E diele, 04.05.2025, 03:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Tasim Mece: Per mikun e kolegun Mhill Marku

E merkure, 02.05.2018, 08:06 PM


PER MIKUN E KOLEGUN MHILL MARKU

Nga Tasim Mece, ushtarak veteran

Para se gjithash dua te falenderoj vellezrit Marku per kete organizim te persosur, qe perkon jo vetem me promovimin e dy librave me poezi,por edhe me 70-vjetorin e Z. Mehill. Ne kete kuader me lejoni ti shpreh shokut,kolegut tone te dashur Mehillit, Z PIna, femijeve, motrave e vellezerve Marku, konsideraten e vecante per kete familje te madhe , te mrekullushme te nderuar dhe fisnike.Ta gezoje ditelindjen Mehilli e ti urojme shendet, jete te gjate e te lumtur, suksese ne krijmtarine e tij artistike., duke na dhuruar poezi edhe me te bukura.Mehilli nje djale me origjine nga Oroshi, lindur e rritur ne fshatin Krajen nje fshat afer Fishtes, vedelindjes se At Zef Fishtes,ndoshta ne genet e kesaj treve lindin poet si Fishta i madh qe poeti yne e quan Omeri i Eposit Shqipetar.Urojme qe kete rruge ta ndjeke edhe Mehilli.Bukurite mahnitese te fshatit ku ai kaloi femijerine e rinine e tij ambjenti per rreth, malet fushat, lumenjt, krojet, ujvarat gjelberimet, lulet, kujtimi dhe malli per to , kane lene mbresa dhe jane akumuluar prej vitesh ne shpirtin e tij deri sa nje dite ato shperthyen ne menyre artistike dhuntine per ti hedhur ne leter poezite e tij.Ne poezite e Mehillit nje vend te vecante zene poezite kushtuar prinderve. Me dhimbje shpirti i digjet nga malli kur kujton nenen e tij te dashur qe nuk jeton me dhe ruan ne kujtesen e tij dhemshurine dhe perkedheljet e saj,kur e shtrengonte fort ne gji,kur e zinte gjumi ne preherin e saj.Poezite per babain,shprehin dashurine dhe respektin per te, per punene thjeshte te muratori dhe zdrukthtarit qe bente,. Me kete pune ai mund te perballonte jeten e familjes se tij. te edukoj tek femijet dashurine per punen, per njeri tjetrin, per familjen, shoqerine dhe Atdheun. Ai ashtu sic gedhendi gurin dhe derrasen. gedhendi edhe mendjen e njembdhjete femijeve te tij, per ti bere njerez te mire e te ndershem., Ata e justifikuan mundin e tij duke ecur ne rruge te drejt dhe jane te sukseshem ne bizneset e tyre si dhe ne ushtri me nje gjeneral. I pershendes te gjithe dhe i uroj shendet, jete te lumtur e suksese ne pune.Poeti eshte mjeshter i perdorimit te metafores ne poezite e tij. Ai i drejtohet bashkeshortes me shume dshuri dhe respekt ku thote" me ty jam shqiponje ne qiell, me ty jam kapiten, caj dallge e stuhi, dallgen ma kthen ne vale: , poezi te goditura jane edhe ato per femijet , niper e mbesa.Per lindjen e djali te tij ,Albanit , perdor nje metafore shume te bukur' deti oshetinte, qelli shkreptinte, erdhi ne jete Albani si nje yll i vogel' Poezia Marini e Marina nje koicidence e bukur per ti vene djalit emrin Marin, pasi lindi diten e festes se flotes (marina). Ardhja e Mehillit ne nendetese e lidhi ate perjetesisht me detin.,nje dashuri qe ka pasur dhe i ka mbetur eshte ajo per detin.Deti e rriti ,e kaliti, e burreroi, e trimeroi., ai i dha krenarine. Ne nendetese ai u njoh me nje teknike te veshtire e tekomplikuar.Me kembenguljen e tij dhe dashurine per profesjonin, harriti ta pervetesoj ate.Punoi ne nje ambjent ku shoqeria eshte ndertuar mbi baza te shendosha, ne kushtet e nje ngarkese dhe pergjegjesie te madhe per zbatimin e detyrave. Ne saj te rregullit ,disiplines e kujdesit te jashtezakonshem, kemi perballuar me sukses cdo veshtiresi si ne det edhe ne baze, atje ku djersa derdhej lume,atje ku kuader e detar thithnin frymen e njeri tjetrit.Pikerisht ishte ky ambjent qe frymezoi poetin, per te shkruar poezi per detin e jetes ne nendetese.Aime shume sinqeritet shkruan per shoket me te cilet ka punuar dhe jetuar, ai thote se dashuria per detin na mban gjalle dhe atehere kur me njeri tjetrin,lundronim por edhe tani qe kemi nostalgji e mall.Ne poezite e tij sejcili nga ne do te gjeje vetvehten.,poezite e tij na sjellin shume kujtime, te shumta kane qene rastet qe ditelindet e familjareve i kemi festuar ne det.Bukur poeti na sjell rastin kur ai eshte ne det dhe femijen e tij nuk e ze gjumi dhe nena i thot' fli bir, se gjumin na e ruan babi'. Ne poezite e tij jane meshiruar cilesite me te mira te kuadrove dhe detareve, disiplina, morali i tyre i larte.dashuria per shoket dhe respekti per ta, mirenjohja per te gjithe. Ai eshte munduar qe cdo emocion dhe njarje ne det , ta hedhi ne leter. Tematika e poezise se tij, eshte e gjere dhe e larmishme, atje gjejme fjalen e goditur e te embel te poetit, cdo strofe e poezis shpreh nje mendim.Cdo poezi eshte nje histori, vargu tingellon fuqishem, poezia eshte melodioze, ajo ka melodine e forte te stuhise e dallgeve te detit, butesin e valeve te tij, gurgullimen e ujvarave dhe burimeve te kristalta, flladin e bjeshkeve,feshferimen e degeve dhe ghetheve te pyllit,zerin e embel te bilbili dhe zogjve te pyllit., te gjitha keto se bashku perbejne nje sinfoni, kjo eshte sinfonia e Mehillit e perafert me ate te Shubertit.Ne shenje mirenjohje dhe respekti, po ju dhuroj portrein tuaj te ushtarakut dnjitoz te bere me shume dashuri nga une. 

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Maj 2018-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx