Kulturë
Jusuf Zenunaj: Atdheu im i dashur
E merkure, 16.05.2018, 06:39 PM
Jusuf Zenunaj
ATDHEU IM I DASHUR
T'i dua edhe plagët qe more deri dje,
i shtrenjti, i bukuri imi atdhe !
T'i dua dhe bjeshkët nga sjell ujë lumi,
që i fali parija sikur ta kishte zënë gjumi !
E dua edhe pasjen e tê tjerëve,
dua dhe diellin që më djeg si n'pikvere
I dua xhepat e mi sikur dje edhe sot,
në vend të lekëve vë duart,
as verës s'i lë bosh.
I dua dhe lot e mi
në vend të bukës në sofër,
të dua atdhe më shumë se krejt botën...
J.Z. 15 maj 2018
KAKARISJA E PULËS
Kakarisja e pulës
fitoi në " Eurvision ",
t'gjithë gjelat e lagjes
të gëzuar janë !
Pula bëri vezen
në kotec modern,
me zhurmën e saj
s 'la t'qetë mace as qen
Për " Eurovisionin " e ri
në Jerusalem ...
J.Z. 13 maj 2018
KUSH NUK SHKELË SOT NË KËTË TOKË
Erdhi Kirili nga Rusia
mjekër bardhë sikur ariu,
në Shqipërinë tonë të dashur
cilës t'keqe na i priu ? !
Është një hije e Putinit,
njëri shkop tjetri karot
jo vetëm për Ballkanin,
janë "ilaç " për krejt botë.
Ngrihet në këmbë Autoqefalia
e Kishës sonë Ortodokse,
sikur t'vinte n'ditë qametit
shpëtimtari i kësaj toke !
Eh, po t'ishte Noli gjallë,
këtë rrugë rusi s'e kish marrë,
as vetëm , as me peshkop -
kush nuk shkelë sot në këtë tokë ? !!!
J.Z. 30 prill 2018