E shtune, 03.05.2025, 06:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Në Gollak

E hene, 16.04.2018, 06:38 PM


NË GOLLAK

 

Teksti , muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

 

Le e rritë jam në Gollak –

Me ujë t’ pastër kthjelltë si loti .

Çdo gja  t’ bukur me bollak –

Kësaj malësie i ka falë Zoti !

Në Gollak , në Gollak –

Jetë e bukur për merak !

Në Gollak, në Gollak –

Lumi ai që ka konak !

 

Në Gollak jam rritë për qejfi ,

Plot me shije bukë e krip !...

M’ rriti nëna  me  bukë  çerepi ,

Më mësoi si flitet shqip !

N’ ballë t’ oxhakut përskaj hiri ,

Ku  më joshte  ngrohtësia –

M’ mësoi si pritet mysafiri ,

Mikpritja dhe bujaria !...

 

Kujtoj burrat  rreth  oxhakut ,

Lojërat , fjalët , muhabetin...

I kujtoj këngët e plakut –

Si e kem pas gjithmonë adetin !

Këngët e Gollakut –

Kujtojnë plagët e gjakut ,

Luftërat e lirisë ,

Trimat e malësisë !...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx