E merkure, 24.04.2024, 01:07 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gëzim Murajza: Pushime në Shkodër

E marte, 09.09.2008, 09:15 PM


Gëzim Murajza
PUSHIME NE SHKODER

Nga Gëzim Murajza, Torino (Itali)

Sa here nisem per pushime ne Shqiperi me kaplon perveç mallit dhe deshira per te pare ndryshimet e mundshme qe mund te kene ndodhur atje gjate kohes qe kam munguar. Kjo besoj eshte diçka qe perjeton secili nga ne qe ndodhet larg vendit dhe te afermeve te tij. Keshtu dhe kesaj radhe ne ditet e para te gushtit menjehere sapo mora pushimet e veres, vendosa t'i kaloj prane te afermeve te mi. Sapo zbrita ne aeroportin e Rinasit ajo deshire e madhe per te pare ndryshime filloi te marre tronditjen e pare. Duhet ta keni vene re  dhe ju besoj qe kur afrohesh ne sportel per te bere kontrollin e pasaportes, policet te shikojne ne nje menyre te tille sikur nga jashte ti po sjell diçka te padeshiruar per askend. Te shikojne ne fytyre,shikojne pasaporten dhe pasi gjejne çdo gje ne rregull prape nuk jane te bindur se ti nuk fsheh ndonje gje qe ata duhet patjeter ta nuhasin. Por kur shohin qe kjo eshte e pamundur e vulosin me nerva dhe asnje nga keta sherbyes te shtetit ame  nuk te uron as artificialisht "mirseardhjen ne atdhe". Pasi ke terhequr dhe valixhen e drejtohesh nga dalja gjen aty-ketu punonjes te aeropotit qe jane akoma ne orarin e punes, por qe kjo nuk i pengon aspak te te ofrojne privatisht sherbim taksi.
Rruges nga aeroporti per ne Shkoder verej me çudi se gati çdo pesedhjete metra ka pika karburanti a thua se naften e perdorim ne vend te ujit. Kur hyj ne Shkoder verej me kenaqesi qe disa rruge dhe rrugica jane shtruar dhe pse ka akoma shume per te bere. Hyj ne shtepi dhe fakti qe ka drita me entuziazmon (O Zot jemi ne shekullin XXI dhe akoma duhet te mendojme per nje problem te tille), por kete entuziazem ma ftoh nena ime duke me thene qe s'ka uje dhe duhet te pres per disa ore qe te vije qe te bej nje dush.
Te nesermen vedosa te bej nje shetitje pergjate rrugeve te qytetit per te pare se ç'behet. Pjesa e shetitores nga universiteti (qe njihet me emrin e vjeter "tek dugajt e reja") e deri ne pjesen ku nis xhamia "EBU BEKR" ishte shkaterruar totalisht per tu bere rikonstruksion. Deri ketu gjithçka ne rregull po te mos ishte per faktin qe kjo pjese qe po rikonstruktohej nuk ishte e rrethuar aspak per te mos lejuar kalimtaret, perkundrazi aty perveç punetoreve qe punonin ne kete pjese, kishte kalimtare qe kalonin jo vetem ne kembe por dhe me biçikleta, kishte femije qe kalonin pa e prishur terezine fare dhe askush nuk i ndalonte. Nejse... Bie poshte te shatervani dhe verej qe pjesa qendrore ishte e rrethuar me rrjete pasi dhe kjo pjese do rikonstruktohej, por "e bukura" ketu ishte se ky rikonstruktim ishte percaktuar te mbarohej per dy muaj por qe askush nuk e dinte se kur do mbaronte vertet pasi dy muajt kishin kaluar. Ne disa pika kryqezimi te qytetit po beheshin rrethore per te lehtesuar qarkullimin (ato pak semafore qe jane ne qytet nuk kane funksionuar kurre) por kjo pune ishte vendosur te behej pikerisht ne periudhen e veres atehere kur qyteti mbushet plot me emigrante qe kthehen ne vendlindje per te kaluar pushimet dhe keshtu situata rendohet bindshem. Pasi kisha pare keto vendosa te hyj te ndalem ne ndonje lokal per te pire diçka. Dhe ketu mosndryshimi verehet fare lehte. Te gjitha baret ishin pothuajse plot saqe mezi gjeje vend te uleshe. Populli pinte dhe nuk shqetesohej aspak per te nesermen ose me sakte ishte ambjentuar me kete gjendje. Ndodhte siç ndodh prej vitesh pakkush punon dhe te gjithe pine. Ka vetem nje ndryshim qe bie menjehere ne sy: CMIMET! Edhe Europa do t'ia kishte zili Shqiperise per nga shpejtesia me te cilen ka ndryshuar çmimet. Ka raste qe disa gjera ne Shqiperi kushtojne sa ne perendim ne mos me shtrenjt dhe rrogat (per kush e ka nje te tille) jane nje mizerje.
Kamarjerit qe me sjell kafen i bej pyetjen se nese dua te kaloj nje fundjave deri ne oret e vona te nates ku mund te drejtohem, e ai gati me bezdi me pergjigjet se ne Shkoder nuk eshte se ka shume hapesira per jete nate, por me sugjeron te shkoj ne Velipoje sepse gjate periudhes se veres ka disko dhe pub-e verore qe jane hapur  deri ne mengjes ndersa ne Shkoder ishte e veshtire te argetoheshe naten vone. Pra vazhdohej te behej humor te dilej gjithe diten deri ne darke por ne oret e vona te nates Shkodra mbyllej serish ne shtepi dhe ne kete pike gjerat vazhdonin te mos ndryshonin. Ketu po e mbyll pershkrimin tim rreth pushimeve te mia ne Shkoder natyrisht duke ju dhene vetm nje panorame te pergjithshme te tyre.

Ne shkrimin tjeter do t'ju prezantoj (atyre qe nuk e njohin) Dilen, kete grua fisnike.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora