Kulturë
Milazim Kadriu: Libër kushtuar Gani Xhafollit
E diele, 08.04.2018, 10:23 AM
LIBER ME KUJTIME, KRITIKA, POEZI, ...
KUSHTUAR GANI XHAFOLLIT
Reshat Sahitaj & Asllan Qyqalla “Gani Xhafolli princi i letërsisë për fëmijë”, SHKAL “Naim Frashëri”- Prishtinë, 2018
Nga Milazim F. KADRIU
Gani Xhafolli është njëri nga shkrimtarët më të njohur dhe më të preferuar për fëmijë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ai sa ishte gjallë botoi rreth 50 libra kryesisht për fëmijë dhe po aq mbetën në dorëshkrim që presin që edhe ato një ditë të shohin dritën dhe të gjenden në duart e lexuesve të vegjël që aq shumë e donë poezinë e Xhafollit.
Për të përkujtuar jetën dhe veprën e Gani Xhafollit, autorët Reshat Sahitja dhe Asllan Qyqalla përgatitën dhe promovuan librin “Gani Xhafolli princi i letërsisë për fëmijë”. Në manifestimin me rastin e përurimit të këtij libri merrnin pjesë shumë krijues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva dhe krijues ndërkombëtar nga Franca, Spanja dhe Anglia, përfaqësues qeveritarë si dhe shumë nxënës,mësimdhënës dhe dashamirë të fjalës së bukur artistike. Ky libër përmban shënime, kujtime, kritika, poezi, fotoreportazhe kushtuar G.Xhafollit
Libri “Gani Xhafolli princi i letërsisë për fëmijë” ndahet në gjashtë pjesë : Pjesa e parë GANI XHAFOLLI MBRET I VOGËL, ku përfshihen vlerësime e përkushtime nga bota letrare ndërkombëtare nga autorët Daniel Leuwers, Nicole Barriere, Helene Stafford, Alls Pollosina, Teo Sanz, pastaj një poezi e Gani Xhafollit kushtuar Ali Podrimjes dhe shkrimi i Reshat Sahitajt që shkruan për librin e Xhafollit të botuar në Paris më 2012. Pjesa e dytë ARTIST NË JETË, ARTIST NË LETËRSI E NË ARTE (Homazh letrar për GANI XHAFOLLIN), ku shkruajnë Reshat Sahitaj, Bgzat Baliu, Xhevat Syla. Në pjesën e tretë LETËRSIA SI PIKTURË prezantohen disa kritika letrare për veprat e Gani Xhafollit, nga kritik letrarë shqiptarë si Reshat Sahitaj, Prend Buzhala, Xhevat Syla, Begzad Baliu dhe Milazim F. Kadriu. Pjesa e katërt SHTEGTIME POETIKE përmban ese, kronika, reportazhe kushtuar Gani Xhafollit, të shkruara nga Kalosh Çeliku, Asllan Dibrani, Mevlyde Mezini Saraçi, Gani Qarri. Pjesa e pestë e titulluar ME TRI ZEMRA përmban shkrime nga Gani Xhafolli. Ndërsa në pjesën e gjashtë ËNDRRA NË SHUPLAKË prezantohen poezi kushtuar Gani Xhafollit. nga poetët: Kalosh Çeliku, Musa Jupolli, Gjon Gjergjaj, Maxhun Osmanaj, Rrahim M. Sadiku, Milazim F. Kadriu, Ali Sh. Berisha, Dibran Demaku, Fera Krasniqi, Flora Shabi, Arsim Halili, Shaban Pllana, Sherife Berisha – Thaçi, Sheremet Prokshi, Arbenisa A. Thaçi, Bilall Maliqi dhe Sheqir Podvorica.
Ja disa
vlerësime nga kritikë evropianë dhe shqiptarë
Nicole
Barriere (Francë)
Gani Xhafolli e ka një botë magjike më rrëfime,
është princi i Ballkanit, i cili shkruan për fëmijërinë kur poeti është mbret i
vogël, zogu është princ, fijet e barit janë mbret e molla mbretëreshë.
Daniel
Leuwers (Francë)
Pra, në territorin e vogël të Kosovës , është
ngritur një poet, i aftë për të luajtur më fjalë artistike, më grafikë apo
kaligrafi ngjashëm si Apollineri , më aftësi për të na argëtuar një lloj si
Zhak Preveri , por parasegjithash mjeshtër i madh i artit në përdorimin e
fjalëve më të thjeshta në poezitë të cilat na tërheqin që ato të recitohen- që
ato të bëhen reaksion i vazhdueshëm në luftën tonë kundër kohës.
Héléne
Stafford (Angli)
Qe nga faqja e parë e këtij libri që është e
ndarë në katër pjesë, ne mbetemi të mahnitur nga thjeshtësia e poezisë dhe spontanes
: atë të imazhit, të sentimentëve, e të situatave. Në veprën e Gani Xhafollit ,
ne i gjejmë gjurmët i imazhit të fëmijërisë , të harmonisë më natyrën,
afeksionet, dëshirës për jetën e fëmijërisë, mrekullinë naive të fëmiut ndaj
bukurisë së kësaj bote.
Teo Sanz (Spanjë)
Mënyra për të komunikuar më vetveten dhe më
botën ishte dashuria e Gani Xhafollit, është e ngjyrosur më një empati të
thjeshtë e të natyrshme që burimin e ka në fëmijëri. Në këtë mënyrë ai ka
arritur ta krijonte një hapësirë jashtëzakonisht të zgjeruar ku mbretëron
poezia e të gjithë poezive. Poetika e tij pa asnjë dyshim është një arritje e
suksesshme të cilën kanë aftësi ta realizojnë vetëm poetët e mdhenjë.
Alla
Pollosina (Rusi)
Cdo vdekje është një tragjedi e një humbje e pa
riparueshme. Gani Xhafolli nuk është më, mirëpo ai la gjurmët e tij në këtë
botë. Në simpoziumin e vitit 2014, Ishte Reshat Sahitaj që më njoftoj se Gani
Xhafolli është poet që shkruan për fëmijë dhe se kishte shkruar mbi dyzet vepra
për të rritur dhe fëmijë, tregime, poezi dhe që kishte punuar në
gazetari.
Reshat
Sahitaj
Autori Gani Xhafolli, mjeshtërisht temën e tij e
thurë rreth dashurisë. Cila është ajo dashuri që romanin e përshkon që nga
fillimi deri në fund ? Dashuria për vajzën e kujtimeve? Dashuria për fshatin,
shtëpinë, lumin ,njerëzit, lulet? Dashuria për Atdhe? Nuk ka asnjë dyshim që
autori jo rastësisht përmes kësaj vepre përshkruan dashurinë ndaj Atdheut si
dhe dashurinë ndaj femrës. Këto dy dashuri autori Gani Xhafolli na i paraqet që
kanë lidhje të ngushta njëra me tjetrën aq sa pa Atdhe s’ka dashuri dhe e
kundërta.
Begzat
Baliu
Gjatë kësaj kohe shkrimtari Gani Xhafolli e ka
pasuruar biografinë e tij letrare me vëllime poezish, tregimesh, romanesh e
trajtesash historike, kryesisht për fëmijë, por në mënyrë të veçantë shkrimtari
ynë me mënyrën se si i ka përzgjedhur ato dhe se si i ka lexuar ato para
fëmijëve dhe të rinjve, ka lënë gjurmë të thella në sytë e këtij brezi.
Prend
Buzhala
Tashmë në mesin e të gjallëve mungon edhe Gani
Xhafolli, një klasik i madh e modern i letrave shqipe përgjithësisht dhe i
letërsisë për fëmijë, në veçanti. Mund të themi lirisht se ishte ndër
shkrimtarët më inovatorë (më risimtarë) të letrave shqipe për disa dekada rresht.
Një stilist i përsosur i përmasave të paimagjinueshme e poetikës letrare.
Xhevat
Syla
Spektri i gjerë tematik e motivor i poezisë së
Gani Xhafollit dhe mënyra e realizimit të ideve tregojnë qartë begatinë e jetës
me të mirat dhe të këqijat e saj, vënë në pah përkushtimin e poetit letërsisë,
si dhe faktin se frymëzimet gjenden kudo, por ato duhet hetuar dhe ndier. Gani
Xhafolli idetë e mëdha i realizon përmes drom¬ca¬ve që e bëjnë jetën, përmes
detajeve.
Mevlyde
Mezini Saraçi
Kur i këndonte dashurisë, fëmijët zbardhnin
dëshirat e tyre për ta njohur më thellësisht poetin apo për ta fiksuar së paku
një moment dhe për ta shkrepur një fotografi që flet më shumë se fjala.
Milazim
F. Kadriu
Përpos poezisë dhe prozës artistike ai shkroi
edhe vepra tjera ku njëra ndër to është edhe monografia letrare “Dielli me tri
dritare” kushtuar tre dëshmorëve të UÇK-së, Ilir Durmishi, Hyzri Talla dhe
Afrim Maliqi.
Gani
Qarri
Ganiu, jo vetëm se ishte një poet kombëtar por
edhe një autor ndërkombëtar ,vepra letrare e të cilit u përkthye edhe në gjuhët
kryesore evropiane , si; frënge,gjermane e spanjolle, madje u njoh edhe si
piktor i mirë që vlerësonte maksimalisht krijimet e veta, dhe mbetej
këmbëngulës e me bindje të pa lëkundur, se vlerësimi i njëmendët e meritor i tyre,
do të dëshmohej sidomos në të ardhmen dhe nga gjeneratat e reja.