E hene, 29.04.2024, 03:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Azem Osmani: Peisazhet e padukshme

E hene, 28.05.2018, 09:34 AM


AZEM OSMANI

 

PEISAZHET E PADUKSHME

 

Cikël poetik

 

GJETHES

 

U lodhe nga buzëqeshjet e verës

Ngopur

me dëfrime

vallëzime

fllade

e puhiza,

 

Tani, do bëhesh

nuse e vjeshtes,

veshur ngjyrë floriri

Strehë dashurish të zjarrta

si ngjyra jote e lekures.

Sy të frymëzuar,

E gjer n’deje

te bukur .

 

Nje dite papritur,

Do ta kuptosh,

Se dhe zogjtë të braktisën,

Pa ta dhënë fare lamtumirën.

Puthjet e te dashuruave

do të mungojnë

Do fishkesh,

do biesh nga dega

Si një lot mallëngjimi,

Qe token  puth.

 

 

GJALLËRI NË PLEMË

 

Shtëpinë nuk e quanin shtëpi

Po s'kishte në oborr një pleme nën çati

Aty ku kashta e sana lagej nga djersët e ballit

Ku gjeje dhe cigaret e fshehura të djalit

 

Djemtë tinëz  tymosnin,

E me vasha dhe dashuriçka loznin.

 

Në hapësira mes dërrasash rrezja depërtonte

Plevica nga dritëhijet n'galeri arti ngjasonte

Grumbuj kungujsh rreshtuar si piktura

Frymëzonin pareshtur flatër-verdhat flutura

 

Në trarët e tavanit koloviteshin përplot lavare

Qepët, hudhrat dhe specat bashkë hidhnin valle

 

Qenushi zvarritej sikur mbante kokën nën gërshërë

Të dukej se kërkonte në kashtë një gjilpërë

E maçoku i zi si futa, lëshonte ngjirur mjaullimë

Keq e kishte dribluar miu, t'ia zbuste kokëfortësinë

 

 

PEIZAZHET E PADUKSHME

 

Pas kaq vitesh

m’erdhe

Si një pulëbardhë.

m’ u lëshove

n’lëkurën prush nga malli.

 

Në  flutur u ktheve,

t’mos m'i rëndoje

qerpikët rënduar nga loti;

Dhe, aty pé,

portretin tënd

Vizatuar në retinë.

 

Kundruall nesh

Deti shkumëzonte,

e aty,

Lindi silueta e një artisti

Që pikturonte shpitrat tanë,

të padukshëm

Në telajo me ngjyra

Shprese dhe dashurie.

 

 

DASHUNI NË KËSHTJELLË

 

Në kështjellën e rrethuar me gurë shekujsh

t'veshun me ngjyra vuajtjesh

Ashtu si dikur Donika me Gjergjin

Në vend të tmerrit, e vrerit sollëm pakëz dashuni

 

Rreze e përlotur nga fati i Rozafës

Erdhi fët përmes frëngjive të kështjellës

Mahnitur hyri e gjora rreze

S'kishte pritur se tani do rrezoj veç dashuni

 

Ardhja jonë në kështjellë

Solli dhe një herë ngjyrën e kuqe të historisë

Gjak betejash, verë festimesh pas fitoreve

Dhe tani e kuqja e dashunisë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora