E shtune, 27.04.2024, 10:35 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Shqipëria, një përzjerje çudirash dhe mrekullish

E shtune, 05.07.2008, 05:29 PM


Nga Bill Fink

Jo e gjithë e kaluara e Shqipërisë është kaq e lavdishme. Me një shikim të shpejtë mbi Kala, krahas anës historike, aty mund të gjesh edhe një kompleks drithërues të epokës staliniste, blloqe të vërtetë apartamentesh. Nga viti 1945 deri në 1985, Shqipëria ka vuajtur mbase regjimin më shtypës të botës, të drejtuar nga Enver Hoxha, një tiran paranoik, i cili i mbylli të gjithë kufijtë, hoqi të gjitha të drejtat e qytetarëve, ndaloi automjetet private dhe ndërtoi mijëra bunkerë për të mbrojtur vendin nga pushtues imagjinarë.

Përveç ndonjë grupi muzikor të huaj që mund të jetë i ftuar në qytet, zgjidhja ideale mund të ishte një udhëtim përmes maleve. Berati përfaqëson turizmin e të ardhmes: turizmin malor. Kompanitë kanë filluar të ofrojnë ekspedita për ngjitje të malit në këmbë dhe kamping në zonat malore të paeksploruara. Në të mund të përfshihen edhe vozitje në lum.

Berat, Shqipëri - Ishte shumë e vështirë të zhdukje emrin e Dr. Keqbërësit, Enver Hoxha, nga maja e malit në Berat. Drejtuesi despotik i këtij vendi të vogël, për katër dekada rresht, e ka djegur emrin e tij me acid në faqen e malit mbi qytetin e Beratit, ku do të qëndrojë për shumë vjet më radhë. Me këto lloj monumentesh të çuditshëm ka marrë famë të gjerë shteti më i pakuptueshëm i Europës. Është pa dyshim një vend i çuditshëm, por edhe mahnitës, më pak i globalizuari (jo rastësisht) dhe më i liri.

Hoteli më i ri në qytet kishte përpara një ari në kafaz, gjë që nuk është shumë e habitshme në Shqipëri. Ashtu si pjesa më e madhe e Shqipërisë, Berati përbëhet nga rrugë dhe kryqëzime të stilit dhe kulturës greke, otomane dhe të Europës Perëndimore. I njohur si qyteti i një mijë e një dritareve, për shtëpitë e shekullit të 19-të me dritaret e radhitura prej xhami, Berati të ofron një peizazh të së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes.

E shkuara e qytetit mund të njihet duke vizituar Kalanë mesjetare që shtrihet 800 m në një mal mbi qytet. Rrugicat me kalldrëm të çojnë deri në majë të Kalasë, ku gjen edhe surprizën e parë: aty ka akoma njerëz që banojnë në komplekset e shek.13, 150 familje jetojnë në ndërtesat ekzistuese në majë të malit mbi Kala.

Aty ke rastin për të vizituar pazarin ku shiten sende historike: gajtanë dhe suvenire të ndryshme. Brenda në Kala ndodhet një Kishë Ortodokse e mbushur me ikona të shek.16, ciceronët thonë se shumica e statujave dhe ikonave janë vjedhur nga Berati dhe ndodhen në Muzeun Ndërkombëtar të Tiranës.

Çdo cep i kompleksit të Kalasë ka nga një veçori dhe surprizë. Në njërën nga tetë kishat e Kalasë ndodhet një nuse e veshur me fustan, e cila është ngjitur përgjatë gjithë kodrës me bar për të arritur në dasmën e saj. Mbrapa kishës gjendet një gjel i madh, i ulur në një gur 20 m të lartë, i cili ka hapur krahët si për të treguar që është sunduesi i vendit.

Pranë shtëpive qëndron krenare një Xhami e kuqe, si simbol i historisë shqiptare dhe tolerancës fetare. Shumë qytete shqiptare kanë akoma xhami dhe kisha ortodokse në të njëjtën lagje. Shumë qytetarë thonë që fillimisht janë shqiptarë, duke i vendosur besimet fetare në plan të dytë. Edhe gjatë pushtimit nazist në Luftën e II-të Botërore, Shqipëria siguroi strehë për shumë çifutë. Tani po bëhet streha botërore për sektin mistik mysliman të Bektashijve.

Paranoja dhe tirania

Por jo e gjithë e kaluara e Shqipërisë është kaq e lavdishme. Me një shikim të shpejtë mbi Kala, krahas anës historike, aty mund të gjesh edhe një kompleks drithërues të epokës staliniste, blloqe të vërtetë apartamentesh. Nga viti 1945 deri në 1985, Shqipëria ka vuajtur mbase regjimin më shtypës të botës, të drejtuar nga Enver Hoxha, një tiran paranoik, i cili i mbylli të gjithë kufijtë, hoqi të gjitha të drejtat e qytetarëve, ndaloi automjetet private dhe ndërtoi mijëra bunkerë për të mbrojtur vendin nga pushtues imagjinarë.

Direkt pas xhamisë gjendet një kishë e mbuluar me gëlqere të bardhë, të përhapura gjatë inspirimit të Enver Hoxhës nga revolucioni i kulturës kineze të vitit 1967, e cila ndaloi të gjithë fenë në vend. Të besuarit e Hoxhës ekzekutuan priftërinj, i kthyen kishat e xhamitë në kinema, teatër ose fusha basketbolli, ose thjesht i shkatërruan. Berati nuk u ndryshua plotësisht, pasi u shpall "Qytet muze".

Nëse doni të çlodheni nga rruga e gjatë, mund të ndaloni në një nga kafenetë turke, zakonisht me klientelë mashkullore që pinë duhan dhe kafe me filxhanë të vegjël. Për dreke mund të zgjedhësh nga sallata greke, tschintzel gjerman ose kebap të Lindjes së Mesme. Afër mund të gjesh picë italiane, e cila i shtohet tërësisë së kulturave në Shqipëri.

Pushtimi turk nuk i la gjurmët e tij vetëm në kafenetë tipike turke dhe kebapet, por edhe në arkitekturë dhe mënyrën e jetesës. Një vizitë në Muzeun Etnologjik të Beratit të çon edhe një herë në të kaluarën. Një shtëpi tipike otomane e shek.19 kishte një punim rrjete prej druri që mbulonte muret. Dizenjot prej druri viheshin dhe për të mbuluar ballkonin, nga ku pjesëtaret femra të familjes shikon burrat që prisnin miqtë në dhomën e ndenjes.

Veshjet prej lëkure të vrazhdë dhe veglat e forta të punës flasin për jetët e ashpra që bënin fshatarët në malet e Shqipërisë, gjithashtu të kujton edhe gjakmarrjet për të cilat Shqipëria është aq e famshme. Një version ballkanik i Hatfiels kundër McCoys, familje që ekzekutonin njëra-tjetrën për breza me radhë, për më të voglin ofendim të nderit ose të krenarisë.

Jashtë në rrugë fëmijët luajnë futboll, ndërsa të rriturit bisedojnë për futbollin, për skuadrat e dashura europiane kundër armikut të betuar, Greqisë. "Të fortët" qëndrojnë nëpër cepa duke lëshuar muzikë me volum të lartë nga një BMV e modelit të fundit. Me varëse floriri të trashë rreth qafës, simbol i fluksit të madh të parasë në vend. Ashtu si gati të gjitha qytetet e Shqipërisë, edhe Berati ka një Western Union, ku banorët tërheqin transfertat e kryera nga të afërmit jashtë shtetit. Ky është pak a shumë ambienti që mund të gjesh në një ditë të zakonshme në Berat.

Turizmi malor shqiptar

Përveç ndonjë grupi muzikor të huaj që mund të jetë i ftuar në qytet, zgjidhja ideale mund të ishte një udhëtim përmes maleve. Berati përfaqëson turizmin e të ardhmes: turizmin malor. Kompanitë kanë filluar të ofrojnë ekspedita për ngjitje të malit në këmbë dhe kamping në zonat malore të paeksploruara. Në të mund të përfshihen edhe vozitje në lum.

Rrugës për në mal mund të ndeshësh shumë shpesh me lavazhe si edhe me lapidarë të ndryshëm që shënojnë ndonjë fatkeqësi automobilistike. Sa më shumë të ngjitesh nëpër male, shikon që fillojnë të zhduken "Mercedez"-ët dhe "Audi"-t, duke iu lënë vendin karrocave të tërhequr me gomarë ose kamionëve shumë të vjetër.

Gjendet një rrugë në të cilën ka qenë e ndaluar të kaloje gjatë regjimit të Enver Hoxhës, pasi ka qenë shumë afër bazës ushtarake ku gjendej një fabrikë e vjetër, e cila ka prodhuar mijëra AK-47 gjatë viteve '70. Thuhet se fabrika në të vërtetë ka qenë e varrosur thellë poshtë malit dhe kompleksi sipër tokës i fabrikës ka qenë i zbrazur, i ndërtuar nga Enveri paranoik për të gënjyer armikun. Gjatë rrugës mund të shikosh dhjetëra ndërtesa të papërfunduara që kanë të varura ndonjë arush, kukull ose dordolec. Thonë që i varin për fat dhe që projekti të shkojë mbarë deri në fund.

Shëtitja e pasdites

Gjatë pasditeve mund të shikohen çifte të reja dhe të vjetra që dalin dorë për dore dhe shëtisin përgjatë lumit të Osumit ose duke kaluar mbi urë, ose duke ecur nën hijen e pemëve. Mundësia tjetër është të shikosh një dokumentar ose ndeshje futbolli në një nga baret, ose duke shijuar ndonjë darkë me mish, kos, sallatë dhe ëmbëlsirë në fund.

Pesë gjëra të çuditshme nga Shqipëria

1. Bunkerë, bunkerë, bunkerë: Shqipëria ka ende dhjetëra mijëra bunkerë të shpërndarë si kërpurdha rreth e qark vendit, relike të Luftës së Ftohtë. Disa janë ndotur, disa janë lyer me lloj-lloj ngjyrash kreative dhe disa janë kthyer madje edhe në bare.

2. Falë mbështetjes që i ka dhënë Kosovës dhe popullsisë etnike shqiptare, Amerika është mjaft e famshme në Shqipëri. Flamurë amerikanë mund të gjesh të varur nëpër dyqane edhe shtëpi.

3. Tradicionalisht, shqiptarët e lëvizin kokën nga njëra anë në tjetrën për të shprehur pohim, gjë që të jep përshtypjen sikur po të thonë "jo", ndërkohë që në fakt po thonë "po". Por disa nga shqiptarët e kanë ndryshuar, pasi kanë jetuar jashtë shtetit. Pra, asnjëherë nuk je i sigurt se çfarë po ndodh. Mbase nuk është një gjë shumë e bukur, por gjithsesi është e çuditshme.

4. Plazhet e Dr. Keqbërësit: Ndërkohë që qytetet bregdetare të Durrësit dhe Sarandës janë vendet më të bukura për të kaluar pushimet, shumica e bregdetit shqiptar ka qenë e ndaluar në kohën e Hoxhës, pasi përdoreshin si baza ushtarake. Tani ka milje të tëra plazhesh ranorë e shkëmborë të pabanuara.

5. Mbreti Zog, i famshëm edhe për vetë emrin. Ahmet Zogu ishte një shef klani që u vetëshpall Mbret i Shqipërisë në vitin 1928 dhe drejtoi vendin deri në sundimin italian në vitin 1939. Vdiq në vitin 1961, ndërsa mbretëresha Zog në vitin 2002. I biri i tyre është bërë pjesë e kabinetit në vitin 2007.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Këze (Kozeta) Zylo: Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Kamerat e RAI-t, në bregdetin shqiptar për zbulimin e mrekullisë turistike të Evropës Reportazh nga Pogradeci Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora