Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fatmire Duraku: Vasha me kike

| E hene, 28.05.2018, 10:11 AM |


Fatmire Duraku

 

Vasha me kike

 

Kot është të puthesh  zjarrin

Po të qe tërë akull zemra

 

Po të qe i ngrirë mendimi për lirinë

 

Liria është vetëm një vashë me kike

Një vashë me pranverë në sy

Në të cilët i ik katana e purpurt

 

Ta përjetosh lulen e lirisë

Patjetër duhet të kesh gjak në vete

Patjetër të kesh zjarr në gishta

në buzë në shikim në gjuhë

 

Të kesh zog në zemër kalli në sy

 

E po t`i kesh të gjitha do të thotë

se i je kthyer lirisë që e ke në vete

zjarr të lules në dritare

 

ja ky është i vetmi çast

që të mund ta kuptosh veten

se “Liria vjen nga zemra”