E diele, 04.05.2025, 12:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Valbona kërkon kaltërsinë

E premte, 11.05.2018, 07:29 PM


VALBONA KËRKON KALTËRSINË

Proza poetike nga Gjon Markokaj

Lumi ka bukurinë e vet. Ai e vetëpastron vetën dhe nuk është me transportue mbeturina.

Njerzit po gabojnë. Vet dora e njeriut po e bën lumin ibret. Ujë-kthjelltësia e Valbonës po e humbë bukurinë e sajë.

Në dy anë nga rrjedhë Valbona shikojmë lloj lloj hedhurinash.

Fajin e ka e gjithë rrethina. Ç’po bëjnë shoqëria civile?

Valbona don që të rrjedhë e pastert, qelibar. Ç’bën e ku është Ministria e Mjedisit?

Mungon ndergjegjësimi shoqëror.  I madh dhe i vogël

rrethas, kemi përgjegjësi për mjedisin, për natyrën e bukur të Valbones por edhe të tërë lumenjve të tjerë të kësaj pasurie prrallore të atdheut të shqiponjave.

Gjithkund ambjenti po “ndotet” -PSE HESHTË SHOQËRIA …!?

Ju që paguheni: Po na merrni më qafë…, s’shikoni fare se çfarë bëhet... U ka hy vetja në qejfë. Zbritni me këmbë në tokë se “po ua zë rrota bishtin”.  Zotrojeni mire natyrën shqiptare e beni detyrat ndaj sajë se po na del duarsh…!

Na duhen mardhënie njerëzore me natyrën tonë të bukur.

Valbona e kërkon KALTËRSINË e sajë!

MALLI MË PËRVLON

Nji vend i rrafshtë në cilkole të Malit Kores – gati gati, afer qiellit është pakëzue: -“Te qethen dhitë”

Aty vjen nji puhizë dhe ta pushton  të gjithë trupin duke larguar e zbutë gjithë nxehtësinë e diellit

Tufat e dhive të fshatit tim kullosin Koren - “anë e kënd”

dhe  nga kjo ndiesi freskie, grumbullohen në atë lendinë, ku freskia i thyente, sado pakë  rrezet e diellit…,dhe mu aty, mrizojnë e këthejnë kafshatën (ripertypen).

Në atë freski çlodhen e pregaditen për turnin e mbaditës.

Herë – pas herë gjatë mrizimit, barinjët e zellshem të fshatit tim…,i kanë qethë dhitë siç thuhet  „për kokerr të qejfit“ e kështu, gojë me gojë, mbet toponim: -- “ Te qethen dhitë”

Ne moshën time fare të re bashkë me berret e pakta të miat “te qethen dhitë”, kam mrizue  dhe me tamel e borë,etjen e kemë shue.

Puhiza e lehtë: Që e sillte Mali i Korës i freskonte këndshem dhitë dhe mua.

Cjeptë „mëndjemëdhënj“ të trokaçëve e kumonve ja kalonin drerit…!

Kengët e barinjëve dhe te bareshave përziheshin me këngën e bilbilavet dhe të kumonve dhe ja kalonin edhe orkestres festivalevet, sa  i kënaqnin edhe ato t’ malit, orë, zana e shtozovallet.

Ishin tinguj melodish me të futë në dhe’ e me të kënaqë ne shpirt…!

Sot e shikoj nga “bregvalbona” e malli më përvlon per atje te mrizat ku “Qethen dhitë”.

Me mend ngjitem atje per-ditë…!

GURI I PAGËZUAR

Guri zgjidhet pagëzohet: Merr ëmër e forcë.

Guri i themelit zgjidhet e vendoset në themelin e ndërtesës

dhe mbi të pritet kurbani, i nisjes së punimeve.

Guri i besë është: kur thue nji të vertetë e vën mbi supe

e betohesh: “E paça në qafë m‘ketë jetë e n‘atë jetë

kjo, ose ajo është kështu. Pra - EVERTETA”!

-Burrat s’ e kanë luajtë tjetër punen per te cilen eshte bere be’!

Marrja e gurit, beja në gurë, ka zgjidhë probleme në mes njerzve e fiseve.

Desht e oxhakut, janë gur boke të fortë të gdhëndur mirë

dhe që i rezistojnë forces se zjarrit e s’ kanë mortë.

Qoshet, gurtë e dritareve, harkun i deres -- (Hanza siç e quajnë), janë forca e bukuria e kullës…

Guri i rojës, dikurë i vëhej drurve siper ne pyll e afer rrugeve ku ishin stivosur, a ndonjë plaçke tjeter e s’e prekte njeri!

Po e preke: “Je i rënduar…, me gurin në qafë -- në ketë jetë e në atë jetë” !

Guri i kufirit: Ndan token në mes njëri tjetrit, kur ngulet në tokë e shoqërohet me nji gur binak, mbeten deshmi e s’i lue njeri kufijtë …!

Gurri i varrit tregon e ruan, banesen e nji të vdekuri - dy metrra tokë. Guri i gjatë te kryet dhe Guri i vogël te këmbët

Guri i pagëzuar tregon forcë tregon fakt dhe është: I pa prekshëm.

VLERA PËR SHOQËRINË

Poezia është e verteta dhe shpalosë jeten nëpërmjet shtjellimit të krijuesit…,

Forma, si e shtjellon është rruga e zgjedhur-- e vetë krijuesve…,

Nese don të sjellish diça të bukur…, duhet ta gdhëndish

Po e gdhënde me kujdes, pasqyron  dënjësisht-- të madhërishmen; duke përçafuar të mirën, përballesh me të keqen e s’pajtohesh me c‘mirën.

Të keqës s’i ndahesh gjerësa të thermohet e të pëlcas si kripa në zjarr… !

E ëmbla - ka të hidhuren e bardha - ka të zezen, e mira - ka të keqen…,zgjidhja në mes tyre është përballja.

E bukura është persosmëri, përqafoje, rroke dhe  ec përpara

Për të bërë mirë udhëhiqësh nga dashuria e drejtësia institucionale.

Bleta zgjedh nektarin e gatuen mjaltin; ushqimin më të shijshëm

Krijuesi zgjedh vlerën për shoqërinë e me të thur poezinë.

-------------

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, 10 Maj 2018-



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx