Kulturë
Fatmire Duraku: Vasha me kike
E hene, 28.05.2018, 09:11 AM

Fatmire Duraku
Vasha me kike
Kot është të puthesh zjarrin
Po të qe tërë akull zemra
Po të qe i ngrirë mendimi për lirinë
Liria është vetëm një vashë me kike
Një vashë me pranverë në sy
Në të cilët i ik katana e purpurt
Ta përjetosh lulen e lirisë
Patjetër duhet të kesh gjak në vete
Patjetër të kesh zjarr në gishta
në buzë në shikim në gjuhë
Të kesh zog në zemër kalli në sy
E po t`i kesh të gjitha do të thotë
se i je kthyer lirisë që e ke në vete
zjarr të lules në dritare
ja ky është i vetmi çast
që të mund ta kuptosh veten
se “Liria vjen nga zemra”
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Demir Krasniqi: A iu kujtohet Ismet Vejseli
						Neki Lulaj: Betejë e fituar
						Azem Osmani: Peisazhet e padukshme
						Baki Ymeri: Fluturime lirike në trojet e mërgatës
						Alma Vjero Dedja: Paragrafi i harruar
						Gëzuar Elvi!
						Kristaq Turtulli: Unë dhe shkretëtira
						Rexhep Shahu: Luftëtari i Lirisë Avdulla Tafili
						Ibrahim Hajdarmataj: Bisedë me Prof. Murat Gecaj
						Studiuesi Gjon Keka vjen me një Libër të ri
						Bardhyl Maliqi: Muharrem Rushiti - përmendore e bardhë
						Viron Kona: Pas dasme
						Ndue Dedaj: Zef Zefi - Trajta të nëpërtymëta
						Xhevahir Cirongu: Sikur ta prekja diellin!
						Sotir Athanasi: Më ka marrë malli për nënën time
						Sejdi Berisha: Mprehtësia e mendimit krijues
						Saimir Lolja: Receta pa komb
						Elvi Sidheri: Psycho, një roman largpamës
						Vjollca Pasku: Verë e kuqe me erë deti
						Herman Çuka Zeka: Zoti është me pushime
					
				








