Kulturë
Ibrahim Hajdarmataj: Loti i Dervish Shaqes
E diele, 08.04.2018, 12:00 PM
LOTI
I DERVISH SHAQES .....
Nga Ibrahim Hajdarmataj
Disa vite kam punuar si drejtor i Shtëpisë së kulturës dhe kryetar i këshillit të fshatit të bashkuar në Zogaj, Tropojë. Kështu detyra me ka bërë të njihem me shumë artistë, sidomos të sektorit të folklorit, në aktivitetet e zhvilluara, lokale dhe kombëtare në vecanti në festivalet folklorike që organizoheshin, në vitet e monizmit në Kalanë e Gjirokastrës.
Artistët Kosovarë na tërhiqnin si magnet, nga që ishim të përvëluar në shpirt për vëllezrit tanë kosovarë .Keshtu në punë e siper u njoha edhe me Dervish Shaqen në qytetin e gurit, në Gjirokastër, i cili erdhi nga kosova në Shqipëri në vitin 1956. Në takimet me të gjithë ai na flistepër mallin pa kufi që kishte për kosovën martire për gruan e tij Zonjen, për djemtë e tij Shpendin dhe Alin. Dervishi këtë vit ai ka 108 vjetorin e lindjes dhe 33 vjetorin e vdekjes së tij. Ai vdiq si trup biologjikisht, por në zemrat, në mëndjen në jetën e shqipëtareve, brenda dhe jashtë kufijve është i gjallë në mes të gjallëve, edhe sot që po shkruaj këto rrjeshta, në odat ë burrave, kryësisht në malësine e gjakovës (Tropojë), në festat dhe ditë gëzimesh, dëgjohenme vemendje këngët e tij, tingujt e sharkisë bashk me artistin Demush Nezirin i cili e shoqëronte në cdo aktivitet, zyrtar e familjare Dervishin.
Ky këndonte, vazhdimisht, këndonte, por shpirti i tij e dinte, i cili qan për fatin e keq përsonal.
Babai im Ukë Arif Hajdarmataj, i cili ishte një mik i dashur i Dervish shaqës më thoshte: “Biro, vaji I burrit asht kanga..”.
Keshtu Dervishi me telat e sharkisë me këngët e tij derdh krejt mallin dhe lotët për të dashurit e tij. Dervishi shpesh herë vinte në Tropojë, në fshatra ku pritej në mënyrë madhështore nga malësorët e këtyre anëve, nga ku ç'mallet.
-Nuk më hiqet nga mendja ardhja e tij në Zogaj, në shtëpinë tone, në pranverën e vitit 1985, ku tërë natën, deri në të gdhirë, e kaluam me raki, sharki e këngë pa kufi.
- “kur e pi me qef rakinë, të duket se je ka pi tamël (qumështë)...” thoshte Dervishi.
-Në mëngjes, shprehu deshirën të bejmë një vizitë në postën kufitare Qafë-Prush, 7km larg fshatit Zogaj, nga ku shihet Gjakova si në pëllëmbë të dorës. Unë u shpreha i gatëshëm dhe e shoqërova Dervishin për në postën kufitare Qafë-Prush. Ne na pritën oficerë dhe ushtarë kufitarë në mënyrë shumë dashmirëse, duke na qerasur me konjak “Skenderbeg” të Korcës dhe me llokume. Dervishi këndoji për pjesmarrësit disa këngë duke marrë falenderimet e kufitarëve.Pastaj komandanti i postës kufitare, së bashku me dy ushtarë na shoqëruan tek piramida, e cila ishte larg postës vetëm 40metra,aty ndaheshin dy botë, Shqipëria dhe Jugosllavia.
-Komandanti ja dha dylbitë Dervishit, i cili filloj të shikojë Gjakovën, e cila ishte larg 7km nga ku ishim ne.
... Pas pak një lot njomi faqet e rreshkura të Dervishit. Në këto momente komandanti i postës i drejtohet Dervishit: - “Mbaju Dervish se je burrë”. Dervishi ja kethen me një nënqeshje karakteristike që kishte: - “E ke mirë komandant,se ti në mbremje bashkohesh me të gjithë njerëzit e familjes, ndersa unë me sy spo muaj me i pa ...”
-Loti i Dervishit më shqetësoj edhe mua dhe asnjëherë nuk e heq nga mendja atë skenë të dhimbshme.
-Miqtë e Dervishit në Tiranë ishin të shumtë, më kujtohet Prof.Dr Murat Gecaj, shkrimtarët Qemal Sakajeva, Adem Istrefi, Agim Gjakova, Zeqir Lushaj,piktori i mirënjohur Kujtim Buza e shumë të tjerë, ndersa në Tropojë, ndante me ta dhimbjen, si me humoristin Ali Mula, koreografin Skender Haklaj, po ashtu edhe me koreografin Deli Metaliaj, ushtarakun Rexhep Shpatin, Kompozitorin Kolë Susaj, thoshte se unë me sharki, e ajo cikë nga Dragobia me cifteli e 'kallim vendin …
Ndersa në biseda me Mehmet Karakushin më tregonte: - Kur punoja në aparatin e KQPPSH dhe kisha sektorin e Kosovës, u zura ngushtë, se sa herë vinin intelektual nga Kosova, më kerkonin që ta takojnë Dervishin , e unë e lajmeroja ,dhe i thosha: “O Dervish merre sharkinë e hajde e thuaju dy fajlë ''gogishtë'' vellezerve tu. Ai vinte me një frymë”.
-Shumë shokë të panumërt ka pasur në jetën e tij Dervishi ku me kujtimet e tyre, mund të bëhën disa libra.....
Ibrahim Hajdarmataj
Kryetar OJF-se"Mësuesi"
Tel:0692469145
Email:ibrahimhajdarmataj@yahoo.com