E premte, 02.05.2025, 07:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Vështrimi i syve të tu

E enjte, 26.04.2018, 06:57 PM


Një cikël  me poezi lirike

 

Nga Përparim Hysi

 

1.Vështrimi i syve të tu

 

Vështrim i syve të tu: si një libër i hapur

Kur unë di mirë të lexoj

Sikur shoh mendimin e pashfaqur

Që më  thotë:-Të dashuroj!

 

Mendimet e pathëna janë si "fantazma"

Fantazmat, zakonisht, dikojnë për keq

Por tash unë jam me flokë të bardha

Dhe më nuk pyes për asnjë dreq.

 

Të pathënat na çojnë në hulli të panjohura

Pa zëmë e stresosemi ndonjëherë dhe kot

Por vështrimi i syve tuaj, vjen nga"vise të njohura"

Dhe  stresin ma heqin dhe bëhem i plotë.

 

Bëhem i plotë dhe mbushem me shpresë

"Hullia" ku shkel, krejt e  njohur.

I shtrenjtë vështrimi nga sytë e tu të zesë

"Fantazmat" vdiqën nga ajo ç'ka ndodhur.

 

2.Përjetim

 

Fytyra e lëmuar, e butë si kremi

Buzët, mjaltë i pastër,"kripur" me kanellë

Kaq mjafton që të më hip shendi

NJë shend shpotitës që aq më këndellë.

 

Shikoj që me "hile" bëka dhe ZOTI

Se ja: të ka bërë si jashtë serie!

Po si mund të duroj, unë që jam robi

Që mos pushtohem nga një brengë zilie?

 

Dhe ç'them, nuk është stisje e krisur

Por një përjetim i mbushur me mbresa

Daç Perëndinë, përse moj syormisur

Më çon në kohëra që u ka"vdekur licenca?!"

 

3. Më duket

 

Më duket sikur në xhep kam diellin

Se aq dhe i lumtur jam

Në nuk kam diellin, kam mademin

Mademin që më ka dhe e kam xhan.

 

Ajo më ka dhe unë e kam xhan

Por ç'duhet më shumë për të qenë i lumtur?

Kur ajo për mua bëhet kurban

Si thoni se flaskam turbull?

 

Turbull nuk flas fare dhe jam i kthjellët

Ashtu siç është i kthjellët një qiell pa re

Diellin,- po ju them,- e kam futur në xhep

Dhe nuk ka më të lumtur mbi dhe!

 

4.Mulatja

 

Kishe vënë kapele kashte,edhe vath të mëdhenj

Dale,moj mulate, dale! Se s'të ndjek dot andej!

Buza jote aq mishtore dhe vështrimi vezullues

Seç më çuan  në kohë rinore, në një kohë që s'rrija"sus"

 

Vjen më zë  ajo me dorë dhe buzëqesh pa të keq

(-A do tundësh dot"këmborë" a do shkosh, o mik, në dreq?!)

Kohë nuk ka; po hë, o burra! "Ujku" para: e vret dot?

Përparim, çlirohu nga  turpa (ndryshe, u turpërove sot?!!!)

 

E, që thoni... gjëkafshë s'thatë, me mulaten mu buzëlumi

Unë u ktheva "djalë në vakt"(ruaj ende "dufteburri")

 

5. Po kur thonë

 

Po kur thonë që PARAJSA është në qiell

Dhe portën e ruan SHËN PJETRI me kyç

Mua, moj mike, aq më këndell

Sa për atë"parajsën" tjetër as që pyes hiç.

 

As më duhet parajsa mister

Dhe SHËN PJETRIT t'i trokas në portë.

Tek puth buzën tënde mjaltë e sheqer

Parajsën e kam ngritur mbi tokë.

 

Atë"Parajsën tjetër" le ta ruajë SHËN PJETRI

Mua më duhet veç një parajsë si ti

Në "parajsën" tënde "vdes" unë, i vjetri,

Ja, kaq e magjishme, je dashuri.

 

6. Nuk ka gjë

 

Nuk ka gjë që njëra anë e bluzës ka "rrëshqitur"

Dhe gjiri. si "pa dashje", të ka dalë cullak

Si "pa dashje" ka ndodhur a vet e ke "selitur"

Hamendësoj dhe jo pa shkak.

 

Se tjetrin e mban fshehur bëluza

Hamendësoj? A do jenë njësoj?

Se kot nuk zë e më ha buza

Dhe them:- Si do ta provoj?

 

Mëdyshja ime nuk është e stisur

Se ndodh që"motra me motrën" nuk ngjan

E shoh atë tek "bëluza rrëshqitur"

Dhe nepsin dhe për tjetrin e kam.

 

7.Çast

 

Ta mora dorën e butë dhe të bardhë

Dhe pak me"politesë" e putha

Po ç'do të gjente nga një kokëbardhë

Bukuroshe! Pse të zu turpa?

 

Se pashë sytë e mëdhenj e qerpikët me bisht

Sikur me"bisht" më gudulisën gushën

Më gudulisën e më fshikën si miqësisht

Dhe guxova mbi ta e vura buzën.

 

Pse kot thonë që dashuria nuk ka moshë

Jo vetëm thonë, por ka ndodhur shpesh

Sa e mirë që ishe, o moj që"mosqofsh"

Që mua më mbushe me gëzim e shpresë.

 

Tiranë, 17 prill 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx