'a kishte në zotërimin e vet(...)dhe çdo herë në vite, këto dukuri ishin "promemorja e lindjes"së tij.
Por megjithë këto, kishin bukurinë e vet, përpos, kujtimeve aq të dashura, aq mahnitëse nga dëbora.
Kur binte butë, me fjolla të mëdha si flutura, qyteti buzë Liqenit ishte magjik me atë cohë të bardhë sipër, me një ndriçim fantastik nën rrezet e diellit, që nuk i mungonin dhe dimrit.E nata, nata më tepër në blu të errët mbulonte gjithçka.
Dhe kur ajo pushonte, pra dëbora, ajri merrte një kthjelltësi trasparente gati të kristaltë, yjet e shkëlqyer mbushnin Qiellin si në përrallat e "një mijë e një netëve", bota pështjellë në një idil magjik, në llojin e vet, në dimërimin e vet, që mbante gjithashtu dashuri gjysheje, me aromën gështenjës së pjekur, mollëve...Oh ! plot e plot çaste të paimagjinueshme.
E mbi të gjitha në ato kujtimet fluturake fëmijërishte, të hershme si;kollovitja me koleshkat e improvizuara, plaku i dëborës, leqet e ngritura me legen lidhur me spango për të zënë rabeckat
(...)
Kështu, pa kuptuar si në një ndërrim midis dy kohrash dhe vendi, këmbët e kishin sjellë para Katedrales, ku i binte të kalonte përherë gjatë rrugës që merrte në një pjese të saj për t'u kthyer nga puna.
*
Kishte vite emigruar në një qytet verior me familjen, por mbas mbarimit të Universitetit i duhej të largohejnë kërkim të një vendi pune.
Qyteti ku banonte familja e saj ishte pa perspektivë të lartë në tregun e punës, shtuar monotoninë e dimrit.Ndërsa Verës, kryesisht muaji gusht, gati bosh, por kriza ekonomike, dhe këtu po bënte të sajën, dhe stli strik i pushime në masë në këtë muaj kishte ndryshuar, për faktin tashmë të tarifave të larta turistike të sezonit të papërballueshme nga xhepat e shumicës.
Një qytet i vogël, qyteti C*, antik lombard si shumica e qyteteve italiane, aristokratik i qetë për të jetuar mirë, nëse e kishe xhepin plot, ose dhe një punë stabile e pagë të arsyeshme, ishte mjaft komod, dhe veçanërisht për të moshuarit, kot nuk thoshte i vëllai, "qyteti i pleqve", po dhe për fëmijët ishte mëse i mirë; veçanërisht për atë rrëmujën që sundon në qytetet e mëdha metropolitane, plus e problematika e periferive.
Qyteti C*shquhej gjithashtu për një klimë miste, me dimër të ftohtë dhe mjegull të dendur e cila fillonte në vjeshtë, e zotëronte në gjithçka, në atë pëlhurën gati mistike, der vonë në pranverë, dhe gjithashtu me një verë të lagësht me temperatura të larta, ku trupi të rrinte gjithë kohës i squllët...
Në kundërshtim me vëndlindjen, vërtet me dimër të ashpër, por me një verë të mrekullueshme, të ngrohtë dhe të thatë, mbrëmjet e freskëta, një parajsë e vërtetë.Dhe me një liqen fantastik, që si ndahej gjithë stinës së nxehtë...e adhuronte dhe i mungonte tmerrësisht, si të ishte ajo një qenie ujore, pjesë përbërëse e tij, si dhe prindërit e saj të lindur e rritur aty, e kryesisht mamaja.Apo kur fillonte me nostalgjinë e vet tashmë kronike, duke treguar episodet më pikante për qytetin e gjolin, nga jeta e saj.Aq sa, shumë gjëra i kishin mësuar përmendësh sikur patën jetuar bashkë të njëjtën fëmijëri.
Dhe sa fillonte të tregonte, të dy motër e vëlla, Lora dhe Esi, në duet nisnin frazën;"njëherë kur ishim për të zënë gurnecka..."
Mamka mbetej me fjalë në buzë, ndërsa herën e parë më tepër e habitur se sa qejfmbetur.Tashmë ja këputnin një hareje, që tundeshin dhe muret.
Por në fakt, ata i dëgjonin me etje kujtimet e saj, se ajo tregonte bukur, dhe çdo detaj të miklonte duke të rrëmbyer në imagjinatë, e të kapnin ca emocione të ëmbla, fantastike, si t'i prekje të gjalla, reale, kohën e kujtimet.Pikërisht ato të fëminisë së tyre, në Oborrin e gjyshes, kur mbidheshin verës, sëbashku me fëmijët e dajës, të tezes së vogëlshto dhe kushërirat ë Tiranës, vajzat e tezes së madhe ardhur për pushimet e gjata, mbas mbarimit të çdo viti shkollor(...)
Oh' byrekët e ngrohtë nga duart e nënkës, ishin më të shijshmit në botë, e të pazëvëndësueshim edhe sot e kësaj dite që ishin të rritur, apo buka me vaj ulliri, djathë e domate të freskëta nga bahçia e saj...
"Nëna, nëna, e dua unë koren e bukës", i vinin hera-herës, aq kumbues, zërat fëminorë e të gjithëve, sa herë fillonte të priste bukën(...)të mos flasim për gatimet e peshkut që ishte në specialitetin nënkës, si ajo, se gatuate askush.
Eh' po kumbullat e mbjella nga gjyshi, edhe se nuk e patën njohur, pat ikur shpejt, por përfytyrimi ishte prezent në çdo gjë, dhe lule pat mbjellë shumë Gjyshi i tyre, i kishte pasur pasion, dhe librat mbanin firmën e tij e datën e blerjes, me atë shkrim dore të qartë, të shumtat me bojë shkrimi e penë, gjë e rrallë në kohët e sotme, si dëshmi të firmosura, të një epoke tashmë të ikur.
Po "dorëzonja", lulja e mbjellë nga mami i Lorës, kur ishte vajzë e re, po jargavani, buzë shkallëve të gurta,
i bërë si pemë e trëndafili ngjyrë rozë, që kishte një aromë dehëse të rrallë, oh'sa duhet të flasësh për këto, sa duhet, sa duhet !
"Po pikërisht, përse sonte më trazojnë këto fllade të ngrohta kujtimesh"?!-foli me zë të dridhur , ku eko-ja e tij e butë u thye mbas mureve të larta , si të kish qenë diçka fluide(...)
Pamvarësisht gjithçkaje, që i kishte detyruar të iknin si jo pak te tjerë, nga vëndet e Lindjes për një jetë me të mirë në çdo aspekt, drejt të panjohurës.Rruga e emigrimit të sjell kthesa të paparashikuara dhe herë të padëshiruara, jo ashtu siç i ke shpresuar.
Shpesh nuk i përzgjedh, por të përzgjedhin si xhelatë të fatit, për t'u ndodhur pikërisht dhe në qytetin jo të duhur sipas preferencave...
E megjithë këto, njeriu ka një veti të fuqishme, atë të përshtatjes( mbase instik i lashte ky i njeriut të parë, gjatë zhvendosjeve, nga njëri kontinet në tjetrin, kur nuk egzistonin, as kufijtë) Përpos vështirësive të paevitueshme ndihej tashmë e integruar në atë vënd, ndihej në shtëpinë e vet, si ajo, si familja me gjithçka, me miq , dhe shumë e shumë arësye të tjera, ruajtur me dashuri të pakushtëzuar dhe identitetin e origjinës.Përveç faktit ku gjetja e një vendi pune edhe se ishte e Dipllomuar, ishte mjaft e vështirë, sepse edhe ky vend njihej për nepotizëm të theksuar...
(Për të vijuar studimet më tej, pra kualifikimet pasuniversitare i duhej me patjetër që të punonte, sepse nuk donte që t'a ndihmonin më prindërit e vet, kishte dhe krenarinë e saj, në atë që duhej të ecte, me këmbët e veta, edhe se kishte kohë që kishte kishte filluar të punonte që në qytetin e vet, ku jetonte me prindërit, kur vijonte dhe Universitetin Ekonomi Menager*në Parma, tre vitet e para, dhe më tej, në rastin më të parë pas shumë orvatjesh pa frut për një punë më komode, se dhe këtu në xhunglën metropolitane nuk ishte lehtë, pra, pa njohje pa referenca të sistemoheshe menjëherë sipas shkollimit, dhe e kishte pranuar pa hezitim.
Ky ishte ai risku dhe i shumë studentëve italianë, jo vetëm të huaj...por nuk ankohej, ditë më të mira do vinin për këtë, dhe pikësynimi i rezultateve të arrira në shkollim, "una rragaza tosta", siç thuhej aty.)
Pikërisht, shpresën e kishte brënda vetes si aleatin më të mirë, ishte një vajzë përherë me shpirt optimist dhe guxim, madje kurrë nuk shprehte gjendje viktimizmi...edhe se thellë ishte e brishtë dhe kaq e ndjeshme, rrallë qante në sy të të tjerëve... në këtë sens ishte e përmbajtur, e s'donte që t'a ndante me të tjerë, atë gjë personale, as me prindërit e vet.Jo se druhej prej tyre, por ngaqë i donte aq shumë jo vetem si prindërit e saj dhe për sakrificat e mëdha që kishin bërë për ata, që nga vogëlia e më tej këtu në emigrim, dy prindër të jashtëzakonshëm të hapur, të emancipuar, që do t'i kishte dëshirë dhe zili kushdo ...
***
Ishte Nata e Krishtlindjes, ose siç i thonë në italisht *La Notte della Vigiglia di Natale * dhe në rrugë e kudo shpërndahej një ndjesi mistike, në atë ajër të ftohtë.Sëbashku me atë zbukurim festiv dritash e bredhash, bukurinë ua shtonte dhe bora e veçantë e këtij viti, vërtet magjike !
Por ajo, tashmë i kishte marrë kaq inat festat për shumë arësye, për më tepër ndihej aq e trishtuar duke qënë dhe larg familjes, sepse i duhej të punonte këtë radhë, duke i qëlluar asaj në dyqan të ishte turni i dytë, në vënd të ishte pranë familjes.
Pikërisht, përherë të parë kishte qarë prej shumë kohësh, aq sa nuk i kujtohej ...ishte ndjerë kaq vetëm , se dhe shoqet e shokët e saj ishin duke festuar në familjet e tyre.
Festat fetare si kjo, ndryshe nga vendi i saj që bëheshin nëpër lokale mes miqsh...këtu ishte traditë familjare, e tillë është dhe origjina e kësaj feste, dhe i mbaheshin traditës me fanatizëm.
Nxori celularin nga xhepi të shihte orën, ekrani në cep shënonte dhjetë (10) min' minuta mbas 00.24 të mesnatës, një puhi tjetër ajri i ftohtë i dha të dridhura, edhe se e veshur mirë(këto ethe të ftohta më tepër ishin ndjesore)...
Në rrugë kalimtarë të pakët nxitonin në punë të vet sikur secili të ishte pronar i vetëm i saj... makinat vraponin të çmendura... i përpinte nata në topitje, në barkun e vet, me gjitha dritat farfuritëse të dekoreve festive.
Tram-et e autobusët e mesnatës kalonin çdo dhjetë min' si gjigandë, por edhe ata sikur fillonin përgjumjen në netët e dimrit...mirë që dyqanin ku punonte e kishte afër qëndrës dhe shtëpinë ku banonte jo aq larg.
Mbas pak minutash i duhej të merrte autobusin, dhe pas jo shumë min' e çonte në shtëpi, që edhe atë për fat e kishte gati në qëndër, gjë e mirë dhe kjo për një punë gati nate, për shkak të orarit të zgjatur me dy turne, në një dyqan ëmbëlsirash, për më tepër akulloresh.Në fillimet e para kur kishin mbërritur në Itali, ishte çuditur që këtu hahej akullorja dhe gjatë stinës së dimrit.Por tashmë ishte mësuar me shumë gjëra dhe përshtatur dhe asaj që quhej mënyra e jetesës, ose integrimi në gjithçka, por pa humbur origjinën, që e shprehte normalisht e pa droje përpos opinionit negativ mbi kurriz, për hir jo vetëm të frymës diskriminuese nacionaliste, siç egzistone jo më pak dhe në vëndet e tjera...por edhe të krijuar në një farë mënyre nga bashkombësit, për bëmat jo të pakta, pa u zgjatur në detaje, gjë e cila më pas binte si traumë e vrerit racist, mbi njerzit e ndershëm, por në fund të fundit, gjithsecili përgjigjet për veten, për atë që është dhe si është.Edhe se nuk ishte aq e lehtë, por kur demostrimi i vetes, jepte atë që je, besimi dhe respekti ishte i shpërblyer(...)egzistonte dhe ana pozitive e medaljes njerëzore me tëdrejta civile të barabarta të ligjëshme.
Si gjithnjë, kur kalonte përballë Kishës i tërhiqte vëmendjen një çift të vjetrish të pa strehë, që flinin bri saj mbështetur mureve, shtuar dhe mbuluar natën me letra dhe kartona , gjë që ishte gati normale e qyteteve të mëdha e aq më tepër Romës.
Megjith madhështinë dhe bukurinë e jashtëzakonshme, ku thithte me mijëra turistë nga e gjithe bota ai qytet antik kishte dhe anët e vet të trishta dhe të tmerrshme të varfërisë, fshehur mbas afashinancës turistike që nga Jul Cezari e der në kohët e sotme, edhe se ishte kryeqëndra e katoloçizmit me mbretërinë e Vatikanit.Ky ishte dhe ai absurdi i botës që në pamje të parë nëse nuk e përjeton, treguar të duket aq po absurd dhe i pabesueshëm ...!
Duke kaluar aty pari si gjithmonë, por sonte i kishte tërhequr vëmendjen diçka e veçantë, sepse herët e tjera kur kalonte ishin të mbuluar, dhe rrallë i shihte në realitet dhe gati aq afër ...
Lora, ngeli e mahnitur nga një çast aq idilik dashurie dhe aq njerëzor... dhe për t'a ndjerë më tepër atë skenë aq të mjerë nga varfëria, por aq të rrallë, aq të bukur në dhimshuri dhe dashuri, sa nuk do t'a shihte dot në asnjë film përjetuar aq të gjallë dhe aq ndjeshmërisht.
Ndali duke bërë kinse sikur po shkruante diçka në cellular, për të mos iu rënë në sy, dhe mos i ofenduar ata persona në intimitetin e tyre, sikur t'ju kishte hyre papritur e kujtuar befasisht dhe jo ligjërisht në "dhomën e tyre të gjumit"...
Ai, bashkeshorti i saj, një burrë me një moshë të papërcaktuar prej asaj fytyre të vrarë, plot rrudha si të ishin brazda, trupi i kërrusur i humbur në një kapotë të gjatë, që i arrinte der në tokë, lidhur në bel me një rryp më tepër si për t'u mbajtur në këmbë. Mbi kokë, një kapele nga ato rusët, kokore*që si për çudi mbretëronte mbi kryet e tij , dhe ajo si një relike e një epoke të përmbysur nga përtej bote.
Nga dorashkat me gjysëm gishtash si ato të tregtarëve të merkatove, ku mollzat iu duheshin zbuluar por dhe që ishin në modë, "eh' atij të mjeri, as që i hynte kjo e modës në punë",
i dilnin ca gishta të deformuar me thonj nën to, të mbushur nga pisllëku dhe të trashur nga i ftohti .
Po i përgatiste shtratin prej kartonash, Asaj(mbretëreshës)me aq përkujdesje e delikatesë, si të shtronte mbulesat e mëndafshta të një shtrati përrallor.
Gjithashtu kthehej nga ajo, duke e përkëdhelur hera-herës me duar, e lehtë i rregullonte dhe flokët e saj të thinjur, por që si për çudi ende ruanin kaçurrelat e rinisë që i dilnin nga një skufje e pistë dhe pa ngjyrë, por duke i hijeshuar atë fytyrë të zbehtë ku dominonin dhe dy sy të errët ende të bukur, paçka se ishin të vijëzuar ata dhe ajo, pra tërësia e fizionomisë për hir të kohës dhe jetës së vështirë.
Ishte e veshur keq si një shuk rraqesh njëra mbi tjetrën, për t'u mbrojtur nga e ftohta e jetës së rrugës(faqja tjetër kjo ë medaljes e botës së civilizuar, që kur e hasje për herë të parë, merrje një shuplakë të akullt shpirtit...)
Ai, ndërkohë e nanuriste duke i pëshpëritur dhe fjalë aq të ëmbla, aq të dashura, sikur ajo të ishte vetë Mbretëresha e bukurisë, e një bote më vete, si një planet i një bote imagjinare, për ata të Dy të mjerë.(e qindra të tjerë, dhe kaq pa gojë, pa zë për ata, e aq e padukshme shpërfillëse, inegzistente, e paprekshme nga bota"reale", pra kjo ishte ajo pjesa më e "bukur"e përrallës me fund të "lumtur" që iu tregohet ndryshe fëmijëve, kur magjikisht, këpucka e Hirushes, gjen Princin e kaltër, apo borëbardhat...)
"Zemër, zemra ime, ja tashmë pas pak gjithçka do të jetë gati, e bukura ime , jeta ime, e ndritura ime, dhe zëri i mbytej gati nga ngashërimi dhe acari i dimrit, që kafshonte, tërë qef viktimat e radhës..."!
Lorës sytë ju mjegulluan, zemra po i këputjej, shtangur nga ajo skenë aq e pabesueshme ...kur në çast u hap porta e vogël e Katedrales, nga ku hynin e dilnin shërbëtorët e Zotit... dhe që aty, doli një burrë i gjatë, në një moshë gati mesatare, me veshje priftërore të një kostumi të zi shik, siç rrinin zakonisht kur dilnin jashtë kishës...
I mirmbajtur, i kuruar me kujdes në çdo detaj, një "shërbëtor" i vendit të shenjtë, si të ishte vetë mbreti.Kaloi aty pari me vështrim cinik, hodhi sytë sikur të shihte dy hije, e ju foli nëpër dhëmbë... "dhe këta lugetër nuk gjejnë vënd tjetër, por ngulen këtu, sikur të kenë paguar qiranë e përjetshme me portën e Qiellit" ... ikur më tej, pa u trazuar aspak, as dhe një muskul në fytyrën e zbehtë, për gjëndjen e tyre, me zërin më të ftohtë se vetë dimri që e mbyti nata dhe ajo hijerëndë e në konspirim të plotë me heshtjen e indiferencën e tij, si të ishte djalli, jo prifti...
Lora pësoi gati një gjendje shock...jo se nuk kishte parë të tillë endacakë nate, por këtë pandjeshmëri në portat e një ndërtese ku duhej të ishte vendi i mëshirës dhe ndihmës, të mbretronte mbi këtë natë të ftohtë dëbore, diçka më ftohtë se çdo gjë, kaq cinikisht ftohtësia njerëzore...?!
Lotët i ngrinë në sy pa marrë tatëpjetën... fjala po ashtu, po ç'fjalë t'i dilte nga goja !? dhe ajo iu tha në gojë.... brënda shpirtit iu duk sikur ju thërmua një mal i tërë i xhamtë në mijëra cifla duke ia kafshuar zemrën e saj...
Ndërsa Ai, i kishte mbaruar së rregulluari shtratin Mbretëreshës së vet, e uli duke e ndihmuar të shtrihej ngadalë me kujdes sikur do thyej diçka e çmuar e kristaltë... e mbuloi mirë duke i mërmëritur;
"ja e bukura ime, tashmë po të mbuloj me mbulesën më të bukur dhe të ngrohtë, që ti të bësh një gjumë kaq të mirë , kaq të ëmbël, madhëria ime"...
e puthi në buzë duke i uruar gjumë të ëmbël dhe vazhdoi ngjitur me zonjën e tij, të përgatitte pjesën e vet të shtratit...
Lora erdhi në vete nga zilja e celularit që gjithnjë në atë orë me përpikmëri të hekurt pa lënë asnjë natë, mamaja e saj e merrte për t'a pyetur dhe si me tepër për t'i bërë shoqeri gjatë natës , në kthim mbas pune...eh'dashuri e mamave!
Lora me të shpejtë iu pergjgjegj, dhe nxitoi hapat instiktivisht që të mos shqetësonte atë intimitet bashkëshortor aq të rrallë, në dashurinë e tyre aq të ligjshme.
"Po", iu përgjigjej së ëmës me zë ngashëryes, e ndërkohë matanë telefonit u dëgjua zeri i mamasë së saj,
"alo, shpirti imamkës, ç'ke, pse je e shqetësuar, gjithçka mirë ?!
"alo ma, hiç asgjë... mos ki merak , vetëm bën ftohtë dhe mezi më dëgjon mbase, alo, alo ma, të dua shumë , shumë"...
***
Dhe, sot në mesditë, mbas kthimit të punës që i kishte takuar të ishte paradite, i ishte dukur sikur kishte ngeluar aty, sikur kishte qenë prezente, sikur dhe ora kishte ngelur në vënd, vëtëm ndryshimi në natë-ditë dukej real.
Të paktën e ftohta ishte zbutur, nga nata e shkuar, dhe dëbora kishte rreshtur së rëni.Makinat e pastrimit sot kishin bërë punën e tyre, duke shpërndarë kripë kundër ngricës, e rrugët ishin të hapura ... Arriti para Katedrales, dhe me kuriozitet ngadalësoi hapat, por më tepër nga befasia, sepse ndryshe nga nata e shkuar dhe ditet e tjera gjithashtu, aty kishte ndodhur diçka e çuditëshme.Në vënd të çiftit, sonte ishte një person i vetëm...por jo Ai i moshuari, bashkëshorti i mbretë- reshës, ashtu siç e quante ...
Një i moshuar tjetër, ishte bërë banori i atij "apartamenti luksoz" në themelet e Katedrales, në atë krevat mbretëror kartonash dhe letrash e gazetash të vjetra ...dhe nje karrelo me rraqe e gjëra të tjera....
Ajo me këmbë të dridhura dhe me një zë që nuk e njohu as vetë , mori kurajon dhe e pyeti ;
"Zotëri , zotëri më falni , mund t'ju pyes (dhe pa marrë përgjigje vazhdoi ), ju lutem mund të më thoni, ku janë dy zotërinjtë që banonin më parë këtu"?!
Ndërkohë ndjeu t'i skuqeshin faqet, nga sikleti, u ndje keq e në faj për atë frazën" banorë", mbase nuk duhej, por u shpreh ashtu për të mos lënduar statusin civil të individit ...por kushedi kjo ishte, aq e pa vënd, iu duk dhe vetë asaj aq cinike si frazë, aq diskriminuese për atë person...! Oh'si po ndihej, kaq e pafuqishme, kaq pa sens para kësaj situate të papëlqyeshme dhe realeje aq të hidhur, pamvarësisht qëllimit të saj të mirë.
Ai, edhe se po përtypej tërë shije, duke ngrënë diçka më tepër me kokën brënda një qeseje merkatoje , gjithashtu i zemëruar dhe disi i shqetësuar dhe ofenduar njëkohësisht, meqë po i prishnin intimitetin e vet, por dhe i habitur më tepër me fjalën " që banonin këtu" ;ajo surprizë, që dikush mund të interesohej për ata, dhe aq më tepër një vajzë e re e jo nga "lloji i tyre" ...
Por, gjithsesi me një zë si gërvimë qerreje por me një farë note shpoti- tëse shtoi ...
"Ah' vajzë e bukur! ti je nga ato shkollareskat e Qëndrave Sociale, apo ke humbur rrugën "Kësule kuqe" ?
Iu drejtua Lorës, kështu meqë ajo kishte mbi flokët e gjatë dhe të zinj, një beretë të kuqe.
-Mos u merakos, një hall më pak në këtë botë të padenjë, dy gojë më pak, dy frymë më pak për të mbytyr ajrin e të pangopurve.. .
Ata, sot po flejnë në dhomat frigoriferike... "
Lorës sa si pushoi zemra;
-po përse, përse, zotëri... ?! - dhe zëri ju mek fare, lotët po i kafshonin faqet tërë inat , për atë që ajo nuk i kishte mbajtur si herët e tjera në rehatinë e tyre ...
Të moshuarit, se ashtu dukej nga paraqitja e tij e mjerë dhe e vuajtur, pa iu kuptuar mosha, duke ndjerë zerin e saj ngashëryes, çoi sytë, ca sy më tepër të habitur, të kuq nga venat e plasura nga ndonjë sëmundje gjaku o nga jeta e shumë vuajtur, por ende të butë , për atë interesim të papritur të asaj vajzë të re, gjë e rrallë ... !
Dhe më një zë pa tingull, si të fliste me veten, por aq sarkastik, sa dhe një aktor Teatri do ta kishte zili :
"Vajzë e dashur ...ata të mjerë ishin shumë të vjetër në moshë , dhe Profesori, ah e di ti që ka qenë Artist , një nga profesorët më të mirë më shquar të Liceut artistik, dhe ajo Gruaja më e bukur dhe balerinë e jashtzakonshme.
Eh! histori më vete kjo, dhe e gjatë për t'u rrefyer", dhe tërë inat kafshoi një copë nga ushqimi si për të shfryrë dhimbjen, dhe tërë revoltën sikur të kafshonte padrejtësitë e kësaj mizerie bote sa të ëmbël, por dhe aq të pabesë, apo fatin e keq, e t'a bluante si në gurët e Mullirit të miellit të bardhë, sikur aty kishte mbetur dhe ai i tij, i penguar në gurët e (...)
"kështu e ka jeta"vijoi duke u mblla- çitur tërë duf.
"Natën e shkuar bënte aq ftohtë, sa nuk mundën t'a përballonin dot, dhe për këtë i bënë kërkesë Zotit t'i ndihmonte, por sekretari i Tij , iu përgjigj se:sonte, Zoti është me pushime, po feston ditëlindjen e Birit të vet ...dhe nuk pret vizita në zyrë, nëse keni nevojë, duhet të prenotoni mbas feste.Ah 'por harrova, ju të varfrit e rrugës ...madje nuk jeni as në listë për të tilla shërbime, as qirinj nuk ka për ju në Kishë, që të ndizet për shpirtrat tuaj..."ndaloi një çast të mbushej me frymë dhe vijoi më tej ;
"u fikën me natën, sikur të ishin kandilët e vetes së mohuar, dhe kështuqë "fati" më buzeqeshi mua të privatizoj këtë vend luksi, pranë shtëpisë mbretërore"
Si një mërmërimë përtej bote.Zëri i tij të kallte datën me ato nuanca të ftohta të ethëshme, zemërim dhimbje e indiferencë kumbonin fjalët, sikur nuk egzistonte asgjë, asgjë, as ajo vetë.Ndjeu sikur do pëtypej prej të kafshuarës së ushqimit, në duart e tij që i dridheshin nga e ftohta, dhe goja vesh më vesh lyrosur, por dhe ato i mbidhte me gjuhë për të mos lënë të ikte dëm, asgjë...
Një klakson makine e solli Lorën në vete, nga ajo gjëndje gati irreale, u shkund instiktivisht, dhe nxori nga çanta një kartmonedhë ia lëshoi me ndrojtje mbi "tavolinë"...
Ndërsa ai, sa indiferent në dukje, krejt befasisht çoi kokën, e vështroi me ca sy që ishin pothuaj të bardhë në këto momente, por të lëngëzuar, nga ajo që tregoi mbase edhe se bënte sikur përtypej, por e dinte që ai do ishte dhe fundi i tij një dite ... vijoi butë ;
" të Bekoftë Njeriu zonjushë e bukur, .me Fat të bardhë, se ai është Zot në Tokë , ndërsa Ai i Qiellit, kujdeset për shpirtrat...."
Edhe më e habitur, hutuar njëkohësisht, ajo vijoi rrugën pa folur, me hapat të cilat po i ndjente aq më të rënda si të ishin ngarkuar mbi ato gjithë ai emocion i rëndë si kurrë më parë, por si zakonisht zilja e cellularit në përcjellje me telefonatën e të ëmës, e nxori nga ajo situatë, aq e mjegullt dhe e hidhur ...
" alo mamka, ju kam shumë xhan, kështu do t'ju dua përherë, javën tjetër do vij t'ju shoh, do kalojmë sëbashku Vitin e Ri, filloj pushimet e preva biletën... dëgjo, nuk do mbeteni asnjëherë vetëm..."
Nxitonte të fliste , zëri i tradhëtonte qetësinë e zakonshme, duke i rrëkëllyer fjalët si gurët kur marrin tatëpjetën nga trandja e malit, prej tërmetit(...)
Mbas vinte jehona e zërit, si brënda një legjende të pashkruar: "të bekoftë Njeriu, se ai është Zot i Tokës...."!