E enjte, 28.03.2024, 10:40 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Trofta - Istogu - Dukagjini

E marte, 19.08.2008, 05:45 PM


TROFTA- ISTOGU- DUKAGJINI

Nga Xhevat Rexhaj, Schaffhausen

Dardania, Kosova e sotme, trualli i baballarëve tanë, po gëzohet dita ditës. Dardanisë po i qeshë edhe Zoti i Madh, Dardanisë po i hijeshohet trupi, Dardania po jep shenja të ripërtrirjes, të ngadhnjimit të se drejtës ndaj të padrejtes, eh Dardanisë ia ktheu namin Dardani më i Madh i Dardanisë dhe shqiptarisë Ibrahim Rugova.

Në Dardani është edhe një teritor fascinues, një pjesë e Dardanisë, ku jo vetëm njerëzit por edhe toka është mrekulli. Njerëzit janë të urtë, të menqur dhe janë punëtorë, toka është e bereqetshme dhe i kërkon punëtorët, ata e punojnë atë , toka buzëqesh dhe jep fryte, besa edhe nga dy here në vit. Për këtë pasuri të tokës së begat Dukagjinase kujdesen edhe burimet e ujit të kaltër, të ftohët, që i ka krijuar i madhi Zot. Uji i bollshëm për pije ua hjek etjen dukagjinasve, ndersa uji për ujitje i zbukuron fushat dhe arat dukagjinase, Dukagjini i jap kuptim jetës, njerëzit kënaqen dhe i falënderohen edhe natyrës për pasurit e mëdha që ua ka dhanë.

Por, Dukagjini nuk do të dukej ashtu i kthjellët në mengjesë- si uji i burimeve ujore rreth e rrotull Bjeshkëve të Nemura, sikur mos të kishte njerëz që vërtet e duan Dukagjinin, njerëz që shprehi e kanë punën e jo llafin.

Në këtë shkrim, une do të ndalem te një qytet, po bëhet dita ditës e më i madh e më i bukur, me emrin Istog. Në këtë qytet, po punohet shumë, si nga komuna në infrastruktur, ashtu ndoshta shumë më shumë nga firmat private. Këto firma të ndryshme, punësojnë një numër të madh njerëzish, dhe nga këto punësime kan leverdi me qindra familje, pra ka levërdi edhe ekonomia e vetë qytetit e më gjerë.

Një nder Ndermarrjet private me më së shumti punëtor është “ Ndermarrja e quajtur TROFTA” e Istogut, një mrekulli për mysafirë dhe një mundësi për punëtor të rinj dhe të zellshëm. Ne Istogasit e dijmë shumë mirë se në vitet e Serbo- Jugosllavisë, ky motel i athershem me emër serb, ishte vendi ku elitat serbo jogosllave ngopeshin me peshkun tonë. Në vitet e pas demonstrartave të vitit 1981, aty ishin vendosur forcat speciale të policisë nga ish federata. Ata specialca, le që hanin si derrat, pinin si shazët, por edhe na maltretonin kur ata donin, pra edhe disa prej ne shqiptarëve na kan pas prishur dajak. Më duhet të ceki se ndër më vulgarët dhe  më gjakpirësit kanë qenë Boshnjakët e mëdhenjë nga Bosna” vëllezërit tanë mysliman” !?. Kohë e kaluar por kurr e harruar.

Sigurisht që shumë shqiptarë Istogas me rrethin gjithherë kemi menduar se a do mundemi ndonjëhere që ne shqiptarët ta kemi këtë dhunti- PESHKUN TROFTA- në menaxhim tonin. Për fat të mirë, dikush vërtet kishte pas menduar, dhe kishte pas punuar jo me patriotizëm çiftelie por me vepër, që diq e till të bëhet realitet. Është  realitet se Atdhetarët e vërtet, punojnë për atdheun pa zhurëm të madhe, dhe në të shumtën e rasteve aty është e tërë familja, e në raste të veqanta bashkëpjesmarrëse në të gjithë angazhimin dhe aktivitetin është edhe bashkëshortja.  Ky rast fatlumësishtë ka ndodhur pas lufte, kur një Istogali i vjetër, Profesor për nga profesioni, pas një jete të pasur me aktivitet politik në Beneluks ( kishte bërë vërtet shumë, shumë), dhe pas një jete modeste me gruan e tij, fëmijët dhe miqët e tij të njohur patriot të hershëm, vendos që të kthehet në Istog, aty ku buron lumi Istog, aty ku frynë era me shpejtësi të madhe nganjëhere, aty ku ai ishte i dëshiruar dhe i dashur.

Istogu kishte nevoi për njerëz të till, familjet kishin nevoi të punësohet dikush dikund për ta mbajtur familjen, dhe peshku kishte nevoi për pronarin e vërtet-Istogalin. Pra në Istog vjen Z. Ismail Bytyqi me Zonjën Mahije Bytyqi dhe fëmijët, e blejnë Troften- gëzohen krejt Istogu me rrethin. Familja Bytyqi fillon me renovime, me investime, hapet puna, zgjerohen kapacitetet, punësohen shumë punëtor, hijeshohet Istogu, krenohet e tërë rrethina.

Sot aty punojnë më se 120, punëtor, sezonal dhe tër përhershëm, aty kultivohet peshku më i mirë në Ballkan, aty ushqehen familjet e shqiptarëve nga e tërë Kosova, aty për mbi ngjiten Bjeshkët e Nemuna të cilat buzëqeshin kur shofin familjet shqiptare nepër tavolina duke ngrënë, biseduar, berë biznesë, politikë etj, bjeshka e Istogut për këto të mira në familjet shqiptare, ua falë ujin e ftohët dhe të kaltër nga burimi. Familja Bytyqi si gjithherë modeste, pak fjalë por vepra po shifet, nga këtu më se 120 familje sigurojnë të ardhura mujore, kjo i kënaq më së shumti bashkëshortët Ismail dhe Mahije Bytyqi, sa të sjellshëm janë, sa të urtë janë dhe sa bukëdhënës janë, të lumtë ata për vehte, e lumë Istogu që i ka aty.

Ishte pra përpara një “ RIBNJAK” për Lugun e shkieve, është tash një TROFTË për tërë Kosovën e më gjerë, në Istog takon miq dhe mysafirë edhe nga Maqedonia dhe Shqipëria. Ata që e bënë këtë të mundur Zoti i bekoftë tërë jeten, këtë e thonë edhe të gjithë të punësuarit aty,Xhevdeti, Mehmeti, Agroni- shefi i shërbimit që me sjelljet e tij njerëzore të mahnit dhe i jap domëthenje edhe të qenit si mysafir aty, e shumë të tjerë.

Kolegu im nga Prishtina, që u takuam rastësishtë me të një nat ku edhe ai ishte me familje, më tha, ky vennd pra Trofta të fut nën krah nëse vjen njëhere këtu, pra je gjithhere i Troftes, i lumi Istogu dhe mbarë Kosova për këtë mrekulli, shtoi ai.

Shqipëtari i vërtet, nuk ka nevoi me e pagu këngëtarin për me e qit në çifteli, ai bënë vepra për të cilat ne nuk duhet të kemi gjelozi, une ia kam lakmi Familjes  Bytyqi.

Trofta e Dukagjinit, krenaria e Istogut, Cerrca e Njeriut të Madh është aty afër, sa mirë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora