Kulturë
Kalosh Çeliku: Unë ose ajo që fluturoi në qiell
E premte, 20.04.2018, 08:05 PM
KALOSH ÇELIKU
RADHËN PRES: UNË OSE AJO
TË FLUTUROJË NË QIELL
(Njërës nga Tri Engjujt Gra të mia besnike).
Edhe, sot qava për një Zanë Mali
Që, papritur iku. Fluturoi në Qiell.
Vetëm më la mes xhindeve. Dexhallit
Nateditë të më hudhin mbi çatia
Dorë më dorë majë lisave, në Katund.
Gji më dha me shtamba në Bit - Pazar:
E kisha Engjull Grua basnike. Përkrahu
Që, më printe me penë në luftë. Poezi.
Tri Engjujt e mi Gra, Zana Baba Tomorri
Nateditë, më jepnin gji nën Rrap. Poezi.
Fuqi. Njëra, që më printe para në Betejë
Fluturoi në Qiell. Edhe, e Dyta përkrahu:
Dëshmore, ranë në Fushën e Poezisë.
E Treta, e vazhdon luftën në Shtëpi.
Hë për hë, Imzot: mbeta me një Engjull Grua
Radhën pres: Unë, ose Ajo fluturojë në Qiell…