Udhëpërshkrim
Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim
E premte, 25.04.2008, 06:43 PM
Rikthim i bujshëm i profesorit kosovar Engjëll Koliqi në Kolegjin Batist, në Belo Horizonte:
Gjatë ligjëratës së mbasdites
BRENDA DITËS – DY LIGJËRATA DHE NJË BINJKËZIM
Projektet e Institutit BRAKOS, gjithnjë e më konkrete. Drejtori i përgjithshëm i Kolegjit Batist, që sivjet ka shënuar 90-Vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë këtu, ka pranuar propozimin e Prof Koliqit, për t'u binjakëzuar me Shkollën "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll, ku do të shqyrtohet mundësia edhe e hapjes së këtij kolegji. Lutje kolektive për zhvillim dhe përparim të Republikës së Kosovës. Shumë nxënës e studentë janë deklaruar se tashmë ndjehen të dashruar në Kosovën.
Nga Caio Werneck
Belo Horizonte, 25 prill 2008 - Profesori kosovar – Engjëll Koliqi, i cili tashmë ndër ne është i njohur dhe shumë i kërkuar edhe si shkrimtar i mirë, pasditën dhe mbrëmjen e së mërkurës i ka kaluar në Kolegjin Batist, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm – Pastori Walmir Vieira, ka vizituar të gjitha mjediset shkollore e universitare, ka mbajtur dy ligjërata dhe ka siguruar binjakëzimin e këtij institucioni të madh dhe të mirënjohur edukativo-arsimor, me Shkollën "Dom Mikel Tarabulluzi", në Stubëll të Vitisë.
Në ora 13 Ai dhe Prof Dr Vera Lúcia Alves Neves (zëvendëspresidente dhe drejtoreshë e projekteve edukativo-arsimore, kulturore dhe humanitare, në Institutin BRAKOS), janë pritur në drejtorinë e përgjithshme të Kolegjit, ku kanë biseduar afër një orë me drejtorin. Përveç tjerash, gjatë bisedimeve, profesori kosovar i ka kërkuar të parit të kolegjit shqyrtimin e mundësisë për të bashkëpunuar me ndoj shkollë në Kosovë. Ai ka pranuar, me kënaqësi, propozimin e mysafirit dhe ka kërkuar propozim konkret, se me cilën shkollë mund të bashkëpunojnë. Pra, simbas propozimit të Engjëllit, është vendosur që kolegji Batist të binjakëzohet me Shkollën "Dom Mikel Tarabulluzi", në Stubëll të Vitisë, ku do të shqyrtohen mundësistë edhe për ngritjen e një kolegji, filialë e këtij.
![]() |
Me drejtorin e përgjithshëm – Walmir Vieira |
Koordinatorja e komunikimit dhe marketingut të Kolegjit Batist Mineir – Cynthia de Almeida, ka shoqëruar delegacionin, në të gjitha veprimtaritë e kësaj dite. Ajo i ka shoqëruar edhe në vizitë, në të gjitha mjediset dhe hapsirat, shumë të rregulluara të këtij Kolegji. Mysafirët, me interesim të madh janë ndalur në Qendrën e Edukimit të të rinjëve dhe të rriturve, ku kanë biseduar me koordinatoren e kësaj qendreje – Prof Joelina da Costa. Veç tjerash kjo qendër është edhe në shërbim të alfabetizimit të personave "të vonuar" ka thënë ajo, gjatë bisedës. Mysafirët kanë mbetur të magjepsur, sidomos gjatë vizitës së bibliotekës, e cila kishte mijëra e mijëra tituj librash, fushash të ndryshme dhe një hapsirë shumë moderne dhe funksionale, përfshirë edhe sallën e madhe të informatikës, pajisur me kompjuterë dhe internet. Koordinatorja e bibliotekës – Regina Segurado i ka premtuar profesorit kosovar, që në kuadër të veprimtarive brenda bashkëpunimit reciprok, të dhurojë për bibliotekën e Shkollës "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll shumë libra, në gjuhën potrugeze dhe angleze, për çka ai e ka falënderuar përzemërsisht. Ajo ka shprehur gatishmërinë, që në kuadër të programit të shkëmbimit të nxënësve dhe studentëve, në shtëpinë e saj ta mbaj një student kosovar.
Në veprimtarinë e mbrëmjes, respektivisht në ligjëratën shumë domethënësve, para studentëve dhe profesorëve të fakultetit të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve e tregtisë ndërkombëtare, delegacionit të Institutit Brakos i është bashkëngjitur edhe zëvendëspresidenti tjetër e drejtor i projekteve ndërkombëtare – Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes. Edhe në këtë ligjëratë, që është ndjekur me një interesim të jashtëzakonshëm, Profesoresha Vera Lúcia ka folur për aspektin historiko-shoqëror dhe politik të Kosovës, Profesor Engjëlli, për aktualitetin e vendit dhe të rajonit ballkanik, synimet dhe përspektivat e zhvillimit ekonomik dhe resurset humane e minerale, kurse Paulo Thiago ka folur për mundësitë e investimeve të jashtme në Kosovë dhe shërbimet në rolin e ndërmjetësuesit, që mund t'i gjejnë në Institutin Brakos. Edhe rëndësinë dhe vlerën e madhe të kësaj ligjërate e kanë dëshmuar pyetjet e shumta të studentëve dhe të profesorëve të pranishëm, në të cilat ligjëruesit janë përgjigjur me skatësi dhe me argumente bindëse.
![]() |
Muzikanti fascionues Adolfo Fernandes |
![]() |
Pamje në bibliotekë |
![]() |
Lutje për Kosovën |
![]() |
Nga ligjërata e mbrëmjes në fakultet |
![]() |
Ligjëruesit me profesorin nikoqir |
![]() |
90/Vjetori i Kolegjit Batist në Minas Gerais |