Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Lamtumirë Amerikë
E marte, 27.02.2018, 10:07 PM
Zeqir Lushaj
LAMTUMIRË AMERIKË
-Amanet, vëllazen t’mergimit,
Ta këndojmë bashk kangën e kthimit…-
-Te Ura e Xh. Washingtonit, NJ-NY, USA. (Zeqir e Sabrie Lushaj, Maj 2014).
Foto: Ejona Vatoci - Nelaj).
(-Per shumë e shumë vite...ka me i dishrue shqiptaret si Ju, ajo Urë dhe ajo Tokë...O Zeqir Lushaj !...
Pershndetje Mik i Nderuem! Fritz Radovani, Australi)
Lamtumirë Tokë e Premtuar,
(Siç t’paç thanë: -Mirë se të gjeta!)
Krenarisht i shterngojmë duart:
-Lamtumirë per sa t’jetë jeta!
…!
Tash po nisna per At’Dhe,
(Jetë rrencake…- Eja-Ik!),
Po nuk mrrina (!) bani order,
Një tufë lule në Atllantik.
…!
-Nga NJ, USA, fund-maji, 2014-
-------------
DY SHTETËSIA = DYZIM
-Ose: - SHYTA KËRKON BRINAT-
- Fletë ditari, në “ditëlindjen” time të dytë, në Newark, NJ, USA-
Sot, aaa… jam çitizen,
(Garip me pasaportë), *
Sot, jam + (plus),
+(plus), një amerikan,
Amerikan…, Fiks.
Me gojë e shkrim u betova,
Për Kushtetutën e U.S.
Pa kalkulime algjebrike,
Pa ndonjë…“X” (iks).
Puna ma deshti këtë punë,
Për mirë firmosa, -miku im,
Betimin, duhet që të mbaj,
Çdo shkelje, jo-veç fajsim.
…!
Tjetërkushi, më duket vetja,
(Jetim, adaptuar tek të tjerët!),
“Shkoi shyta, me nxjerr brinat,
Por thonë se: -i la edhe veshët” . **
Dy shtetësia = dyzim,
Kur nuk vlejta Unë i tëri,
Po gjysma ime, vallë,
Vallë kujt në punë i hyn?
./.
*Shprehje kuksiane. (Një djalë që mbahej “garip”, për koinçidencë e kishte edhe emrin Garip. Ndaj i thirrshin: -Garip me pasaportë).
**Shprehje e vjetër, për ata që, duke kërkuar më shumë, shpesh, e hupin edhe atë që e kan.
./.
=Ky botim modest ne kujtim te 20 vjetorit te zbritjes per here te pare ne token e premtuar te Perendise, ne USA)
"Kur ta ktheva Tropoje shpinden,
E lash bore e gjeta dimen..."
-------------------
-Shengjin, 27 Shkurt 2018-