Udhëpërshkrim
Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut
E merkure, 09.04.2008, 07:07 PM
PARALAJMËROHET NDËRTIMI I QENDRËS SPITALORE E STREHIMORE PËR FËMIJËT E PARALIZUAR NË STUBËLL TË KARADAKUT
KREU I INSTITUTIT BRAKOS NË QENDRËN SPITALORE E STREHIMORE TË FËMIJËVE TË PARALIZUAR
"ECJA PËR JEZUSIN", NË BELO HORIZONTE
PRESIDENTI I QENDRËS RAUL ALBERTO MARINUZZI: NJË QENDËR TË TILLË DO E BËJMË NË STUBËLL TË KOSOVËS, BASHKË ME PROJEKTIN E SPITALIT "NËNË TEREZA"
Presidenti i kësaj qendre u kërkoi mysafirëve që, sa më parë, ta vëjnë në kontakt me arkitektët që kanë marrë përsipër projektin e Spitalit "Nënë Tereza" në Stubëll. Instituti BRAKOS tashmë po fillon vënien në binarë të projekteve për Kosovën. Të gjithë janë pajtuar që t'u japin prioritet projekteve në fushën e shëndetësisë – në Stubëll dhe në qytete të tjera të Kosovës. U vendos që së shpejti të shkoj në Kosovë përgjegjësi i projektit, i emëruari drejtor i Spitalit të Stubllës – Dr Luiz Augusto Fernandes da Silva.
Edhe një marrëveshje historike: Fillohet projekti për një qendër për fëmijët e paralizuar në Stubllën e Karadakut
Nga Caio WERNECK
Belo Horizonte, 8 prill 2008 - Drejtuesit e Institutit për bashkëpunim ndërmjet Brazilit e Kosovës - BRAKOS – Engjëll Koliqi (kryetar) dhe Dr Vera Lúcia Alves Neves (nënkryetare e parë vikare), sot ishin në drekë pune me Presidentin e Qendrës spitalore dhe strehimore për fëmijët e paralizuar "Ecja për Jezusin" – Raul Alberto Marinuzzi. Tashmë kjo ishte një drekë e miqve të vjetër, sepse mysafiri i nderuar kosovar këtu ka qenë edhe herë të tjera dhe tash vjen me propozime konkrete për projekte të përbashkëta, që do të realizohen në Kosovë. Dhe pjesa zyrtare e këtij takimi, kryesisht iu kushtua analizimit të mënyrës së realizimit të projekteve të përbashkëta, të kësaj natyre, në Kosovë.
Pasi e njoftuan me fillimin e projektit për ndërtimin e Spitalit "Nënë Tereza" në Stubëll të Kosovës, drejtuesit e Institutit BRAKOS, ia paraqitën mikpritësit kërkesën e tyre, për të inkorporuar në projektin e kompleksit spitalor edhe një qendër për fëmijët e paralizuar, si kjo këtu, sipas marrëveshjes që drejtoria e BRAKOS-it kishte bërë mbrëmë, në mbledhjen e radhës, në lokalin "Alexandrina cafe – cultura e moda". Presidenti Marinuzzi ka pranuar me kënaqësi kërkesën e tyre dhe ka kërkuar të vëhet në kontakt me arkitektët që kanë marrë përsipër projektimin, që të ftohen për t'i parë karakteristikat specifike të kësaj qendreje, respektivisht kthinat dhe lokalet speciale që duhet projektuar, sipas normave dhe kërkesave profesionale mjekësore dhe fizioterapeutike.
![]() |
Kryetari i Institutit BRAKOS – Engjëll Koliqi me Presidentin e Qendrës "Ecja për Jezusin" – Raul Alberto Marinuzzi-n |
Drejtuesit e BRAKOS-it e kanë njoftuar Presidentin Marinuzzi, se në mbledhjen e mbrëmshme, drejtoria e këtij instituti ka vendosur që, bashkë me presidentin Engjëll Koliqi-n, në Kosovë ta dërgojnë edhe përgjegjësin e projektit spitalor për Stubëll – Dr Luiz Augusto Fernandes da Silva, në mënyrë që të studjohet mirë terreni për realizimin e këtij projekti dhe që të bëhen hapat e parë në infrastrukturën legale, në institucionet përkatëse shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Komunës së Vitisë. Mikpritësi e ka mirëpritur këtë njoftim dhe i ka këshillaur të pranishmit me detaje të infrastrukturës ligjore që duhet ndjekur dhe me hulumtimin e të gjitha karakteristikave, që lidhen me projekte të kësaj natyre.
Edhe Presidenti Marinuzzi ka thënë se së shpejti do të udhëtoj për Kosovë, për të parë konkretisht se çka mund të bëhet atje në lëmin e shëndetësisë, që me pajtimin dypalësh, është konsideruar si fushë prioritare e projekteve dhe investimeve atje. Janë marrë vesh që të shqyrtohen mundësitë për projekte të tilla edhe në qytete të tjera të Kosovës.
![]() |
Bëhet marrëveshja për fillim e projektit Stublla |
![]() |
Drejtoria e BRAKOS-it në mbledhjen e mbrëmshme |
![]() |
Presidenti Marinuzzi |