Kulturë
Xhavit Gasa: Amanet i Skënderbeut
E hene, 09.04.2018, 05:14 PM
Xhavit Gasa
KY DIMËR I GJATË
Të lodhura pemët nga ky dimër i gjatë,
kërkojnë t'veshin kostumin e pranverës
drurë rrëzuar nga erërat plot me zgavra,
merimanga që thurin rrjeta për insektet.
Rrallë në lisa të vjetër gjen kërpudha,
që ndër shekuj njeriu prodhoj eshkën,
zjarrin e eshkës se shuan shiu e furtuna
dimri i gjatë nuk e ndal dot pranverën!
AMANET I SKËNDERBEUT
Shekujt piskamat e lirisë i mblodhën,
përzier me krismat e pushkëve në beteja,
ndër luftra u rritën bij e bija të Kosovës,
për ta hidhet vallja e kënohet kënga!
Shamiqendisura si zambak Prizreni,
flokëgërshetat stërmbesat e Shotës,
shtatlartët si lisa stërnipat e Azemit,
këndojnë e hedhin valle lirisë së Kosovës!
E gëzofsh për jetë e mot Kosovë lirinë,
vaditur me gjak trimash nëpër shekuj,
do të këndojmë për Kosovën e Shqipërinë,
çdo pëllëmbë truall amanet i Skënderbeut!
AS FRUTA AS GJETHE
Po shtohen çdo ditë minjtë e majmur,
kope qensh bredhin me njeri tjetrin zihen,
emra deputetësh të nje familje dhe fisi,
oksigjeni tretet s'gjen strehë as në pyje.
Shtëpia e mure-kalbur mbuluar me gjethe,
merimangat thurin rrjeta gjahu te vrimat,
larvat e vjetra ringjallen lëviznin si vemje,
pranverës i mbyllen portat rikthim dimrash.
Fletë votimesh shkruar me emra krimbash,
mbushin bokset e kartonave prej letre,
pemtores me pemë plot fruta me vrima,
bujqërit nuk i marrin dot as fruta as gjethe.