Kulturë
Vjollca Pasku: Ti di të më duash thjeshtë
E hene, 16.04.2018, 07:37 PM
Vjollca Tiku Pasku
TI DI TË MË DUASH THJESHTË
Çasti i lumturisë ka ardhur,
dashuria ime puthmi sytë!...
Ti më shih lotët e rrumbullakosur
ku ka pasion dhe një pëshpërimë:
"Të dua, të dua , të dua…shpirt,,. "
Ti vjen mi mbledh lotët me pëllëmbë
I puth me buzët e tua diellore,
avuj fluturash ngrihen lart
formojne ëndrrat e bukura në jetë.
Çasti i lumturisë ka ardhur,
qielli mban miliarda yje një çast,
si mbaj unë pasurinë e dashurisë.
Ti di të më duash thjeshtë,
pa stoli të rreme,
unë të dua si drita e diamantit
ku më përcjell ngjyrat e botës e qiellit
të dashurisë
dhe në një hark ylberi të krahut tënd
më fton të fle ngrohtë.
Çasti i lumturisë ka ardhur,
fati i shkruar në pergamenin e ditës së lindjes
librat ku bilbilat mësojnë të këndojnë,
mirazhet ku lulet mësojnë të puthin me erë,
më mësuan se
engjëlli i dashurise
ngjit në parajsë dy zemra.