E diele, 28.04.2024, 12:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramadani: Tre botimet e fundit te autorit Misin Misini

E hene, 28.05.2018, 10:21 AM


Tre botimet e fundit te autorit albanologut, magjister Misin MISINI

Mr. Misin Misini ka botuar këto libra: "Përjetime e Kujtime",Gjilan, 2001. "Fjalë dhe porosi të mençura mbledhur në Karadak të Gjilanit"- Gjilan, 2003, "Fshati Terzija në shekuj", "Ura" ,Gjilan,  2004., "Epika jonë popullore në vargje në treven e Gjilanit" (Studim shkencor) bot.|"Rrjedha", 2010

Nga Nijazi Ramadani

Me fabulat e mbledhura nga autori M. Misini, me tematik, "Fjale e porosi të mençura", në treven juglindore të Kosovës në malësinë e Karadaket e të rrethit te Gjilanit, të paraqitura në përmbledhjen "Fjalë e porosi të mençura", të autorit mr. Misin Misini, albanolog dhe studiues i letërsisë popullore, i cili edhe ka magjistruar në këtë lëmi në vitet e /80-ta. Këto fjalë të mençura të punuar për një temë shkencore të letërsisë popullore, janë pjesë e folklorit të përgjithshëm kombëtar, por kanë edhe karakterin e kësaj treve të Malësisë së Karadaket dhe paraqitën në variantin karakteristik të këtyre viseve në juglindje të Kosovës, duke paraqitur kështu edhe aspiratat, mentalitetin dhe gjuhën e mjedisit të kësaj ane. Fabulat që janë mbledhur dhe shënuar në këtë trevë, janë pronë e krijuesit popullor dhe pasuri e folklorit gjithë kombëtar. Një mori e këtyre fabulave dhe fjalëve të urta nga autori Misini, janë të publikuara në tekste të ndryshme, por ka edhe aso që shohin dritën për herë të parë në këtë përmbledhje. Këto tregime popullore, sipas autorit, janë vjelur brenda 20 viteve, deri tash të pa botuara, por për shumë arsye që ndikuan në punën e tij shkencore kanë mbetur në dorëshkrim të cilat konsiderohen nga autori se i'a vlejnë të botohen. Në këtë mënyrë i është bërë një shërbim sado pak modest folklorit dhe krijimtarisë gojore të popullit, të cilat po nuk u botuan, do të zhdukeshin, harroheshin dhe varfëroheshin fondet e pasura që i ka populli. Prandaj, përmes kësaj përmbledhje është menduar që të prezantohet ashtu si është syri i mbrehtë i krijuesit popullor, i cili ka hyrë në të gjitha sferat e jetës dhe pikërisht përmes fabulës ka ndriçuar peripecitë e hidhura të një jetë që vështirë është duruar. Populli i kësaj treve të Karadakut juglindor, i do shumë përrallat dhe fjalët e urta, dhe i ka kultivuar në traditën e pasur, duke i dhënë një zbukurim bisedës me shprehjet alegorike dhe, duke e bërë të këndshme të auditori i gjërë. Libri i Misinit, /"Fjalë e porosi te mencura", me rreth 120 faqe përbënë  132 tregime, fabula dhe fjalë të mençura të cilave i;u prin si moto: "Fjala e mençur vlen më shumë se ari", në botim të  autorit nga  shb"Rrjedha".

Libri tjeter që provokon lexuesin...

Libri që provokon lexuesinë është "Perjetime kujtime", i cili përfshinë paraqitjet publike në vetën e tretë, duke filluar nga 7-135 faqet e tij, pasqyrohen ndjekjet dhe format e ndryshme të persekutimeve që bëheshin vetë autorit si dhe ndaj intelektualëve tjerë gjatë një të kaluare jo të larget, e të projektuar nga "hyzmeqaret" dhe padronët e tyre.

Në parathënien e librit vihet në pah edhe fati i personazhit kryesor, Micit(autorit), si dhe dhjetëra intelektualeve të profileve të ndryshme të martirizuar, persekutuar, të përbuzur e të poshtëruar në forma të ndryshme, e të cilet përkunder kësaj , ata i përballuan, qoftë edhe duke u detyruar ta lëshojnë vendin e tyre. Qellimi i autorit ishte që të përshkruhej mënyra e ndjekjes e të poshtërimit të shumë anshëm, që zbatohej nga ato qarqe të caktuara e të instrumentalizuar nga politika pushtuese autoritare ndaj inteligjencës në radhë të parë, të cilët i u vunë përball botëkuptimeve pushtuese të tyre. Autori, pa dashur që të irritoje  askend, pas gjithë asaj  që po ndodhte, është mendimit se "pranvera e /81-it, ishte viti kur rinia studentore ia hoqen masken masken të një pushteti të urryer, por edhe aq dinak. Në pjesën e dytë të librit jepët ambienti në të cilën personazhi kryesor, Mici, ka kaluar një jetë gjysmë ilegale, të vështirë ekonomike dhe në një fëmijëri të varfër dhe të padjallëzuar, duke u përballur në vazhdimësi me ata që i'a duan të keqën, që nga bankat shkollore, e deri kur u detyrua të ik në theqafje. Drama e vërtetë familjare, ndodhitë e ndryshme nëpër kancelaritë e UDB-së, bastisjet, si literatura armiqësore, konsiderohej edhe revista "Mesuesi" që ishte në vazhdën e ndjekjeve që kjo /karshi/ të tjerave, i duket si vëzhgues i ngjarjeve dramatike që kishin katandisur Kosovën dhe më gjerë. Një qasje e një rëndësie të veçantë se edhe mënyra e kooperimit të njerëzve në aspektin e profilit politike, moral dhe intelektual, që ushtronte pushteti i atëhershëm ndaj atyre që nuk u shkonin sipas laleve të tyre, posaçerisht ndaj kundërshtarëve të diferencuar, ku në këtë vazhdë lind edhe frazeologjia bastarde, bolshevike  "kush nuk është me ne, ëshë kundër nesh/. Po, ashtu, në libër është ravijëzuar shtypja psikike ndaj arsimtarit, Mici dhe të tjerëve, duke sjell  edhe shembuj largimin nga procesi arsimor, burgosja e tyre, si dhe format e tjera represive ndaj popullit në përmasat e arsimdashësve dhe kulturës së tyre. Pra, është një formë e rrefimit të tij, që përshkon fundi e krye memorien e Micit, të ndërtuar në një tregim gati autobiografik që i ka shërbyer autorit si lëndë e mirë për ta ndërtuar strukturën e shkruar të librit. Pastaj, atmosfera e përgjithshme që kishte pllakosur vendin, sidomos ato veprime perfide të drejtoheshin ndaj njerëzve  në psikikën e likuidimeve, burgosjeve dhe torturimet e ushtruar ndaj tyre. Autori, pretendon të lë përshtypjen e një rrëfimi të përshkruar pa i dhënë ngjyrime adekuate, por të përgjithësuara, pa ekzagjerime, por me një thjeshtësi dhe modesti, që e bëjnë librin të lexueshëm dhe tërheqës për shtresat e ndryshme të tyre. Libër për shquhet më një gjuhë e nivelit të magjistrit të shkencave filologjike, të fakteve dhe ilustrimeve, por aty këtu i janë përvjedhur disa gabime të natyrës teknike. (Zeri, Epoka e Re, 2004)

Veprat e Mr. Misin Misinit “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”

Vepra  “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”, e autorit dhe studiuesit Mr. Misin Misini, botues SHB”Rrjedha”, 2010 marrë në tërësi si studim i letërsisë popullore shqiptare në vargje, shënon, këtë lloj të krijimtarisë gojore aktive gjer në ditët e sotme, si dhe ofron një lëndë  studimi, duke shfrytëzuar si burim materiali një trup të gjallë, që vazhdimisht zhvillohet, duke përvijuar si një ngjarje e përmasave kombëtare që shënohet nga krijuesi popullor. Autori me mprehtësi intelektuale, ka përcjell brez pas brezi krijimtarinë e pasur gojore në vargje, e cila shpeshherë e përcjell nga Çiftelia ka ngarendur pas trimave në një kronologji edhe e ka shpërfaqur ngjarjet më të rëndësishme, duke i shkuar për krah “ aty ku ka krisur pushka për liri- aty ka qenë edhe krijuesi popullor dhe i ka kushtuar një këngë”, (M.M)., Pra,  këngë të kënduara në oda me çiftelinë si instrument, nuk kanë mundur dot, as ta burgosin as ta vrasin. Autori përmes këngës së rimuar në vargje, e cila ka reflektuar vuajtjet dhe përpjekjet individuale dhe kolektive, duke paraqitur atë qenie njerëzore të sakrifikuar për çështje madhore të lirisë kombëtare e njerëzore. Mr.M.Misini studimin e tij, për “Epikën popullore në vargje në trevën e Gjilanit”, e ka apostrofuar gjithë atë që ka vjel në  folklorin tonë, duke e pasqyruar përmes krijuesit anonim gojorë të trashëguar gjeneratë pas gjenerate, duke e ngërthyer “tërë historia e mundimshme të një populli të urtë, të  pafajshëm e liridashës” shprehet autori në parathënien e  këtij libri, sipas maksimës së njohur; ”Kush do që ta njohin  të kaluarën e një populli - le të shikojë folklorin e atij populli”. Autori e ka rapsodin zëdhënës popullor në odat tona, ndërsa auditorin dëgjues si publik që e kanë mbajtur gjallë  frymën liridashës, duke e pushtuar shpirtërisht lirinë e ëndërruar me shekuj.  Mbase, autori Misin Misini me këtë temë e ka mbrojtur temën  magjistër të shkencave filologjike në letërsi popullore, duke i mbështetur të gjitha këto arsyet në të cilat gjendet sot populli ynë “në këtë stad të  shtet-formimit  e në këtë trend të zhvillimit  ekonomik e politikë, kur popujt tjerë kanë ecur  shumë  përpara   nesh”, ka spikatur ai.   Autori i kthehet folklorit tonë, që mplekse në vete tërë atë që ka memorizuar në të kaluarën tonë nga epika legjendare, duke reflektuar posaçërisht “Gjergj Elez Alinë, kur konfrontohet me Bajlozin”, përmes vargjeve të këngës; duke ngritur kërshërin e dëgjesit të kësaj kënge epike, ku ngjallet ndjenja e krenarisë, për të pasur përball armikut trima të fuqishëm, si Gjeto Basho Mujën apo Sokol Halilin.  Interesant është për të nënvizuar  në hulumtimet e autorit në këtë lloj të krijimtarisë gojore, ku janë dhënë edhe ndikimet e fuqishme të etnikumit popullore me përmasat gjeografike gjithandej etnisë sonë, si dhe specifikat e saj në rastet konkrete se “njerëzinë e kënaqin edhe hiperbollat e stërmadhuara, sidomos në këngët popullore”, M.M. , ku populli është i vetëdijesuar vetëm të dëgjojë për këtë e intimishtë të besojë se mund te ketë ndodhur edhe ashtu si këndohet, pa kërkuar koment. Pra në librin e autorit janë formësuar : “Këto fenomene i pranojnë si te  kapshme për idealin e tyre, pa koment e pa debat, ashtu siç është kënduar për ata trima, sidomos të krijimet popullore për kaçakët”. Gjithashtu interesant është të thuhet  se në epiken popullore gjejmë edhe gojëdhëna se: “Kishën e Graçanicës e kishin ngritur Kastriotit e Krujës, pastaj atë të Deçanit dhe të  Deviqit, monumente këto, që u takojnë fiseve; Gash e Kelmend”. 

Në këtë libër, autori, sa pasur mundësi e ka pasqyruar një  thesar të  mençurisë popullore, që është ruajtur përmes folklorit  tonë, duke përdori metodën komporative, për të krahasuar pikat që ndeshen me folklorin gjithëkombëtarë, duke insistuar të gjejmë edhe veçoritë dalluese të folklorit të trevës së  Gjilanit e veçanërisht ato të Malësisë së Karadakut, për të cilat, shumë pak e hiq ose fare nuk është bërë ndonjë studim i hollësishme nga ndonjë ekspert i kësaj fushe, ose në kuader të gjithë asaj krijimtarie është përfshirë pjesërisht, si: Epika legjendare me karakter mitik, si është “Lindja dhe martesa e djalit gjarpër”, “Mbi epikën  e rinjohjes burrë e grue”, ku kemi shqyrtuar një mori këngësh me këtë motiv, që është mjaft me interes për folklorin tonë në tërësi, duke pasqyruar vendngjarjen, njeriun e trevës sonë.  Një kapitull të veçantë paraqesin Këngët kreshnike, që në këtë treve paraqesin pikën skajore të folklorit kombëtarë, këngët që i kushtohen “Luftës së Kosovës 1389”, ku shqiptarët atëherë ishin të krishterë  dhe rreshtohen me shumë popuj tjerë, dhe luftojnë në aleancë aleancën mbrojtës si të tillë. Një kapitull të veçantë  paraqesin ngjarjet e vitit 1909-1912, që është njëra ndër ngjarjet më interesante për banorët shqiptarë të trevës së  Karadakut të Gjilanit, të cilët në mënyrë vullnetare morën pjesë me  300 trima dhe në  “Grykën  e Kaçanikut” kundër ushtrisë  Osmane të prira nga Turgut Pasha.

Në shtojcën e këtij libri, janë dhënë disa  nga këngët e vjelura në terren, në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX, duke u pasuruar, që nga secila kaptinë, sa për ilustrim të paraqitet për lexuesin nga një shembull konkret të asaj  ngjarje apo personazhi epik që është memorizuar nga rapsodi popullor.  Vepra  “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”, e autorit dhe studiuesit Mr. Misin Misinit, shënon një kaptinë të historisë së trevave tona të përcjell brez pas brezi nga krijimtaria gojore në vargje prej krijuesve popullor. Libri përfshin brenda kopertinave të  ndarë në dy pjesë në mbi 18 kaptina:Parathëna me një vështrim të  shkurtër historik mbi strukturën dhe funksionin e Gjilanit, si Qendër  Regjionale dhe mbi trevën e  Gjilanit në përgjithësi, pastaj hapet  pjesa e parë: Epika jonë popullor, në vargje, në trevën  e Gjilanit, Aspekte të studimit të Epikës popullore në   vargje , në përgjithësi, Metodat, Epika legjendare- me karakter mitik, Epika popullore me motive rinjohje burrë- grua Fenomeni i martesës se  gjarprit,  Këngë për kreshnikët, Epika popullore për Luftën e Kosovës (1389), Këngë luftën e kaçakëve, Epika popullore  rreth ngjarjeve (1910/12).

Në pjesa e dytë integrohen duke ilustruar me disa këngë epike popullore, për çdo kapitull të pikës popullore në vargje, që shënuam në trevën e Karadakut, të mbledhura nga  goja e interpretuesve, në vitet e fundit të shekullit të XX, -  gjegjësisht nga vitet e tetëdhjeta. Këngë për gjarprin  dhëndër, Këngë për Div Marjanin, Nga cikli i këngëve të Epika popullore me motive rinjohje burrë- grue- Kënga e Arif Sinanit, Këngë për Mujë Bylykbashin, Kënga për Filip Harambashin, Xhafer Aga e Sokoli i Mujes,  Kënga për Kaçak Sherifin,  Kënga  e Kamer Loshit, Kënga për Ramë Halitin, Idiz Seferi n'i komandar dhe përmbyllet me shënime biografike për autorin.

Misin Misini u lind në fshatin Terzija të Karadakut të Gjilanit, më 19 prill 1946. Shkollimi: Nga viti 1953 deri më 1961 kreu mësimet në Shkollë fillore të fshatit. Më 1961/62 u regjistrua në Shkollën Normale në Gjilan ku ndoqi mësimet kryesisht në gjuhën serbokroate. Më 1966 kreu mesimet në Normalen, në Gjilan. Në vitin 1967, punoi si mësues në fshatrat Kurtrexhaj, Zhegër, Llashticë, Stançiq e tjerë. Nga viti 1969/7o kreu mesimet me korespodencë në Shkollën e Lartë Pedagogjike- Grupi i Albanologjisë. Nga viti 1971 /72 u regjitrue në Fakultetin Filozofik të Prishtinës-Grupi Gjuhë dhe Letërsi shqipe,si student me korespodencë. Diplomoi më,1976/77. Që nga ky vit punoi në Shkolla të Mesme të Gjilanit, së pari në Normale, pastaj ne Shkollën e Mjekësise, Gjimnaz e tjera. Më 1979/80 u regjistrua në Studime Posdiplomike, në Shkallën e Tretë, ku më, 23 mars të vitit 1983, mbrojti temëmën e Magjistraturës me titull: "Epika popullore shqipëtare në vargje në treven e Gjilanit. Pas ngjarjeve të vitit 1981 qe i përndjekur nga ana e pushtetit të asaj kohe. Disa herë është bastisur shtëpia e tij. Në vitet e ‘80-ta morri thirrjen e profesorit të shkollës së lartë për lëndën Gjuhë e sotme shqipe me metodikë dhe Letërsi për fëmijë. Nga viti 1975 punoi në Entin Regjional Arsimor Pedagogjik dhe në Këshillin Komunal të Arsimit në Gjilan deri në vitin 1999 si këshilltar pedagogjik i Gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ai pos punës profesor, ai është marrë me shkrime të ndryshme nga profesioni. Ka botuar herë pas here punime nëpër revista dhe gazeta tona shqipe. Ka bërë reagime dhe polemika me të tjerë.Misin Misini nga një sëmundje kohe, vdeç në moshën 72-vjeçare në Gjilan. La pas bashkëshorten dy djemtë dhe vajzen e tij. Misin Misini, ishte një polemist, studues i folklorit dhe letersisë popullore, zë kryengritës, i cili ka debatuar për gjuhën letrare dhe hyrjen e saj si lëndë në fakultetet e Universitetit të Prishtinës.  Veprat nga mr. Misin Misini ka botuar këto libra: "Përjetime e Kujtime",Gjilan, 2001. "Fjalë dhe porosi të mençura mbledhur në Karadak të Gjilanit"- Gjilan, 2003, "Fshati Terzija në shekuj", "Ura" ,Gjilan,  2004., "Epika jonë popullore në vargje në treven e Gjilanit" (Studim shkencor) bot.|"Rrjedha", 2010.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora