E premte, 02.05.2025, 06:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Vepër e re letrare nga shkrimtari Luan Kalana

E premte, 20.04.2018, 07:33 PM


Veper e re letrare nga shkrimtari Luan Kalana

Prof. Kristaq Shabani dhe poeti Kosta Nake

I-krenari letrare-I SUKSESSHËM NE KRIJIMTARI LETRARE,SHKRIMTARI Shqiptaro-Amerikan LUAN KALANA

"Informojmë LNPSHA “ Pegasi”ALBANIA se, pas publikimit të novelës “ Çapkënia” për lexuesit, shkrimtari , publicist shqiptaro-amerikan, prof.Luan Kalana, sekretar i Lidhjes te Artistëve dhe Shkrimtareve në Cleawater,Florida USA,Koordinatori i Lidhjes sonë në SHBA, sjell për lexuesit , veprën më të re letrare “ATELIE E SHPIRTIT”-jetëshkrime".

Libri i ri është një përzgjedhje letrare nga krijimtaria e mirëfilltë e Luanit, një "miks" letrar, në prozë-ese, skica, tregime, novela dhe në poezi-balada e poema. Kjo përzgjedhje është realizuar nga redaktori profesionist, poeti, shkrimtari i shquar, Kosta Nake. Libri ka 369 faqe, ku lexuesit i jepet mundësia të zgjedhe shkrime të koncize, sipas dëshirës së tij, për të lexuar. Autori ka realizuar një plan shpërndarje të këtij librit në Shqiperi, Trojet shqiptare, në Diasporë dhe në SHBA, ku banon familjarisht.

Me këtë rast evident, urojmë shkrimtarin Luan Kalanën: “Suksese në krijmtarinë e pashtershme e të përditshme me subjekte interesante , reale dhe për dhënien e mesazheve jetësorë! Edhe vepra të tjera të reja të sillni në të ardhmen për lexuesit, studiuesit, duke përfaqësuar letërsinë e sotme bashkëkohore shqipe”.

Prof .Kristaq Shabani-President Albania Pegasi.

II-risi te reja -Libri i ri,"ATELIE E SHPIRTIT-jeteshkrime" i shkrimtarit Luan Kalana

-Këto ditë doli në qarkullim libri i katërt i shkrimtarit Luan Kalana “Atelie e shpirtit”, një dëshmi e re e krijmtarise letrare artistike. Vendin kryesor këtë herë e zënë krijimet në vargje të organizuara në disa cikle.

Poezitë e Kalanës janë të një lloji të veçantë, ato janë qasje deklarative të mbështjella me vello enumeracioni që degëzohen duke krijuar një imazh artistik të një peme poetike. Duke lexuar fund e krye këto poezi, mund të arrish në përfundimin se ato përftojnë një stil të veçantë përjetimi dhe sendërzimi.

Pjesa e dytë përbëhet nga shkrime publicistike. Si mësues në profesion dhe si veprimtar shoqëror me një shpërfaqje të re mes emigrantëve të Amerikës, ai nuk del jashtë natyrës së formimit të vet, prandaj tingëllojnë të natyrshme dhe aspak të sforcuara deklarime të forta patriotike.

Pjesa e tretë ka rrëfime interesante që sillen rreth qerthullit familjar, duke hapur kështu një tjetër seksion në magazine vigane të kujtimeve, me një inventar të imët ngjarjesh dhe njerëzish që autori i ka njohur drejtpërdrejt në jetë.

Mbi të gjitha, Kalana guxon të bëjë selfie, një vendim i guximshëm që nuk mund ta ndërmarrë kushdo duke shembur murin midis krijuesit me dhunti artistike dhe rrëfyesit të zakonshëm.

Kosta Nake -redaktori i librit



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx