Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vjollca Pasku: Ti di të më duash thjeshtë

| E hene, 16.04.2018, 07:37 PM |


Vjollca Tiku Pasku

 

TI DI TË MË DUASH THJESHTË

 

Çasti i lumturisë ka ardhur,

dashuria ime puthmi sytë!...

Ti më shih lotët  e rrumbullakosur

ku ka pasion dhe një pëshpërimë:

"Të dua, të dua , të dua…shpirt,,. "

Ti vjen  mi mbledh lotët me pëllëmbë

I puth me buzët e tua diellore,

avuj fluturash ngrihen lart

formojne ëndrrat e bukura në jetë.

 

Çasti i lumturisë ka ardhur,

qielli mban miliarda yje një çast,

si mbaj unë pasurinë e dashurisë.

Ti di të më duash thjeshtë,

pa stoli të rreme,

unë të dua si drita e diamantit

ku më përcjell  ngjyrat e botës e qiellit

të dashurisë

dhe në një hark ylberi  të krahut tënd

më fton  të fle ngrohtë.

 

Çasti i lumturisë ka ardhur,

fati i shkruar në pergamenin e ditës së lindjes

librat ku bilbilat mësojnë të këndojnë,

mirazhet ku lulet mësojnë të puthin me erë,

më mësuan se

engjëlli i dashurise

ngjit në parajsë  dy zemra.