E shtune, 03.05.2025, 05:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Enigma

E merkure, 11.04.2018, 06:58 PM


QAZIM SHEHU

 

ENIGMA

 

Verë e gëzimit dhe gëzim i shtirur

Frymon dhe ngadalë pihet

Kjo festë na ngadalëson ditët.

 

Ka festa që vijnë prej luftrash

Kur duhej të përkujtohen.

 

Po mendja si në një fole pulash

Çlodhet e qetohet.

 

Kam kuptuar shumë enigma të bukura

Po kjo enigmë s`kuptohet…

 

 

ÇADRA E PEMËVE

 

Çadra e pemëve na rri përherë

Për të na mbrojtur nga shiu i kujtesë

Që bie nga qiell i lëvizjeve tona,

Kur harruam të ecnin në tokë

Dhe të zbrisnim aty ku jehona

Shpërthente,për të na kthyer shiun në lot…

 

 

NË KËTO ÇASTE…

 

Shkrumb dëshirash në duart e ditës

Fryhet nga një tjetër dëshirë,

Dhe ikën ajrit rrëzëllitës

Tretet në pafundësirë…

 

Në këto çaste dua të shoh një vajzë

Që e merr dëshirën dhe e vë në pëllëmbë

Ta fryjë me firomën e bardhë

Drejt atij që dashuron…

 

Shkundja  e shkrumbit me përtim,

Dëshirës i kthen marrëzinë…

 

 

MALLËNGJIM

 

Pak dal tek rruga ,dhe rri,

Vështroj hënën, po nuk dehem…

Në është e mundur

Më duhet të mallëngjehem.

 

bota plaket me mua,

bëhet më e ujshme…

 

shoh sesi një klithmë rrezeje

ikën nëpër pluhur dhe zhduket.

 

Në vrapin e saj

Edhe të mallëngjehem, mundet…

 

 

DUART  E KOHËS

 

Fytyra e njeriut me brazdat e viteve

Tregon duart e kohës.

 

Diku me ashpërsi skalitën

Thellësinë e tyre,gjersa u lodhën…

 

Diku sa e bënë prekjen

Përtuan të thellonin.

 

Në larminë e fytyrës së njerëzve

Edhe duart e kohës lodhen…

 

 

ZANAT

 

Zanat rrinë në re,

Na shohin ne.

 

Nuk rrinë më në pyje,

As në lëndina,çetina.

 

Si pikëllim pyjesh

Zbrazen rrëketë,

Në faqe të rruara malesh

Bien në pëllëmbë humnerash,

Që zgjaten drejt nesh vetë…

 

 

QERSHIA

 

Qershia u lulua,kokrrat e saj ngacmojnë bisqet,

Të dalin rrezëllitëse,të kuqe flakë,

Të bardha kështu i shoh dhe vitet

Që lulojnë,po frutin e tyre të vyshkur e pamë.

 

Në vellon e saj, mbushur reflekse

E bardha ndrin, shpejt e shpejt ikin

Sa dëshira që mund t`i ndeshje

Në lulimin e përvitshëm..

 

Të bindjevetë bardha,çasteve magjike,

Që nuk ua kupton viteve…

 

 

RRUGA E GABUAR

 

Ka rrugë ku s`duhet me mbërri

Ka rrugë ku s`mbërri kurrë.

 

Dhe keq s`më vjen…

 

Pse shpesh një rrugë e gabur

Rrugën më të drejtë e gjen…

Ajo rrugë s`më pëlqen..

 

 

BULKTHI

 

Një cërritje e lirë bulkthi,

Iu shtrydh veshit tonë

Ç`rrugë bëri ky bulkth, si është strukur

Në beton…

 

Vështrova në natën e qytetit jashtë,

Zëri u shua,ç`ish vallë ai zë,

Nuk mund të ketë bulkth në pallat,

Dhe ai bulkth të qetë s`më lë…

 

 

DASHURIA

 

Lulet në duart e çdonjërit nuk rrinë,

Aq më tepër në duart e të dashuruarve,

Veçmas , kur këputen për Shën Valentin,

Sa për t`u dhënë për një ditë,

Të nesërmen kjo festë psherëtin

Vallë një datë ka për dashurinë?!




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx