E diele, 04.05.2025, 12:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Viron Kona: Dikut buzët më s`i dhembin

E marte, 08.05.2018, 06:22 PM


Viron Kona

 

Dikut buzët më s`i dhembin

 

-Gazmore-

 

-Diku na kanë ardhur miq,

merr gërnetën dhe shko bjeri!

-M`dhembin buzët, miqtë e mi,

jam keq, oh, unë  i  mjeri!

 

Njëri lutu, tjetri lutu,

ai ngrihet me përtesë,

gër e gër gërnetës, Diku,

sikur bën kafe ekspres.

 

-Jua thashë, o miqtë e mi,

me këto buzë s`i bie dot,

po s`u gjet ilaçi i duhur,

s`do të ketë aheng sot.

 

Befas ngrihet krye miku,

mijëshen “ustait” n`ballë,

seç u drodh gërnet` e Dikut,

si motori kur i jep gaz.

 

Qejflinjtë radhë e pa radhë,

hedhin mijëshet gjithë lezet,

kartëmonedhat fluturojnë,

gërneta po buçet.

 

Vallja rreth e rrotull vjen,

muzika ndez gjithë vendin,

s`është parë aheng si ky,

Dikut buzët më s`i dhembin.

 

1).Gërnetë është emri popullor i  klarinetës, pra është i njëjti instrument, që thirret me dy emra. Në dasma, gërnetaxhiu, me tingujt e  gërnetës shpreh gëzim, në ceremonitë mortore shpreh hidhërim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx