E premte, 26.04.2024, 03:59 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet - Në shtëpi të vetë (II)

E diele, 10.08.2008, 08:55 PM


Në Ulqin
Në shtëpi të vetë (II)

Nga Xhevat Rexhaj

Kur jam te Institucionet dhe instancat tjera do të ndalem në një pjesë të veqant të shkrimit, një herë tjetër.

Pra, pushimet lënë shumë për të dashur, lënë shumë edhe të parealizuara, besa edhe kur të fillojmë rrugën për pushime mendojmë se athua kemi për të gjithë të afërmit nga pak në gepeka apo në valixhe, edhe kjo e donë një shkrim të veqant.

Ashtu si mijëra shqiptarë në një ditë në mbrëmje, pra të enjtën, e javës së dyte ¨të korrikut me familje u nisem që disa ditë dhe javë të jemi pakëz largë stresit dhe dinamikës së shpejtë jetësore të Zvicrres. Thënë të drejten njeriu, pra konkretisht prindi po merr një përgjegjësi të madhe mbi supe sepse në automjet po fut të tërë famljen për të udhtuar një rrugë 2 000 km-she. Por ja që dashuria dhe vullneti i madh për vendlindje nga ana e prindërve; por jo edhe të fëmijëve të shumtë- po e ceki këtë me qëllim për të shkruar diq më shumë rreth këtij fenomeni që është realitet-, po mbizotëron dhe po bind edhe fëmijët e moshave të rritura që ende të pushojnë me prindër. Prandaj edhe une kisha me vehte fëmijët e mi të moshës 21,20,dhe 17 vjeqare, thënë të drejten jo fortë lehtë të bindesh në moshën e tyre që të udhëtojnë dhe të jenë me prindër 3- 4 javë, sepse të rinjë të moshave të tyre s! hkojnë shoqërishtë në pushime anë e kend botës.

Rugën me automjet prej Zvicrres e vazhduam nepër Gjermani, për të hyrë në Austri pastaj në Slloveni e për te arritur në kufirin ku politikisht e ndan Evropën nga Ballkani, pra në Kroaci. Gjërë në këtë kufi nuk kishim par kufitar të shteteve ku kaluam, këtu u kryen formalitetet nga ana kroate dhe vazhduam rrugës në drejtim të Malit të Zi, konkretisht Ulqinit ku edhe kishim parapar kalimin e pushimit disa ditësh në Plazhin e bukur të Madh Shqiptarë.

Gjatë kalimit nepër Superstraden Kroate thasha me vehte, more këta Kroatët më shumë i kanë plotësuar kushtet të jenë në Unionin Europian se sa Bullgaria dhe Rumania sidomos, por kur më binte nder mend se miqët e Serbisë në Be nuk e lejuan Kroacinë të jetë antare e Unionit disi neveritesha dhe me mendje thosha, sa shumë kishte patur dhe ka ende Serbia?!.

Para se të shkohej në Dubrovnik, superstrada mbaronte dhe duhej ngar veturën rrugës gjarpërore brigjeve të detit kroat, po e them me gjelozi por ishte realitet, bukuri natyrore por edhe përkujdesje dhe mirëmbajtje njerëzore. Pastërtia vërehej kudo, restaurantet, dy ku u ndalem ishin të nivelit të lartë dhe ajo që veqohej ishte se pasqyra e një restauranti apo lokali matet me mirëmbajtjen e WC ve, qka fatkeqësishtë te ne kjo është katastrofale...

Pra krejt dukej bukur, mirë joshëse dhe shumë tjetër por prapaseprap sikur magneti që terhjek më terhiqte shkuarja sa më shpejtë në qytetin e vjetër shqiptarë, vendin e turizmit dhe zallit të imtë Ulqinit.

Pas disa orësh erdhem në kufirin Malazez, këtë vit ishin disi më të kujdesshëm dhe më të shpejtë kufitarët, kërkuan terthorazi pak për kafe, por jo. Ndjenja, edhe pse ishim të lodhur, se i afroheshim Ulqinit na e shtynte lodhjen. Bregdeti Malazez gjithashtu të ofronte shumë për sy, se edhe aty natyra ka krijuar bukuri të rralla të cilat malazezët po i shfrytëzojnë me menquri të madhe. Pasi që veturën e ngiste gruaja ime vërtet kisha mundësi që të shikoj rreth e rrotull, dhe vërtet pas qytetit të Kotorrit filloi të më shfaqet Rusia para syve të mi. Pllakata të mëdha me foto të projekteve grandioze dukeshin çdokund, vende të rrethuara, punishte të filluara dhe fshatra të tëra turistike të ndertuara, mund të i vëreshe afër qyteteve dhe nepër pjesë të larta malore. Hotele dhe ndertesa grandioze dhe luksoze, vëreheshin gjatë tërë bregdetit malazez, gjerë te ura ku e ndan Ulqinin administrativisht me Tivarin. Prej aty nuk vëreheshin më mbishkrimet ruse në rusishtë nepër pllakate, ndoshta thash me vehte Komuna dhe qytetarët e Ulqinit nuk e kan lejuar një gjë të tillë. Pra diku kah ora 17.00 mbërritem në Ulqin, mramja e nxehtë, ulqinakët disi të ftoftë se gjërë me 12.07.2008 nuk kishin mbërrijtur shumë pushues shqiptare nga jashtë e shumë pak nga Republika e Kosovës...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevat Rexhaj: Pushimet - Në shtëpi të vetë (1) Shaban Cakolli: Takimet e vendlindjes ''Gjyrysheci 2008'' Engjëll Koliqi: Në të shkëlqyeshmen vjeshtë braziliane Alma Papamihali: Gjuha shqipe do të këndohet, kudo që ekziston gjak shqiptari Rrugët e Bardha, mrekullia e zbuluar prej Çezarit Këze (Kozeta) Zylo: Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare Shqipëria, një përzjerje çudirash dhe mrekullish Këze (Kozeta) Zylo: Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Kamerat e RAI-t, në bregdetin shqiptar për zbulimin e mrekullisë turistike të Evropës Reportazh nga Pogradeci Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora