E premte, 02.05.2025, 08:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mic Sokoli - Hero i Popullit

E diele, 29.04.2018, 11:36 AM


MIC SOKOLI –  HERO I POPULLIT

(1839 – 1881)

 

Më 1839 ,

Lum e lum  Shqipëria që pati atë Nanë ,

Që na e lindi  djalin , birin  e këtij trolli –

Që e pagëzuan  me emrin Mic Sokoli !

 

  Fang të Bujanit , në atë  rreth  Tropoje –

Lindi krenaria  për  mbarë  këto troje !

Luftoi për Atdhe edhe  për Liri –

Ra  dëshmorë në vitin 1881 !

 

Luftëtar i shquar i Lidhjes së Prizrenit –

Ra Hero i Popullit – krenaria e vendit !

Mic Sokoli rrjedh nga  familje patriotësh –

Për rënien e tij , nuk kishte rrjedhë lotësh !

 

Luftëtari trim , biri i këtij vendit –

Udhëhoqi njësi të Shkupit e Prizrenit !...

Njësi të  Ferizajt edhe të Gjilanit –

Nuk kursente jetën për Liri t’ Vatanit !

 

Udhëhoqi njësite  edhe n’ rreth t’ Gjakovës ,

N’ rrafsh të Dukagjinit dhe të mbarë Kosovës !...

Në luftë  doli  kundër Mehmet Ali Pashës –

T’ a  heqë për gjithmonë armikun prej qafës !

 

Luftoi me trimëri nëpër Mal të Zi –

N’ Nokshiq , Malësi t’ Madhe , Plavë edhe Guci !...

Luftoi n’ Hot e Grudë , në Tuz të Malësisë –

E trasoi me gjak rrugën e Lirisë !...

 

N’ betejën e Shtimes , n’ rrafshin e Kosovës ,

N’ atë t’ Carralevës edhe të Slivovës !...

N’ afërsi të Shtimes , n’ betejën e Slivovës –

Bëri akt trimërie në nderim t’ Kosovës !

 

N’ Prill të vitit 1881 , trimi i kësaj ane –

Bëri akt të rrallë kundër forcave osmane !

Kundër Dervish Pashës  dhe asaj ushtrie –

E bëri një akt  të rrallë trimërie  !...

 

Mu në grykë të topit t’ forcave t’ armikut –

Ia vuri gjoksin Mici – biri i kreshnikut !

Dhe ra heroikisht në fushën e betejës –

I tregoi armikut që s’i vënë çmim jetës !

 

Me këtë akt trimërie që ishte i pa parë –

I  frymëzoi të  gjithë trimat luftëtarë !

Që ta vazhdojnë luftën për t’ shtrenjtën Liri –

Me plot trimëri edhe krenari !

 

Mici , s’ kurseu jetën n’ luftërat çlirimtare –

Heroikisht ra n’ moshën 42 vjeçare !

N’ moshën ma të mirë u flijua për Liri –

Duke i  lënë pas gruan dhe 2 fëmijë !

 

Ra n’ altar t’ Lirisë për t’ mos vdekur kurrë –

Gruaja e Mic Sokolit ngeli e pa burrë !

Një djalë dhe një vajzë, Mici i la jetim –

Por , sa të jetë jeta s’ harrohet ky trim !

 

Një shekull më pas , aty ku e la Mici –

Aty ku e la gjyshi , do ta vazhdojë nipi !

Ai , kishte trashëguar prej gjyshit trimërinë ,

Gjenet ushtarake edhe shkathtësinë !...

 

Nipi i Mic Sokolit , trim dhe luftëtarë –

Ra duke luftuar për Bashkim Kombëtarë !

Nipi i Mic Sokolit ra dëshmorë Vatani –

Me emër e mbiemër  është  Tahir Sinani !

 

Shumë ngjarje  t’ Epokës së Lidhjes së  Prizrenit –

U përjetësuan përmes epikës  së mbarë vendit !

Por , vendin e parë e zë Mic Sokoli –

Trimi i lavdishëm , legjendë e  këtij trolli !

 

Prijësi i Krasniqes –  krahinës krenare ,

Biri i Sokol Ramës , nga Malësia e Madhe !

Heroizmi i Micit u kthye n’ legjendë –

Këngët për te jehuan me shekuj n’ çdo vend ! 

Gjilan , më 22.04.2018.  Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx