E premte, 02.05.2025, 06:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Ismet Jashari - Hero i Popullit

E hene, 23.04.2018, 05:34 PM


ISMET JASHARI – HERO I POPULLIT

 

(16.04.1967 – 25.08.1998)

 

Po i këndojnë bylbylat nëpër bjeshkë të Sharit –

Luftëtarit t’ shqipes – trim Ismet Jasharit !

Komandant ushtrie me nofkën “Kumanova” –

Që Hero të Popullit e nderoi Kosova !

 

Njëri ndër figurat t’ lavdishme t’ UÇK-së ,

Ishte  luftëtari trim dhe burrë me besë –

Që për ideale fliste të vërtetën ,

Që Lirinë e deshi më shumë se sa jetën !

 

Ai , më shumë e deshi Atdheun se vetën –

Bëri shumë për neve , që ta gëzojmë jetën !

Për këtë gjithmonë , ne do ta nderojmë –

Për veprat madhështore nuk do ta harrojmë !

 

Trim Ismet Jashari , u lind n’ Orizare –

Me te, do t’ krenohen mbarë trojet shqiptare !

Për t’ nxënë dituri , nuk i ndahej shkollës –

E filloi n’ vendlindje , ia mësyu Kumanovës !

 

Biri i Orizares , n’ këtë malësi kreshnike –

Si gjimnazist  kyçej n’ jetën  politike !

Pushteti i atëhershëm nuk e la n’ këtë trevë –

Ismeti e vazhdoi gjimnazin në Preshevë !

 

Vazhdimisht përcillej nga organet e sigurimit –

Nuk e lanë ta shohin një ditë të gëzimit !

Për këtë detyrohet në Zvicër të migrojë –

Me shokë t’ idealit , patriotizmin ta vazhdojë !

 

Edhe n’ diasporë , ai , bënte shumë mundime –

Nëpër demonstrata , nëpër shumë tubime !...

Ismeti , t’ vërtetën po e shprehte hak :

“Liria e një populli fitohet veç  me gjak !”

 

Këtë  ideal  t’ shenjtë  që kishte n’ jetë të  vet –

Ismeti , shumë shpejt do ta bëjë  realitet !

Ua thotë lamtumirën  familjes  me radhë –

Për liri t’ atdheut rrugën kishte marrë !

 

Ua thotë lamtumirën : vajzave ,  gruas s’ fisit ,

Shokëve , miqve , t’ afërmve  dhe t’ gjithë farefisit !...

Të gjithëve që i donte  nga rrethi i familjes –

Mori rrugë të mbarë për t’ iu përgjigjur thirrjes :

 

“Atdheu në rrezik – vendlindja po na  thërret !”

Kush e do Lirinë – nuk ka ma  se çka pret !

N’ Ushtrinë Çlirimtare t’ Kosovës , ishte nisë –

Radhitet ndër t’ parët e luftëtarëve t’ Lirisë !

 

Me te ishin bashkë edhe  shumë luftëtarë –

Patriot  vendas edhe shumë mërgimtarë  !...

N’ zona t’ okupuara t’ Drenicës legjendare –

Për ta bërë së bashku luftën çlirimtare !

 

Aty ku e nisi Komandant Legjendari –

Trimi përmbi trima –  bacë Adem Jashari !

Bacë Adem Jashari , na e la amanet :

“Që t’i mbrojmë këto troje –  kurrë mos t’i lamë shkret !”

 

“Kurrë këto troje tona sllave nuk kanë qenë –

As  për jetë të jetës – sllave nuk do t’ jenë !

Këto troje të shenjta edhe legjendare –

Kanë qenë dhe do t’ jenë gjithmonë toka  shqiptare !”

 

Këto ishin shqipet , trimat e Lirisë –

Që reflektonin dritë dhe shpresë të ardhmërisë !

Që frymëzonin trimat e Ushtrisë Çlirimtare –

Për ta sjellë Lirinë mbi  popullatë  shqiptare !

 

Mijëra e mijëra trima u mblodhën ndër ne –

Që s’ kursenin jetën për Liri , Atdhe !...

Komandant “Kumanova” n’ luftë ishte gjithkund –

Në fusha , në male , n’ qytete , n’ katund !...

 

Në mesin e shokëve , n’ flakë e në barot –

N’ mes të popullatës kurrë nuk rrinte kot !

Ishte shok besnik  e  ushtar elegant ,

Ishte luftëtarë , po edhe komandant !...

 

Më 25 Gusht 1998 –

Në Luzhnicë t’ Kosovës , ra dëshmorë për jetë !

N’ aksion t’ guximshëm ra duke luftua –

Për ballë  kriminelëve , fare pa u frikësua !

 

Kështu ra dëshmorë biri i shqiptarisë –

Për të mbetur  yll i pashuar i Lirisë !

Trimat si Ismeti , që luftojnë si burrë –

N’ faqe t’ historisë nuk do t’ vdesin kurrë !

 

Një fjalë t’ urtë e thanë të rinj edhe  të vjetër –

Liria është më e shtrenjtë se sa çdo gjë tjetër !

Heronjtë dhe dëshmorët , t’ gjithë janë të pavdekshëm –

Amaneti i tyre  mbetet i përjetshëm !

 

Falë gjakut që derdhën me armë në dorë ,

Si Ismet Jashari dhe mijëra dëshmorë ...

Dhe martirë të tjerë  që i dolën Zot  kombit –

Kosovës i doli zëri i mbarë globit !...

 

Sot Kosova  trime , gëzon pavarësinë ,

Gëzon Sovranitetin , Shtetin  dhe Lirinë !...

Lufta e saj kreshnike  nuk ka shkuar kotë –

Kosova , sot është Shteti më i ri në botë !

 

Më 25 Gusht, t’ vitit  2009 –

Udhëheqësit e Kosovës – gradë të lartë i kanë dhanë !

Sot , Ismet Jashari – komandant i Kumanovës –

Për merita shpallet :”Hero i Kosovës !”

 

Trim Ismet Jashari , deshi të  vërtetën –

Që ta duaj Lirinë , më shumë  se sa jetën !

Atdheun e deshi më shumë  se sa  vetën –

Për Lirinë e Shenjtë , ai e  përqafoi vdekjen !

 

Për Lirinë  e  popullit edhe për Atdhe –

Ai bëri shumë t’ mira që  sot i gëzojmë  ne !

Ne , Ismet Jasharin gjithë do ta nderojmë –

Këngë t’ bukura lavdie , ne  do t’i  këndojmë !

 

Gjilan, më 16.04.2018.       Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx