E diele, 04.05.2025, 12:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Lulzim Gashi

E marte, 08.05.2018, 06:27 PM


Lulzim Gashi

 

TË PA THËNA PËR TY

 

Hijes së flokut tënd

Lakmi ia ka edhe era!

Dielli me shkëlqimin e tij

Përulet para bukurisë sate

E nga xhelozia

Derdhë rreze mbi buzët tua -

Dredhëzat më të ëmbla në botë.

Ai trupi yt i njomë

Belkëputura ime si njalë

Përjetë në zemër më mbeti halë.

Ku je moj flutura e maleve

Eja e zbrit në kopshtin tim

Nektarin e jetës do ta fali

Të pa thënat do t’i gjesh atëherë

Po e vendose kokën mbi gjoksin tim!

 

EJA SI FLUSKË BORE

 

Në tehun e fjalës ngadal’ecën urtësia

Lakmiqare mendja i struket pasë

E sytë përmallshëm i qajnë

Rrezet e dritës sodisin

Kaltërsinë e qiellit përtej horizontit

Dashurinë e yjevë thërrasin

Që zjarrin e zemrës t’ma godasin!

 

Pas muzgut flladin e erës e prita

T’ia ndjej freskinë mbi rrudhat e ballit

E t’çmallem me një këngë elegjie

Që heshtjes thellë shpirtit

T’ia thyej pragun

E t’ia preki ritmin e melodisë

Fërfëllin si fluskë dëbore

Buzëve të zjarrta sonte

T’ua kthej shijen e freskisë!

 

ME STINËT U MPLAKA

 

E ndjej se si rininë e flaka

Gjymtyrët e trupit po m’randojnë

Vrapin e ktheva në hapa

Se po zura në thue kam frikë

Se koka e këmbet s’më njohin mue

Sivjet edhe dimrin e pyeta

Ç’hall o dimër ke

Gjashtë muaj bora s’tu shkri

Mos më thuaj vallë

Se t’u mplakën stinët edhe ty!

 

HYMNI I PRANVERËS
  
U shkri bora n'fusha e n'male
Nisë pranvera me lulëzu
Thotë bilbili:
Unë i pari ia nisa këngës
Hymni i parë m'takon mu!
 
Vjenë leileku me këmb t'gjata
Shymë bylbyl thotë ke gabu
Me sqepe tim kam sjellë dhurata
Turp i madh mu me më harru!
 
Shtazë e shpezë në hall na ranë
Cilën këng hymn me e pagëzu
Qyqja e fundit e morri fjalën:
Zorrët e barkut m’janë trazu!
 
Këng e parë që çelë pranvera
Është e imja! Ku-ku-kuuu
N'propozim ta merrni verën
Se hymni im u aprovu!

 

VJESHTË

 

Qielli rrugë e Perëndisë

Përtej oqeaneve

Ngricë e vërtetë

Pëlhurë yjesh

Ëndrrës i ndrrojnë shtratin

Pulëbardha ime

Ende me flatra

Vjeshtën s’e prekë!

 

Kujtimet e shtrydhin vetminë

E përbuzin fjalën kur

Ia thyen kalasë murin e dashurisë

Një njollë kujtim i zemrës

Fëshfëllen shpirtit si kurrë!

 

Pulëbardha vjeshtës i iku

Pertej oqeaneve

Të gjejnë ngrohtësinë

Vetmia zemrën thellë e goditi

Që stina e bardhë

Kujtimet e veta t’i mbajë në gji!

 

EJANI TA BËJMË SHQIPËRINË

 

Largë

Mbi ato kreshta

Qielli dukej rrëmujë

I pyta bubullimat

Më thanë se janë trimat

At’dheut lavdinë me gjak

Duke ia thurrë!

 

O derdhet gjaku

Trimat dhe dëshmorët

Na e sollën Lirinë

O sa krenari

Ejani

Ejani t’thurrim

Këngët e Atdheut

E ta bëjmë sot Shqipërinë!

 

GANI ELSHANIT
  
Në Drenicë kurë rrahu tupani
Krushku i parë na është betu
Është Gani, Gani Elshani
A mosë vallë e keni harru!
 
Thanë se u vra Gani Elshani
Jo he burrë keqë je tradhëtu
N'dor të shkjaut s’e lemë Vatanin
Krisja me pushkë n'lule të ballit
Se jamë burrë e s'vdesë si gru!
 
Lavdi o krushku i Lirisë
Lavdi oxhakut të trimërisë
Lavdi Kosovës që mbeti pa ty
Lavdi oj Drenicë, lavdi
Për mësuesin tënd, Gani!

RRUGA E JETËS
 
Pranë një mali, n'krahë t'një shpati
Është një rrugë që andej kalon
Përplotë gjurmë që mbesin n'pluhur
Syri i qanë e zemra i donë…
 
Muzgu i natës sa herë bije
I humbë gjurmtë me fllad të lehtë
Që t'nesermen të rilinden gjurmët e reja
Rruga e fshatit përgjithmonë t’jetë në jetë.
 
Ah sa e bukur kjo mrekulli
I dhanë jetë rrugës vetë
I gjithë fshati me bagëti
Për trashëgim k'to knaqësi
Do ti ketë dhe foshnja n'djepë.

 

HEU DRENICË

O KRUSHKU I PARË!
 
Hej more shkja o shkja i zi
Ç'farë e keqe t'polli ty
Sa për mendje me ta kujtu
Shumë Krajli m'kanë pushtu
M'kanë pushtu e janë koritë
Se k'sai Kulle, pasha besën
Kurrë Oxhaku s'mju ka fikë!
 
Pasha zjarrë e pasha k'to varre
Besën i madh e i vogël e kem dhanë
Se do t'zhdukim thundrrën sllave
Shkja për farë s'do t'ketë n'Vatanë!
 
Amanet Azem Galica
T'gjithë Shqiptarve u pat dërgu
Pushkë të parë që lindë Drenica
Në kët Kullë du me u betu!
 
Bacë Shabani l'shoi nji za
Ai që thotë kam Nënë Shqiptare
E i del shkjaut zotë
Mos ma lini t'vdesë n'tokën e t'parve
E as qyqen n'ta kurrë t'mos derdhë lotë!
 
I erdhë rradha Tahir Mehës
Amanetin n'vend me çue
Armët e brezit zjarrë i shkrepi
Nji çetë shkijesh e pat farue.
 
Moj manxerrë ta marrsha t'keqen
Ti dhe unë bashkë jemi betu
Edhe gurtë e varreve të dreqit
Zanin tonë kanë me ndëgju.
 
Bacë Ademi seç po fletë
T'gjithë u rritëm nga i njëjti djep
A thua vallë kanë harrue
Kanga shqipe si duhet me u knue!
 
Çohu manxerre me atë rrethatore
Në këtë kullë për me u betue
I madh e i vogël do t'bahemi vorre
Se n'Kosovë shkja s’ka për t'jetue!
 
O Fehmi  Fehmi Lladrovci
Ndalë he buurrë ku mje tujë shkue
Ndal dy fjalë heu du m’i ndrrue
-Unë jamë Xheva e jotja grue
Që atë ditë kurr jem martue
Ta dhashë besën
Ndash për pushkë e ndash për grue
G’zim e vaj deri n'varr i ndanë me mue!
 
Llapushnik o mrizë me Zana
I ke djemt alushana
Alushana që t'dalin zotë
Të thonë Drenicë
S’ta kam falë gjakun për lotë!
 
O Azem Azem Galica
Çohu he burrë amanetin me shikju
Se s'tka vdekë ty jo Drenica
Gjaku yt sot ka lulzu!
 
Ahë Drenicë o krushku i parë
Tashmë botën e ke pushtu
Ti ke mbetë Flamur i Gjallë
Sa t'ketë tokë s'ke me u harru!

PATRIOTAT

 

Është bërë e përditshme

Në ndeja e në oda

Patriotat rrëfehen:

Lirija është e jona!

 

Me fjalë e me britma

Nxehen sy më sy

Seç i mprehin thikat

N'mes veti me u gri.

 

Por kur t'zbardhë drita

Harrojnë plane e prita

Ju kalonë pak pija

Dhe iu humbet trimnija.

 

Krejt dimrin n'qiflluqe

Rrinë porsi pula klluqe

E vështrojn’tan’fushën

Ku ta mbushin gushën.

 

Të jeshë patriot

Aspak s'është mahi

Me vite këta tentojnë

Malin ta mbushin me thi!

 

Seç vajtojnë karierën

Në sharki e n'uçkurë

Plagët e kombit

I shërojn’me gurë!

 

Disa thonë e shkojn’e flasin:

Mirë sivjet m’u ka ly rrota

Në koalicionin e partive

N'mandat tjetër i kam dy vota!

 

N'vajë vatani, n'vajë mileti

N'qehlibarë po u ndihet era

Pesqind vjet na i murr xhelati

Patriota s’kemi ma o vlla

Me u dhanë të tjera!

 

FOLEJA SHQIPTARE
 
Shputë e zezë që t'ka pushtu
Diell e qjell dojn për t’i nxanë
Gjuhën e t'pare me e harru
Shqip t'mos folë me babë e nanë.
 
Vaj i zemrave të lendume
Që gjasojnë n'lumenj t'përthyer
T'bartin t'fshana të zemrume
Kur do t'kem folenë e lirë?
 
Jam i lashtë sa s’di as vetë
As të parët s’i mbaj n'mendë
Por ty Evropë që shumë të vretë
Mu shqiptar vetë Zoti m’thërretë!
 
Nuk mu ndot gjaku mu me shekuj
Edhe pse m'pushtuat ju o të ndyrë
Unë shqiptar isha e kam mbetë
E ti Evropë po e njëjta qelbësirë!
 
Pak ty mendjen me ta përthyrë
Se kur u lind shqiptari i parë
Pjellë e sllavit nuk pat mbirë
Pas ca shekujsh u lind barbar.
 
Në kët djep të tokës sime
Hanë e diell i ke dëshmitarë
Se rrezja e parë që n'tokë ka ngrohur
Ishte mbi foletë e truallit shqiptarë.

 

LIQE KUJTIMESH

 

Freski Liqeni

Sa herë frymoj

Zemra nis ritmin si dikurë

Hej mos vdeksha kurrë

Kala mendimesh

Që më tretin

Në dallgët e dashurisë.

 

Liqe mendimesh

Orë e çast më tretin

Unë kalorësi i dashurisë

Pas dallgëve të dalldisura

Rri e shuaj etjen

Në gurrën e ndjeshmërisë.

 

Çdo çast në zemër më prekin

Klithmat që dorën ma shtrijnë

Unë diku largë rri i strukur

Me pendën e vjetër

Arrnoj kujtimet e dashurisë.

 

NË MAJE TË HUNDËS

 

Kur u lind Zoti

U lind bashkë me fjalën adhurim

Dashuria të futet në sofrën e lëmoshave

Adhurimi të futet aty ku ka mjerim!

Sa shpejt djalli e preku

Dashuria e adhurimi u bënë tenderë!

N’maje të hundës ç’i polli leku fukarasë

Boshë i mbeti luga pakë dritë

Drita që pati gjatë rrugës iu errë

Si bryma e parë në arë

Të nxitur “Kryeengjëjt” fetarë

Dritën e Zotit e bënë tenderë

Të bardhën e shitën për lekë

E të zezën e mbollën për farë!

 

BULEVARDI I MËRGIMTARIT

 

Rrugëve të „civilizimit”

Mërgimtarët me shpresë të strukur bulevardeve!

Hedhin hapin për t’harrnuar fatin e jetës

Fytyra të njoma shëndrisin

Në mjegullat e mëngjeseve gri!

Udhëtarë pa kohë sikur riga shiu

Prekin flladin e ëndrrave të ngulfatura

Një mjegullnajë Nebula Orion!

Pa krahë pa forcë e pa fjalë!

Të mbushur e stolisur

Diploma e Diploma kokë e këmbë!

Ehh bacë o bacë!

Në këto bulevarde të civilizura

Po qyshë s’rashë se paku pajë

Një rrasë Kuti

Me i dalë hak gyrbetit

Me një këngë me i thanë

Heuu gyrbet, Ty t’daltë Tymi!

Diplomat të futura në xhepin e prapanicës!

Leku bërbuzje e fatit „tim”!

Muzqeshja më mbeti roje nderi

Rrasa e Kutit u bë bulevardi im!

 

JU DALLËNDYSHE

 

Qepallat e syrit

Nën hijen tuaj ka kohë

Peng i heshtjes së strukur rrinë

Stërkallë loti si vala e detit

Mbi pulpin e syrit

Rrjedhë brenda shpirtit

Mundohem të nxjerr shikimin

E nga largë

Drita vazhdon të thyhet në riga shiu

Ju thërras dallëndyshe nga larg

Nga k’tu ku ende në krahët e qerpikut

Pikturë çdo natë ju kam fotografi

Aty ku shpërtheu dikurë puthja

Përmbi zjarrin e parë

Aty ejani dallëndyshe

Mbi buzët e thara

Me u çmallë

O me u çmallë!

 

VARKA E DASHURISË

 

Qetësi se sot

N’gjumë të thellë është futë dashnia!

N’gjumë të thellë është futë respekti

E dot s’mund ti zgjojë as Zoti

E as dreqi pos nganjëherë

Kur po i zgjonë xhelozia a interesi!!

 

Sot n’qetësi ju thërras

Të përshpërisni pa dashurinë

Kokë e vythe s’i bëtë bashkë

Vazhdoni t’i leni jashtë derisa

Xhelozia t’ju futet n’ashtë

E n’tbardhë e n’t’zezë

Ti shtroni e ti mbuloni derisa

N’thashetheme

Çdo respekt ta mbarësoni!

 

Se sot

N’qetësi lindi urrejtja

Se sot

N’qetësi polli lakmija

Se sot

N’qetësi ndëshkohet drita!

Se sot

N’qetësi varka e dashurisë u fundos

Mbi peshore shkaktar u bë

Interesi dhe Xhelozia!

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx