Kulturë
Shahin Ibrahimi: Mashinistëve të brezit tim
E enjte, 12.04.2018, 06:41 PM
Shahin Ibrahimi
Mashinisti
Me keqardhje po marr të shkruaj
Ndjenja halle që kam provuar
Ishim shokë s`ishim të huaj
Në një kohë të mallëkuar.
Na shkoi koha nëpër shina
Mbi gabina e vagona
Jeta jonë si mbi mina
Lumturia me tollona.
Në çdo metër një rrezik
Bjer tani e bjer pastaj
Zemra,gjoksi ndjen panik
Qielli mbyllet në çdo skaj.
Mjafton vetëm një minutë
Dhe në çast bëhet qiameti
Mashinist o mik i urtë
S`të mbron zoti edhe shteti.
Pakëz bukë e pakëz djathë
Ky ish gjithë shpërblimi ynë
Kurrë su mbajtëm me të madh
Por se ulëm krenarinë.
Mashinistëve të brezit tim
Brezit tim të lodhur, po i ikën mosha
Si një diell mesdite, që prek në dritare
Ndonjëri me shijen e sirenës ndoshta
I përpiu koha sikur, s`kanë qënë fare
I buzëqeshnim dhe e ndihmonim njëri tjetrit
Na plaku më shpejt lokomotiva e rëndë
Secili atje është munduar të lërë vet veten
Të rinjëve përvojën, u munduam me ju lënë.
Çdo vit që kalon më pak shok takojmë
Më kot tentoj për ti kërkuar
Nga foto porcelani tani na shikojnë
Me sy të trishtë dhe të menduar.
Si pemë që po thahet, po ikën mosha jonë
Në shpirt na kaplon një mërzi
Për gjithçka lamë mbrapa:-A do na kujtojnë?
Që dielli i mirënjohjes mbi varr të na ndrijë.
Trishtimi na rrudh krahët, në mbrëmje dhe mëngjez
Në njomështi kujtimesh mundohem të notoj
Ëndërroj rininë e brezit, që shkoi serbes-serbes
Dhe shkelim mbi rënkime të ardhmen të ndërtoj.
Gjithmonë i iki trishtimit, mos të më robërojë
S`i kam soditur ndonjëherë ujëvarat e tij
Në qytetin e të vdekurve me mall i vizitoj
Se nesër pranë tyre dhe unë i qetë të hyj.
Miqësi me detin
Det të lutem,sonte më rri pranë
Dhe unë jam si ti gjithë inat
Për vajzën që desha,rrëke lotët ranë
Dua të bind veten të mbaj kokën lart.
Për ty do zgjeroj derdhjet e lumenjëve
Do ju shtroj shtratin me qilima gurësh
Ëmbëlsin e fjalëve do ti dhuroi në mot
Do luftoj me natyrën mos të të ndotë.
Veç ty të kam mik për kohë të vështira
Sa herë bëj me ty muhabet
Kur diellin pa shkak e mbulon errësira
Dhe nata dëshirat mi vret.
Në të sjellshin dimër,do ta bëj behar
Ngrohtësi prej shpirti do të dhuroj
Dy lule dafine nga larg do ti marr
Veç s`dua të të shoh,njerëz duke vrarë.
Në derdhje të lumenjëve do rri unë në pritë
Mbi gjithë mbeturinat,do mbjell një dafinë
Në gjithë bregun tënd mos të kesh frikë
Do luftojmë të keqen,të mbrojmë kaltërsinë.