E shtune, 03.05.2025, 08:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Alma Vjero Dedja: Paragrafi i harruar

E shtune, 26.05.2018, 07:00 PM


ALMA VJERO DEDJA

PRAGRAFI I HARRUAR

-tregim-

Kështu jemi ne femrat, diçka harrojmë, diçka shtojmë, se zakonisht duam të themi fjalën e fundit.

E vetmja gjë që nuk harrohej, ajo kryesonte të gjitha dëshirat tona.. puthja. S’ishim puthur në buzë deri në çastin që Erlindi mbeti gojëhapur prej unazës. As ajo nuk ishte puthje nga ato që të linin pa frymë, do thoshte ai më vonë, sa herë i kujtoja se e putha unë e para. Ajo ishte puthja shpëtimtare, e jetës, ashtu siç isha tërë plagë.. dhe shpjegonte:

- Puthja është e bukur, si një lule, marramendëse si ëndrra, thellë-thellë vrasëse si vdekja, një elektroshok që të ringjall. Se njeriu, para se të kalojë cakun e jetës, orvatet nga errësira nëpër tunele drite të bardhë-verbuese, lule e parajsa të pafundme, qiej të kaltër përjetësie dhe hesht me një “Oh” që del nga eshtrat. Ashtu edhe puthja kur dashuron. Në fillim mbyllet gjithçka e jashtme e kthehet përbrenda tunelve të shpirtit. Pas një udhëtimi thuajse pa ndjenja, gjen udhën e dritës më të fuqishme, më të zjarrtë, më të “shthurur”, më të pangopur.. një llavë që del nga eshtrat me një “Oh”.. Më përfshinte me trupin e tij gjatosh dhe humbiste ‘oh’-eve që përsëriteshin..

Zakonisht nuk thuhen të gjitha, por..

Puthjet e mia të deriatëhershme kishin qenë më shumë ledhatare, sesa “dhembja” që çlirohej me ofshamën e shpirtit. Çdo ditë e më shumë puthja e lindjes konturonte buzët e një gruaje që i përpinte prushi i perëndimit dhe kjo i detyrohej Erlindit.

S’më njihte më as pasqyra.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx