Kulturë
Jusuf Zenunaj: 19 kuvendarë në kuvend!
E enjte, 26.04.2018, 07:04 PM
Jusuf Zenunaj
HANKO HALLA DHE LLAJKET
Një ditë sapo u zgjua Hankoja nga shtrati,
u ul në karrige sikur ta kishte zënë inati,
pse s'di të kyçet në internet
sikur e mbesa e fqinja e vet !
U gëzohen lajkeve , kur i marrin
nga emri n'emër me kujdes ndalen
"ky e ajo m'paskan pëlqyer ",
u qeshen fytyrat si bujkut për diell,
buzêt u varen sikur fëmijës n'djep,
tek shikojnë foto në bjeshkë e n'det
edhe vargje kanë zënë të shkruajnë,
shkruajnë n'shqip e në gjuhë të huaj
edhe ata që fare s'i kuptojnë
me minin magjik nga një llajk ua lëshojnë,
borxhin ua kthejnë n'ë t' njëjtën mënyrë,
qoftë në mesnatë , qoftë ditën me diell...
J.Z. 24 prill 2018
PSE ÇUDITENI ME DISA VETERANË
Kanë hequr veteranët e miqësisë e të lekut
në dasma e në ahengje u ka ushtuar dyfeku,
kështu flisni e përflsni , kot i përgojoni,
mundin e sakrificën nuk ua kuptoni ? !
Armët e tyre s'ua ka hetuar armiku,
as agu, as terri, pula ,as gjeli.
Kanë luftuar edhe prej Brukseli,
kur kërkonin strehim,
mbas lufte armët u çiten tym.
J. Z. 23 prill 2018
16 KUVENDARË NË KUVEND
Për libër të Ginisit është Kuvendi ynë;
16 kuvendarë në senacë rrinë,
të tjerët kanë ikur
pasi nënshkruan prezentimin,
i ka kapur vapa,
nuk është si në dimër.
Ministrat me zëvendësit
nuk duken gjëkundi,
të lodhur nga puna
mund t'i ketë zënë gjumi.
Ata që s'flasin kurrë,
sot , syri na i kërkon,
prania heshtaka
numrin e shton
Kuvendi ynë me cilësi prin
si për qilima leshi tabaçinë....
TABAÇINË f.
1. Lesh deleje ose dhie i shkurtër dhe i keq, që përdoret kryesisht për të bërë qilima të vegjël; leshi që u hiqet lëkurëve përpara se të regjen. Qilim i thjeshtë me tabaçinë. Përpunonte tabaçinë.
2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Lesh tabaçinë.
J.Z. 20 prill 2018