Kulturë
Gjon Markokaj: Mbeta ai që isha
E diele, 08.04.2018, 12:00 PM
MBETA
AI QË ISHA
Cikël nga Gjon Markokaj
Komb i vjetër Shqipëtar
I copëzuar barbarisht
Prej tigrave grabitqarë
Jashtë arësyes së Zotit
Deri kur FAJTOR pa faj?
Koha ka ardhë:
Të pyesim veten
Të kërkojmë të drejten
O sot o, kurrë…!?
Ata që e derdhen gjakun
Për Liri e Demokraci
Amanet na lanë At’dheun
Të mos e trathtojmë,
Flamurin as Kombin
At’dheun e kemi t’copëtuar
Lirinë e kemi të cenueme
Demokracinë të DHUNUEME
A e kemi të drejten si të tjerët?
Deri kurë fajtor pa FAJ…!?
…!
A kemi të drejtë
Të flasim të vertetën… !?
…!
“Borxhliu” s’na pergjigjet
Pushtetarët tanë si shyta
“Shkojë me nxjerrë shyten
I la edhe veshtë”!
Revolverin e ISA BOLETINIT
E kanë heqë nga brezi
E kanë bërë gjakun ujë
Kanë harrue Kombin
Pasurohen duke vjedhë
Atdheun e copëtuar
e kafshojmë edhe vetë…,
Hakun kujt me ja kërkuar
Kurë ke vrarë oren vetit
Pak në tokë, pak në detë
“Kafshata - kafshata”
Ja apim tigrave të uritur
Dhe lengon voter-ngrata.
...!
Të rënët, Martirët e lirisë
s’ kanë për të na e falur...!?
...!
“Shesin At’dheun!!!...
Ujk për njëri – tjetrin
Ku domë me dalë...?
Me këto që po ndodhin
Po bëhëm përrallë”!?
VULËN E VËN E VERTETA
Kemi ecë me luftë e gjak
Duarkryq s’ kemi ndënjur
Populli më i vjeter në Ballkan
Edhe sot kemi presion!?
Njizet e tetë vjet tranzicion
E s’po e shohim dritën tonë
Shohim shfaqje tejet shqetësuese
Na brejnë në palcë e në shpirtë
Drita e diellit në nji vakth
Shëndritë edhe mbrapshtinë
U jep dritë bimve të lodhura
Të kenë jetën si të tjerët
Mbas shkatrrimit të diktaturës
Heshtja e historianëve
Na bën ta ngritim zërin fuqishëm
Të KORRIGJOHEM në demokraci
Drejtuesit shtetrorë të sotem
Kur kerkohen “shtigje të reja”
Pse vazhdojnë të njëtin shteg
Po ecin me fytyrën e djeshme
Kujt i sherben mohimi i të vertetës
Vetem të korruptuarve deri në palcë
Me bëmat e diktaturës së djeshme
Na drejtojnë jashtë deshirës sonë
Të inkriminuarve nuk u besohet…,
Rishikimi i HISTORESË
Se u sherbejnë t’huajve
Turko-arabve e sllavo-serbve
Përsëri historia në qorrsokak
Studiuesit me zëmër të paster
Ngjarjet historike të keqtrajtuara
I nxjerrin nga “nënrruga e djehit”
Vulën e vën e VERTETA
E verteta i shtyn krijuesit tanë
T’ i hyjnë kësajë pune
të veshtirë e të begatshme…,
Të ruajnë grehinën e Kombit
Të nxjerrin të verteten në dritë
Ne e shohim Historinë e Kombit
Të djeshmen e të sotmen:
Në luftrat për liri e Pavarësi
Dhe per ekzistencen sociale
… !
Mësojmë nga kemi ardhur;
E ndertojmë të ardhmen
… !
Jemi popull i fortë
E kemi mbajtë nderin lart
Nuk dorzohemi lehtë
Kemi mbijetuar si bajrak
Kemi histori te lavdishme
Të lidhur fort me truallin e vet
Të mbrojtur me identitet nga:
Luftrat per liri e Çlirim Kombtare
Nëper rrugët e gjakosura
Nën tehun e shpatës…,
Derdhen gjakun e dhamë
Mijra – deshmorë e heronj
Bazamenti i kulturës
I nji populli është:
TRADITA sëbashku
Me elemëntet e sajë jetësore
Sot na dalin disa zuzarë
Trushpëlar të inkriminuar…,
Që idetë e tyre i bashkojnë:
Me armiqt tanë sllavo-serbe
Të tjerë -- me “islamin radikal”
Historian të rinj,
Studiues, poet e shkrimtar
Mos e lejoni shtrëmbërimin
E historisë sonë Kombtare
Shtrëmbërimet na brejnë
Sillni fakte të reja…,
Rreth ngjarjeve që janë
Fshehur... e po fshihen
Në katër anët e botës
Arkivat per shqiptarët
Sot janë të hapura
Ç’ bëjnë ata që paguhen…!?
Me Historinë e humbur
Studiuesit sjellin dritë
Plotsojnë Historinë e Madhe
E bëjnë atë të VERTETË
Besnikëria kombëtare
Është themeli:
I demokracisë dhe i lirisë
Ruajta e identitetit
Është fitorja m’ e madhe
VRASJA E SHPRESËS
Të jeshë shqiptar
Është krenari
Zhgenjim është i madhë
Po e tregojnë (edhe)
Brengat e largimit…!
Vuatjet as skamja
Luftrat as robëria
S’e çuan shqiptarin ksisoj
Të largohet nga vëndlindja
Vetem “vrasja e shpresës”
Nga politika e pushtetarët
Që s’ i japin dritë së ardhmës
Kjo është: “medet—medet”…,
Tash e njizet e tetë vjet…!
RUAJE GJUHË KRYET
Një fjalë që s’ është thënë
Është e veshtirë të gjindët
Fjala flitet ku ka vëndin…,
-- Ndryshej zihesh mat
…!
Nji porosi e vlefshme:
“Ruaje gjuhë kryet” ...
... !
Fjala përseritet…,
Varet si e shtjellon
Nese din të flasish
Thonë: -- “një fjalë
i ka nji qindë qese”…!
Fjala vret në shënjë
Stervitë mëndjen tënde
-- Provon zgjuarsinë
Fjala ka vlerë të madhe
Ballafaqimi me fjalen
Shpreh ardhshmërinë
Zgjuarsia e shprehjes
E gjënë të vertetën… !
PËRBALLJA ME PUSHTETARËT
Sa i bukur është qielli
Sa e mirë ngrohtësia e diellit
Sa e bukur është natyra
Ku shëndrrohen kater stinet
Shqiponjat e malit kanë dashuri
Për ket vëndë të begatë
E bukur është Shqipëria
Laget nga ujrat mesdhetare
O, o rini shetitni nëpër botë
Ekperiëncen sillne në vëndlindje
S’ ka vënd më të bukur mbi tokë
-- Se vëndin e katër stinve
Nga emigranët intelektualët
-- E kërkojmë shpresen ...,
Përballja me pushtetarët
Sjell driten e së ardhshmës
MBETA AI QË ISHA
Isha në ënderr
Dhe e gjeta të bukuren
Mbasi e preka dhe e shijova
Më doli gjumi i merakosun
Nji ditë prenvere
Me lagështirë e diell
Pashë ylberin:
Gjënë më të bukur
Në forëm harkore
Më shtatë ngjyrat e veta
Kishte bashkue dy male
Eca, me vrap ta arrija...,
Që ngjyrat e bukura të tijë
Të qëndisnin trupin tim
... Ta kapercej ...,
e të shëndrrohesha në dragua
Sa afrohesha më ikte - largohej
Ishte çmënduri e deshirë!
Unë s’ e arrita mbeta ai që isha
Po, vertetë mbeta ai që isha
A është e vertetë ta ketë;
Kapërcyar - njeri Ylberin?
Thonë: po e kapërceve
Shëndrrohesh në “drague”
U shtanga duke pare…,
S’ e di nese ishte:
Imagjinatë a çmënduri
E bukura s’ kapet se due unë
AJO ARRIHET ME PUNË
Së bukurës s’i shtoj gjë
Ajo i ka vetë ngjyrat e ylberit
E bukura ta defren mëndjen
Dhe të fshehtat e shpirtit NJERIT.
./.
-Per ZemraShqiptare, 7 Prill 2018-