Kulturë
Gjon Markokaj: Rrokadë nate
E diele, 22.04.2018, 09:34 AM
RROKADË
NATE
Kater proza poetike nga Gjon Markokaj
Kur me kapërthurin mëndimet..., shkruaj edhe në mjesnatë
se është qetësi, lehë vetem qeni i hekuravet..., muza rrjedhë e qëtë... !
Nga ballkoni shikoj hënën dhe ajo bën vetem dritë
S’ e di si vjen e nesermja, e di se dielli në mëngjes sjell dritë
Është për t’ u çuditur se pushtetarët e vëndit tim, s’ e dine, sepër të cilën
të ardhshmë punojnë...,
At’Dheun e konsiderojnë si pronën e vet
Elitën shqiptare, shoqërinë civile, mëdjat i konsiderojnë...,si sherbëtorë të tyre.
Vëndosen taksen e Rrugës së Kombit ..., pa e gjykuar e konsultyar fare,
më të latrë, se vëndet fqinjë e sollen shumë shqetsime popullit të vet .
... !
Vetën po e vëjnë në dyshim e kësisoj, s’ kan përparim
... !
Rreth orës një,thashë më veten time çfarë bëjnë kështu;Pushtetarët e vëndit tim
Këta s’ janë lavertar të mirë...,s’ dinë më i këthye ..., te sosen çepujt...,
-- E teprojnë, plugun e mbërrthejnë në rrënjë...,
Sjellin kriminel në parlamënt kapin për kapistre drejtësinë
Mbrojnë ata të korruptuarit..., e mëndojnë, si me u pasunue për veti
Me që s’ kisha njeri, afër i preva dam vetit, për gafat e qeveritarvet; s më zinte gjumi
kurë ata veprojnë e flëjnë REHAT...!?
Ishte vetëm “rrokadë nate” nji luftë në mëndjen time, se e dua e më dhimset At’Dheu
e dua edhe vetën time -- të jem njeri.
Pushtetarët tanë, s’ e donë veten, s’ e done asë At’Dheun
Po na vrasin shpresat, po na vrasin edhe moralin...!?
URTI POPULLORE
Kujtoj: urti popullore (shprehjet metaforike) -- “Mat e prejë”
-- “Mos e lësho, ma gjatë se jarganin”
-- “Futja duajt se po ta zën rrëmorja”
-- “Je ka e tjerr hollë; për shokë të Shkodres e jo, për shokë të Gjakovës”
E, shumë e shumë të tjera që të bëjnë, t’ i vëjshë “gishtin kresë” - (kokës)
Nese e kërkon, artin e gjën në urtinë e popullit.
GJUHA E SHPËNDVE
Sa mire do të ishte të kuptojmë..., gjuhen e shpëndvet
Sorra nënë..., i tha zogut të vet: “Kurë njeriu, perkulet
për të marrë gurin...,-- fluturo ik shpejt”...,
“Po sikur ta ketë njeriu, gurin në dorë, si i bëhet” – tha zogu...!?
Fluturo i lirë, ruaje kryet ! S’ kam se çfarë të mësoj tjetër ...,
Mashkulli i sorrës, mbas njizet vjetësh kalon stazhin e quhet - Korb (Orlë)
Këtë s’ e di, po thonë jeton treqind vjetë.
HORIZONT I HAPUR
Mali Korja e Merturit shpatulla e Majes Hekurave piramidë mes Alpevet
është Vëndlindja ime Raja
Trupi im aty merr frymë lirisht, aty ndiej ndjesinë e nënës e të babës
dhe erën e dheut e të shkëmbenjëvet…,
Aty shikoj kreshta, thepa e lugje e mbi to duke fluturuar shqiponjat
Në Thepin e Shqipës, në cikole të Majes shqiponjat ulën
e vigjëlojnë Malsinë e Gjakovës, telat e verimit e bukuritë e tyre
Në Thepin e Shqipës dua të ngjitëm të pushoj bashkë me shqiponjat;
dua edhe unë të vigjëloj, të hutohem korrizit, t’ Majës duke parë herë
Nikajmerturin -- herë Malsinë e Gjakoves e pse jo edhe Kuksin e Iballen.
O, ç’ horizant i hapur...? Due të shikoj Ujëkthjelltësiren e Valbonës
që shëndritë si argjënd dhe me magjinë e sajë, zbret e lagë fshatrat e Tropojës
E duke gjarpëruar – ngadalë vllaznohet, me Drinin plakë e shëndrrohet në LIQEN
Më malsinë e gjakovës, s’ ngopëm ! Pamja e Nikaj – Merturit është
mrekulli natyrore në krahun tjetër e rrethuar nga Alpet – e shpallur:
Park Natyrorë Rajonal.
Grykëderdhja e Lumit Merturë dhe e Lumit të Zi, kullat e moçme
gjer rrëzë Kakisë -- janë mrekulli e rrallë
Malet që e rrethojnë; e qafat që e mbrojnë…., Qafa e Kolçit, Qafa e Pipit
Qafa e Zhaborës, Qafa e Boshit, Derzat e Shalës, Qafa e Ndermanjës
Qafa e Agrit e Mali Ershellit, me Grykëderdhjen e Drinit
… Janë mbrojtje NATYRORE. Vertetë vënde të BUKURA...!!
Të shetitish cikoleve të Malit Korës, befasohesh me pamjen e Malsisë së Gjakovës, Nikaj – Merturit e më gjërë !?
-----------
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Prill 2018-