Kulturë
Nuhi Veselaj: Injorimi i gjuhës shqipe (5)
E hene, 30.04.2018, 08:18 PM
Dr. Nuhi Veselaj, Injorimi i gjuhës shqipe - 5
Kreu V
INJORIMI I GJUHËS SHQIPE SI PROMOTOR I ZGJIMIT DHE RRITËS SË SHQIPTARISË
NGA NACIONAL-SHOVINIZMI SERBOMADH, SOT BUMERANG SHKENCOR
NDAJ TIJ DHE VATRAVE TË TJERA PENGUESE
Hyrje
Për të qenë më i qartë mesazhi që del nga titulli i këtij kreu: “Injorimi i gjuhës shqipe si promotor i zgjimit dhe rritës së shqiptarisë nga nacional-shovinizmi serbomadh, sot bumerang shkencor ndaj tij dhe vatrave të tjera penguese” që ndërlidhet me temën rreth vlerësimit kritik të veprës së M. Milojeviçit (1866), si pjellë e veprimeve të vatranëve të nacional-shovinizmi serbomadh e të tjerë që u shfaqen që në shek. XIX nga “Naçertanie” e Garashaninit (1844), projekt ky, të cilën e përpunuan në vazhdimësi dhe kështu në atë frymë deri sot “u hartuan 40 projekte gjenocidale për shfarosjen biologjike të shqiptarëve” (H. Hyseni, Kosova sot, 14-15.IV.2018, f. 8) dhe si e tillë cilësohet edhe vepra në shqyrtim e M/Milojeviçit, andaj e shohin të arsyeshme që këtu në hyrje fillimisht të shënojmë një mendim gjithsesi jo të një politikani, as të ndonjë shkencëtari, por të një njëriu modest, po me përvojë pleqnarie popullore nga gjysma e shekullit XIX dhe fillimvitet e shek XX, mendimin e stërgjyshit tim, pleqnarit Mehmet Reçani, i cili me rastin kur një serb nëpunës i administratës turke (taksildar) Haxhi Rrustë Kabashit, kren i anës së Rrethbjeshkës së Prizrenit në fshatin Korishë, në prak të festës së Bajramit, ndoshta vërtet siç e tregojnë nga paniku, gjoja në vetmbrojtje, ia kishte vrarë te dera e mullinjve dy djem dhe pas kryerjes së veprës, edhe pse merret nën mbrojtje nga pushteti turk, pritej që si familje fisi vendëse ortodokse do të kërkojë rrugë besëpaqeje nga familja e Rrustës, andaj ishte fjala me pranue atë ofertë besëpaqeje apo jo, stërgjyshi im për të lehtësuar dhimbjen dhe për ta shpëtuar nga telashet e tjera shokun e mikun e ngushtë si dhe njëherazi i edukuar kanunisht për të ulur gjakrat dhe për të shpëtuar edhe familjen ortodokse të Korishës nga hakmarrja pa kontrollë me vetëgjyqësi, ngase konsideronte sekrejt familja e shkaut nuk ishte fajtore, siç tregonte im atë (temë kjo më hollësisht do të trajtohet në një vend tjetër), veç tjerash rreth këtij rasti ishte shprehur kështu:
Me këso punësh të rënda të papritme Zoti provon durimin e arsyen te njerëzit e mirë. Në këto raste burrat kallëzohen burra. Burrat e fortë nuk nguten. Simbas rastit lypin derëdalje ose falin, ose kërkojnë hak. Ata që kërkojnë dhe pranojnë besëpaqen janë të njerëzishëm. Çfardo me ndodhë burri me burrni kurrë nuk prek as në fëmi as në gra e pleq. Te shkitë tanë hala ka besë e burrni. E nderojnë dhe kurrë nuk e poshtnojnë hasmin, nuk i gjymtojnë gjenazet si shkitë e Serbisë... të cilët qysh kam marrë vesh, janë për mazomakeq, përveç paburrnisë janë veshë edhe me pabesi turke, edhe me egërsi ruse!...
Ne, duke kërkuar falje sot edhe në emër të stërgjyshit për tri atributet që prekin për të keq tri kombe: shkitë e Serbisë për paburrni, turqit për pabesi dhe rusët për egërsi, sepse duhet me veçue popullin prej ndonjië invidi ose organi keqbërës shtetëror, sepse atëbotë e sot, rrallë ka pasë e ka me pasë: mal pa therrë, dhe luftë pa tmerr, por kystërgjyshi fort si lirshëm ua shton këto tri atribute shkive të Serbisë, që e paskan zdeshur veten nga cilësia e njerëzishmërisë me besë e burrni, siç e paskan hala shkitë tanë(!), sepse nuk dua të besoj se të gjithë serbët kanë një “veshë” të tillë (!), ..., megjiathë ne e kuptojmë dhe nuk e fajësojmë aq pleqnarin, ngase stërgjyshi ynë e shokët e tij pleqnarë në vitet e para të shekujllit XX sigurisht ishin në dijeni, në njërën anë, për pabesitë turke, ndër të tjera, siç ishte edhe ploja në qytetin e Manastirit, më 30 korrik 1830, kur pashai turk i preu në besë mbi 500 burra shqiptarë të asaj ane, vetëm pse kishin nisë me ndie flladin e zgjimit të ndjenjës kombëtare, madje, në anën tjetër, i kishin të freskëta masakrat e shumta monstruoze të serbëve (shkive të Serbisë), të cilët vërtetë të shoqëruar me ushtarë vullnetarë rusë, me rastin e shpënguljes me dhunë të “muhaxherisë” shqiptare nga trojet e veta autoktone, jo vetëm bënë vrasje mostruoze, por ka ndodhur edhe aq më keq të gjymtonin për së gjalli viktimat e të gjitha moshave(!!!). Kështu vetëm në Kurshumli, ku nuk kishte anjë banorë serb (sipas Milojeviçit (siç kam lexuar nga R. Avdiu), shkitë, serbë e rus,ë vranë në qendër të qytetit të gjithë nxënësit medresistë(!!!)dhe dëbuan së andejmi krejt popullsinë shqiptare, pa përmendur raste të tjera edhe më skandaloze, siç ishte djegia për së gjalli e tërë një familjeje shqiptare lidhur rreth stogut të sanës (!!!), pastaj ngulja e krenave të shqiptarëve të mbytur në kunjat e rezhnikave dhe i kanëi kanë bartur gjithandej për të futur tmerr në mënyrë që shpërngulja e të jetë edhe më e vullnetshme etj., por..., e them me keqardhje, pleqnarët e malësorët tanë atëbotë e sot nuk kanë ditur me formue e me mbajtë shtet si rusët e turqit, madje as si serbët, të cilët, kur vunë bazat e shtetit të vet morën yrrnek prej tyre.
Si duket pleqnari ynë nuk i kishte njohur mirë, as disa nga shkitë, fqinjë të vet, të cilët në atë kohë ishin në fazë dozimi nga rryma e serbizimit ekstrem, ngase veç sa ishin infektuar pikërisht me të tria këto viruse: me paburrni vetjake, me pabesi turke dhe me egërsi ruse, sepse pikërisht dikush nga këta nënmbrojtësit korishas, qoftë përnjëhershmërisht u bënë spiunë turq dhe vepronin kundër levizjes shqiptare për liri e pavarësi, qoftë, pak më vonë, u dalluan për paburrni, pabesi dhe egërsi si pjesëmarrës e organizatorë masakrash në emër të shtetit serb, pikërisht kundër fqinjve të vet shqiptarë, siç ishte edhe masakra te Kisha e Keqe në Kabash (Manastiri i Shën Markut 1913), ku në besë, u prenë me sakica, një nga një, në një kthinë të veçantë, gjoja se u jepnin dëshmi-lirie, 80 burra, duke ua hedhur kufomat përposhtë rrëpinës (!!!), pa përmendur edhe po aq e më shumë të vrarë ose të mbytur në shtëpitë e tyre vetëm në Korishë.
Por sidoqoftë, kërkojmë nga lexuesi i nderuar të vërehen sa e si janë respektuar ose keqpëdorur këto atribute: qoftë njerëzishmëria (shqipoortodokse), të cilën e kishte për zemër stërgjyshi im si ne, në njërën anë, qoftë, paburrnia (vetjake kleriko-shtetërore ortodokse serbe), përkatësisht pabesia (serbo-turko-otomane) dhe egërsia (serbo-ruso-shpellore) brenda veprimeve të palës serbe ndaj palës shqiptare, në anën tjetër, gjatë shtjellimit të temave vijuese:
e para, nisur nga e sotmja, si qëndron aktualisht përkufizimi i prejardhjes së shqiptarëve dhe serbëve sipas burimeve të plasuara studimore serbe;
e dyta, ku shohim të mirët të sprehur me pahir ndaj çështjes shqiptare nga lënda e veprës së Milosh Milojeviçit, edhe pse e sajuar më 1866, në kuadër të vatrës së nacional-shovinizmit antishqiptar pansllavist serbomadh;
e treta, cilat argumenta duhen njohur sot, tanët dhe të huajt, nga realitetit historik, ngase zbardhin të vërtetat e mohuara ose të keqinterpretuara rutinisht qëllimisht nga qaraet serbe të arsyetuara nga disa pseudo-historianë albanofobë serbë, të huaj e të tjerë;
e katërta, si nuk u përfill dhe aq më keq si u keqpërdor kontributi i shqiptarëve gjithandej në të mirë të shteteve dhe popujve bashkëjetues, të cilët ose kusuriteshin ose shfrytëzonin mirësinë e tyre, duke i pushtuar e vrarë shqiuptarë dhe
e pesta si çau përpara gjuha shqipe, e zgjedhur nga rilindësit si promotore e shqiptarisë, përkundër pengesave turko- serbo -greke e gjithandej?
Në përmbyllje, pas analizës më tepër nga pikëpamja logjiko-filozofike duke pasur parasysh tri- katër karakteristikat e cekura të aplikuara nga aparati i shtetit serbë: gënjershtrën e paburrninë, pabesinë e egërsinë si dhe njerëzishmerinë e përdëshiruar si metodë, vihet theksi në sugjerimin se çfarë duhen bërë palët, sidomos pala serbe si provë për të arritur një paqetim të vërtetë të sinqertë ndëretnik shqiptaro-serb për sot e nesër, jo vetëm me fjalë, por me vepër.
1. Rreth diferencimit e përkimit të etnogjenezës shqiptare e serbe
kryesisht nga burimet bashkokohore serbe
Si faktografi të parë rreth dallimit ose përkimit, përkatësisht rreth pranisë shqiptaro-serbe nëpër shekuj disa studiues shohin në vetë prejardhjen e këtyre dy popujve mbështetur kryesisht edhe në përkufizimin e shënuar në wikipedinë më të re në gjuhës serbe e burime të tjera, ku lexojmë:
-Shqiptarët (albanci) e konsiderojnë veten pasardhës të drejtpëdrejtë të ilirëve, banorë të lashtë të Ballkanit
ndërkaq:
-Serbët, sipas të dhënave gjenetike dhe antropologjike janë pasardhës të fiseve sllave dhe të
banorëve të lashtë ballkanikë (ilirë e thrakas etj.).
Pra, siç po shihet nga përkufizimet e mësipërme në raportin e prejardhjes shqiptare në krahasim me atë serbe ka paqartësi, por ka disi edhe pikëtakim tek ilirët. Sidoqoftë, nga sa lexuam edhe në burime të tjera, po spikasim se disa gjera dalin si të vetëkuptueshme aksiomativisht për një shumicë studiuesish:
Së pari, shqiptarët si autoktonë konsiderohen pasaradhës të drejtpëdrejtë të ilirëve, dhe për këtë tezë sadokudo ekzistojnë elaborate studimesh multidisiplinare e të veçanta, sidomos nga fushat studimore nga: gjuhësia, arkeologjia, gjeografo-historia etj. Kështu prejardhja nga ilirishtja është një ndër tezar më të përkapshme edhe nga analiza e shëndoshë logjiko-filozofike që shkencërisht nuk mund të shkualifikohet dot edhe pse disa studiues serbë shprehin rezervë e mohim ndaj qëndrueshmërisë së kësaj teze, duke e quajtur të konsumuar dhe kështu binë më poisahte se konstatimet e Milojeviçit(!).
E dyta, edhe serbët, me sa lexuam, gjithsesi konsiderohen sllavë, por edhe në simbiozë me ilirët. Që sllavët e Ballkanit, po ashtu edhe serbët si sllavë janë të ardhur andaj nga Rusia e sotme (përtej Karpateve) është tezë e pranueshme që faktohet që në antikë në sistemin skllavo-pronar, ngase analet greko-latine, të cilët këtë popullatë të sapo ardhur e quajtën : (in latini) Sclavieni, përkatësisht sclav/us / (in greese) Sklavenboi, me koncept skllavi (robi), i cili në shqipe nga ajo trajtë e gjuhëve klasike u refletua në trajtat shklav/ shkjav shka/v shkia shqa shka (*s-sh), madje po në atë kohë kjo popullatë njihej edhe me emërtimin sinonimik serb, popullatë kjo që nga gjuhët latine e greke quhej: *serv. servus servos, serb(*b-p), shq. shërbëtor servir – shërbej, pra me konceptin e afërt të sklavit, robit, sherbëtor serb. sluga. Ne, në kreun III, duke shpjeguar trajtën shkja shki/je shkitë, cekëm se ka studiues sllav që emërtimin sklavus (të latinishtes e greqishtes) e quajnë tendencioz, ngase ata i paraqitnin sllavët si skllavë (robë), ndërsa vetë sllavët e ndërlidhin shpjegimin e fjalën sllav ose slov (slloven) me fjalën “slava” shq. lavdi (lat. gloria), madje edhe fjala serb që në gjuhët klasike del e reflektuar në trajtën servus, po ashtu kuptim përçmues *serv (fjalë bizantine sipas Xharrës) serb. sluga, përkatësisht “Servia” vendi i serbëve, të cilët në të vërtetë edhe kishin kryer punë të tilla për grekët, të cilët, sipas Milojeviçit, “nuk dinin të punonin, por vetëm të kondonin e urdhëronin”, mirëpo nga serbët e sotëm në mënyrë hipotetike ka përpjekje të sqarohet ndryshe ky emër. Gjoja rusët para se të shpërngulej së andejmi ky fis, e paskan quajtur me atributin srp, përkatësisht serb (sarab) a sa(r)b(a)la (b/p) me kuptimin shpatë (njerëz të shpatës). Madje, që edhe vetë serbët, ashtu si edhe rusët nocionin e fjalës shpatë (sablja) e ruajnë paksa të reduktuar te fjala serb. srp, rus. serp (shq. drapër), ashtu si edhe trajtën Srbul (1437) si emër personal dhe srbula me kuptimin “tekst i vjetër”(!).
Sidoqë të ketë qenë, tashti po i kthehemi edhe njëherë pikëtakimit të shqiptarëve e serbëve lidhur me ilirët. Disa studiues serbë, ndër ta edhe prof. Rade Mihalçiç, pranon që sllavët e vjetër (përkatësisht serbët) në Ballkan gjeten fise ilire, disa nga ato fise edhe u sllavizuan (serbizuan), gjë që nuk kontestohet, madje nuk kontestohet aq edhe konstatimi tjetër se: “shqiptarët janë ata që kanë ruajtur doket, gjuhën dhe vetitë e tjera popullore (ilire), ku shtohet konstatimi “një pjesë e sllavëve të ardhur kanë marrë gjuhën dhe doket e shqiptarëve dhe janë shkrirë bashkë me ta”. (Shih. Adil Fetahu, Kosova sot, 31 O3.2018, f. 27.), konstatim ky që mbase nuk mund të hedhet poshtë arbitrarisht, mirëpo këtu del si hipotezë me sherr, ngase siç e ndeshëm edhe te Milojeviçi, i cili shqiptarët e paturëzuar (islamizuar) i quan serbë të shqiptarizuar, dhe për të arritur përnqidjen serbe në Kosovë (Prava Stara Srbija) ata i shënon si serbë. Në të vërtetë në këtë proces bashkëveprimi asimilues sipas dukurisë imbiozore, pati edhe serbizim të shqiptarëve, si para edhe gjatë periudhës së lindjes dhe formimit të shtetësisë serbe, shek. 19 e deri në ditët e sotme, apo jo?! Sipas asaj që lexuam serbët makiavbelistë paskan të drejtë me kërkue një hise të gjakut serb tek albanezët e hershëm, përkatësisht te shqiptarët e sotëm, po nuk lënë hapur çështjen, vallë, shqiptarët a kanë të drejtë apo jo ta kërkojnë të njëtën gjë tek serbët e sotëm (?), kur dihet mirëfilli që jo vetëm protoshqiptarët, por edhe një pjesë në masë të konsiderueshme e shqiptarëve në rrrethana të caktuara, jo edhe aq moti, janë serbizuar. Së këtejmi, a ka farë logjike të mohohet e aq më keq të injorohet, substanca shqiptare, gjuha shqipe sot et shkitë tanë, përkatësiosht të urrehet populli shqiptar, vetëm pse paska qenë më i vjetër në këto troje, nga i cili serbët gjenetikisht e antropoligjikisht qenkan simbiozuar, sidomos me pasardhësit e ilirëve: dardanët, thrakasit që konsideohen sipjella historike të ilirisë?!! Sidoqoftë, duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat nuk di pse studiuesit serbë së paku këta bashkëkohorët nuk e cekin serbizimin e shqiptarëve nën presionin e fesë (kishës) ortodokse, kur pa dallim gjuhe e preardhjeje të gjithë skizmkatikët quheshin serbë, dukuri kjo që ende vazhdon me viktimizimin e shkive tanë, apo jo? Madje dihet faskti, siç konstatohet qartë se harta gjenetike e serbëve në Serbi përkuaka 90% me hartën e shqiptarëve në Shqipri, apo jo?! (Shih: Krstaria forum, në interenet.)
Por, në këtë proces, nuk është vetëm ky problem prejardhjesor ndëretnik shqiptaro-serb rreth ilirëve, por ka të bëjë edhe me kërkime rrënjësie edhe më të hershme. Siç dihet rilindësit shqiptarë pa e mohuar prejardhjen ilire, dhe jo vetëm ata, etnogjenezën e shqiptarëve si paragreke e paralatine e ndërlidhnin me pellazgët a pellazdët (hyjnorë), prej të cilëve dolën shumë popuj, ndër të cilër hetitët, etruskët, thrakasit, ilirët, e së këndejmi: dardano-epiratët, arbërit - shqiptarët e sotëm, temë kjo që para shkencës botërore po del si shumë aktuale, ku me të vërtetë po dalin argumenta bindës në saje të studimeve logjiko-filozofike e multidisplinare, tezë kjo që vërtet nuk mund të hedhen poshtë apriori, mirëpo, në anën tjetër është interesant se edhe lidhur me lashtësinë, jo aq të gjuhës serbo-sllavishte, po të popullit serb në përgjithësi, është aktualizuar po ashtu një hipotezë, ku gjeneza e popullit serb nuk lidhet fort me sllavizëm të sotëm, por me rrënjësi shumë më e lashtë. Kështu disi ndeshëm edhe në shkrimet fantastike të Milosh Milojeviçit (140 vjet më parë), kur shkruan që shkipët, maqedonët serbët i gjetën këtu...”, andaj me një iluzion të tillë përpiqen me arsyetue që pikërisht serbët janë popull hyjnor, duke shkuar aq larg saqë edhe gjuha aramishte para hebreje e librave të shenjtë, sipas tyre, nuk është gjë tjetër por një serbishte arkaike(!). Është atraktiv fakti se këta neoromantikë serbë në analiza të veta ndjekin ose shfrytëzojnë metodologjinë e pellazgologëve. Kështu duke zëvendësuar (në koncept) pellazgët me emrin serb (sorb *SRB-të e lashtë, argumentojnë gjoja shkencërisht (!) se serbët dalkan populli më i vjetër në botë, prej tyre, rrjedhkan edhe arabët, indianët, ilirët, etruskët, dardanët, dalmatët, trojanët, helenë (gjuha e homerit , latinët etj.-etj. dhe për mendimin tim, këtyre historianëve sorbjanë(!), të cilët mendojnë se glosat si: ilirë (i lirë),-veni (vendi), dardan (darda, dardha), dalmat (delja), troja (tolli), bilë (bij), helinë (hyllyni), zeus (zë zot), Thoti- Zoti !,hlh ose al-lah (h(y)ll) etj- etj, që *sorbat (serbët e lashtë) i koinsiderojnë fjalë të tyre, studiuesve të tillë u mungon vetëm një e veprim taktik: me pranue që protoserbët ishin vetë protoshqiptarë (pellazgë), apo jo?!). Prandaj, nuk e them aq me ironi, studiuesit e tillë për me shpëtue nga “mitet e nacionalizmit romantik”, përkatësisht nga “falsifikimi dhe vulgarizimi i historisë për lashtësinë e popullit serb” (Adil Fetahu, Kosova sot, 31.O3. 2018 f, 27)), ata pa vajtur aq larg në hyjnizime duhet ta pranojnë logjikisht më të pranueshmen që vetë po e servuakan: ta pranojnë faktin që gjuha e serbëve të lashtë paska pasur mbështetje (jo vtëm në iliro-thrakishte, por në gjuhën pellazgo-ilire–protoshqipe, apo jo?! Përkatësisht, shikuar nga ky pikëvështrim del që gjuha shqipe, sipas këtyre glosave që u cekën e plot të tjera dalka mbishtresë e gjuhës së sotme serbe (sllave), andaj a kishte arsye të urrehet nga njerëzit normalë e kisha serbe gjuha shqipe, e cila qenka amë e gjuhës serbo-sllave, apo jo?!
Sidoqoftë, duke u uruar punë e rrugë të mbarë në shtektime të tilla fantastike, po ua lëmë mbi tryezë diskutimin rreth qartësimit të prejardhjes së këtyre dy etnive. Ndëkaq ne ftojmë lexuesit edhe ata serbë që për katër temat në vazhdim të këtij kreu të konstatojnë se cila etni më shumë i ka borxh tjetrës sa i përket njerëzishmërisë, në njërën anë dhe cila etni i ky hyrë më shumë në hak tjetrës, duke i shkaktuar dëme: me paburrni, pabesi dhe me egërsi, që nga lashtësia e sidomos që nga gjysma e shek. XIX e deri në luftën e fundit 1999), si dhe aktualisht, cila po e pengon tjetrën në rrugën e vet të pavarur, tema specifike këto, të cilat jemi përpjekur me i trajtue në mënyrë sa më objektive. Pra le të vlerohete sa është e mundur e vërteta edhe rreth këtyre çështjeve.
2. “SHKIPËT” DHE FRYMA E “NAÇERTANIES” NË VEPRAT DHE VEPRIMTARINË
e M. Milojeviçit 1866-1872 E MË PASTAJ
Edhe pse vepra në shqyrtima “Harta etnike...” e M. Milojeviçit i takon shekullit të XIX, dhe se ishte hartuar në përputhje me projekt-idenë “Naçertanie”, program i nacional-shovinizmit serb, kur garashaninët makiavelistë bënin parapërgatitje intensive të shumanshme në proces e sipër rreth mënyrës së smadhimit sipërfaqësor të Principatës serbe, ku do të përfshihej jo vetëm e ashtuquajtura Serbia Jugore, por edhe Stara Serbia (Kosova), Meqedonia, Shqipnia etj., duke llogaritur edhe shfarosjen e penguesve në këtë rrugë, ne, gjatë analizës konstatuam se të dhënat nga ai burim (Etnicka, karta...) për Kosovën, pothuajse në tërësi, siç e pamë në kreun I e II, mbase të evidentuara me pahir, dalin qartë me efekt të kundërt, dalin në dobi të shqiptarëve, në dobi të së vërtetës, e vërtetë kjo që aty është keqinterepretuar mbase për mungesë koncepti, andaj themi, me plot bindje se ajo e vërtetë historike shkencore sot katërcipërisht rrah bumerang (grushtakreje) ndaj mbeturinave të nacional-shivinizmit makiavelist serbomadh, i formuar e selitur sipas frymës së Kishës ortodokse serbe, të shprehur në afro 40 programe të tjera kundër shqiptarëve, sepse, nëse lexohen drejt shifrat në atë burim, përqindja e popullsisë dhe etnogjeneza për popullatën e Kosovën nuk del aspak në dobi të etnisë serbe.
Ç’është e vërteta, Milojeviçi e grupi i tij sipas detyrës që kishin për realizimin e planit të Naçertanies, më tepërt shihnin pengesa, jo nga shqiptarët e turqit sa nga bullgarët me gjuhën e tyre, të cilët edhe do t’i neutralizonin ndërkohë në marrëveshje me Greqinë si dhe më së shumti me sforcimin e raporteve tinzare rreth përvetësimit të ndërlidhjes me Rusinë. Kështu, duke shfrytëzuar armiqsinë e Rusisë ndaj Perandorisë Osmane serbët i mëshonin propagandës se bullgarët sipas tyre, edhe pse tani të sllavizuar, megjithatë origjina e elitës së saj ka qenë lashtoturke, andaj serbët si slavë të kulluar, janë më të pështatshëm për përkrahje kundër Turqisë, madje e kishin të gatshme propagandën se kjo sipërfaqe në mesjetë kishte qenë tokë serbe,edhe pse aty kanë sunduar Nemanjiqët serbë pas bullgarëve, apo jo?! Ndërkaq, siç u paracek, nuk shihnin pengesa jo vetëm nga Turqia, e cila aso kohe jepte shenja patologjike si “e Sëmura e Bosforit”, por as nga shqiptarët që si shumicë banonin në këto vise ngase ortodoksët shqipfolës i konsideronin serbë të mirëfilltë, për çka propagandisht edhe korrnin sukses me aktivizimin legalisht të klerit kishtar pravosllav, prandaj, në njërën anë, ishin për neutralizimin e masës shqiptare shumicë të islamizuar, duke bashkëpunuar me osmanlitë, për spastrim truri të tyre, përkatësisht duke e ndihmuar propagandisht politikën turke, e cila muslimanët kudo dhe sidomos shqiptaro-muslimanët i identifikonte si etni turke (turq osmanli) si bashkëqeverisës të dëgjueshëm në administratë në gjuhën gjithsesi shtetërore osmane dhe nga ana tjetër aktivistët garashanianë angazhoheshin me të gjitha mjetet e propagandës, deri edhe duke ua mbushur gushën me para familjarëve e krerëve përkatës, gjithherë jo pa sukses, për t’i bërë për vete përveç krerët muslimanë edhe ata katolikë, Kështu një propagandë të tillë nga Malësia, Has e Lumë e tutje deri në Mirditë e Shkodër do ta fuqizonin propagandistë vullnetarë të kualifikuar, siç ishte edhe M. Milojeviçi. Madje, si mbushamendje për europianët e gjithandej, përdornin opsionin rezervë si arsyetim plus, të cilin e plasuan që në Konferencën e Shën Stefanit (cituar sipas F. Xharrës) që kosovarët muslimanë e gjithandej edhe katolikët (!) në tërë hapësirën që shtrihej shumë thellë nga veriu, duke filluar që në Sanxhakun e Nishit, Pirotit etj. dhe më thellë në Stara Serbi (Kosovën e sotme), gjoja jo vetëm muslimanët shqiptarë, por deri edhe katolikët kishin qenë të gjithë serbë (Gjorgjeviçi), por ishin latinizuar, përkatësisht albanizuar në katolikë(!), e së andejmi ka edhe laramanë ortodoksë arnautashë që ishin islamizuar në masë me dhunë ose për interes nga osmanët e arnautët, andaj ata lypsej çliruar, duke i kthyer në fenë e të parëve, (kuptohet) në ortodoksë pravosllavë dhe… me kësi argumentash, politikë vërtet profesionalisht të rafinuar, jo pa sukses, ua mbyllnin sytë e gojën disa qarqeve vendëse e atyre europiane si nënrrogoz edhe haptas. Dhe kështu jo pa taktikë, siç u tha, përgatiteshin intenzivisht për ndërmarrje pushtuese, por pritnin rastet më të volitshme që me ndihmën e vullnetarëve rusë dhe ndihmësë eprorësh ushtrake profesionale nga disa shtete perëndimore, të nisnin luftën kundër Turqisë me qëllim largimi të saj nga Ballkani, gjoja nga tokat historike serbe, edhe pse në të vërtet ato toka kishin qenë dhe ishin shqiptare.
Edhe pse një konstatim i tillë për shqiptarët kosovarë (se gjoja ishin ish-serbë të islamizuar si dhe e drejta e tillë historike perandorake serbe, aspak nuk kishin të bënine me realitetin historik serbët para botës e opinionit të vet, veç tjerash edhe me zjarr poetiko-retorik e politik propagandonin këto gënjeshtra si rë vërteta:
e para, manipulonin mitin për Betejën e Kosovës, ku serbët kinse të vetmit atëbot6ë pa shqiptarë e të tjerë e kishin mbrojtur Perëndimin dhe krishtërimin nga invazioni turk otoman (musliman),
e dyta, gjoja të gjithë shqiptarët ishin serbë të islamizuar, të cilët mëzi pritnin çlirimin dhe rikonvertimin e tyre në serbë pravosllavë,
e treta, gjoja me rastin e islamizimit shqiptarët si momentalisht banorë shumicë e kishin humbur tërësisht ndjenjën e kombësisë, ngase tani ndërgjegjësisht ishin tjetërsuar në turq dhe se fundi i fundit ata tani si turq ishin në tokat e huaja mesjetare serbe, apo jo?!
Fatkeqësisht kjo propagandë serbe mori përmasa aq të gjera si brenda si jashtë, e cila, së pari, u përqafua asokohe nga mbarë aparati shtetëror e intelektual serb e malazez e më gjerë pansllavistë dhe së dyti, ishte nxitur e rekomanduar për interesa të veta edhe nga disa shtete të forta nga Europa, por u përqafua sidomos nga oborri perandorak rus me në krye Princi Nikollaj Nikollajeviç. Si rrjedhojë, e gjithë agjentura e këtyre tri-katër shteteve ortodokse (serbe, malazeze, greke dhe ruse) u aktivizua, duke përfshirë e blerë në këtë lëvizje elementë ortodoksë sllavë e josllavë anembanë Arnautllëkut ose Turqisë shqiptare të të katër vilajeteve, që ende administrohej shkrifshëm nga Perandoria Osmane. Së këtejmi, po në vazhdë të kësaj veprimtarie del i anzazhuar vullnetarisht edhe intelektuali me arsim e kulture solide për kohën, analitikani-hartograf Milosh S. Milojeviç (1840-1897), natyrisht me edukim makiavelist serbomadh, dërgohet në viset e ashtuquajtura sipas tyre Stara Srbija (Serbi e Vjetër) që ai e quan Prava Srbija (Serbi e Vërtetë) , për, për të shënuar dhe verifikuar jo vetëm emërtimet e disa vendbanimeve me origjinë të diskutueshme mesjetare ose lashto-sllave (bullgare e serbe), por edhe për përbërjen e tyre aktuale etnike, ku dë vërente edhe ndonjë dromcë gjuhe popullore mbeturinë e gjuhës kishtare sllave, gjithsesi për të nxjerrë e arsyetuar argumentin si slogan, se tërë kjo trevëedhe tani ishte Djepi i Serbisë. Madje për të vërtetuar se edhe tani se popullsia shumicë gjithsesi ishte serbe, përkatësisht ishin poturë ose serbë të shqiptarizuar, ngase nga konvertimi i fesë me dhunë tani flisnin shqip ose edhe jo, por gjithsesi të gjithë dinin edhe serbisht?!! Dhe vërtet, ky intelektual serb, sipas porosisë oficiele, atë detyrë e kryen mjaft suksesshëm. Autori, nga ai udhëpërshkrim, solli nga terreni 1140 emërtime vendbanimesh, shumica të pajisura prej tij me të dhëna përkatëse etnike. Mirëpo ky nuk u ndal vetëm në të sjellët e të dhënave thjesht statistikore, por ato i përpunoi propagandisht i mbarështroi në tre libërtha, duke pasur përkrahjen edhe nga kryetari i osokohshëm i Shoqatës së dijetarëve serbë Janko Shafarika dhe të tjerë, madje të dhënat e tilla i botoi në tre libërtha që panë dritën e botimit më 1871, 1872 edhe 1877, me titull: Putopis dela Prave (Stare) Srbije (Udhëpëshkrim nga një pjesë e Serbisë së Vertetë (të Vjetër), burime këto, të cilat mjerisht ne nuk i patëm të gjitha në dispozicion, andaj mbetet detyrë e studiuesve të tjerë që, të vërejnë, pos tjerash edhe keqinterpretimet makiaveliste në ata libërtha dhe të shkëpusim eventialisht gjëra të tjera me interes që do të plotësonin ose përforconin vështrimin tonë kritik. Çka ishte punë me admirim ky k]me këto të dhëna hartoi Hartën etnike...(Etniçka karta...) të cilën ne e analzuam në kr.I të këtij punimi.
Sido që të ketë qenë, nga sa pamë, mund të konstatojmë se disa nga të dhënat statistikore nga ata libërtha përkatësish nga Harta etnike .., autori MircetaVemic i ka futur i ka ribotuar nën titullin : Etniçka karta dela Stare Srbije (Harta etnike e një pjese të Serbisë së Vjetër), material ky, të cilin e kemi trajtua në krein I, por që vazhdojmë ta kemi në trajtim, për të cilin edhe vetë autoriVemiç e pranon se ka edhe pasaktësi, të cilat (Vemiçi) do t’i përplotësojë në botimin tjetër. Por, në të vërtetë, në botimin tjetër, mesa pamë, autori i ri është thelluar edhe më tej në ntrashjen e falsifikimeve apo të keqinteroretimeve të qëllimta.
Ne para se të shënojmë disa fakte që duhen njohur e respektuar në të mirë të sqarimit të bashkëpranisë shqiptaro-serbe (sllave) nëpër shekuj dhe në të mire të mirëkuptimit të ndërsjellë, me synim paqetimi të vërtetë, për sot e për nesër, edhe pse për masakrat monstruoze që ka bërë me ushtrinë mikste serbo-ruse, kur i çliroi 400 fshatra për dy hera, nuk mund t’i falen dot as Milosh S. Milojeviçit si intelektual i afirmuar i asaj kohe, megjithatë nuk fajsojmë askë për mendimet e shprehura në të kaluarën, pra as atë nuk e fajsojmë, i cili duke vepruar sipas parimit makiavelist ka shikuar e vendosur verbërisht faktografi vetëm në dobi për shtetin serb, sepse arritja e qëllimit atëbotë për militantët e tillë e bënte të moralshme edhe rrenën edhe mashtrimin, edhe të paskrupullën e falsifikimin, apo jo?! Mirëpo është interesant se përkundër gjykimit tejet përçmues ndaj shqiptarëve, ai në këtë statistikë dhe me ndonjë konstatim edhe ndihmon me pahir në të kuptuarit e së vërtetës në dobi të çështjes së shkiplanëve (shqiptarëve) dhe njëherazi si rrjedhojë po për hir të së drejtës, siç mendojmë ne, edhe obligon studiuesit e sotëm serbë të distancohen prej qëndrimeve të tilla përçmuese të atëhershme politike ekstremiste të shtetit serb ndaj shqiptarëve, që ishin me pasoja të asokohshme dhe të mëvonshme, të derisotme, të cilat shkencërisht duhet t’i gjykojnë e përmërësojnë si b.f. jo veç për termat librin e tij “Odlomci istorije Srba”(Fragmente nga historia serbe) (Beograd, 1872), ku ndër të tjera duke shprehur historinë e serbëve sipas qendrimeve të tij, përmend disa herë e disa gjëra mbase me pahur me arnaut, potur, latin sipas kuptimit që u jepet në tekstin në shqyrtim për të njëjtën etni, sepse ai në të vërtetë e njihte fjalë-emrin arbanas si dhe atë shqip (shkip), të cilin, siç do të shohim edhe e përdor si emër si prejfolor, por edhe si folje e mbiemër, por jo si entitet, por ne megjithatë në krahasim me hiçin , megjithatë e quajmë kontribut në të mirë të shqiptarëve, ashtu si edhe disa konstatime që i shënon në interes për shqipen dhe shqiptarët, të cilat, pa ndonjë analizë të veçantë, po i paraqit tash fill, në disa pika:
E para, në këtë vepër shqiptarët i quan nj. shkip, shumës në disa trajta, sipas rasave dhe kontekstit: shkipi shkipe shkipci, shkipimi, shkipska, shkipuri, poshkipljenjaci (të shqiptarizuarit), përkatësisht si mbiemër shkipski jezik (gjuhë shqipe), shkipljanski por në një rast e ndeshim edhe trajtën shkiptarski, pikërisht kur e përmend që në kuadër të Ilirisë përshfshihej edhe Epiri ose vendi mbi Avlona (Vlorë), ku ishte formuar një shtet vogël shqiptar, i cili karakterizohej edhe me veshjen e vet shkiptarskom (shqiptare)– Madje ashtu si serbët e lashtë e të sotëm dallon shqiptarët në shkipë të lashtë (stare shkipe) ndaj të sotmëve (danashnji).
E dyta, në rastin kur shprehet për maqedonët thotë meqedonët ne i llogarisin si shqiptarë të vjetër (raçunamo u stare shkipe). Shqiptarët i përmend të shtrirë në të gjitha viset që gjallonin, përveç trevave të Sebisë së sotme (!!!). Në një vend thekson se në këto troje si popuj paralatin ishin: maqedonët shkipët dhe elinët ose grekët, Madje përmend që në shekullin II para Krishtit shkipsi kishin themeluar mbretëri me fiset serbe(!), para se të binin nën sundimin romak(!). Sipas tij, një pjesë e fiseve serbe dardane ishte shqiptarizuar (poshkipio) dhe ata jetojnë sot si shqiptarë në Albani(!). Kur përmend torbeshët serbishtfolës, të cilët edhe pse si muhamedanë nuk e donën as gjuhën shkipski as turski por vetën srpski, cek një toponim të tyre Qafa, që është krejt fjalë e i gjuhës shqipe. Ngulmon se serbët e stërlashtë: srbali, serblja dhe trivali kanë jetuar në Maqedoni e në Albaninë e sotme.
E treta, autori njeh qytetin Albanopol dhe se prej tij vendi ka marrë emrin Albania ose Labia, duke theksuar se Albania e sotme nuk është tjetër, por Labinja ose Beli Ljudi (Njerëzit e Bardhë) , atribut me cilin është quajur njëherazi Srbska Zemlja (Tokë serbe)(!) dhe së andejmi e sjell si provë edhe emrin e qytetit Beograd (Berati i sotëm), vend që ndërlidhet ngjashëm kuptimisht edhe nocion i emrave Alba ose Laba, që labë quhen banorët arnautë ose shkipët jogegë. Në një rast emrin Krajina e lidh edhe vendbanimin me krahinë (vend) bregdetare, por edhe me Veneta, Vendi, ku kanë jetuar serbët e lashtë (!!!, por jo edhe pa shkipë e të tjerë...
E katërta, duke folur për fisin serb Bregiqi (Bregu), të cilët siç thotë ai, si popullatë mjerisht tani janë shkipuar(!) (nazhalost se poshkipishe)) përmend shtrirjen e tyre kryesisht edhe në vise malore, por edhe në vise bregdetare, për të cilët përdor toponimin shqip përveç Begudetskim *Begu+det) edhe në trajtën Brekudetskim (nga bregu i detit). Edhe në Mal të Zi, ndesh shqiptarë, të cilët edhe pse të islamizuar më shumë jetuakan nën emrin etnik crnogorac e Crna-Gora se në shkipski Malezia (kompozitë të cilën e shënon të pandarë Malizi Malizia) dhe e shpjegon: mal/ plania dhe zi/ cerno), madje fjalës mal e ka vërejtur edhe në vise të tjera malësore, konkretisht te fisi që ai quan krshogori, ndërsa ata veten e quanin krshmal (krshmalas!) (Krahaso krsh –shkrep shkreptar!). Mirëpo ky Gurevc/ët (rrënja gur- i shpjegon me gor, si goranë . Ky nuk njeh emërtimin malësorë. (serbishjtja e sotme Malisori), Po përmend goranët (brdjani) me shtrirje mjaft të gjerë. Dallon si goranë edhe lumjanët muhamedanë si dhe goranët(!) në Rugovën zemrake (u ljutoj Rugovi), të cilët ende dinin serbisht, por ankohet për të tjerë: pse rozhajasit, plavjanët e beranasit, me të përqafuar të islamimit e kishin humbur tërësisht gjuhën e vet (srpski!), edhe pse respektonin autoritetin e knezit të Malit të Zi, madje dhe Shën Gjergjin e vet (sv, Gjurgja!). Autori si fis më të fortë ndër shkipë quan fisin Leka (Lekiq), këtu bënin pjesë edhe, matjanët, të cilët fatkeqësiht (na zhalost) pothuajse tërësisht ishin shqiptarizuar (sasvim poshkipili), edhe pse e festonin Shën Nikollën e fesë ortodokse. Edhe nga kjo e dhënë kuptohet se ata që kishin harruar serbishten, në të vërtetë asnjëherë as që e kishin ditur, sepse nuk kanë qenë serbë, po shqiptarë autoktonë, por mbase të ritit ortodoks, apo jo?!
E pesta, është interesant se si në këtë vepër i shpjegon guximshëm etimologjikisht disa fjalë nga shqipja në serbisht, si: fisin Sop Solp (sop) e zbërthen slp : s(l)op (l/r, p/b): srb; fisin gash e shënon të prejardhur nga gora/sh, - g’ash Edhe fisin gallak: golak, gorak ( l/r) e shpjegon nga gora. Ndërkaq Suljotët i shpjegon nga trajta Sllavjot, kurse fjala Atika i del nga Ata (otac), edhe shq. atë, tata(!).
E gjashta, emërvendi Pelagonija, sipas tij zbërthehet me fjalë të serbishtes: Bela Gunja, përkatësisht nga shqiptimi i shkipëve: Pelagunë (p/b pela/bela)+ gunë ose gunjë e bardhë). Me këtë fjalë, sot në të dyja gjuhët kuptohet: veshja e sipërme dhe e trashë e barinjve e gjatë deri poshtë gjunjve e me kapuç; qyteti Nikopol shpjegohet: Niqi +polje (fusha e askujt ose shq. Fusha e Nikës; emri i njohur Rasha (Rashka, Rassiena) që simbolizon serbët, themelimin e shtetit të tyre, në këtë libër merr shtrirje të serbëve jo vetëm në Kroaci, por u dëshmuaka edhe në Itali; serbët e quajtur Selici që jetojnë, sipas tij në Dardani me shkipët (sa shkipurima) quhen gogë; Edhe emri Beograd (Berati i sotëm), qytet te Ohridi (Ohri) autorit i shërben si provë e shtrirjes serbe atje; Smederevën e quan Zllatogorska etj. E përnd qytetin Platinopol mbi Ibër, të cilët latinët e paskan quajtur Trimonten, ndërsa ky (mbase për të ikur nga i bardhi!!! – Ibar’) e ndërlidh shumë me lumin ose emrin Marica. Bie në sy kontatimi i tij që në Krahinën Lezhë, Durrës Tiranë deri pothuaj në Elbasan e Berat ka vërtejtur se serbët urreheshin dhe ndiqeshin (mrze i gone) nga shkipët, edhe pse nuk kishte shumë latinë (n.v. katolikë).
E shtata, i përmend disa herë ndërlidhjet fisnore etnike e fetare serbo-shkipe, natyrisht duke i dhënë përparësi gjuhës serbe dhe fesë pravosllave. Kështu pa të drejtë konstaton se Toska, Bardi, Kastra, Shala e të tjerë : “… nuk janë askush tjetër por, serbë të pastërt (“çisti srbi”) që tani duken të shqiptarizuar (“poshkipljani”), të cilët si fiset e tjera (shqiptare) edhe sot flasin serbisht (!) më shumë se “shkipski”(!!) dhe kjo, që janë serbë, sipas tij… dëshmohet edhe me zakone e rite që nuk i kanë të tjerët (!!!), por vetëm serbët… Madje, sipas tij, edhe arnautët e fiseve: Kabash e Gash e të tjerë, të cilët vetëm pse e kremtojnë (sikurse serbët) Shën Premten (Sveti Petka), përkatësisht Shën Gjonin (Sveti Jovana) etj, qenkan serbë (!).
Edhe pse në këtë vepër Odlomci istorija Srba (1872) ka edhe gjëra të tjera me interes edhe për historinë e shqiptarëve e përgjithësisht, siç është edhe rasti kur autori ankohet se fjalët e serbishtes në gjuhën shkipski dilnin shumë të deformuara për çka ai fajson folësit që e kanë harruar e braktisur serbishten, që në të vërtetë një dukuri e tillë ka përgjigje tjetër. Nënkuptohet që më parë ekzistimi i formëzuar i shqipes para kontaktit me serbishten, sepse shqipja para këtij kontakti i kishte të ravijëzuara thellë strukturat fjalëformuese e morfo-fonetiko-fonologjike brenda sistemit të vet ligjërimor, saqë fjalët e reja (të huaja) i përvetëson sipas ligjësive të sistemit të vet. Andaj studiuesit e ri shqiptarë serbë e të tjerë duhet të çlirohen nga ndikimi i më të vjetërve, të cilët nuk e vrisnin mendjen që këta banorë shqipfolës që e përzienin shqipen me serbishten ose nuk e njihnin atë dhe i duken se kanë qenë ortodoksë serbë që i ndesh Milojeviçi në Shqipri, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, në të vërtetë ishin shqiptarë autoktonë që nuk e kanë pasur asnjëherë gjuhën serbishte si gjuhë të parë, ashtu ndoshta si edhe disa fise malazeze sot ortodokse sllavishtfolëse, apo jo?!
Ne para se të kalojmë në vazhdimin e temës sonë rreth analizës se veprës Harta tnike..., për veprën Odlomci ... po japim edhe nja tri konstatime:
e para, autori gjen rast që propagandisht me përmendë mitin për Betejën e Kosovës të dëgjuar nga goja e disa crnagorëve, të cilët pasi i lavdon për serbishten korrekte përmend gojëdhanën, të cilët gjoja në shenjë zie për disfatën e perandorisë serbe në fushë e pafat Kosovë (zbog propasti srpskog carstva u nesreçnom pojlu Kosova) bartkan rrobe të zeza, mit ky që garashaninët e shfrytonin si propagandë për “Çlirimin” e Kosovës si Prava stara Serbi të okupuar gjoja nga arnautët e turqizuar(!), po që në të vërtetë ajo perandori ishte shpërbë para Betejës së Kosovës, pas vdekjes së Dushanit dhe Betejës së Maricës,
e dyta, me sa pamë në këtë libër nuk flitet fare as për latinët, siç i quan ai katolikët shqiptarë, dhe as për serbizimin e shqiptarëve ortodoksë dhe
e treta, nuk flitet e komentohet asgjë për shqipen e shqiptarët as për serbishten në kontakt bullgarët e gjuhën e tyre (të cilën autori e quan serbe) si nuk flitet fare as për turqit e Turqinë, të cilët as që i konsideron as si faktor ndikues shtetëror, kundër së cilës si mjet propagande do të shërbente edhe ky libër, pasi shteti serb zyrtarisht parapërgatitej për luftë, e cila frontalisht do të fillojë pesë vjet më vonë, më 1877 të emnuar: luftë kundër Turqisë, jo kundër shkipësve, siç edhe vërtet do të ngjajë.
Sidoqoftë, autori malësorët shqiptarë që i gjen në harmoni gjuhe e harmoni feje, të të gjitha fiseve i quan “çisti srbi”(!!!!), kur në Smederevën e Sovjetit dhe në vetë Beogradin ende jo plotësisht ose të sapoçliruar me ndihmën e shqiptarëve të së njëjtit ideal antiosman jetonin ose bashkëjetonin me serbë mbi 60% popullsi joserbe. Madje një përqindje e tillë e popullsisë në Kryengritjen e Parë serbe (1804) ishte pikërisht shqiptare. Kështu, siç konstatojnë studiuesit edhe vetë serbët, shqiptarët që ndihmuan serbët në vijim ishin ose u bënë pjellë e simbiozës serbe, apo jo (Fahri Xharra, zsh, 28.08.2016), e vërtetë kjo që nuk donte ta pohonte vetë Milosh Milojeviçi dhe të gjithë pasuesit e garashanizmit. Pa marrë parasysh, ne përkundrazi e falenderojmë sinqerisht Miloshin, për disa të dhënat që i jep disa vjet para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku dëshmon se shqiptarët “poshkipjan-ët”: Toska, Bardhi, Kastrati, Shala, Gashi, Berisha dhe fiset e tjera flitnin dhe respektonin gjuhën e tyre ”shkipski” si mbështetëse të parë, edhe pse ishin të pashkollë, ata e paskan zotëruar intektualisht edhe serbishten(!). Dhe siç na jep me kuptue autori, ata (malësorët shqiptarë ose sipas tij poshkipët ose poshkipljan-ët i kishin të përqafuara idetë ose platformën e rilindësve, qysh para Lidhjes së Prizrenit që si bazë e parë kombëtare për shqiptarët që atëherë paska qenë formëzuar gjuha shqipe, jo feja, përkatësisht jo një fe, e cila nuk ndihmonte njëzimin e kombit, po respektoheshin të tri besimet shqipfolëse.
Sidoqoftë për rëndësinë që ka një konstatim i tillë po ndalemi edhe pak rreth kësaj dukurie. Pra, z. Milojeviç, na jep me kuptua të vërtetën për poshkipjan-ët, të cilët pa marrë parasysh që toskët fetarisht ishin muslimanë e ortodoksë, dhe në anë tjetër gegët Kastrati, Shala e të tjerët ishin muslimanë, katolikë e ortodoksë, apo jo, ata të gjithë, që atëherë, përparësi i paskan pasë dhënë gjuhës shqipe, gjë që e bëjnë nervoz studiuesin makiavelist Milojeviç, pse nuk pranonin me qenë “çisti srbi”, apo jo?! Nuk dimë ishte shkencërisht vërtet i paarrirë autori kur shprehej kështu, apo ishte i verbuar nga doktrina makiaveliste dhe nuk donte të pranonte të vërtetënose ndoshta edhe i mungonte koncepti që përveç poturëve, të cilët qindpërqind kishin qenë ortodoksë shqiptarë, kishte ende në Kosovë ortodoksë shqiptarë shqipfolës të papoturëzuar, gjë që studiuesit e rinj këtë fakt, së paku tash e mbas patjetër duhet ta dinë, ta kenë në konsideratë e ta bëjnë edhe më të qartë ë si fakt të parrëzueshëm. Ndërkaq sa u përket festave, siç e kemi cekur në kr.II, ndoshta autori nuk e paska pasë ditur se në Rrafshin e Kosovës me rrethinë si dhe gjithsesi edhe anembanë Dukagjinit me malësitë e rrafshet e tyre, së paku, në të gjitha fshatrat që ai i quan poturë e kanë festuar edhe Uskrsin (Pashkët) e Bozhiqin (Kërshëndellat) ortodokse. Madje ka fakte që si ilirë ose pasilirlë të krishterëzuar sigurisht para serbëve i kishin pasur të veta festat e tilla, ngase nuk besoj se dikush më i moshuar dhe ata të moshës sime nuk i mbajnë mend edhe vezët e kuqe para shëngjegjit dhe nuk e dinë edhe sot sidomos formulën lojëfjalëshe që përdorej në mes të dimrit:
Bozhiq, Bozhiq,/Baj dru e digj,
Bluej e gatuej./Rri e mos luej!
Të cilës po i shtoj disa vargje këngë vajzash me gisht në fyt të fëmijnisë sime që ngjalleshin zakonisht në pranverë në familjet ortodokse-muslimane fqinjërisht të përziera:
N’ këtë’ Ditë t’Madhe, hajde çika
Dalim mbledhim gicelica(!),
Me ne vjen dhe dada Ruzha
Për katujka, puzhumuzha!...
...Për Shingjerg, për Velikdan
Vishmi, luejmë si për Bajram...
Pra, siç po shihet Bozhiqi, Shëngjergji e Velikdani, ashtu si edhe Bajrami, siç është cekur edhe më herët (në krein II) para 80 vjetësh e më përpara edhe pse momentalisht sundonte Kralevina serbe, ne në fshatin tonë e më gjerë në Kosovë i festonim, duke vjershëruar si lojë fjalësh në gjuhën shkipski, jo srpski, apo jo? Por, është e vërtetë që ne si festa ortodokse të përbashkëta i kemi pasur të emërtuara si në serbisht vetëm dy: Bozhiqin në dimër dhe Velikdanin me ve të kuqe në pranverë, para Shëngjergjit. Madje me thënë të drejtën, unë vetëm në shkollë të mesme e më vonë kam mësuar që Velikdanit shqip i thonë Pashkë, Bozhiqit ose Uskrstit a Vaskrstit i thonë Kshndella, Natës ose Ditës së Madhe serbisht i thonë Blagdan, ndërsa Ruzha (lule) e kishte emrin vajza shumë e bukur e Todës. Ndërkaq katujka ose kokërrlloka i quanim do rrepka të egra që dilnin livadheve të buta e gjithandej ledinave që i hanim me kënaqësi. Ndërkaq edhe gicelica, mbase kiselica (gjethe ufullaqe),për pite e gjellë mblidheshin pothuaj në mënyrë të organizuar nga vajzatnën udhëzimin ndonjë amviseje. Madje edhe puzhumuzhit vonë kam mësuar se shqip i thonë kërmill e serbisht puzh, jo puzhumuzh), por lidhur me këtë mbaj mend lojfjalëshen nga nana e Llazës:
Puzhumuzh, puzhumuzh,
pusti babi rogove.
da zemamo darove...
... da idemo sus planine
da strezhemo jalovine(!)...
kur veç konceptit të puzhmuzhit asnjë fjalë tjetër nuk e kuptoja.
Sidoqoftë, pyesim me habi, është e mundur apo jo, që ka ende ndonjë studiues serb që nuk e ditka se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëvet, jo vetëm para se të islamizoheshn, por shumë para sllavëve e kishin pranuar kristianizmin (skizmatikë) dhe së këtejmi nuk e ditkan që ka pasur dhe ka edhe sot në Kosovë e në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni, jo vetëm gjurmë të shqiptarëve ortodoksë (!) por edhe ortodoksë shqipfolës, të cilët janë quajtur shkie dhe që sot quhen zyrtarisht serbë (meqedonë, malazezë) po që në të vërtetë ishin dhe janë shqiptarë me origjinë e veti të tjera, ngase karakterizohen ende edhe me sistemin e veçantë të sjelljeve dhe të shprehjeve të sllavishtes nashke të tyre vendëse që dallon psikologjikisht e gjuhësisht paksa nga sistemi i shprehjeve të serbëve ose sllavëve standard të kulluar të Serbisë, apo jo?!
Sido që të jetë, po shtojmë këtë rast, edhe një fakt tjetër interesant. Studiuesi Nezir Myrta (në arbitalia) konstaton se shqiptarët e Toplikut (Toplicës) para se të dëboheshin nga ato vise (1874-1876) e paskan përdorur foljen skip (me skipë), përkatësisht shprehjet: flas skipas, luftoni skipas, të thotë skipas, Besa skipas (me folë skipas) etj., fakt ky që e lidh me të lashtën shqipe-arbnore, madje edhe më të hershme iliro-pellazge:“Thoti skip”, pastaj me emrin *skipter (skifter/skiftar/skiptar, përkatësisht /skiF +TER, skiP+TAR (f/p), përkatësisht - skiponjë (shqiptar, shqiponjë, po nuk e përmend Milojeviçin, andaj shtrohet pyetja trajtën e tillë shkipski (*skipski /*shifski shkifter skiftar, më vonë sh’iftar ose sh’ipci), Milojeviçi trajtën *shkipjan e ka të trashguar apo e ka dëgjuar nga fqinjtë e tij serbë ortodoksë (pra nga vetë shqiptarët ortodoksë ose jo, si shkipjanë (sot shqiptarë)?!! Gjithsesi edhe kjo çështje nxit studiuesit e tashën e të ardhshëm për t’u sqaruar më mirë, apo jo?!
Sidoqoftë, siç mësuam nga burime të tjera, autori i udhëpërshkrimit (hartës etnike ) dhe i historisë srbe M. Milojeviç, përveç kësaj, ishte shumë aktiv dhe prijatar edhe në veprimtari të tjera militare mobilizuese serbe, si me hapjen e shkollave serbe në viset e paçliruara në të gjitha viset e ashtuquajtura Stara Prava Serbi e më gjerë, qoftë si emisar me shpërndarjen e shtypit propagandistik, qoftë, me hapjen e shkollave, për të bllokuar propagandën bullgare, me dërgimin e misionarëve legalë e ilegalë (spiunë, mësues e mësuese, propagandistë e grupe ustashësh (lexo: çetnikësh n.v.) në Arnautllëkun Veri-Lindor që siç u tha, shtrihej atëherë deri pranë Smederevës e Beogradit. Madje do theksuar fakti se ky (Miloshi) gjatë luftës së armatosur serbo-turke që plasi 10 vjet më vonë (1876-78), që ishte në të vërtetë dhunë kundër viseve të banuara me shqiptarë, merr pjesë si udheheqës ushtarak në Komandën e formacioneve vullnetare ushtarake serbe e ruse, ku ishte angazhuar edhe gjenerali rus Çernjev e oficerë të tjerë. Në të vërtetrë, Rusia që në vitin 1867 e kishte publikuar planin e përgatitur për ndarjen e Ballkanit turk, andaj vullnetarët rus në të vërtetë ishin ushtri e përgatitur nergut e mirë, ndërsa formacioni ku ishte përfshirë komandant M. Milojeviçi me gradë kapiten dhe ndërkohë i afancuar deri nënkolonel, në Luftën e parë gjoja kundër ushtrisë turke thuhet se i çliroi 150 fshatra, ndërsa në të tjerat 250. Kuptohet se ato 150+250 gjithsej 400 fshatra që u spastruan nën komandën e tij sigurisht nuk ishin front lufte me turqit, po mjerisht ishin fshatra shqiptare autoktone të pambrojtura fare, apo jo?! (Wikipedia)
Është e vërtetë se në këtë luftë Serbia korri fitore të mëdha, të efektshme dhe kështu ajo principatë arriti t’i zgjerojë kufijtë e saj nga Jugu, duke i “çliruar”e futur nën sundim këto qytete me rrethina si: Nishi, Prokuplja, Krushevci,, Soko Banja, Piroti, Vidini, Tërni, Qupria, Zajeçari, Negotini, Kurshumlia, Sjenica, Vranja, dhe së andejmi me zjarr e hekur dëboi të gjithë popullsinë shumicë joserbe, pothuaj tërësisht shqiptare, vetëm pse më parë fetarisht ishte islamizuar ose pse nuk pranonin verbërisht asimilimin gjuhësor në serbë, përkatësisht pse nuk e pranonin menjëhershmërisht kthimin në fenë e ritit ortodoks pravosllav, apo ishte urdhëri që mos të pyeteshin fare, ngase shteti kishte fitime marramndëse nga pasuria e tyre, të cilët edhe i hiqte qafet pa dhimbje, apo jo?!
Sido që të ketë ndodhur, për ne, për temën tonë, edhe pse vepra e Milojeviçit, është fjala për Hartën etnike... ajo nga pikëpamja politike indoktrinuese i takonte propagandës së zezë të paskrupullt të nacionalizmit shtetomadh serb mbështetur në parime makiaveliste dhe si e tillë ishte fatalisht shumë e dëmshme për të vërtetën historike e aktuale shqiptare dhe përgjithësisht, vështruar nga një pjesë e brumit që përmban sipas logjikës së sotme, duke pasur parasysh më tepër formëzimet kuptimore reviduese të disa termave dhe sidomos mbështetur në disa fakte statistikore e të tjera, materiali i këtij burimi shënon dritë me interes për të vërtetën shqiptare në Kosovë, jo vetëm pse është burim shumë më i ri nga emërtimet e disa vendbanimeve të trevave tona që dalin të shënuara më herët me përmbajtje etnike shumë të turbullta lidhur me shqiptarët, si në dokumenta fetarë e burime të tjera të shek. XIII, XIV, ashtu dhe në defterët turq të shek. XIV–XV, e të mëvonshëm, por ky material me disa të vërteta statistikore që përmban jep mundësi të lehtë, siç është argumentuar prej nesh në krerët e mëparshëm që e vërteta e tillë t’u kthehet bumerang konstatimeve te vetë autorit dhe tërë strukturës mendimore garashiniane të atëhershme e të mëvonshme, deri edhe ndaj mbeturinave të sotme nacionalshoviniste serbe. Është fjala lidhur me konstatimin se gjoja edhe me këtë dokument sipas statistikës së shënuar në të, del e vërteta sheshazi, që në Kosovë (Pjesë e Serbisë së Vjetër të Vërtetë) dhe në viset rreth saj, në atë periudhë etniteti serb paska qenë shumicë, me përqindje shumë më të madhe në raport me joserbët ose shqiptarët. Me fjalë të tjera, një mision i tillë kishte si qëllim fundi i fundit të bëheshin edhe falsifikime e manipulime të tilla që me çdo kusht të mohohej realiteti ekzistues shqiptar, sepse vepra e tillë do të shërbejë, ashtu siç edhe ka shërbyer që në atë kohë, ndërkohë e deri më sot, si armë e fortë propagandistike kundërshqiptare dhe pa mëdyshje ka pasur dhe ka ende efekt injorues në atë drejtim. Është e vërtetë se vepra e tillë pati efekt jo vetëm te injorantët, naivët e të painformuarit, por dhe te pseudohistorianët e politikanët makievelistë të atëhershëm e për çudi edhe të sotshëm serbë, mbase edhe te disa joserbosllavë të frustruar vendës e të huaj, europianë e amerikanë, apo jo?!. Sidoqoftë, po ky material, po përsërisim, veç tjerash, u shfrytëzua propagandisht, jo vetëm 10 vjet para dhe gjatë Luftës serbo–turke 1876-78, përkatësisht në prag e gjatë mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 -1881), por edhe ndërkohë e më vonë, para e gjatë vitit 1912 gjatë pushtimit të Kosovës, por edhe gjatë ripushtimeve të mëvonshm 1918, 1944, pra, s’do mend, deri në ditët e sotme. Dhe fatkeqësisht po shfrytëzohet paskrupullisht me hartat e reja të Mirceta Vemiqit sot, të përkthyera edhe në gjuhën angleze, me qëllim që të gënjenjë edhe më propagandisht duke i fajsuar, ato shtete pse ndihmuan ose bënë Çlirimin e Kosovës (1999) dhe njohën Pavarësisë e Republikës së Kosovës pas Shpalljes si shtet sovran (2008) dhe aktualisht po e ndihmojnë funksionimin e saj si shtet.
Nga sa u tha, ne nuk i fajësojmë, përkundrazi i falenderojmë edhe përgatitësit e veprës në shqyrtim në emër të SANU-s, dr. Mirçeta Vemiç dhe akad. Vladimir Stojançeviç, sidomos për konstatimin e saktë që vepra e Milojeviçit në fjalë, “për arsye të ndryshme meriton t’i nënshtrohet një analizë kritike” edhe se misioni i tij (autorit MiIojeviç) siç theksohet prej tyre kishte kryesisht a krejtësisht “motive politike”etj., por kërkojmë nga këta të nderuar (Mirçeta e Vladimiri) dhe të tjerët që të esëllohen në konstatimet kyçe që tash duhen marrë e pranuar ndryshe, jo si si b.f si u shprehën ata: “Në shikim të parë shihet se serbët e besimit islam dhe ata ortodoksë (pravosllavë) janë në shumicë në krahasim me arbanasët!”…, përkatësisht: “Pas luftrave serbo-turke të viteve 1870 (…) serbët shumicë bëhen pakicë, ndërsa arbanasët nga pakicë bëhen shumicë majorizuese e popullsisë në territorin e sotëm të krahinës së Kosovës e Metohisë (!). – fakte këto që asesei nuk qëndronin si të vërteta, andaj nuk duhet të jenë si të tilla as në gojën e studiuesve të vërtetë serbë, siç pretendojnë të jenë edhe këta të dy, madje duhet të fshihen këto konstatime edhe as në librat e shkollave serbe (“udzbenikat”), apo jo?!
Për të shpëtuar nga një mashhtrim lajthitës i tillë (takve zablude!) sot, së paku le t’i deshifrojnë drejt shifrat e emër-fjalët që i ka shënuar vetë Milojeviçi me mendjen e dorën e tij, për tërë trevën: Stara Prava Serbija (Serbi e Vërtetë e Vjetër!), siç e konstatuam ne kreu I, sepse, ç’është e vërtetë, as atëherë as tash, madje, siç do të shohim më poshtë nga argumnetimi shtesë, edhe më përpara, asnjëherë “çisti srbi“ (serbë të kulluar) nuk kanë qenë shumicë në Kosovë, madje as më 1910-1912 nuk kishte as 5% serbë sa e pohonte edhe Jovan Cvijiqi (sipas Mark Krasniqit e të tjerëve), sepse vërtet kishte edhe më pak banorë serbë, kur kemi parasysh faktin se (sigurisht më shumë se sot) kishte jo pak familje shqipfolëse ortodokse. E theksuam pohimin e J. Cvijiqit, sepse ai ishte shkencëtar i afirmuar, por mjerisht ishte vijues edhe më i rrezikshëm e finok i asaj doktrine makiaveliste se Milojeviçi, mbase edhe se vetë Garashanini e Gjorgjeviqi, ngase edhe ky i takonte elites nacionaliste dhe ishte shumë i angazhuar lidhur organizimin e luftën e re gjenocidale që pritej të ndodhte, mbase edhe me leje të qarqeve europiane me logjikë arsyetimi kolonialist, gjoja lufta do të bëhej për çlirimin e tokave të Stara Prava Serbisë që ende ishin vetëm formalisht nën administrimin e Turqisë, siç e shihte ai. Në të vërtetë, ai e kishte në plan pushtimi, jo vetëm Ksovën, por edhe Shqipërinë e Veriut, Maqedoninë, Shqiprinë e Mesme deri në Elbasan, me portat detarë Durrës e Lezhë, që siç dihet, siç e dinte edhe vet ai, këto ishin toka shqiptare dhe për to shqiptarët kishin bërë dhe bënin rezistenca të shumta si dhe luftë çlirimtare të përgjakshme kundër Turqisë. Por Serbia e Cvijiçit këtë çlirim të shqiptarëve assesi nuk e dëshironte, andaj edhe ky shkencëtar serb ishte parapërgatitës si aktor i një “gjenocid të ri të dytë serb kundër këtij populli të pambrojtur liridashës shqiptar, ngase gjenocidi i parë kishte ndodhur me 1876-1878 (edhe sipas Jusuf Buxhovit e të tjerëve), të cilin fuqitë e mëdha europiane ia kishte miratuar symbyllazi ose me ndërgjegje të mbyllur Serbisë, kur edhe M. Milojeviçi, kishte kontribuar me libra dhe pushkë në dorë si udhëheqës i ushtrinë vullnetare serbe e ruse, siç u cek më sipër?! Kështu Cvijiqi dhe shokët e tij, me këtë luftë pushtuese kundër shqiptarlve e quante “lufte çlirimtare”, e cila bëhej gjoja në emër të së drejtës historike që para botës e arsyetonin edhe me të dhënat e Milojeviçit, madje duke e ilustruar me gënjeshtra se gjoja çlirimin e tillë e pritnin gojëhapur shumica e asaj popullsie (lashtoserbe!) prej nga do të dëboheshin ose duhet të dëboheshin vetëm disa nga “turqit e poturët gjysmëturq, mbase edhe disa arnautë ardhacakë të turqizuar” e që në të vërtetë e dinte fare mirë ai si edhe të tjerët që viktimat (afro 500 mijë) ose krejt tërësia e banorëve ishin joturq, ishin shqiptarë, me prejardhje iliro-dardano-arbnore, autoktonë që nga Iliro-Dardania e lashtë, apo jo?
Sido që ka qenë e ka me qenë, meqë deri këtu u fol paksa vetëm për periudhën e hasmërisë së imponuar serbe ndaj shqiptarëve, nga gjysma e dytë e shek. XIX deri te fillimi i shek XX, në nënkreun vijues do të bëjmë fjalë për periudha më të hershme ku del i identifikueshëm etniteti shqiptar në trojet e veta, pasardhës i drejtpërdrejt i ilirëve gjallues para, gjatë e pas Perandorinë romake e ndërkohë del në bashkëprani edhe nënvarësi me serbo-sllavët dhe së bashku si aleatë do të përjetojnë sundimin e Perandorisë Osmane deri në fillim të shek. XX.
3. Argumenta parasllavë, mesjetarë, gjithsesi para shekullit XIX që dëshmojnë vijimsinë e shqiptarëve DHE bashkëpraniNË E TYRE
me serbët në Kosovë
Sido që të ketë qenë, siç u paralajmërua në nënkreun e mësipërm tani do të bëjmë fjalë rreth pranisë parashqiptare në Siujdhesën Ballkanike e më gjerë që nga antika, gjatë priudhës së sundimit romak, pastaj po në këtë trevë ndërkohë del e identifikuar bashkëprania shqiptaro-sllave, gjatë mesjetës dhe në veçanti para dhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, gjithsesi para shekullit XIX. Krejt kjo periudhë historike preket paksa në disa pika me qëllim që të jetë më e qartë për të tria palë:
së pari, për opinionin e gjerë, studiuesit e huaj dhe për të vërtetn shkencore në përgjithës,
së dyti, të jetë edhe më sfiduese edhe për studiuesit shqiptarë që tashmë nuk i mungojnë shkencës shqiptare e më gjerë dhe
së treti, në veçanti, të jetë ndihmesë e vërejtje për studiuesit serbë si për adhuruesit e makiavrlizmit mohues të së vërtetës shqiptare në në njërën anë, qoftë, në anën tjetër si sfidë e orientim i duhur për ata që duan ta njohin realitetin objektivisht që ka të bëjë rreth shkaktarit të vërtetë të armiqësisë serbo-shqiptare dhe që janë të interesuar sinqerisht të arrihet një paqe e vërtetë ndëretnike shqiptaro-serbe për jetë e mot.
Andaj, po fillojmë me paraqitje argumentash:
E para, pa hyrë me i vlerësue në hollësi studimet më të reja për prejardhjen pellazgo-ilire-dardane të (proto)shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, si dhe ato të lashtësisë së gjuhës serbe, patjetër, siç pohojnë studiuesit, duhet ta kemi parasysh domosdo të vërtetën që identiteti i shqiptarëve me gjuhën, traditën kulturore të formëzuar të tyre imponohet jo vetëm në periudhën parasllave, por edhe para asaj latino-greke, dhe se ky identitet del i formëzuar më qartë po në Siujdhesën Ilirike që ne po e cekim fillimisht ekzistimin e shteti të Dardanisë me epiqendër trekëndshin siprfaqësori Naissus (Nish), Scupe (Shkup), Ulpiana (Lypian), madje shkonte përtej Krushevcit të sotëm (Dardhës sipas N. Myrtës) dhe kthehej në anë tjetër, ku domosdo përfshinte shumicën e hapësirës së Serbisë Jugore- Qendrore, po edhe të Shqiprisë së sotme etnike, ku puqej me Epirin e epirotët të së njëjtës etni-historike. Ajo që sapo u tha, sipas studiuesve, vërtetohet më vonë edhe pas ardhjes së sllavëve edhe nga trajtat shkrimore e shqiptimore në serbishte të qyteteve: Nish, Skopje, Ulpiana (Ljipljane), të cilat janë standardizuar nën ndikimin e ligjeve fonetiko-morfologjike të shqipes së hershme dhe të shqipe-serbishtes së pastajme e të sotme. Siç dihet edhe vetë fjalë-emri Dardani shpjegohet që vjen nga fjala ilire darda, në shqipen e sotme dardha, e përkthyer latinisht në prus dhe serbisht krush(k)a. Është interesant se studiuesit në anale të gjuhës serbe kanë ndeshur edhe trajtat: Dardasi, Dardishte, Dardiç, Darllan, Dardusi. Dardas (Iliaz.Rexha.), andaj disa nga neoromantikët aktual serbë si Deretiqi, adhurues së veprës së Milojeviçit, të cilët aludojnë që dardanët ishin vetë serbët e parë ose të simbiozuar me ta. Kjo zgjon interes, prandaj edhe shtrohet pyetja, vallë gjuha ilire ose e gjuha e serbëve të lashtë mos ishte parashqipja pellazge, apo jo?! Sidoqoftë, fjala prus e latinishtës del si toponim edhe në tekstin e Milojeviqit, e shënuar në trajtën shqipe Prush, përkatësisht e plotësuar nga botuesi Qafa Prushit, që edhe kjo shpjegohet me ligjet e fonetiko-morfolgjike të gjuhës shqipe, ku s-ja latine në shqipe ka dhënë rregullisht sh. Ky është vetëm njëri nga faktet që argumenton se shqipja ligjëronte në këto troje para e pas pushtimeve romake të Ilirisë, para shek III p. e. re, kur Dardania identidfikohet si shtet i konsoliduar ilirik.
E dyta, madje edhe brenda Perandorisë Romake del e rikonsoliduar kultura iliro-protoshqiptare, dhe si e tillë del e inkuadruar edhe në kulturën botërore të antikitetit e të mesjetës së hershme, ku përmenden perandorët me origjinë vendëse (ilire) me atributet dhe kontributet e tyre të larta për kulturën antike-mesjetare botërore protoshqiptare, gjithsesi parasllave, si p.sh:
1) Diokleciani (284-305), i cili e shpëtoi perandorinë nga shpërbërja, përrmes miratimit të reformave,përkatësisht përmendet për identitetin e shpallur administrativ, i cili vendosi gjeografikisht tetrakinë ,pikërisht në trevat e atëhershme të supozuara e deri të sotme vërtet gjalluese shqiptare: a) Prevalis me kryeqytet Shkodrën, b) Epiri i Ri me kryeqytet Durrësin, c) Epiri i Vjetër me kryeqytet Nikopolin (afër Prevezës) dhe ç) Dardania me kryeqytet Shkupin.
2) Konstatini i Madh, ilir nishlias, i cili bashkë me administratorin dardan Ricin përmendet për identitetin kishtar që shpalli “Paqen e Kishës”, përkatësisht gjatë suundimit të tij 324-37 e barti kryeqytetin e perandorisë prej Romës në Bizant ( si Romë të Re ose Konstantinopojë) dhe
3) Justiniani, burrë shteti, i cili sundoi 527-65 dhe u bë i pavdekshëm për identitetin politik pushtetor të afirmuar, duke kodifikuar të drejtën romake, i cili shtriu sërish kontrollin e perandorisë mbi territoret e humbura dhe për t’u mbrojtur nga fiset barbare (edhe nga ato sllave) në Dardani ndërtoi e rindërtoi afro 70 kështjella, ndër to edhe atë të Rashës. (Shih edhe te Koha ditore, 29.03.2018, f. 20.)
Pra, (proto)shqiptarët, gjuhën e tyre, e cila sot konvencialisht quhet gjuhë shqipe, edhe pse qëndronte nën hijen e gjuhëve greke e latine si gjuhë zyrtare e sakrale, sipas logjikës së shëndoshë, ajo që më parë ekzistonte në popull dhe përdorej masivisht. Së këndejmi, shqipja iliro-dardane, siç shpjegohet, dilte si sistem gjuhësor i ravijëzuar, koine e veçantë e shtrirë në shtetin e Dardanisë e më gjerë, përkatësisht në tërë Tetrakinë ilirike (Provalis, Epiri i Ri, Epiri i Vjetër dhe Dardani). Së këtejmi, studiuesit konsiderojnë që atëbotë shqipja dilte me struktura unifikuese pikërisht në kufijtë, ku historia njihte mbretëritë e njohura ilire, ku mbretëronin: Bardhyli, Agroni, Teuta, Genti, Bato, Manuni, Glauku, Leka etj., por është indikativ fakti, siç u cek edhe Tetrakia e Diklocionit se edhe në vazhdimësi në periudhën paslatine, ku në këtë trevë identifikohet kjo popullatë edhe me sundimin feudalëve arbanas, tri shtete mesjetarer albaneze, por para e pas zhbërjes së perandorisë së Dushanit, dhe aq më tepër gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, u iderntifikua po në këto troje e ashtquajtura “Turqi shqiptare” e 4 vilejeteve me kryeqytet: Shkodra, Shkupi, Manastiri e Janina, që shembëllen jo vetëm me Tetrakiusë, por me gjendjen e sotme të Shqipnisë Etnike: Shqipëri, Kosovë, me shtrirje në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Greqi, apo jo?! Gjithsesi kjo koincidencë terreni të vandbanimit të shqiptarëve atëherë e sot nuk mund të mohohet, apo jo?!
Sidoqoftë, ardhja e sllavëve (serbëve mbase për së dytë sipas MIlojeviçit !!!) u bë formëzimi i serbëve si etni dhe si shtet në Ballkan, në hapësiren me arbanasit që shek. VII e më vonë, andaj duhet pranuar e vërteta që në këto troje paska ndodhur bashkëjetesë iliro-dardano-serbo, natyrisht me gjuhën e pranishme të konsoliduar shqipe, e cila gjallonte si gjuhë popullore në këto treva së paku 9 shekuj më parë. Për ndryshe s’ka sesi të shpjegohet ekzistenca ose jeta e derisotme e gjuhës shqipe në trojet e ish-Tetrakisë, me sistemin gjuhësor relativisht të konsoliduar për të qenë e cilësuar si gjuhë (degë) më vete, në kuadër të familjes së gjuhëve indoeuropiane, apo jo?!
E treta, të shohim tashti sesi qëndron edhe çështja fetare-kulturore, në raportin shqiptaro-serb. Është i njohur fakti se Shën Pali (10-67) që në shekullin I, në moshën 47 vjeçare me apostujt e vet mësimbesimin kristian ose “lajmin për ngjalljen e Krishtit”(J.D.), siç e pranon vetë, e ka përhapur edhe në tokat e Ilirisë, mision ky, i cili, del i vërtetuar edhe nga studiuesit shqiptarët e të tjerë, edhe pse dihet se besimet pagane ende nuk ishin shrrënjosur plotësisht, ngase, ç’është e vërteta, kristianizmi është legalizuar më vonë nga Konstantini i Madh e pasradhësi i tij në shek III, pra, 300 vjet para dukjes historike të sllavëve në trevën e Dardanisë. Prandaj, s’do mend se sllavët kristianizmin e kanë gjetur të përqafuar më parë nga banorët, përkatësisht prelatët e këtyre trojeve (prandaj e kanë përvetësuar fenë kristiane ashtu siç e pranojnë edhe vet me karakteristika të veta (shenjtorësh), ashtu si edhe me disa elemente gjuhësore iliro-dardane-thrakase, apo jo?!
E katërta, sigurisht, siç shpje
gojnë studiuesit, këto dy të vërteta, fakte të forta për ekzistencën e protoshqiptarëve: e para, identiteti dardano-shqiptar si etni (brenda Tetrakisë) me gjuhën e vet dhe e dyta, përvetësimi përgjithësisht i kristianizmi si fe, duhet të njihet e të kihet para sysh edhe dhe logjikisht të jetë e pranueshme edhe nga të gjithë shkencëtarët e intetelektualët serbë, si e vërtetë e parrëzueshme, apo jo?! Përrallat e broçkullat se shqiptarët e gjuha e tyre paska pikur në Dardani (Shqipri ose Tetraki) nga qielli turko-aziatik, apenin, arabik(!), e ku ta dimë, duke injoruar Ilirinë dhe se qenka sforcuar te shqiptarët (ardhacakë) nga vetë sllavët e sllavishtja apo serbët kristianë(!!!) etj., vërtet e dëmton historinë e vetë prejardhjes sllave të kombit e të gjuhës serbe, apo jo, edhe psene përshëndesin përpjekjet për kërkim rugësh të reja, ngase goja e teorizimeve të ndryshme edhe pse në dukje pa mbulesë, me fantazi të shfrenuar ose jo, s’mund të mbyllet dot?!
E pesta, është e vërtetë se protoshqiptarët si dardanë autoktonë që janë, duke pasur një shtrirje të gjerë me sivëllezërit epirotë të së njëton bazë gjuhësore, sidomos në Ballkanin Perëndimor e Qendror, duke u bashkuar në simbiozë me popuj të tjerë morën edhe emërtime të ndryshme si etni, patën pësuar shumë keqas nga ndarja e Perandorisë romake në dy Qendra, përkatësisht në dy hapësira sipas dy doktrinave ose dy rrymave fetare–politike, njëra me qendrëm Kontatinopol dhe tjetra me qendër Romë. Lidhur me këtë konstatohet nga studiuesit që kanë pësuar vërtet shqiptarët pikërisht në Siujdhesa Ilirike, ngase Dardania, Epiri gjeografikisht i takuan Lindjes - Bizantit, ndërsa trevat e Prevalisit, sepse shkodranët dhe albanët rreth bregdetit më tepër ishin të përkapur me kulturën perëndimore ndërlidhur me Dalmacinë, sepse Tivari - Raguza me pertejdetas kulturisht ishin tejet të mishnuar. Kështu, një pjesë e mirë, sidomos pjesa e Provalisit (1/3 nga tërërsia e këtij etniteti) assesi nuk i shkëputi lidhjet me Romën, ndërkaq pjesa tjetër shumicë 2/3, domosdo ishin të lidhur me Lindjen, Konstantinopolin, andaj kishte mbështjellim në respektimin e riteve, por edhe të gjuhës fetare në mes të vëllezërve të së njëjtës gjuhë të trashëguar ligjërimore popullore iliro-shqipe. Është e kuptueshme, edhe pse, si me thënë, ishte një fe, rivaliteti Vatikan /Patrikanë kishte kaluar në armiqësi të thellë, kështu armiqësia i riteve të tyre politikisht ishte gjithnjë e më i acaruar deri edhe me përplasje luftash. Po kur është fjala për shqiptarët gjuha popullore (shqipfolëse), edhe pse jo gjuhë rituale e zyrtare duhet t’i ketë mbajtur të pashkëputura lidhjet e tyre etnike lashtofisnore ashtu edhe rijofisnore malësore rurale e urbane, andaj edhe feja a fetë sipas valëve politike të kohës në shumë vise shfaqeshin ose jetonin të formëzuara në mënyra laramane ritualizimi, mbase jo aq pa ngjashmëri, siç përhapen edhe sot rrymat ideologjike apo sektarizmat e ndryshëm partiakë e shoqërorë (lindje-perëndim). Sidoqoftë, ngjashmëri mund të kishte pasur, ngase gjurmë të një dukurie të tillë ndeshim edhe në periudha më të vona, kur kihet parasysh trashëgimia e njëjtë gjuhësore e jetësore e masës së gjerë nëpër shekuj, edhe pse në anën tjetër ndasia rituale, interesat kishtare e kanë bërë të veten, por megjithatë toleranca fetare atavikisht del e reflektuar për të mirë pikërisht të shqiptarët.
E gjashta, edhe pse gjuha shqipe, si e tillë me prejardhje pellazgo-iliro-dardane, siç e argumenton logjika e shëndodhë, ngase ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo që është sot, siç u tha, që më parë ishte e ravijëzuar dhe e rrënjosur thellë si sistem me strukturat e ligjësitë e domosdoshme ligjërimore në masën e gjerë, por jeta e saj, tash e ndarë në dy perandori që njëherazi pati si rrjedhojë mbështjellim në të gjitha fushat e jetës, si me thënë, shkaktoi njëfarë dallimi edhe në gjuhën ligjërimore sipas viseve, që njihet me dukurinë e ndarjes së shqipes në dy dialekte: toske në jug e gege në veri, dhe kështu ndodhën edhe komplikime, mirëpo, siç na mëson historia, nga kontakti me sllavët, sidomos bashkëpunimi pasdushan i princërve dhe popullit shqiptarë pa dallim kufiri jug-veri pushon ndarja e tillë kryesore ndërdialektore rotacizëm/jorotacizëm në gjuhën shqipe, apo jo.
E shtata, me siguri, dukuri ndërndikuese pati edhe në raportin shqipe-sllavishte pikërisht edhe në periudhën sllavo-bullgare, kur serbët edhe shqiptarët e Dardanisë e më gjerë bien nën sundimin e Bullgarisë, kështu u huazuan edhe fjalë e trajta të sllavizuara bullgare, në të dyja gjuhët, por ndërkohë kur u fuqizuan fiset serbe, përkatësisht serbo-shqiptare (tribale), shqipja e asaj kohe u ndikua edhe më tepër nga shprehje e fjalë sllavo-serbe, sidomos në afikse oikonimesh, por këto huazime a ndërndikime nuk e lënduan sistemin e trashëguar të të dyja gjuhëve. Tashti, në këtë periudhë, mund të thuhet, që serbë e shqiptarë, ishin në një simbiozë të shumëduarshme, shoqërore, fetare edhe gjuhësore të imponueshme dhe pa mëdyshje pikërisht kjo dukuri diktohet edhe në përpunimin e toponimeve me prejardhje sllave nga goja e shqipfolësve.
E teta, kjo prani simbioze shoqërore, po edhe gjuhësore vërehet sadopak edhe në shtetin e parë serb mesjetar që u formua jashtë Kosovës. Është fjala për shtetin e Zetës (Gentës). Kështu fjala zeta tentohet të shpjegohet me fjalën shqipe: zezë-a, e zeztë-a / e vrantë (vranilo, crna), që mund të jetë reflektuar më vonë si koncept në mbiemrin si,. (Mali) m. i zi (Malet) e zeza; (Maja) f. e zezë (Majat). e zezta) as. të zeztë(!), Krahaso: Monte Negro–Crna Gora-Mali i Zi (Maja e Zeztë, e vrantë!). (Krahaso negro, crno/ crna- e zezë, i zi, përkatësishtg as.p/sh: të zitë e ullirit ndaj të zeztë e kresë). Madje dikujt i shkon mendja se edhe rrënjori i Cet- (*Zest //c/z/ ) e toponimit Cetinje, vendbanim ky i themeluar nga Lleshi i Shkodrës, supozon emrin e Zetës së lashtë. Supozime këto që duhen vlerësuar, ngase edhe në Hercegovinë e Kroaci janë identifikusr emra me nocionin “crn” si *zez(t)a Sesa e Ceci/qose e zes(h)kta (P. Shimonoviq)
Ndërkaq, edhe te shteti i dytë serb mesjetar, i cili, edhe ky i themeluar jashtë Kosovës, i quajtur shteti i Rashës ose Rash(k)ës, supozohet se fjala rasha vjen nga etimologjia e fjalës shqipe *rasa me kuptimin rrasë rrasa - pllakë guri (kamena ploça), lëndë kjo ekzistuese në ato treva, me të cilën ishte ndërtuar edhe kështjella e njohur dardane në atë vend!
Sido që të ketë qenë, edhe pse ne aspak nuk nënvlerësojmë idetitetin kombëtar malazez, as atë serb, sugjerimisht sjellim këtë të vërtetë të veçantë se asnjëri nga këto dy shtete të para të quajtura serbe (skizmatike) nuk është krijuar në hapësirën e Kosovës së sotme dhe sipas asaj që u sqarua paksa më sipër, gjithsesi nuk dalin të formuara jashtë domenit të gjurmëve të gjuhës arbanase, përkatësisht të masës së atëhershme, e cila mund të ishte ose edhe ishte shqipfolëse ortodokse, apo jo?!
E nënta, edhe pse mbizotëronin turma të përzierë popullore fetarisht laramane të krishtenësh, gjithsesi shqiptarë ose me prejardhje shqiptare: katolikë e ortodoksë, pa përjashtuar edhe elementin sllav (serb), konstatohet me të drejtë se ritmikisht tek një pjesë e shqiptarëve mbizotëroi katolicizmi, ndërsa te serbët e përzier me shqiptarë, edhe pse ka pasur luhatje te shtetet e para serbe, u fuqizua ndërkohë ortodoksizmi, mirëpo, nuk dimë nën influencën e rrymës ikumenike ose nga mençuria e krerëve fetarë të hershëm ortodoksë pansllavistë aso jo, kisha serbe politikisht bëri punë shumë të madhe në ravijëzimin e kombësisë me fitimin e autoqefalisë ortodokse pravosllave. Madje, edhe kjo ishte mençuri e dinakëri që në vend që të kërkonte dhe të merrte leje autoqefalie nga Patrikana ortodokse greko-paraarvanitase (qendra bizantine) e Konstatinopolit, kleri serb shfrytëzoi rastin dhe e mori autorizimin e duhur nga Kisha e Ohrit e sforcuar nga ish-Perandoria Bullgare, e cila tashmë ishte pothuaj drejt shthuarjes. Dhe me këtë, kisha serbe fitoi të drejtën që në liturgji ta përdorte gjuhën e vjetër sllave (staroslavjenski crkveni jezik), gjuhën e Qirilit dhe të Metodit, si dhe të shenjtëronte 26 orakujt e vet etj. Sidoqoftë, edhe pse Patrikana greko-bizantine (eksdardane), politikisht nuk e pëlqente këtë autoqefali, shteti serb i nemanjidve i forcuar ndërkohë me arbanasit e sforcoi edhe më shumë këtë pavarësi kishtare sllave, madje edhe në rivalitet ndaj ritit grek. Studiuesit theksojnë të vërtetën, që edhe pavarësia ose autoqefalia e pravosllavës nuk lindi e u përfomëzua në Kosovën e sotme, por në Zhiça të Rashës. Gjithashtu konstatohet nga studiuesit se me këtë pavarësi kishtare shqiptarët e besimit ortodoks të kësaj ane pësuan jo pak mbëshjellim kombësie, sepse për ta për popullsinë e njëjtë të përbashkët globale popullore shqipe u krijuan dy-tri ose edhe katër variante të ndryshme gjuhësore lutjesh fetare: përveç lutjeve pagane ose të adaptuara në gjuhë të vet, tashti në fe ta quajmë të re, zyrtarisht u imponua, së pari varianti oficial burimor: riti në gjuhën greke që ishte zyrtar në Jugun e Shqipërisë dhe kudo ku shtrihej ajo influencë, së dyti, në atë të ritit në gjuhën sllave (serbe e bullgare) që ishte gjithnjë e më dominues në ish Iliro-Dardani, dhe së treti, njëherazi nuk ishte larg njohjes as riti rumun neolatin nga vllaho-shqiptarët, por siç dihet, ishte në përdornin edhe riti latin nga sivëllezërit e një gjuhe e gjaku (katolikët), i cili në të vërtet u shërbente jopak familjeve të përziera me ortodoksë në të njëjtit fis malësorësh, ku respektoheshin të dyja ritet, apo jo?!
E dhjeta, nuk di pse nuk thuhet e vërteta, që të shtrirët e shtetit të nemanjidve, i lindur jashtë Kosove në Zeta-Rasha, u ndihmua dhe u fuqizua pikërisht në Kosovë nga shtresat popullore me prijësit e vet ortodoksë kryesisht joserbishtfolës. Kjo vërtetohet, ç’është e vërteta, se në shtetin e dinastisë Nemanjide jo vetëm feudalët ortodoksë shqiptarë por edhe masa e të të gjitha shtresave, ishin pothuaj të barabartë me të ashtuquajturit serbë (pakicë), ngase e kishin të njëjtën fe ortodokse (pravosllave), ndërsa ndaj katolikëve kasta nemanjide kishte qëndrim tjetër armiqësor. Prania e shqiptarëve në këto vise me emra karakteristikë (Lesh, Gjin, Lul, Dash, Arban etj.) dokumentohet edhe nga regjistrat e librave fetarë të kishave të para ortodokse serbe. Është me rëndësi siç e cekin studiuesit, që në shtetin e Milutinit arbanasët (mbase aludohet në katolikë) nuk përmenden vetëm si barij, por edhe si bujq e ushtarë (sipas Duan Danit), ndërkaq në shtetin e Dushanit shqiptarët ortodoksë si etni janë populli barabartë konstitutiv, madje kishte edhe ushtarakë të dalluar, komandantë lufte si dhe princër-feudalë të njohur pronash që fuqizonin materialisht perandorinë. Është i njohur fakti, se Stefan Dushani, sipas studiuesve serbë, e quante veten: car (perandor) i serbëve dhe i arbanasve, por edhe i bullgarëve edhe i grekëve, edhe pse bullgarët e grekët nuk mundi plotësisht t’i bënte për vete sikurse shqiptarët. Sepse, siç thuhet, që të gjithë shqiptarët, profanë, ortodoksë, katolikë e laramanë si popull ishin brenda kufijve të atij shteti (nëse mund të quhet kështu), por, si me thënë ata gjallonin e vepronin nën patronazhin e feudalëve vendës, gjithsesi aleatë të Dushanit, ndoshta vetëm të deklaruar si pravosllavë. Sidoqoftë, meqë serbë me kuptimin e sotëm kishte fare pak, shqiptarët, sidomos ata ortodoksë ishin epiqerndra e shtetit dhe e ushtrisë së Dushanit,dhe kjo vërtetohet katëcipërisht me faktin se ata, arbanasit, shfrytëzuan pikërisht atë forcë të përbashkët perandorake për të invaduar thellë në tokat e ashtuquajtura bizantino-greke, depërtuan gjithandej deri në Kreta etj., mbase te kushërijtë e hershëm të tyre pellazgo-iliro-dardano-helenë, apo jo?!
E njëmbëdhjeta, nuk di pse nuk është theksuar sa duhet e vërteta në masën serbe, që populli shqiptar (arbanas ose albanes), ka treguar vitalitetin e vet si më parë edhe në atë kohë si popull shtetformues, jo vetëm më parë në mbretnitë e Ilirisë, por më vonë edhe në mesjetë, kur përmenden të formuara tri shtete mesjetare që njiheshin ndërkombëtarisht me emrin arbnor (albanes), dhe se siç nënkuptohet, pakashumë, këto shtete politikisht e fetarisht kishin orientim perëndimor katolik. Kështu në atë periudhë, kur përmendet shteti i dinastisë nemanjide ortodokse, me të cilin shqiptarët familjet fisnike kishin edhe marrëdhënie deri edhe si popull konstitutiv, siç e pohon vetë Stefan Dushani, përmenden veçan dy shtete, gjithsesi po me atribute të veçanta shqiptare (albaneze), të cilët kishin lidhje familjare krushqie me feudalët serbë, shtete këto, të cilave u shtohet më vonë edhe një shtet i ri kastriotas, shumë i sukseshëm. Krahaso:
1. Shteti i parë arbnor (1190-1255), i cili drejtohej nga shtetarët: Prodoni, Gjini, Dhimitri, me kryeqytet Krujën.
2. Shteti i dytë ose Mbretnia e Arbnit (1266 -1350) themeluar nga Karli i Anzhu, me kryeqytet Durrësin dhe
3. Shteti i tretë shqiptar (epirot), themeluar në Lezhë (1444), i udhëhequr nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, (1405- 1468)- me kryeqytet Krujën.
Po përsërsim, është i drejtë konstatimi që ndërsa shtetet arbanase karakterizoheshin me orientimin e tyre properëndimor (katolik), shteti i dinastisë së nemanjidëve karakterizohej kryesisht me orientim lindor ortodoks, edhe pse jo fort në miqësi me vetë Bizantin, ngase car Dushani synonte primatin mbi tërë atë Perandori, apo jo,?!
E dymbëdhjeta, që shqiptarët ishin vërtet aleatë dhe forca kryesore në shtetin e Dushanit, shihet qartë pas vdekjes së carit, kur u shpërbë ajo perandori dhe nga ajo shpërbërje dolën të identifikuara, si me thënë, shumë familje të forta feudale shqiptare (si minishtete arbanase) edhe dolën më vete ndërsa pak ose aspak familje të ashtuquajtura të pastra serbe, apo jo?! Krahaso, familjet feudale shqiptare më kufi të qartë shtetfomues: Jonimët, Muzakajt, Kastriotët, Dukagjinët, Topiajt, Blinishtët, Zenebishtët, Gropajt etj. e sidomos Ballshajt, të cilët kishin nën administrim edhe vise të Dardanisë së vjetër (pjesë të Kosovës), ku domosdo shqiptarët, ishin popull shumicë, apo jo?! Ndërkaq si shtet serb përmendet, sidomos ai i knez Llazarit me kryeqytet Krushevën, ku nuk mund të thuhet se nuk kishte në principatën e tij nënvartës edhe popullsi shqipfolëse.
E trembëdhjeta, ndërlidhur me pikën e mësipërme, studiuesit konstatojnë se shumica e krerëve shqiptarë, kur u futën në aleancë me Llazar Hrebeljnoviçin në Betejën e Kosovës, krahas me ta ishin edhe dy dhëndurët e tij shqiptarë: Ulk Brankoviqi, sundimtar i një pjese të Kosovës Qendrore, i cili u dallua si shtetar edhe pas asaj beteje dhe fisniku tjetër drenicas Milosh Kopiliqi, i cili thonë se u vra në atë betejë, pasi e kishte shuar nga jeta Sulltan Muratin I. Në atë betejë u vra edhe Llazari dhe si rrjedhojë aleanca kundërosmane e kryesuar nga serbi Lazar e humbi betejën. Pra edhe në këtë luftë, serbë e shqiptarë ishin aleatë, andaj kuptohet se edhe vetë popullata në Kosovë assesi nuk ishte pa popullsi shumicë shqiptare ortodokse, apo jo?!
E katërmbëdhjeta, është e vërtetë se ardhja e turqve, bëri ndryshime të mëdha në Siujdhesën Ilirike, po pas vdekjes së Lazarit dhe të Sulltan Muratit I, Princesa Elena, e veja e Llazarit, bëri politikë paqësore me turqit, më tepër se bënë feudalët e nënshtruar e të panënshtruar arbanas. Kjo lidhi krushqi me Sulltan Bejazitin, duke ia përgëzuar për grua vajzën Olivera dhe me këtë gjest fitoi privilegje të mëdha për serbët, jo vetëm në krahasim me disa arbanas, por edhe me vetë Ulk Brankoviqin, sundimtar i Kosovës Qendrore, i cili më fort qëndronte nën hijen e pushtetit të Elenës sesa si pushtetar ose vasal i pavarur, siç tentonte të ishte. Madje, Serbia në këtë drejtim si ogur afatgjatë paqtimi me turqit kishte faktin se Sulltan Murati II që shtirej sinip i serbëve, kishte në konsideratë po atë argument paqetimi. Kështu siç konstatohet në historinë e Serbisë, atëherë treva e saj shërbente si bazë e sigurt prej nga Turqia përgatiste invazione zgjerimi në vise të tjera edhe kundër arbanasve rebelë. Së këtejmi për ortodoksët në përgjithësi, ku bënin pjesë 2/3 e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve, sidomos për pjesën ortodokse shqiptare që jetonte në trevat serbe u lejuan edhe më shumë lehtësi fetare, në krahasim me 1/3 e katolikisë shqiptarë jo përherë të dëgjueshëm, sidomos në periudhën para e pas Skënderbeut, kur pas këtij të fundit popullata shqiptare sidomos katolike e pësoi rëndë. Madje, kur Sulltan Mehmeti e shpalli veten sulltan udhëheqë sovran i fesë sunite muslimane dhe i fesë ortodokse (bizantine), atëherë feja ortodokse në atë frymë paqësore fitoi edhe më shumë privilegje. Së këtejmi, ndonjë rezistencë e rastit nga ndonjë qeveri vasale serbe ndaj Perandorisë Osmane, assesi nuk mund të krahasohet me rezistencën e arbërve në mbrojtje të Europës Perëndimore dhe me pasojat që patën arbërit në këtë drejtim.
E pesëmbëdhjeta, në kohë të fundit qenka zbuluar një defter turk pikërisht mbi popullatën e despotatit Vuk Brankoviç (Kosovë), emri i të cilit në atë defter shënohet U(ë)LK. Një zbulim i tillë për serbofilët naivë ka bërë bujë senzacionale që shprehet propagandisht si në shtypin e verdhë të tyre si në “Krstaria forum”etj., ashtu edhe nga faktorët e caktuar të pseudohistorisë serbe, duke potencuar faktin se sipas atij dokumenti gjoja përforcohet e vërteta se kinse qysh atëherë del i qëndrueshëm slogani: “Kosova djepi i Serbisë”, ngase shqiptarë arbanas sipas atij dokumenti paska pasur në përqindje fare të vogël, ndërkaq serbët përqindje me mija herë më të madhe(!). Ne nuk e patëm në dorë atë Defter (Regjistrim), por në bazë të reagueve joserbë, dhe në mbështetje të vetë titullit dhe të të dhënave anësore shoqëruese, në formë rezerve, sipas logjikës së shëndoshë, mund të japim këto konstatime që kërkojnë sqarime e vlerësime plotësuese nga ekspertët:
Së pari, Defteri qenka i vitit 1455, d.m.th. 58 vjet pas vdekjes së Vëlkut, madje dihet se edhe Vëlku edhe pasardhësit e tij, qoftë si vasal të Osmanëve, qoftë ende nën hijen e Elenës e pasuesve të saj, nuk e kishin sundimin e shtrirë në Rrafshin e Dukagjinit (Metohisë), e cila sundohej nga Ballshajt, të cilët pas vdekjes së Stefan Dushanit, menjëherë u kthyen në fenë katolike(!). Në të vërtetë, thuhet se Metohinë e vise të tjera gjithandej, Uëlk Brankoviçi, i futi nën administrim vetëm pas vdekjes së Gjergj Ballshajt më 1438, madje ndërkaq Gjuragji pasardhësi i tij, si vasal i Osmanëve, bëri shtrirje deri te Smedereva etj., prandaj krahasimi i fshatrave 480 me 13, përkatësisht i shtëpive 13000 serbe me 46 arnaute, duhet parë me rezervë të ligjshme, ashtu si edhe rezultati te Karta e Dushanit 1330, ku dalin të shënuara vetëm 89 vendbanime arbanase (katolike) të tjerat ortodokse. Gjithsesi duhet ditur se edhe shqipfolësit si etni shumicë, siç u pohua disa herë prej nsh e të tjerëve, ishin ortodoksë. Gjithsesi llidhur me regjsitrin e emrave vetjakë të tatimpaguesve të nahisë së Vuk Brankoviqit, lypset konstatuar saktë se me cilën hapësirë ka të bëjë ai regjistrim, afro 60 vjet pas vdekjes së Vukut, madje ato 46 familje pakicë kanë të bëjnë me familje të konfesionit katolik, apo jo, sepse siç dihet në atë kohë në këto vise shumica e shqiptarëve, ndoshta për arsye politike deklaroheshin se i takonin ortodoksisë, qoftë të nënritit greko-bizantin, qoftë atij ortodoks pravosllav, edhe pse sipas logjikës flisnin dhe mbaheshin familjarisht pa dyshim kryesisht si shqipfolës?
Së dyti, pra duke ditur faktin se atëherë mbizotëronte elementi ortodoks në Kosovë dhe si gjuhë e ritit fetar zyrtar këtu ishte serbishtja e vjetër, atëherë sipas emrave ortodoksë serbë, assesi nuk mund të përcaktohet përbërja e etnisë, pra as përqindja, sa ka pasur serbë e sa shqiptarë, vllehë, apo të tjerë, andaj përjashtimi i shqiptarëve arbitraisht nga llogaritja si etni në Kosovë, pse nuk paskan pasur emra karakteristikë shqiptarë, kurrsesi nuk qëndron, sepse shqiptarët ortodoksë normalisht ishin pagëzuar me emra karakteristikë të fesë së vet ortodokse (pravosllaveose greko-bizantine), mirëpo është shumë pozitive nga ai dokument, nëse 46 shtëpitë dalin të identifikuara si familje arnaute ose shqiptare (arbanase katolike), sepse ky fakt është argument i fortë që flet se në ato treva të Kosovës, si në kohë të Dushanit ashtu edhe tani, nuk paska qenë popullsia thjesht ortodokse serbo-shqiptare, por paska pasur edhe katolikë shqiptarë. Këtë gjendje e ndeshim edhe në regjistrin e Milojeviçit (1866), sikurse është edhe sot gjendja reale, ngase ky popull ka qenë i përzier më fort fetarisht se etnikisht, por fatlumnisht populli arbnor qëndronte i bashkuar gjuhësisht pa marrë parasysh fenë, duke u bazuar në fise anase të trashëguara, ose edhe të reja, ku brenda një fisi mund të bashkëjetonin dy apo tri konfesione apo sekte të ndyrshme, siç të ndodhë konkretisht më vonë, por siç mund të ngjajë e po ngjan edhe sot, apo jo?!
Së treti, sipas asaj që pamë në titull, dhe në bazë të biografisë që lexuam për Vuk Brankoviçin, dalin fakte që asociaconojnë që edhe vet familja e despotit ka qenë serbo-shqiptare, nëse nuk ka qenë thjesht shqiptare, edhe pse disa studiues e pohojnë këtë (R. Doçi), pa mëdyshje ajo familje ishte e lidhur me shqipen e me shqiptarët. Kështu, trajta e emrit vëlk asociacionon barasvlerësin e shqipes ulk. Shkronjat e para:V/U, atëherë edhe sot janë të këmbyeshme në shkrim e shqiptim në gjuhën shqipe. Krahaso, së paku evro/euro, Budua/ Budva, Aulona /Avlona/Valona (Vlora) kualitet/kvalitet, pinguin/pingvin etj. Kështu, v(ë)lk e u(ë)lk (*wëwk/os, wolf) është e njëjta fjalë, me një ndryshim të vogël në transkriptim, sepse në shkrimin arabo-turk të kohës, që përdorej nga Perandoria Osmane, përkatësisht regjistruesi, sipas natyrës së atij shkrimi, zanoret nuk shënoheshin, si sot në arabo-hebraishte, apo jo, andaj serbisht vlk, shqip ulk mund të jetë e njëjta mënyrë shqiptimi a shenjim-koncepti, përkatësisht e njëjta shenjë gjuhësore. Madje, sipas ligjeve të historisë fonetiko-fonoilogjike të gjuhës shqipe zbërthimi është shumë i lehtëpranueshëm, kur v-ja del e shëndërruar e shqiptuar U: ulk, dhe njëherazi, në anën tjetër kur L-ja kalon në J ose zhduket. Në serbishte, sipas burimeve përkatëse, supozohet se konsonanti l (lë) ka kaluar në –U, proces ky shumë më i vështirë për të kuptuar dhe pranuar, ngase ndër 10 variantet e gjuhëve të sotme sllave, të emrit të bishës në fjalë *wëwk/os, vetëm serbishtja e ka të shqiptuar zanoren –u si në shqipe, të cilën e përforcon me v- në nistore vu+k (rus.volk, ukr, voek etj.), kurse në shqipe krahaso derivatet: m. ulk f. ulkojë, ashtu si edhe në serbishte m. vuk. f. vuçica ( q/kj), ku theksi gjithsesi i mëshon u-së. Krahaso edhe derivatet e shqipes që si rrjedhojë zhvillimi kanë dalë: ulk, ujk uk. Kështu sipas procesit normal në shqipen e sotme si edhe te fjala bulk – bujk, L-ja është shdërruar në J ose del e zhdukshme. Krahaso: variantet sinonimike të emrave vetjakë mbi këtë bazë në shqipe: Ujkan Ujk, Ujkash ose Ukë, Uki, Uk (Uuk!) apo Ukshin (*Uka i shenjtë) apo serb.Vuka+shin, të shpjeguar si Vuka+sin, përkatësisht *vukov sin!! /djali i v/Ukës!), po shtoj që në krahasim me shqipen UkShin ose ShinUka! (Uka i shenjtë) që trajtën –shin e lidhim me lat. San Santa (i shenjtë) sjellim si shembull të ngjasim edhe emrin vetjak (ose mbiemrin) tek serbët Vukashin (Vuksha Vuço i shenjtë Vuk sveti/ Sveti-Vuk ), le të krahasohet me trajtën në shqipe: Vuksan - Vuk + i shenjtë, pra lat. san santa – i, e shenjtë. Sidoqoftë, edhe ky sugjerim le të vlerësohet, Së këndejmi: Vukashin/ Vuksan e Ukshin si emër i përbërë më tepër ka gjasë të ketë qenë koncepti sveti—i shenjtë vuk/sveti /Uk/shin/ Vukashin. Sidoqoftë, pyesim, a nuk tregon edhe ky fakt gjurmë të pranisë ose të ndërndikimit të gjuhës shqipe në emrin Vuk UK /Vlk /.Ulk dhe në emërtimin e despotatit të tij, kur vetë sundimtari qenka shënuar nga regjistruesi i kohës vlk në atë mënyrë që mund të lexohet sllavishte-shqipe e vjetër: ulk, apo jo?! Supozohet se mbase ashtu ulk /vlk/, do ta ketë dëgjuar të shqiptuar regjistruesi atbotë nga informatori? Edhe kjo dukuri le të vlerësoihet, apo jo?!
Së katërti, sigurisht mbi bazë të asaj që sapo u tha, le të vlerësohet, pati të drejtë apo jo, studiuesi Noel Malcolm, i cili mendon se nga emri i sundimtarit Vuk, rrjedh edhe emri i toponimit mesjetar Vuçitërnë, të cilin e nxjerr si ne shembullin Vuksan si emër albanofolës(!) dhe që ishte në përdorim në veçanti edhe në rrethet e Dukagjinit (B. Rexhepi –J. Sallahu; revista drini, 20.12.2016).
Së pesti, vetë emri i vëllait të Vëlkut (Ulkut Ujkut Vukut/ Vuksanit Ukshinit!) Gërgur (*gur-gur), emër ose mbiemër (patronim) që kishin fisnikët shqiptar (dhe jo vetëm ata) që etimologjikisht lidhet me emrin gur (kamen ,*Petr!, *Grigor!), përveç si emër fshati të shënuar në Kosovë, nga Milojeviçi, këtë patronim e mbartnin më parë, siç e mbartin edhe sot shumë familje të dëgjuara shqiptare dhe gjithbandej në Serbi, deri edhe ajo e Karagjorgjit(!). Madje edhe ky fakt e përforcon bindjen tonë se ky emër (me prejardhje shqipe) ishte i përbashkët në jetën e përbashkët, për serbë e për shqiptarë e më gjerë deri në Bosnje e Kroaci (ortodoksë, katolikë ose profane), atëbotë e sot, apo jo?
Së gjashti, e përforcon bindjen tonë edhe fakti tjetër se U(l)k Brankoviçi, motrën e tij të vetme Teodora e marton me princin shqiptar Gjergj Topia, familje kjo feudale e dëgjuar shqiptare durrsake, pinjojt e së cilës pas shuarjes së Mbretërisë Anzhuine Shqiptare, vazhdojnë të qeverisin ato vise, madje ndërkohë kjo familje ishte në aleancë me Skënderbeun dhe ishte njëra sikrahu i djathtë i shtetit të Gjergj Kastriotit. Pra, s’do mend se si familjet fisnike ashtu si ajo e Vukut dhe ajo e Gjergj Topisë, ashtu edhe popullsia do të jenë marrë vesh në të dyja gjuhët: serbishtja si me thënë ta quajmë si gjuhë zyrtare fetare këndej, ndërsa shqipja gjithsesi si gjuhë popullore komunikuese ndoshta edhe fetare-zyrtare (Lutfi Alia) gjithandej e gjithkëndej apo jo?!
Së shtati, sido që të ketë qenë, gjërat e tilla të diskutueshme rreth prejardhjes e përqindjes, nuk është mire të plasohen në mënyrë spektakturale si të vërteta, sepse propagandat e tilla po mjellin e po shtojnë urrejtje ndaj shqiptarëve të sotëm, kinse këta qenkan me faj pse pas vitit 1878 e deri sot në Kosovë nuk qenka një gjendje e tillë me shumicë serbe, andaj që masa e tillë me hir e pahir duhet ta pranojë serbizimin, ose të shpërngulet apo të zhduket së andejmi, sepse qenka në tokë të huaj, apo jo?! Për të argumentuar një dukuri të tillë kundërshqiptare alogjike patologjike, siç u cek, po i sjell këto katër fakte si reagim-konstatime të ditës (nxjerrë nga interneti):
1) Gjithsesi këtë (rezultat) duhet ta dijë gjithkush (serbë e të tjerë!), sepse po ai raport mund të përsëritet: 13000 shtëpi serbe / 46 shqiptare…Sidoqoftë, me gjendjen e sotme Serbija kurrë nuk do të pajtohet… Ajo që me forcë me pa të drejtë është uzurpuar, herdokur do të vijë në rend - dite dhe pasardhësit do të paraqiten e do të trokasin në dyert e uzurpatorëve!...
2) …Për historinë serbe (rreth Kosovës, Stara Serbisë) më shumë mësojmë nga libërthi i M. Milojeviçit e vitit 1866 se nga çdo “udzbenik” - libër mësimor tjetërshkollor(!).
3) Nga “Krstaria forum“ veç pasaktësive të tjera lexuam këto fjalë nxitëse: Nga regjistrimi mesjetar 1455 në atë territor vetëm 2% ishin shqiptarë, ndërkaq Milosh Milojeviç më 1871-1877,.. ka lënë dëshmi që atje (në Kosovë Metohi ), serbët ishin popullsi shumicë, madje dominanin sidomos në qytete... ndërsa sot 97% janë shqiptarë që për këtë gjendje është vënë në shërbim: terrori fizik..., vrasja, frikësimi e krime të tjera...
4) Po kështu disi, madje edhe më luftënxitëse ishin edhe fjalët e të fortlumturit peshkopit Irinej, i cili “milom ili silom” (me hatër ose me zor) gjithsesi Kosovën e do Serbi, ashtu si edhe qeveria momentale e shtetit të sotëm serb, ngase sipas tyre, gjoja: Kosova e Metohija është djepi, zemra e shpirti serb…!, përkatësisht Kosova është Serbi! dhe do të mbetet e Serbisë, andaj edhe mosnjohja e propaganda agresive kundër pavarësisë së Kosovës, si dhe tuajtja e emrit shtues Metohi, që kuptimin “pronë e kishës” nga shteti serb, nënkupton gjendje lufte ndaj Republikë së Kosovës emërti shtues Pronë e Kishës (serbe), duke lënë për t’u kuptuar se Serbia vetëm pret momentin e volitshëm për të zbatuar agresionin, apo jo!?
Së teti, sëkëtejmi, shkencëtarët, pushtetarët edhe kisha serbe, për hir të së vërtetës, qetësisë shpirtërore e paqes kombëtare e ndërmbëtare si dhe ndërfqinjësore sipas obligimit hyjnor që kanë duhet “të respektojnë të vërtetën, ngase vetëm e vërteta do t’ i shpëtojë (Gjoni 8.32), andaj si pikë të parë e kanë lehtë me shpëtue, duhet ta pranojnë se shqiptarët në Kosovë kanë qenë shumicë ortodokse dhe së dyti sipas kësaj të vërtete duhet ta përgënjeshtrojnë: mashtrimin tejet të madh katastrofal (veliku katastrofalnu zabludu) të plasuar gënmjeshjtërisht rreth shumicës serbe në Kosovë, e cila me asgjë nuk mund të argumentohet, ngase sipas gojës së vërtetës përherë shumicë kanë qenë shqiptarët, qoftë si profanë, të krishtenë katolikë, ortodoksë, qoftë si muslimanë, por është fatbardhësi që shqiptarët janë dhe ishin tolerantë ndaj besimeve ngase edhe tempujt paganë, kishat e manastirat ortodoksë, si edhe ato katoilikë e xhamitë e teqet i kanë konsideruar dhe i kanë ruajtur e respektuar si pasuri të veta të shenjta edhe pse nuk e kanë detyrë , si të themi, shtetërore.
1) Dihet se një mashktrim i tillë katastrofal te serbët ka ndodhur jo aq për mungesë koncepti, nga mosnjohja e një qëndrimi tolerant të shqiptarëve anas të këtij trualli ndaj besimeve e objekteve : pagane, katolike, ortodokse dhe muslimane, por ka ndodhur si e vjellë e nacional shovinizmi serb në bashkëpunim me kishën nacionaliste serbe më parë e sidsomos në shekullin XIX të nxitur nga idetë romantike-iluministe, të nxitur edhe nga ideja pansllaviste e nxitur nga edhe Rusia cariste e Franca antiturko-islame, të cilat ishin në armiqësi me Perandorinë Osmane, andaj u përkrah Naçrtanie, plan-program ambnicioz ky, i sajuar nga serbt qaë i paraprinte formimit të shtetit të serbis së madhe t shtrirë edhe mbi territorin e Turqisë. Kështu siç e pamë ndodhi edhe injorimi popullin utokton shumicë në Kosovë e gjuha e tij, Andaj nga Klubi i nacional shovinizmit dhe kisha serbe u shpik një gënjeshtër e tillë e madhe katastrofale, rreth shumësisë së dikurshme serbo ortodokse në Kosovë që e kishte gjoja që nga mesjeta e në vijimësi, edhe pse taninjë numër i konsederuershëm i shqiptarë ish serbë ortodoksë ishin konvertuar në muslimanë-turq (!!!), apo jo?!
2) Fundja sot për sot vetëm e vërtata, do ta esëllojë serbët e kishën serbe, ashtu dhe sundimtarët e sotëm serbë si dhe të gjithë intelektualët e mbarë popullin e Serbisë së sotme se sa i përket përqindjes etnike, sipas asaj që e shpjeguam më sipër shumicë serbe Kosova kurrën e kurrës nuk ka përjetuar. Madje me sa dimë, një përqindje të tillë, nuk e ka pasur as gjatë muajt të bombardimeve të NATO-s, 1999, kur së këndejmi u shpëngulën me dhunë afro 1 milion shqiptarë. Në të vërtetë, nëse prejardhja shikohet historikisht e aktualish, një përqindje e tillë e shumicës së pastër historike serbe, nuk është lehtë me u gjetë, qoftë një lagje qyteti, qoftë ndonjë fshat, në Serbi, në kuadër të vetë territorit të sotëm të shtetit të Serbisë, ku do të jetë i banuar qindpërqind historikisht nga serbë të pastër, të kulluar(“çisti istorijski serbi”), apo jo?!
E gjashtëmbëdhjeta, në historinë serbe (garashiniane) fatkeqësisht të përqafuar nga studiues e pushtetarë serbë naivë ose të frustruar të mëparshëm e të sotëm mohohet ekzistimi i shqiptarët ortodoksë, madje aq më keq thuhej që në trevën e Kosovës, si pjesë e Dardanisë, siç ishte, nuk ka ekzistuar elementi arbanas fare (!), duke tkurrur kështu me qëllim kuptimin e fjalës arbanas, përkatësisht arnaut, në kuptim vetëm për shqiptarët e fesë katolike që vërtet gjallonin, por sipas tyre, si masë kompakte kanë jetuar vetëm në disa treva të Shqipërisë së Veriut, por nuk donin të vrisnin mendjen se edhe në vise të tjera edhe pse zyrtarisht mbizotëronte feja ortodokse, gjithkëndej kishte familje të tëra katolike siç dokumentohet me Kishën e Trepçës dhe të Janjevës dhe të tjera, por më herët dëshmohet si katolike ishte edhe Kisha e Graçanicës, madje tek shqiptarët edhe pse të quajtur serbë ose ortodoksë zyrtarisht kishte familje shqiptare laramane, ku respektoheshin të dyja ritet: ortodokse e katolike. Sidoqoftë, ndër të tjera përmendet fakti se asokohe afro 100 familje katolike jetonin në afërsi të Pashallëkut të Beogradit! Gjithashtu konstatohet e vërteta, si u cek më sipër, që Ballshajt, të cilët fill pas zhbërjes së Perandorisë së Dushanit u rikthyen në fenë katolike dhe kishin shtrirje sundimi edhe në trevën e Kosovës dhe kështu bënë të mundur që një masë shqipfolëse të ktheheshin më lirshëm në ritin e dëshiruar, nga ortodoksë në katolikë.
E shtatëmbëdhjeta, në të vërtetë, siç u cek më sipër, katolikët shqiptarë siç ishin në shënjestër në kohë të nemanjiçve (Dushanit), ata në shënjestër do të mbesin njëkohësisht edhe nga qarqet përkatëse të Patrikanës, para, gjatë e pas sundimit osman, ngase ajo (Patrikana) shprehte urrejtje patalogjike kundër katolikizmit më shumë se ndaj islamizmit, me të cilët pothuaj ishte në aleancë bashkëpunimi politik gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Së këtejmi, në këtë fazë edhe më haptas e më me egërsi për interesa të ngushta sulmoheshin edhe nga vetë kisha ortodokse pravosllave katolikët në Kosovë, e cila në këtë luftë e kishte krah edhe Patrikanën e Turqinë me ndonjë pashë serb të turqizuar. Pra, jo vetëm Turqia, e cila ishte në aleancë bashkëpunim me Patrikanën, si përherë e tash e konsideronte fenë katolike si fe armike, sepse konsiderohej fe politikisht e ngarkuar me ideologji të shteteve perëndimore dhe ushqehej shpirtërisht, organizativisht e materialisht prej tyre, të cilat pati synuar t’i pushtonte, arsye kjo që edhe atbotë ende ishte në armiqësi me to, andaj ndihmën e Patrikanës dhe të kishës serbe, kundër katolikizmit Turqia e çmonte, e shfrytëzonte dhe e ndihmonte me tërë aparatin shtetëror, apo jo?
Sido që të ketë qenë, ne duam ta plasojmë të vërtetën se te shqiptarët, për hir të prejardhjes së përbashkët etnike-gjuhësore, zakonore psikologjike që nga lashtësia, një urrejtje e tillë ndërfetare ortodokse/katolike parimisht nuk mund të përqafohej, madje faktet tregojnë se shqiptarët si popull respektonin që moti jo vetëm raportin dyshor ortodoks/katolik, por edhe atë të ndërkohshëm treakatërfishor: musliman/ortodoks-katolik-tarikoprofan, duke u bazuar në gjuhën e përbashkët komunikuese të trashëguar që nga Iliro-Epiro-Dardania, siç pati ndodhur në kohën e Skënderbeut, i cili u mjaftua me simbole profane jo fetare, simbole këto jofetare që u vijuan edhe në kryengritjet e mëvonshme shqiptare kundër Perandorisë Osmane e të tjerëve.
Është interesant, se si Vuk Karaxhiqi, siç u cek më sipër, e dëshmon faktin se shqiptarët kur kishin të bënin me interesa të mëdha njerëzore e kombëtare, fetarisht trgoheshin jofanatikë dhe për kauzën e shenjtë dilnin në mbrojtje të përbashkuar pa dallim feje, apo jo?!
4. Bashkëprania dhe kontributi i shqiptarëve në bashkëjetesë me turq, serbë, grekë e të tjerë dhe mospërfillja GJITHANDEJ E tyre
ndaj aspiratave TË rilindJES SHQIPTARE
Sidoqoftë, është i vërtetë fakti që masa të konsiderueshme të caktuara shqiptarësh kudo që gjallonin kishin dhënë dhe jepnin kontribute si për vete për liri e prosperitet të atij vendi a shteti ose atij populli me të cilin bashkëjetonin ose dëshironin të bashkëpunonin si më parë edhe gjatë periudhës së romantizmit e iluminizmit europian e botëror. Kështu me qinda vjet kishin dhënë kontribut edhe për përforcimin e konsolidimin e drejtimin e Perandorisë Osmane, duke arritur në poste më të larta drejtuese, pasha e vezirë, mirëpo si hetoheshin se reflektonin ndjenja të veçanta shqiptarie, si thuhet, asgjësoheshin pabesisht. Në të vërtetë, jo vetëm për shtetin turk, por me shtrirjet e tyre hapërdare, duke shfrytëzuar intuitën e gjeniet luftarake e njerëzore të trashëguara ndihmuan e punuan si për vete edhe për lirinë e mëvetësinë e popujve të tjerë, pa përmendur Italinë, deri edhe Rusinë, ndihmuan egjiptianët, arabët, ndihmuan pa hile, rumunët, malazezët, grekët, bullgaro-maqedonët dhe në veçanti serbët e Serbinë në fillimshekullin XIX që ishte “shekulli i formimit të kombeve ose të komb-shteteve”, por ata (shqiptarët) me sinqeritetin e tyre nuk munden me gjetë askund aleatë e miq të sinqertë për bashkëpunim që të realizonin aspiratat e tyre për pavarësimin e vetvetes, të Arnautllëkut të tyre (Shqiprisë së katër vilajeteve). Fatkeqësisht, pothuaj të gjitha këto shtete, sidomos vendet ortodokse fqinje, bëmirësinë shqiptare e shfrytëzuan dinakërisht për interesa të veta e në dëm të shqiptarëve si komb. E shfrytzuan atë kontribut të sinqertë me pabesi, për asimilimin e tyre brenda gjirit të vetë fetar, qoftë me masa egërsie, me shpërngulje me dhunë e deri me asgjësimin e tyre fizik me vrasje, mbytje. Turqia i përdorte trojet e pasurinë e tyre për qëllime kusuritjeje, ndërsa fqinjtë me qëllim rrëmbimi e përvetësimi. Kështu pothuaj të gjithë i dolën të pabesë, të paburrni, ngase secila sipas mënyrës së vet e nëpërkëmbën, përdhosën dhe e poshtëruan dinjitetin kombëtar shqiptar, duke shfrytëzuar edhe papjekurinë e naivitetin politik të pjesëtarëve të asaj popullate, si p.sh.:
Së pari, Turqia, e cila për dështimet e veta, sidomos në shekë XIX, kusuritej mbi kurrizin e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre, të cilët nuk i ndihmoi në kohën e duhur, ngase shpresonte që shpëtimin ose zgjatjen e jetës së vet do ta jetësonte ndërlidhur me shqiptarët e islamizuar, duke llogaritur edhe në besnikinë dhe lidhshmërinë që kishin ata me vëllezërit e tyre ortodoksë ose katolikë të një gjaku, gjuhe e edukimi shoqëror, andaj hezitonte që shqiptarëve t’u jepte së paku autonomi qeverisjeje brenda katër vilajeteve, të cilat gjeografikisht që më parë atavikisht e kishin të ravijëzuara natyrshëm, madje jo edhe pa ndikimin edhe të ndonjërit nga pashallarët e vet që kishin pasur sadopak pushtet dhe guxonin të ndjenin në brendi ndonjë shibël shqiptarie. Po përmendim këtë rast se nën sundimin e Perandorisë Osmane, deri në shek. XVII-XVIII në trojet shqiptare historia njeh forcimin e dy pashallëqeve të mëdha, siç ishin: Pashallëku i Ali Pashë Tepelenës (1740-1822), i shtrirë më tepër në Shqipërinë e Jugut dhe Pashallëku i Bushatlijve të Shkodrës në Shqipërinë Veriore e të Mesme (1754-1831), përfshirë edhe vise të Kosovës së sotme, të cilat si shtete nën hijen e Perandorisë Osmane, ishin forcuar aq shumë sa shprehnin edhe tendenca mëvetësie, andaj që të dyja këto pashallëqe, pasi krerët e tyre nuk kishin ndjenja të qarta iluministe shqiptarie dhe pasi nuk patën përkrahje të forta nga jashtë, u shuan me zjarr e hekur nga sulltanët e Turqisë. Pati edhe levizje të dalluara kundër reformave turke, siç ishte edhe ajo e Dërvish Carës, por këto përpjekje edhe pse e dobësuan regjimin e Turqisë, të gjitha u shuan pa arritur ndonjë sukses të veçantë rreth autonomisë shqiptare.
Siç dihet, ndërkohë në kapërcyell të shek. XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, si te popujt e Europës edhe te shqiptarët edhe te serbët depërtuan rryma më cilësore me të cilat kërkohej më shumë liri e autonomi nga Porta e Lartë. Është koha kur u vetëdijësuan edhe kërkesat e rilindësve shqiptarë, të cilët kërkonin autonomi politike për trojet e veta shqipfolëve, kuptimësi kjo që u mungonte krerëve të pashallëqeve që u cekën më sipër. Sidoqoftë pashallëqet u shuan, po vilajetet me shumicë shqiptare mbeten, andaj rilindësit shtruan kërkesë cilësore për autonomi politike shtetërore për katër vilajetet shqiptare të Turqisë, ku edhe ishin popull shumicë (Vilajetin e Janinës, Vilajetin e Manastirit, Vilajetin e Kosovës me kryeqytet Shkupin dhe Vilajetin e Shkodrës, duke mos harruar edhe një pjesë të mire të Vilajetit të Selanikut), dhe po të ishte mirëpritur një ndërmarrje e tillë nga Turqia, atëherë Shqipria do të ishte shtet i fortë, do ta shpëtonte vetveten, por edhe vetë Turqinë e sëmurë, ngase popullsia shumicë shqiptare e konfesionit islam e ndërlidhur organikisht në harmoni e mirëkuptim me vëllezërit ordoksë e sidomos ata katolikë me besë shqiptare të pandarë tradicionale, do të ishte aleati me besniki të fortë ndaj Turqisë, por njëherazi edhe aq më tepër do të lidhej dora-dorës paqesisht, pa luftë edhe me Evropën e krishterë, por elita e politikanëve egoistë turq me sulltanët miopë në krye, nuk donin që shqiptarët të jenë të bashkuar e sovranë me elemente të forta shteti, sepse e dinin që ky shtet kombëtar shqiptar multifetar në kushte të reja do të ishte mbase më i fortë se vetë Turqia multietnike e paharmonizuar dhe e konsoliduar jomirë, andaj edhe i pamundësuan të ketë me kohë autonomi ose pavarësi të plotë, siç e meritonte populli shqiptar.
Së dyti, u tha disa here që Turqija me tërë aparaturën e vet me metoda më përfide edhe me spastrim truri, përpiqej që shqiptarët muslimanë t’i konvertonte në turq oamanli, Greqia e Serbia, në anën tjetër direkt e indirekt i ndihmonin turqit në këtë drejtim dhe njëherazi me tërë forcën përpiqeshin që jo vetëm shqiptarët ortodoksë që i kiin nën sjetull, të mos zgjoheshin kombëtarisht, por u përpoqën të përvetësimin të tjerë (katolikëe muslimnë) shqiptarë. Kështu grekë e serbëçdo aktivitet të ortodoksëve shqiptarë e shuanin pa zgjedhur mjete, deri edhe me metoda banditeske barbare edhe për këtë kishin edhe ndihmën e turqve, besa edhe të ndonjë shteti europian. Në këtë kontekst të gjithë shqiptarët rezistonin, por më me sukses fillimisht u dalluan shqiptarët katolikë, të cilët i rezistuan presionit serbo-malazez dhe vërtet, ndoshta pse nuk kishin në fqinjësi tokësore asnjë shtet katolik dhelpnak, por kishin shtete mike katolike, jo dhe aq larg. Kishin Austohungarinë e Italinë me Vatikanin, që pa përjashtuar rivalitetin edhe qëllimet e tyre politike, u jepnin ndihmë e përkujdesjetë konsiderushme katolikëve, por vërtet kjo ishte ndihmë me vlerë të jashtëzakonshme pa u përçmuar gjuhën dhe si rrjedhojë, siç u cek më sipër, katolikët shqiptarë, sadopak arritën të arsimonin disa nga të rinjtë, madje të gëzonin shkolla, kolegje në vend të vet, ku pati dritë dukshëm dhe fjala e shkruar shqipe edhe literatura shqipe, madje me guxim e diplomaci, arritën që edhe të shtrinin propagandë të bardhë me libra e fjalë tek vëllezërit e një gjaku e gjuhe kombëtare tek muslimanët e ordodoksët shqiptarë në vetë Shkodrën me rrethinë e në të gjitha trevat shqiptare, ku mund të rrezatonin, madje edhe në diaspora sipas motos “FE e ATDHE”, devizë kjo që do përpunohet ndërkohë nga rilindësit, siç do të elaborohet më poshtë në nënkreun vijues, si pikë më vete.
Së treti, janë të njohura ngjarjet rreth luftës ruse turke Lufta e Krimesë, ku Rusia del fituese, pastaj Traktati i Shën Stefanit, dorëzimi me kushte shumë përçmuese nga Turqia, reagimet si reaksion që kushtëzuan thirjen e mbajtjes së Kongresit të Berlinit dhe si rrejedhojë në Stamboll u lejua formimi i Komitetit Shqiptar të Stambollit si dhe mbajtja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku shqiptarët, edhe pse pak të vonuar e nën survejim, nuk patën derëzgjidhje tjetër vetëm të mbështeteshin në radhë të parë sa ishte e mundur në forcat e veta, duke u identifikuar si komb më vete jo me fe po me gjuhën e vet shqipe (shkipski, siç e quan Milojeviçi), e cila ende nuk kishte alfabet unik të vetin as shkolla legale në atë gjuhë, me fjalë të tjera ishte e papërpunuar. Por sidoqoftë u bë përparim ndërgjegjësimi në koncept: mbështetja në gjuhën shqipe si promotor, pa ndërprerë respektimin e tri feve tradicionale të shqiptarëve: muslimane, ortodokse, katolike, por duke i zhveshur në një farë mënyre këto fe nga fanatizmi ekstrem i tyre. Për mendimin tim, çka është tejet pozitive për shqiptarët në këtë periudhë, ngase u zbulu adhe soli sheshazi e vërtteta se populli shqiptar kishte kuadro të larta intelektuale të orientuar drejt nga të trija komunitete fetare, pothuaj nga të gjitha displinat shkencore e shoqëror, të cilat, edhe psej jo pa shumë vështirësi, edhe pse me gjysmëmarrësveshje me Turqinë e lodhur (edhe nga kryengritjet shqiptare), arritën të bëjnë punë shumë të madhe me organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), ku u demonstrua, përveç forcave diplomatike etj, sadokudo edhe forca shqiptare në formulimin e Platformës kombëtare mbi bazë të gjuhës shqipe dhe duke respektuar të tri fetë kombëtare: muslimane, ortodokse dhe katolike, duke toleruar sektet e variantet përkatëse. E përmendëm së pari, muslimane sepse barra kryesore e organizimit politik dhe ushtarak mbi frymë kombëtare popullore, sipas Platformës, atë rast u vu mbi ta dhe vërtet ndërkohë do t’u takojë pikërisht atyre (muslimanëve shqiptarë) ta luanin rolin e vet, sepse kishin shtrirje masive të pandërprerë terreni në tërë territorin shqipfolës të Rumelisë (të katër vilajeve), duke filluar nga jugu deri në veri dhe nga lindja në perëndimi, Kështu muslimanët shqiptarë të kohës, duke mbushur ndërmjetëzat ndërlidhën jugun ortodoks shqiptar, besa edhe engjëllor-protestant me veriun katolik yll-shqiptarie dhe të gjithë së bashku mundën me e shprehë dhe me mbajtë gjallë idenë ose në fakt të formëzonin Platformën gjithëshqiptare si komb në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me Degët e saj, sepse në atë Kuvend –edhe pse gjithçka e për gjithçka nuk mund të flitej aq hapur Lidhja formoi qeverisnë e vet thjesht kombëtare, e cila nuk mb weti vetëm në letër, por edhe veproi si shqiptare në kushte të pamundshme nga rrethanat.
Është interesant se në Kosovë, siç mësojmë edhe nga vepra e Milojeviçit, 10 vjet para Lidhjes, edhe pse dihej mirëfilli propaganda e kishës dhe e shtetit serb, me shkolla, me literaturë, me banda-çetnike të organizuara dhe me çdo mjet tjetër dhe me para, ngulfatnin aktivitetin patriotik të shqiptarëve ortodoksë, nuk duhet mohuar faktin se 30 bujarë ortodoksë shqiptarë, përfaqësues të asaj popullate, që historiografia serbe i quan serbë, sepse ndosha edhe ishin në fazën e presionit të serbizimit, vunë myhyrët e tyre në shenjë miratimi të kërkesave zyrtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për zbythjen e agresonit serbë nga tokat e okupuara, nga Sanxhaku i Nishit etj., prej nga sapo ishte dëbuar ajo pjesë aq e madhe e muhaxherisë shqiptare. Po në anën tjetër, katolikët, si përfaqësues jo vetëm të asaj popullate, po në emër të shqiptarisë në Shkodër, natyrisht në bashkëpunim me muslimanët vendës, e në përputhje me platformën politike atdhetare si Degë e Lidhjes, hartuan një momerandum edhe më përmbajtsor se ai i Prizrenit dhe ua dorëzuan shteteve të mëdha, ku qartësohej edhe më mirë e më me guxim, kërkesa rreth pavarësimit të Shqipnisë nga Porta e Lartë (Osmane) dhe për këtë kërkonin njohje e ndihmë nga jashtë. Në të vërtetë, ky demonstrim i shqiptarëve në Kongres e pas tij, edhe pse nuk u mor parasysh në Kongresin e Bërlinit, për shqiptarët ishte një vepër shumë madhështore, sepse ravijëzoi Platformën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Mjerisht në Kongresin e Bërlinit u miratua zgjerimin e Mali i Zi, më në fund deri edhe në bregdatin shqipar Tivar e Ulqin, si dhe nga shteti Serb u miratuan okupimet e viseve me popullatë shqiptare (Nishi, Prokuplja, Vranja etj. etj. Madje, edhe pse ai Kongres kërkoi nga Serbia që popullsia shqiptare lojale mos të dëbohej, madje edhe të lejohej edhe kthimi i tyre në trojet e veta, siç dihet Serbia nuk e bëri të mundur kthimin e muhaxherëve, duke vazhdua redhe më me egërsi spastrimin nga elementi shqiptar.
Së katërti, ndërlidhur me pikën e mësipërme, Serbia si gjithnjë edhe në këto rrethana u shërbye me gënjeshtra, paburrni, pabesi e egërsi, kundër shqiptarëve, duke u arsyetuar para botës se kinse po dëbonte turqit, ose nëpunësit e ata arnautë, të cilët i kishin kolonizuar këto troje jo fort moti, po para 100 vitesh, por disa edhe më herët, të cilët gjoja bashkë me ushtrinë turke atëbotë kishin ndjekur serbët, si hakmarrje, sepse serbët kishin ndihmuar forcat austrohungareze në luftë kundër turqve, me ç’rast kjo masë arnaute qenka vendosur këndej si kolonë, andaj Serbia kishte të drejtë t’i dëbonte edhe këta bashkë me ushtrinë e adminsitratën turke, të cilët, si disa serbë turkoshakë, duke u islamizuar kishin humbur të drejtën e pronave të tyre të uzurpuara më përparanga serbët vendës. Sigurisht ky bllëf makiavelist mund të ketë mashtruar vetëm naivët dhe të frustruarit vendës e të huaj. Mjerisht, edhe sot manipulohet po ashtu me arsyetime të tilla banale, duke faktuar(!) këtë bindje kështu deri duke e futur edhe në libra shkollorë. Një arsyetim i tillë del aq i palogjishëm, sa që një gënjeshtre të tillë të lakuriqavtë i del bishti më i madh se trupi, ngase vetë fakti flet se ata kolonistë(!) kurrë nuk kishin qenë uzurpatorë, ngase pothuaj që të gjithë ishin autoktonë në trojet e veta, për ndryshe si kanë mundur të tillët:
E para, si ardhacakë, pa kurrfarë pasurie dhe pa kurrfarë përvojë pune në dhe të huaj, pa njohur terren, brenda afro 100 vitesh, të zi9nin 70% të terrenit, d.m.th. brenda periudhëns 1739 – 1860, të stabilizoheshin familjarisht aq shumë në gjithë ato hapësira fshatrash e lagje qytetesh dhe të krijonin jetë komode normale me shtëpi e katandi, me pasuri të patundshme dhe objekte përcjellëse plotësuese për fryte bujqësore e strehime rezervë bagëtish etj., madje të rregullonin jetën fisnore si etnitet shqiptar, të kenë miq e miqësi, të bëjnë fejesa e martesa, të krijonin familje të mëdha, të kishin në shtëpi oda burrash, të kishin ahura, pleme, hambara, të krijonin edhe stil veshje me yrrneqe të veçanta etj., të cilat (ato pasuri shpirtërore e sidomos materiale) gjatë dëbimit u detyruan me i lënë të paprekura, gjurmët e të cilave, thuhet se mund të shihen deri në ditët tona. Madje Serbia as që pati popullsi me i mbushë të gjitha ato hapësira të boshatisura me njerëz të vet, andaj kërkonte kolonistë të vërtetë, nga Mali i Zi, Hercegovina, bile edhe nga Kosova, dhe pastaj të ankohej para botës se këta nga Kosova dëboheshin nga presioni i shqiptarëve, kur dihet fakti se asnjë familje muhaxhere (muslimane) nuk ka dëbuar nga shtëpitë e veta ndonjë familje të ashtuquajtur serbe (ortodokse.), apo jo?!
E dyta, fundi i fundit, kur ishte një shgtet pa kufi të ndarë, përkatësisht i takonin një vilajeti, kishin mundësi të pakufizuar tregtimi etj., si ishte e mundur që ata muhaxherë për disa dhjetëvjetësha, t’i kishin këputur të gjitha lidhjet me të parët e tyre, të mos dinin fare prej nga ishin shpërngulur para 100 vitesh dhe të mos ktheheshin me lypë derman e strehë në trojet e mëparshme, në hise të veta, te vellezërit e kushërijtë e vet, apo jo?! Përkatësisht, si ishte e mundur, së paku të moshuarit 70-80 vjeçarë mos të dinin emrin e fshatit a të qytetit e të mos ktheheshin aty?! Për këtë që thamë, e vë dorën në zjarr se vërtet nuk më ka ra rasa me ndëgjue as me lexue se ndonjë shtëpi muhaxhere e asokohshme të kishte uzurpuar shtëpitë e huaja (ortodokse) ose të ishte kthyer në vatrën e të parëve të vetë, Madje asnjë familje e tillë, sipas traditës, nuk e kishte të ruajtur mbiemrin e familjes së venddlindjes së mëparshme gjyshore a prindore para se të bënte atë kolonizim (!!!), por të gjithë si muhaxherë, kur u dëbuan së andejmi morën me vete si patronime kryesisht emrat e fshatrave e të qyteteve prej nga u dëbuan, ku kishin jetuar babë e babëgjysh, dembabadem, që dëshmonin edhe varret e tyre të lëna atje, apo jo?! Ata, të mjerë, tërësisht shqiptarë (Reshat Avdiu), u detyruan me i lënë ato vendbanime dhe me marrë botën në sy prej zori dhe të vendoseshin kudo, vetëm sa me mbetë gjallë, me shpëtuer shpirt dhe ç’është e vërteta jo pak prej tyre vdiqen, qoftë nga sëmundja, qoftë nga mospasja e mjeteve më elementare për jetesë. Pra a s’mjafton kjo sa thamë, të kuptohet e vërteta e gjenocidit dhe përgenjeshtrohen arsyetimet shkencore të plasuara nga goja e penda e disa gjoja shkencëtarëve serbë!
Së pesti, jo vetëm rrenat e mësipërme të paskrupullta që kuptohen si të tilla nga çdo mendje e shëndoshë, po ashtu edhe më trasparente del edhe një gënjeshtër tjetër e kulluet që tani po e zë në gojë. Është fjala për gafën makiaveliste serbe, po ashtu, gjoja shkencore rreth shpërnguljes së mëparshme aq masive të serbëve nga Stara Serbija e Vërtetë! (Kosova) nën presionin masiv të arnautëve të ardhur nga përtej Alpet Shqiptare, ndërsa harrohet se edhe ata sipas studiuesve serbë, ashtu siç ngulmonte edhe Milojeviçi në veprën e tij, paraqiteshin se ishin “çisti srbi”, atëherë ku ka logjikë dëbimi i serbëve nga vetë serbët e kulluet (“çisti srbi”), apo jo?! Ajo gënjeshtër mbi gënjeshtër paradoksale, që nuk kishte të bënte fare me të vërtetën dëshmohet edhe nga statistika që jep vetë Milojeviçi më 1866. Sipas kësaj statistike, siç e pamë në kr. I të këtij punimi, kemi të bëjmë me lëvizje normale të qytetarëve brenda një shteti, masdje, nuk kemi të bëjmë fare me aq shumë ardhacakë arnautë në Kosovë, por momentalisht kemi të bëjmë me shumicë vendase poturë, sipas tij serbë të islamizuar!, të cilët në të vërtetë ishin shqiptarë anasor todoksë banues të kësaj treve, madje jo aq të populluara sa ishin tokat e pushtuara të muhaxherëve 10 vjet më vonë nga serbët, siç ishin Nishi, Anamorava, Kurshumlia etj. Së këtejmi logjikisht shtrohet pyetja, kur aq shumë serbë paskan qenë arritisur nga Stara Srbija, si mbeten në Kosovë, përsëri i refererohemi statistikës së Milojeviçit, mbi 80% shumicë serbe (srpskih potura), e cila qenka islamizuar para 60 vitesh, po nga serbët e ortodoksë të shqiptarizuar apo jo?! Dhe që paradoksi tjetër të jetë më i spikatur, kjo shumicë serbe qenka shqiptarizuar, nga një pakicë shumë e vogël të sapoardhur arnautë nga Malësia, apo jo?! Pra, rrenat e tillë u plasuan, vetëm sa për ta arsyetuar gjenocidin para botës dhe opinionit naiv e injorantë vendës e të huaj, që po përgatitej nga serbët e papotuirëzuar kundër serbëve të poturëzuar(!), apo jo?!
Së gjashti, fatkeqësisht Kongresi i Bërlinit (1878), siç u tha, nuk miratoi kërkesën e shqiptarëve, dhe pikërisht nga ky Kongresi Serbisë i dhuroi pavarësia, duke u anashkaluar krimi rreth asgjasimit të 620 fshatrave e disa paralagjeve shqiptare vetëm në Sanxhakun e Nishit (R. Avdiu) dhe po aq e më tepër nga rrethinat e qytetet e tjera, madje, siç e pamë nga Regjistri i Milojeviçit nga Kadillëku i Kurshnumlisë, u uzurpua jo vetëm tërë qyteti pa asnjë serb, por u asgjësuan nja 130 fshatra shqiptare, prandaj pyesim çdo mendje të shëndoshë e ndëgjegje njerëzore si mund të quhet kjo luftë si çlirim i suksesshëm i tokave serbe, ku në të vërtetë aty nuk banonte asnjë serb?! U cek më sipër se Kongresi kishte rekomanduar që popullsia që pranon lojalitetin mos të dëbohet, por ky rekomandim, me përjashtim të një komandati në rrethinë të Vranjës, gjen. Jovan Belimarkoviq, ushtarak njeri, shumadinac, i cili meriton përmendore nga shqiptarët, nuk u respektua nga pothuaj të gjithë komandantët e tjerë të Ushtrisë serbe, të cilët, kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare bënë masakra aq të rënda saqë nuk mund të shprehen dot me gojë, as me shkrim. U përmend më sipër pushkatimi i të gjithë nxënësve të shkollës (medresës) në Kurshumli, po përmendim edhe rastin e një familjeje të madhe kolektive shqiptare të dëgjuar, kur burra, gra e fëmijë i lidhin rreth stogut (mullarit) të sanës, të cilit ia shtinë flakën dhe i dëgjën për së gjalli!! Pastaj po pëmendim rastin rastin tjetër kur krenat e burrave dhe të rinjve shqiptar, të prerë në besë, të ngulur në hejt e rezhnikave i kanë endur nëpër fshatra shqiptare për t’u futur tmerrin të cilët për shkak të shtrirjen së gjerë terreni nuk ishin shpërngulu rnga ushtria, të cilët tani panikisht edhe do të shpërnguleshin vullnetarisht, apo jo?!
Së shtati, edhe pse Lidhja e Prizrenit ushtarakisht u shua, megjithatë zëri i shqiptarëve dhe koncepti i Shqiprisë nuk mbeti pa jehonë. Fundja edhe pse territori saj me bekimin e atij Kongresi të Bërlinit u tkurr shumë dhe pjesa tjetër vazhdoi të mbetet nën Turqi, shqiptarët vazhduan rezistencën e tyre kundër pushtetit turk. Në të vërtetë, në këtë kohë një masë dominuese e shqipfolësve muslimanë të trevave shqiptare e më gjerë që ishin nën presion të ashpër te shtetit dhe fesë zyrtare turko-arabe u vetëdijësuan edhe më masivisht se ata nuk ishin osmanli –turq, por ishin shqiptarë, gjithashtu ndodhi edhe që një shumicë shqipfolësish ortodoksë të Jugut që kishin presion nga kisha greke e shteti turk, të cilët ishin vetëdijësuar se nuk ishin grekë dhe kështu disa që patën guxim të distancoheshin nga greqizimi do të pësonin me jetë, siç ishte rasti i konstatuar nga gjeneral De Veer, holandez, ku vëtëm nga një varr masiv kishte nxjerrë 230 trupa të vrarë e të gjymtuar shqiptarë civilë ortodoksë, vetëm pse flitnin shqip dhe nuk kishin pranuar automatikisht asimilimin, duke u deklaruar si grekë. Përndryshe vetë Venezellos, shtetar i Greqis së atëhershme pohon për 15000 viktima shqiptarë, po që në të vërtetë në anale të tjera pohohet për 50.000 viktima. Ndërkaq, sa u përket ortodoksëve shqipfolës të Veriut nga shteti e kisha pravosllave serbe që ishte edhe më e pamëshirshme dhe më finoke se armiqtë e tjerë, as që dihen viktimet e shqipfolësve ortodoksë, ngase askush prej tyre as që ka mundur me hapë gojë e me u identifikua si shqiptar, por dihet viktimat gjuhësore nën hijen fetarem, qoftë muslimanë ose katolikë, gjithjashtu kapin shumën rreth 50.000 (sipas Malkolmit), përkatësisht edhe deri 500.000 sipas austriakut Leo Freundlich ( Shih: Bota sot, 19.03.2018 f. 11). Lidhur me këtë mjafton të rikujtojmë masat për shkombëtarizimin me sukses të ortodoksëve shqipfolës në shtetin e ri serb dhe përndjekjen e të ashtuquturve arnautë e poturë (shqipfolës) si turq(!), jo më pak se 813.000 vetëve, vetëm ato vise prej nga u shpërngulën] muhaxheria, siç u cekën paksa me fakte. Për dëshmi të tilla shih punimet e studiueve përkatës të kësaj teme (së paku edhe në internet): Sabit Uka, Hakif Bajrami, R. Avdiu, R. Doçi, Jusuf Osmani e të tjerë, pa hyrë në kujtimet e pinjojve të mbetur gjallë nga ajo masë e madhe e muhaxherëve. Fundi i fundit, si mundet sot një serb normal me u krenue ose mos me i gjykue shpirtërisht atë egësi serbo-ruse, qoftë edhe stërgjyshve të vet, pjesëmarrës në këto krime kaq monstruoze dhe të tjera të mëvonshme të ngjashme, madje edhe më skandaloze gjatë pushtimit të Kosovës më 1912, 1918, gjatë ripushtimit më 1944/45, madje edhe këto të Luftës së fundit (1998-1999), apo jo?!
Së teti, së këtejmi, pra duke mos pasur mirëkuptim nga askush, tokat shqiptare të vilajeteve të sipërcekura pa pasur mbrojtje shtetërore turke, pikërisht atëherë kur shteti turk nuk mund të ndalte pa miratuar atë autonomi ose pavarësi të kërkuar me aq arsye e të drejte nga atdhetarët shqiptarë, fatkeqësisht edhe trevat e tjera arbnore, u pushtuan me rrëmbim egërsie nga ushtritë e shteteve fqinje, të cilat në të vërtetë, ishin parapërgatitur tinëzisht vite më parë dhe njëherazi ishin të ndihmuara nga jashtë.
Këto forca ushtarake zaptuese për të imponuar disiplinë ushtarake prej pushtuesi ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare të të katër vilajeteve bënë masakra tejet monstruoze si më parë e aq më zi, ndërsa pas shumë përpëlitjeve mëzi shpëtuan disa vise e prej emrave të vilajeteve edhe pse fort e dëmtuar shpëtoi Shkodra e vetmja si kryeqytet vilajeti me një pjesë të kufijv3 që posedonte, por sidoqoftë, Shqipëria u shpall e pavarur më 1912 dhe u njoh si shtet më vete edhe pse e cunguar më 1913, sepse mbeti pa Kosovë, Maqedoni, pa Çameri e një pjesë të Malësisë së Shkodrës, Ulqin e Tivar e disa vise të tjera shqifolëse.
5. Përkundër pengesave turko-serbO–greke e gjithandej në prag
e gjatë i Rilindjes shqiptare gjuha shqipe si promotore
karakteristike e shqiptarisë çau përpara
Edhe pse ushtarakisht autonomia politike e dy pashallëqeve shqiptare të sipërcekura (Pashallëku i Ali Pashë Tepelenës dhe Pashallëku i Bushatlinjve të Shkodrës) u shua, sa i përket bashkëjetesës ndërzonale shqiptare jug-veri dhe asaj ndërfetare muslimane-ortodokse-katolike e popullit, del gjithnjë e më e gërshetuar, më e përformëzuar, madje sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, koineve gege e toske, edhe pse jo si gjuhë zyrtare shkrimi po si mjet vazhdues ndërkomunikimi u bë përparim i madh ndërlidhës në atë kapërcyell kohe para, në prag e posarilindëse shqiptare. Pikërisht këtë dukuri të gjuhës shqipe si promotor karakteristik të shqiptarisë e të shqiptarësisë gjatë syrit të pranëverës sëshkrimit të shqipes ose lindjes e rritës kombëtare gjatë shekullin XIX dhe fillimvitet e shek XX, pa hyrë në analiza të brendshme gjuhësore, do ta trajutojmë në vijim në disa pika:
Së pari, ia vlen të theksohet fakti që shqipja për fat si në periudhën antike e historike dhe gjatë periudhës së Rilindjes, përkundër rrudhjes kishte shtrirje mjaft të gjerë anembanë Ballkanit e më gjerë, që assesi nuk kufizohej as me qendrat fetare-politike serbe apo greke, as me qendrat zyrtare të ndarjeve administrative përkatëse të bredshme turke, pashallëqe, sanxhaqe, nahi, kaza, bajraqe etj., madje jo vetëm në të gjitha këto, por kishte edhe punkte të caktuara përdorimi e kultivimi të njohura edhe më gjerë si në Azi, Afrikë, deri edhe në Amerikë, por sidomos në Itali (arbëreshët) si dhe në disa qendra në Europën Perëndimore. Sidoqoftë, pra, sipas studiuesve lidhur me këtë, del e argumentueshme që gjuha shqipe si gjuhë komunikimi e masës ishte e pranishme dhe në ato vise ku tashmë kishin arritur të ravijëzoheshin elemente të veçanta shtetësie siç ishin: Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi e sidomos Rumania, pa përmendur vise e punkte të njohura në Italinë e sotme dhe në viset bregdetare të Kroacisë, besa deri edhe në Istri të Sllovenisë... Me fjalë të tjera, aty ku shqiptarët jetonin kishte njëfarë harmonie ndëretnike pa dallim feje, islame, ortodokse ose katolike e aq më tepër në familjet e tyre shqiptarë të të tri konfesioneve gjindeshin mirë. Kështu ndodhi edhe në në kryeqytetin e Turqisë, në Stamboll, saqë këtë gjerësi e sidomos në kryeqytet si dhe kudo në trojet shqiptare e sidomos në Shqipëri e vërejnë edhe nacionalistët turq, ashtu si edhe nacionalistët grekë e serbë me orientim shqiptarofobie, saqë edhe e konsiderojnë si rrezik, sikush sipas mënyrës së vet. Në këtë situatë Sulltan Hamiti I, i cili ashtu si edhe Sulltan Mehmeti i kohës së Skënderbeut, edhe ky e shpalli shqipen, si gjuhë të ndaluar, në të shkruar, e deri edhe në të folur (Lutfi Alia, I. Kadare), si duket të vetmen ndër gjuhë të tjera të kombësive brenda perandorisë,. Dihet se i pari (S. Mehmeti, hakmerrej, ndaj gjuhës armike të Skënderbeut, dhe fesë së tij katolike, gjë që si rrjedhojë, jeniqerët shqiptarë nuk ishin të lejuar të vizitoheshin nga prindët e të komunikonin shqip, ndërkaq e kundërta, jeniqerët sllavishtfolës mund të komunikonin lirshëm me prindërit në gjuhën e tyre, ndërkaq i dyti (sulltan Hamiti I), shihte rrezik nga ringjallja e masivizimi i shqipfolësve të kësaj gjuhe nën trysninë e rrymës romantiko-iluministe të sapodukshme europiane, e cila filloi të prekte jo vetëm të krishterët shqiptarë, por edhe muslimanët e shkolluar shqipfolës, andaj Sulltani edhe e ndalon shqipen me ferman.
Së dyti, sidoqoftë, vërtet ajo ndalesë ndikoi, por s’mund ta ndalte dot pranverën acari i përkohshëm, dukuri kjo iluministe që mbi këtë bazë në Europën Perëndimore u tregua suksesshëm, ngase ndikoi edhe në formimin e shtet-kombeve, andaj idetë e tilla (romantiko-iluministe) kishin depërtuar, edhe brenda Perandorisë Osmane, e cila ndërkohë në këtë periudhë, sidomos pas luftave të Krimesë kundër Rusisë dhe kryengritjeve të pandërprera të shqiptarëve, dukej sheshit se kishte simptome të mëdha të plogshtisë shtetërore së pashërueshme patologjike edhe nga brenda dhe pa ndihmën e shqiptarëve të dëgjuar s’mund t’ia dilte. Ndërkaq shtetet e Europës pritnin që nga ajo bina, Perandoria Osmane, që do të shembej dhe prej saj do të të lindnin komb-shtete të reja si nga ana e Azisë dhe e Afrikës, ashtu e aq më tepër edhe nga veriu, nga ana e Rusisë Cariste, por edhe këndej sidomos në Ballkan, ku Rusia ortodokse potencialisht kishte shtrirë ndikim të dyfishtë edhe fetar ortodoks, edhe ide pansllaviste. Është e vërtetë që ky ligshtim force e Perandorisë Osmane, ishte vërejtur gjithandej e këndej edhe nga rilindësit shqiptarë, të cilët kërkonin mënyra se si të organizoheshin sa më mirë që të mund t’i shpëtonin të pandara tokat e Arnautllëkut (Shqipnisë) prej katër vilajeteve. Mirëpo atbotë kërkesa të ngjashme shpëtimi kishin edhe popujt e tjerë ballkanas, por për zgjimin e organizimin e tyre interesoheshin dhe përkujdeseshin përveç Rusisë edhe disa shtete të njohura të Europës, andaj të gjithë këta popuj përveç shqiptarëve, lidhur me formimin e shteteve të tyre kombëtare, kishin më shumë mundësi që të jenë më të sukseshëm, ashtu edhe do të ndodhë.
Së treti,, thamë më sipër që rilindësit tanë kishin vështirësi tejet të mëdha rreth përformimit dhe organizimit të çështjes kombëtare, ngase përlindja shqiptare kishte specifikat e veta të veçanta (sui generis), që ndryshonin shumë nga lëvizjet e popujve ose të kombeve të tjerë, disa prej këtyre specifikave rënduese po i përmendim në vijim:
1. Si vështirësi e parë rënduese ishte fakti se shqiptarët, duke qenë trashëgimtarë të të lashtëve: pellazgo-iliro-dardanë dhe kishin një gjurmë-shtrirjeje të gjerë vertikale e horizontale në kohë-hapësirë si jashtë, si brenda Siujdhesës Ballkanike, madje ishin përmendur me disa emra, përkatësisht dilnin të përzier aq shumë me popuj të tjerë, diku pakicë e diku shumicë, diku ende ishin me ndërgjgjegje kombëtare në zgjim e diku-diku jo ose dhe ishin tjetërsuar fare, saqë rindindësit nuk e kishin lehtë të gjenin një vijë platforme të përbashkët uniteti, e cila do të ishte e përkapshme dhe përqafueshme atbotë, së paku nga elita kombëtare e së andejmi ta përkrahte edhe shumica e shtresave shoqërore të shqiptarëve po edhe nga ndonjëra nga fuqitë e mëdha botërore a europiane që do t’i kuptonte e t’u dilte krah aspiratave të tyre.
2. Si vështirësi e dytë madhore (sui generis) për shqiptarët në atë kohë ishte feja, ngase për dallim nga kombet e Ballkanit dhe më gjerë që mbështeteshin zakonisht në një fe, shqiptarët fetarisht ishin të ndarë në tri besime kryesore të njohura: islame, ortodokse dhe katolike, madje edhe në më shumë sekte e tariqe si reaksion ndaj një feje ose ritit përkatës, andaj si mbështetje më të mirë gjetën jo ndonjë fe po gjuhën shqipe, e cila vërtet edhe i bashkonte pa dallim feje. Ndërkaq, edhe sa i përket zgjedhjes së gjuhës shqipe si promotor kishte vështirësi. Ajo ishte e palëruar, nuk kishte një alfabet kombëtar të njëzuar, nuk ishte as gjuhë shkolle, as administrate, as liturgjike, por ishte gjuhë me traditë përdorimi marrëveshjore e masës vendëse, që me kodin e vet i lidhte të gjithë shqipfolësit, sidomos në pleqnitë e mbarimet në zgjidhjen e ngatërresave ose ishte si gjuhë komunikuese në gazmendeve familjare, ndërnjerëzore e ndërfisnore me besë e ligje vendëse kanunore, sidomos në malësitë shqiptare dhe jo pa lidhje e përkrahje nga intelektualët përkatës edhe të disa familjeve qytetare, prandaj zgjedhja e gjuhës shqipe si promotor i shqiptarisë ishte zgjidhje me mend që premtonte.
3. Vështirësi tjetër paraqiste e vërteta, se shumica i shqiptarëve i përkisnin fesë islame që ishte identike me atë zyrtare të Turqisë, nga e cila duhej të ndaheshin, andaj nga kjo pikëpamje vetkuptohet se edhe ky fakt paraqiste vështirësi të paparashikueshme për dikë, por në këtë drejtim rilindësit gjetën njëfarë derëdalje në respektimin e disa sekteve muslimane tashmë që ishin të përqafuara nga një pjesë e tyre, siçishte tarikati begtashi e të tjerë. Është e vërtetë se kjo mënyrë rrugëdaljeje bëri që të thyhej sadopak fanatizmi ekstrem ndaj sektit sunit brenda vetë fesë islame, i cili gjithsesi mbajti primatin e shumicës. Si rrjedhojë mund të themi se edhe pse kjo dukuri e sekteve nuk ishte e mjaftueshme, një ndikim i tillë solli mbarësi brenda masës në të mire të atdhetarisë, andaj themi se në këtë drejtim pati sukses.
4. Në anën tjetër, edhe feja ortodokse ishte e ndarë në dy-tre nënrite sektesh që frekuentoheshin edhe nga shqiptarët ortodoksë, siç ishin nënritet sipas gjuhës përkatëse: greke, rumune, sllave (serbe, bullgare), me të cilat manipulonin, sidomos shtetet jomike për shqiptarët, si Greqia, Bullgaria dhe Serbia me Malin e Zi. Në këto shtete, shqiptarët pjesëtarë të asaj feje zyrtarisht quheshin në emër të fe-kombit përkatës të tyre, andaj edhe nga kjo pikëpamje ky fakt paraqiste shumë vështirë që shqiptarët ortodoksë të shpëtonin nga kthetrat e asimilimit politik ose të shfrytëzimit nga popujt me të cilët jetonin fizikisht e fetarisht, por edhe këtu u përftua fatmirësisht një rit i ri edhe pse jo aq masiv, por edhe ky jo pa sukses, siç ishte riti kristian protestant (engjëllor), në qytetet Manastir, Korçë, Elbasan etj.
5. Fati e desh që një pjesë e shqiptarëve t’i takonin trashëgimisht besimit katolik, të cilët që nga shekulli XV, XVI identifikohen kulturalisht dhe ndërkohë ishin nën patronatin e Austrohungarisë, patronat ky që përforcohej në vazhdimësi edhe kur u vu në oponencë edhe Italia (vetë Vatikani), ku për ogur të mirë në këto vise ndjenja fetare–kombëtare shqiptare ishte më e zgjuar, madje edhe më e rrënjosur trashëgimisht nga pikëpamja fetare e gjuhësore në krahasim me treva të tjera, gjë që e dëshmon edhe M. Milojeviçi. Mirëpo edhe kjo fe kishte vështirësi përfaqësimi, ngase katolikët shqiptarë, ishin pakicë dhe ishin të përqëndruar gjeografikisht, vetëm në një pjesë të Shqiprisë Veriore (Shkodër, Lezhë, Malësi e Mirditë (me një shtrirje relative nga Kosova), kryesisht në vende malore, ku ekonomikisht shumica nuk qëndronin aq mirë dhe ishin të përzier edhe me fise të tjera jokatolike, mirëpo shqiptarisht e gjuhësisht ishin të orientuar mbarë të prirë nga disa nga prelatë të asaj feje, të ndihmuar edhe sipas disa nga ligjet popullore (kanunore) të trashëguara që nga parahistoria që duke i ndërlidhur me fe e gjuhë shqipe, jo vetëm nuk u zhdukën aktivitetet e tillë, por edhe u fuqizuan të ndihmuara sadopak edhe nga rendi gjallues shoqëror kanunor ndërfisnor.
6. Sidoqë të ketë qenë, përveç pengesave nga Turqia e nga shtetet fqinje, në anën tjetër, siç u tha më sipër, edhe rusët, madje edhe dikush nga francezët, ëndërrimin e shqiptarëve për mëvetësi apo autonomi shtetërore mbi bazë gjuhe e quanin ide të vdekur. Ky qëndrim i shteteve të huaja, ishte vërtet fatkeqësi për popullin shqiptar të tri feve, që vështirësonin motivimin rreth zgjimit filltar kombëtar të masës shqiptare, sepse askush nga shtetet e mëdha nuk deshi të bashkëpunonte ideologjnikisht e ushtarakisht për çlirimin e shqiptarëve. Madje pati shtete si Anglia e Gjermania që në raste të caktuara për t’i ndalë turrin Rusisë ia jepnin krahun Turqisë, duke e lënë nën hije ose duke e viktimizuar edhe më çështjen shqiptare, kryengritjet e tyre. Mirëpo, përkundër vështirësive tejet të mëdha, shqiptarët nuk u gjunjëzuan po vazhduan aktivitete të parreshtura propagandistike, deri edhe me kryengritje të pandërprera, drejt realizimit të atij synimi të shenjtë rreth mëvetësisë kombëtare në trojet e veta autoktone, pa harruar ndihmat e pjesërishme më fort arsimo-kulturore nga Austro-Hungaria e Italia me Vatikanin.
7. Pikërisht kjo dukuri rreth respektimit e kultivimit të gjuhës shqipe si promotor pothuaj i vetëm i fuqishëm në zgjimin kombëtar dhe mëvetësinë në trojet e veta u kuptua dhe u shfrytëzua drejt edhe nga disa shtresa feudo-borgjeze muslimane, të cilët kishin interes dhe me shumë mend mbështetën gjuhën shqipe, si thesarin më të shtrenjtë ndërlidhës shpirtëror kombëtar, të cilët edhe pranuan sloganin e prelatëve të fesë katolike: “Fe e Atdhe”, slogan ky, të cilin rilindësit tanë e modifikuan pa vështirësi propagandistike në variantin metatezë “atdhe e fe”, madje edhe ta pëplotësonin parësorisht ZotNjë (për shqipfolësit e tri feve) dhe si rrjedhojë: ZotNjë -gjuhë shqipe-atdhe e fe --“shqiptari”, nënkuptohej besimi në një Zot (ZOTYNË - ZOTNJË) dhe gjuha shqipe që dilte si vegël veprimi a si promotorr i qëllimit të lartë idealist përbashkues që menjëherë duhej përplotësuar me atdhe/mëmëdhe pa përjashtuar të tri fetë: islame/ortodokse/katolike si fe kombëtare. Këtë moto nuk mund ta kuptonin, jo vetëm të huajtë, por as të gjithë tanët (mjerisht si disa sot!), andaj kërkohej paksa kohë për bindje e ndërgjegjësim, kërkohej kohë pikërisht atëherë kur koha nuk priste, apo jo?! Sidoqoftë, edhe në këtë rrugë të vetme veprimtarie, si rruge e vetme drite kombëtare pati vështirësi edhe nga vetvetja shqiptare. Të huajtë joshqiptarofobë, nisur nga vetja e tyre, mbase kishin ndonjë arsye, sepse nuk njihnin historinë e kulturën e lashtë shqiptare, jetën fisnore multifetare të këtij populli etj., andaj e quanin utopi një zgjidhje të tillë, prandaj edhe nuk e mbështetnin ose e shikonin me dyshim, ndërkaq qëndrimi i disa tanëve, pa ndërgjegje të mjaftueshme atdhetarie, si atëherë, si tashti nuk mund të arsyetohet dot, ngase shqiptarit normal, një mosrespektim i tillë rreth tolerancës konfesionale që prek në vijë kombëtare, nuk mund t’ia falë e arsyetojë dot as naiviteti, as fanatizmi, as injoranca e tij, apo jo?!
8. Po vijojmë edhe pak rreth problemit të sapocekur rreth gjuhës shqipe si promotorr i shqiptarisë. Ndoshta e pabesueshme për lexuesin e sotëm vendas e të huaj, por ishte e vërtetë që në shek. XIX e më parë të gjitha etnitë në Rumelinë Turke kishin të drejtë të hapnin shkolla në gjuhët e tyre, vetëm shqiptarët jo, madje shqiptarëve u krijohej vështirësi, jo vetëm nga turqit, por edhe nga të tjerët, madje edhe nga vetvetja, nga fanatizma e disa klerikëve dhe sundimtarëve kombëtarisht të paarrirë. Këtu nuk kam parasysh vetëm disa sundimtarë të llojit të alipashëve e maliqpashëve të cilët luftuan pa mëshirë shqipfolësit e fesë tjetër (ortodokse) dhe kështu përshpejtuan asimilimin e tyre në komb tjetër (grek e serb), si dhe disa hoxhallarë e nëpunës në pozita, por edhe disa priftër ortodoksë të nënritit grek dhe atij paravosllav (serb), të cilët viktimizonin shqipen e shqiptarinë përhir të fesë. Kështu, pothuaj, të gjithë pengonin pa kursyer, çdo veprim ilegal e legal atdhetar shqiptar në fushë të mësimit e shkrimit të shqipes, mirëpo shqiptarët e vërtetë të esëlluar nuk reshtën, edhe përkundër viktimave që patën, sidomos nga fanari ortodoks grek, më në fund aktivistët rilindës të tri besimeve kombëtare shqipe, arritën mjaft, që së paku të tregonin para botës se ideali i tillë i bashkimit kombëtar mbi bazë gjuhe, duke respektuar fetë përkatëse, nuk ishte utopi, por ishte promotor platforme, ishte zgjidhje me mundësi realizimi dhe që pa mëdyshje shqiptarët të spastruar nga fanatizmi fundamental të tri feve, si komb do të kenë ardhmeni, siç edhe u tregua ndërkohë si realitet, kur iu dha mundësia dhe që dhe sot po shërben si shembull harmonie ndërfetare për botën e qytetëruar.
9, Kur kemi parasysh këto vështirësi, atëherë mund ta kuptojmë fillimisht rolin madhor të Komitetit Shqiptar të Stambollit, i cili sadopak theu miopinë turke rreth ndalimit të gjuhës shqipe, duke u bazuar edhe në intersa të veta që i imponoi situata politike jashtme edhe brendshme dhe kështu Qeveria turke hapi njëfarë rruge për veprimtarinë e shqiptarëve në organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të formimit të shoqatës së shkronjave shqipe prej nga rezultoi alfabeti i parë kombëtar i gjuhës shqipe, botimi i librave shqipe etj., ku gjuha shqipe si promotor gjeti vetveten.
10. Pra, përkundër vështirësive objektive, ky ogur i bardhë rreth gjuhës shqipe si promotor kishte edhe rritje pozitive në fushën e shkrimit dhe kështu, çdoi arritje e mëparshme tash përforcohej sepse ndërkohë të gjithë shqipfolësit e tri feve me emërtimin shqiptar e shqiptari, i cili u ri/përformëzua në marrëdhënie ndërshqipfolëse, fushorë e malësorë që vetëqeveriseshin me njerëzishmëri: pleqni, besë e burrni, me norma ndërfisnore kanunore – kode këto, të cilat respektoheshin në masë të gjerë nga e gjithë popullata, pa dallim feje e krahine. u arrit e dëshirueshmja e merituar: Shqiptari –shqipe atdhe fe – njerëzishmëri, si platformë, e forcave përparimtare shqiptare, e cila nuk duhet mungojë as sot, as nesër, apo jo?!
11. Sidoqoftë, puna dhe veprimtaria e rilindësve dhe pasrilindësve tanë të asaj kohe e deri sot, duhet të vlerësohet lartë, ashtu si edhe e disa prelatëve të fesë katolike, besa edhe protestante shqiptare pa mohuar edhe punën e vështirë deri në sakrifikim të jopak klerikëve ortodoksë shqiptarë, por edhe të veprimtarëve politikë shqiptarë të fesë islame, pa harruar shkollarët e hoxhët tanë të ndritur në vazhdimësi, të cilët shërbyen si ndërlidhës të Jugut, të Mesmes e të Veriut, të Perëndimit e të Lindjes, kur me forca të përbashkuara u arrit që më 28 Nëntor 1912, në Vlorë të shpallet Shqipnia e Lirë dhe e Mosvarme, e cila pa forca ushtarake, po me forca të mëdha morale e tolerancë fetare, sadokudo arriti të fitojë njohje ndërkombëtare edhe pse mbeti rreth e qark me vise të veta të grabitura nga shtetet fqinje. Kështu fatkeqësisht një shumicë e popullit shqiptar mbeti në robëri, të cilët do të përpiqeshin të mbaheshin gjallë kryesisht vetëm me shpresa që herdokur do t’u mundësohej çlirimi e përbashkimi kombëtar.
Sidoqoftë, nuk duhet mohuar përpjekja e parreshtur shqiptare, të rilindësve, pasrilindësve dhe atdhetarëve të djeshëm e të sotëm, të cilët, me rezistencë të lloj-llojshme të brendshme dhe me luftë të armatosur dhe diplomaci, pa humbur asnjë herë shpresën, korrën fitore, duke pasur përherë të gjallë moton: shqiptari–shqipe-atdhe-fe, përkatësisht vargjet e skalitura: Fe që ZOTYNË e bekon, SHQIPTARIA feja jonë, ku nënkuptohet se fjala shqiptari si fe nënkupton brenda saj të tri fetë kombëtare të shenjta fisnike: muslimane, ortodokse katolike ose nënkupton botëkuptimin fetar shpirtëror, ideologjik e gjuhësor të çdo besimtari të devotshëm shqiptar, i cili mund ta zëvendësojë fjalën shqiptari me emërtimin e fesë së ve, por me një kusht që gjithsesi shqiptarinë ta ketë ndërgjegësisht për zemër, apo jo?!
Së këtejmi na merr mendja se shqiptarët do të korrin edhe fitore të tjera të suksesshme që do të arrihen me forcat e përbashkuara të fe-shqiptarisë, me punë, me shkollë, me shkencë e me politikë paqësore, me demokraci dhe me ndihmën e miqve tanë të jashtëm dhe të vetë fqinjve tanë, ngase sendërtimi i të drejtës dhe të vërtetës shqiptare, si një ogur i bardhë është edhe në të mirë të tyre.
Pëmbyllje e kreut V
Në hyrje të këtij kreu shënuan hamendjen e stërgjyshit tim, pleqnar i dëgjuar i fundviteve të shek XIX dhe fillimviteve të shek, XX, amator në politikë, si edhe unë, i cili për serbët si entitet shprehej se karakterizoheshin prej këtyre katër komponenteve, një pozitive dhe tri negative, së pari nga njerëzishmëria vendëse (e trashëguar nga ortodoksia shqiptare) dhe tri negative: nga paburrnia vetjake serbe, nga pabesia turke dhe nga egërsia ruse, që ne, pasi te çdo komb-shtet, më pak ose më shumë) mund të hasim atribute të tilla, nuk i dhamë aq të drejtë, por kërkuam nga lexuesi që në 5 nënkrerët e punimit tonë si dhe nga tërë analiza kritike kushtuar veprës së M, Milojeviçit (1866) të vërejnë sa është e mundur se cila nga atributet e cekura del më e tejpashme te palët përkatëse në marrëdhëniet e deritashme serbo-shqiptare. Nuk di si mund të vlerësojnë lexuesit, por ne mendimin tonë në këtë pëmbyllje kreu, do ta ilustrojmë vetëm me ndonjë atribut të veçantë që doli nga analiza jonë, sipas nënkrerëve:
E para, nga etnogjeneza e dy etniteteve shqiptare e serbe sipas burimeve serbe përmendet njëfarë pikëtakimi tek ilirët, që shqiptarët e quajtkan veten të sigurt si pasaradhës të tyre, po edhe serbët e gjejnë veten në simbiozë me ilirët, edhe pse e quajnë veten parësorisht fis sllav. Në të vërtetë në një vend tjetër thuhet se shqiptarët ishin ata që ruajtën gjuhën e disa tipare ilire, me të cilët janë shkrirë ose janë shqiptarizuar edhe fise serbe, pohim ky i shprehur me sherr, sepse mbi bazë të kësaj hipoteze garashaninët arsyetonin pushtimin e trojeve të shqiptarëve dhe asimilimin e tyre, duke u arsyetuar se nga poturët ose pinjojtë e iyre kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin në fenë e të parëve, në ortodoksë serbë(!) ose të dëbohen si turq, apo jo?! Por ka edhe hipoteza të tjera që serbët pasi assesi nuk duan ta pranojnë lidhshmerinë prejardhjesore me shqiptaët e sotëme, për shkak të njëfarë kompleksi armiqësor që nënkupton veç paburrni e pabesi. që vërehet edhe nga Milojeviçi, po që përbuzt deri në urrejtje ndaj shqiptarëve e gjuhës shqipe sa që ka rezultuar deri edhe në egërsi e luftë. Sidoqoftë, sipas studiuseve neutralë një qëndrim i tillë ndaj shqiptarëve është ekzagjeruar me lindjen e shtetit serb, sidomos gjatë shek XIX e këndej, andaj sot për sot sipas nesh duhet të esëllohen të dyja palët e sidomos serbët, të cilët duke respektuar të vërtetën historike rreth asaj që i ndan dhe i bashkon këta dy popuj sipas etnogjenezës dhe duke u shërbyer me njerëzishmëri, duke u çliruar nga gënjeshtrat, paburrnia, pabesia, dhe urrejtja që shpie në egërsi duhet ta arrijnë katarsisin e plotë brenda vetes, madje edhe duke kërkuar falje, e nevojshme kjo për të gëzuar miqësinë e mirkuptimin e sinqertë me shqiptarët si fqinjë të merituar.
E dyta, për t’u çliruar nga iluzionet, falsifikimet, gënjeshtrat e së kaluarës për të pranuar të vërtetën rreth shumësisë serbe në Kosovë etj. le t’u shëbejë edhe vepra e Milosh Milojeviçit (1866) edhe pse e hartuar në frymën e Naçertanies (1844) me tendencë antishqiptare, por nga analiza e të dhënave të plasuara me pahir aty del se përqindja e etnitetit shqiptar në Kosovën e atëhershme del shumë më e madhe ndaj asaj serbe. Mos me zgjatë, Milojeviçi në Kosovë të gjithë poturët i evidenton serbë, përkatësisht serbë të shqiptarizuar, vetëm pse i kishin takuar mbase fesë ortodokse, ne duke u mbështetur në të vërtetën historike dhe në gjuhën e tyre shqipe, poturët në Kosovë i evidentuam si joserbë dhe kështu arritëm në rezultatin real që përmbys përqindjen në dobi të serbëve, duke e ilustruar dhe me prova të tjera bindëse rreth ortodoksisë shqiptare tani të islamizuar si dhe shkive tanë ortodoksë shqipfolës faktikisht shqiptarë, andaj kërkojmë që studiuesit e në vbeçanti kisha serbe ta pranojë të vërtetën se në trojet tona e më gjerë ortodoksë pravosllavë nuk ishin vetëm serbishtfolësit, por ishin madje me shumë shqipfolësit, Madje edhe sot shqipfolës ortodoksë, edhe pse zyrtarisht quhen serbë.
E treta, gjithashtu për të qenë me i kapshëm çlirimi i palës serbe nga iluzionet e së kaluarës (zablude) që garashaninët me gënjeshtra, paburrni, pabesi e deri edhe egërsi mbollën urrejtje dhe injortim ndaj shqiptarëve historisë e gjuhës shqipe, gjë që në këtë nënkryetrajtohen në 17 pika e tetë nënpika paraqitëm argumenta të parrërrëzuesdhëm që dëshmojnë ekzistimin në kontinuitet të popullit shqiptar në këto troje që nga antika, në periudhën mesjetare para e pas kristianizmit, para e gjatë sundimit sllav nga bullgarët e serbët, madje i mëshuam së vërtetës se vitaliteti shtetformues i shqiptarëve del veçan përveç me formimin e tri shteteve vetjake shqiptare, por edhe në aleancë Nemaqnjiqët, sidomos me Car Dushanin, ku arbanasit njihen si pjesë konsitutive thelbësore e asaj perandorie dhe se me këtë forcë të përbashkët ata arritën të shtriheswhin nga Jugu deri në Kreta etj., dhe se ky rol ose kjo forcë shihet edhe më qartë pas zhbërjes së atij shteti, kur feudalët shqiptarë dalin shumë më të fuqizuar dhe më në numër në krahasim me ata që edhe më konsiderohen serbë. Kjo vërtetohet edhe me miqësinë me Knez Llazarin dhe me pjesëmarrjn e tyre në Betejën e Kosovës 1389. Madje arbanasit, përkatësisht arnautët përmenden edhe si kundështar, por ndërkohë edhe si administratorë në pozita të larta brenda Perandorisë Osmane, gjendje kjo që vazhdoi deri në shek XIX, kur serbët e përformëzuan shtetin e tyre edhe me ndihmën e shqiptarëve, por këtë rast serbët vepruan kundër shqiptarëve me paburrni, pabesi dhe egërsi, ngase tradhëtisht mohuan bashkëpunimin me ta, dhe aq më keq bënë dëbimin e tyre, duke i konsideruar si turq, vetëm e vetëm për t’i pushtuar trojet e tyre dhe kështu hapën armiqësinë e paqenë ndëretnike në marrëdhëniet e deritashme shqiptaro-serbe.
E katërta,shqiptarët duke qenë të shtrirë në një hapësirë mjaft të gjerë në bashkëjetesë me popuj të tjerë, siç dëshmohet në tetë pika e dy nënpika të këtij nënkreu, ata ndihmuan mirëqenien e të gjithë popujve me të cilët bashkëjetonin, Madje ata u dalluan edhe në administratën turke, ku arritën në poste të larta, qoftë në aparatin qendror, si vezirëe nëpunës të lartë, qoftë në ushtri në udhheqje provincash si pashallarë, pa përmendur nëpunësi të administratës së përgjithshme, megjithatë ata nuk patën kurrfarë mirëkuptimi nga turqit rreth përdorimit të gjuhës shqipe, madje as brenda vilejetev e shqiptare. Gjithashtu nuk patën mirëkuptim, përkundrazi u tradhëtuan keqas dhe nga shtetet e reja ortodokse fqinje malazeze, bullgare e sidomos greke e serbe, të cilat në vend se të respektonin bëmirësinë e shqiptarëve, ata aq më keq shfrytëzuan besimin fetar qoftë për asimilimin, ose për dëbimin me qëllim pushtimi të trojeve autoktone të tyre. Kështu edhe pse shekulli XIX, ishte periudha e identifikimit të komb-shteteve të tyre, ata nuk ndihmuan, përkundrazi pengusn e luftusn shqiptarët.
Megjithatë, në këtë mbshtellim e mashtrim të madh të pambrojtur nga Tuqia, shqiptarët më fund s arritën të shpallnin pavarësinë edhe pse ishin pothuajk tërësisht të okupuar nga forcat e fqinjve ortodoksë.
E pesta, shekulli XIX ishte shekulli i krijimeve të shteteve kombëtare në Europëi dhe sidomos në Ballkan, zakonisht mbi baza fetare, siç përfituan edhe shtete fqinje, grabitëse të tokave shqiptare Këtë dukuri e kishin të njohur edhe rilindësit shqiptar, por e dinin edhe fenë ose një fe nuk mund ta shfrytëzonin, sepse u takonin tri fev e muslimane, katolike, ortodokse, andaj rilindësit tanë si mjet përlindjeje e bashkimi kombëtar gjetën gjuhën shqipe si promotor të bashkimi, por pa përjashtuar respektimin e secilës fe.
Mirëpo në këtë rrugë mençurake të] rilindësve tanë, për rolin e ri të gjuhës shqipe u paraqaiten shumë vështirësi, të cilat në këtë nënkrye, u trajtuan në tri pika e11 nënpika, ku u rrah kjo problematika rreth formëzimit të shqipe si promotor përlindjeje, zgjimi e bashkimi kombëtar që ishte rrugë që nënkupton gjuhën shqipe me aureollën e hyjnëzim me njerëzishmëri, burrni, besë e ideal të shenjtë kombëtar, rrugë kjo, ku vërtet paraqiteshin shumë pengesa nga jashtë e nga brenda, por ishte rrugë e vetme dhe e vërtet e cila edhe u solli suksese të pakrahasueshme, pa lënduar askënd nga fqinjtë, përkundrazi, sepse ishte në të mirë të të gjithëve, sepse:
së pari ishte sukses të ruajturit e substancës kombëtare mbi bazë gjuhe, pa injoruar tri fetë: muslimane, ortodkse katolike, sipas devizës: Fe që Zoti e bekon/Shqiptaria feja jonë, ku me fjalën shqiptari nënkuptohet respektimi i tri feve jetësore, ku secili besimtar ose bashkësi fetare, sipas dëshirës a nevovës, nga tekst-formula mund të këmbejë lirisht fjalën shqiptari, me emrin e fesë së vet, por ndërgjegjësisht pa hequr ga adhurimi i shqiptarësisë si koncept-mesazh që vlen për jetë e mot.
së dyti arritën të imponohen si popull para Europës demokratike e fuqive të mëdha si problem i paszgjidhur kombëtar dhe që patjetër kërkonte ndihmë ndërkombëtare,
së treti, arritën që ndërkohë, me fjalëmiret Itali e Austrohungari, cila (Shqipëria) edhe pse e përgjysmuar të njihet ndërkombëtarisht dhe sadokudo të shërbente si simbol shprese bashkimi për trevat e ndara pa të drejtë dhe
së katërti, u arrit që të mbahet problemi n kombëtar hapur para botës, e cila, duke njohur punë ndihmoi dekolonizimin ose krijimin e shtetit të ri shqiptar Republikën e Kosovës, shtet i ri ky, ende i pa përvojë shtetërore, por i pajisur me veçortë njerëzishmërie, pa probleme gjuhësore, pa probleme fetare, po me probleme të pazgjidhura kufitare me kërkesë për zgjidhjen me trevat shqiptare paqësisht, me ndihmën masave demokratike të shteve europiane sipas devizës: pa vijë të zezë kufindarëse.
Së këtejmi, për hir të së vërtetës, kërkohet nga të gjithë, edhe nga grekët si dhe nga populli e kisha serbe, të flakin tej ose të lirohen tashmë nga paragjykimet e vjetra kolonialiste, rreth përçmimit të kombit shqiptar me metoda injorimi, mohimi, pabesie e egërsie nga e kaluara e deri sot, madje duke pranuar burrnisht atë për çka kanë hyrë në hak deri tashti, përkatësisht t’i gjykojnë ndërgjegjësisht ato padrejtësi dhe tashemenjëherë të tregojnë njerëzishmëri... Konkretisht për serbët, përfaqësuesit e tyre shtetëror e kishtar kërkohet, që duke i pasur parasysh gjithë ato vuajtje sjellë shqiptarëve me pabesitë dhe egërsitë po kurrfarë arsyeje e faji për ta spastruar ndëgjegjen e vet duhet të rrefehen para Zotit të shkarkohen nga barra e mëkatit bërë kundër një populli të pafajshëm, nga i cili nuk kanë pasur kurrën e kurrës asnjë telash në të kaluarën dhe kështu të krijojnë premisat e domosdoshme për të arritur paqetimin e vërtetë të sinqertë fqinjësor e ndërnjerëzor në marrëdhëniet serbo-shqiptare, dhe të ndihmojnë e mos të pengojnë mëkëmbjen e shtetit të Kosovës e popullit të saj, siç bën çdo fqinj i mirë. Kjo është rruga e burrnisë e ruajtjes së mirëbesimit për një “hallalli” biblike të përbashkët, duke kërkuar ndjesë për të bëmat e deritashme kundër popullit shqiptar që njëherazi ishin dhe kundër popullit të vet, apo jo?!
Një kërkesë a dëshirë e tillë nuk është naivitet i shprehur prej nesh, por është rruga si ogur bardhë, e cila kërkohet edhe nga shtetet e organizatat humanitare të botës së sotme të civilizuar.
(Vijon: Përfundimi i vlerësimit kritik të veprës së M. Milojeviçit
“Etnicka karta Dela Prave Srbije “(1866)