E diele, 04.05.2025, 12:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Haiqet e realitetit me halle

E marte, 08.05.2018, 06:48 PM


NEBI DRAGOTI

HAIQET E REALITETIT ME HALLE

1-

Shteti…sikur tallet?!

A po bën vetë,

se… nuk është shtet?!...

2-

Politika ujë e llumë…

“Lodhet” duke hapur

vrima në ujë…

3-

Zyrtari

s’ rri në vendin e punës.

Ka krahet e ngrohta.

4-

Bilbilat në protestë,

se s’ punohet në zyra…

Glasa meritojnë tek dera.

5-

Qënka qeveri më vete…

Ikën , vjen sipas qejfit…

I pjerdhshim çelsat…

6-

Fjala ka formë, poet!

Formën mos ia prish!

Fjala s’ është kurvë…

7-

Puna do seriozitet,

rendiment do puna!

Me djersë justifiko rrogën!

8-

Politika mbushur me gazepë,

Si cjepë me këmborë.

Rrogat nga opopulli i marrin.

9-

Luaje gishtin, luaje

në zyrë me cellular…

Mjel bylmet degjenerimi.

10-

Kontrollori i cilësisë

ka harruar kontrollin,

por..s’ harron ditën e rrogës.

11-

Çmimet pa kontroll,

çmimet gjithnjë rriten…

Tregti e çmendur.

12-

Nuk kupton e s’ shikon.

Vendi ka plot halle.

Politika halle nuk zgjidh.

13-

Ta marrin vesh parazitët:

tundu këmborën, Bejkë e bardhë:

pa dalur në kullotë nuk ka qumësht…

14-

Tund a s’i tund vithet

në kabare nate.

S’ jetohet duke luajtur b….

15-

Ç’ dashuri:- Të dua, o shpirt,

je dritë, je yll, o peri!

Fjalë konsumi për një ditë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx