Udhëpërshkrim
Jemi të gatshëm të investojmë në Kosovë
E merkure, 05.03.2008, 12:03 AM
I DËSHMUAR KOSOVAR – ENGJËLL KOLIQI U TAKUA ME BOTËN E BIZNESIT:
JEMI TË GATSHËM TË INVESTOJMË NË KOSOVË
Prodhuesi i kafesë më kualitative braziliane – VILLA CAFÉ i gatshëm të paketojë kafenë me mbishkrime në tri gjuhë (portugisht, anglisht dhe shqip) me me etiketën "SPECIALE KOSOVA". Gatishmëri edhe për ndihmesa në konstruktimin dhe kompletimin e spitalit në Stubëll, si dhe për realizimin e shumë projekteve në lëmin e shëndetësisë dhe të informatikës.
Shkruan: Caio WERNECK
Belo Horizonte, 4 mars 2008. – I shoqëruar nga bashkëthemeluesit e asociacionit joqeveritar të bashkëpunimit humanitar, kulturo-artistik e sportiv, mes Brazilit e Kosovës "BRAKOS" – Dr Vera Lúcia Alves Neves dhe Julius Cesare Pereira Costa, veprimtari kosovar, tashmë i dëshmuar në vendsin tonë, për veprimtaritë e ngjeshura dhe shumë të frytshme diplomatike, kulturore, artistike... – Engjëll Koliqi, në fundjavën që e lamë pas, në qendrën e mirënjohur "Alexandrina – café, cultura e moda" në Belo Horizonte, është takuar me botën e biznesit, për të shqyrtuar mundësitë e ndihmave dhe të investimeve në Republikën e Kosovës. Ai u ka siguruar mikpritësve se tashmë në Kosovë është shteti dhe se Qeveria e Prishtinës do t'i garantojë investimet, qofshin ato të brendshme, apo të jashtme. Mbasi që kanë mësuar nga mysafiri për pasuritë e pakontestueshme njerëzore dhe minerale të Kosovës, miktpritësit kanë shprehur interesim special, për t'u futur me biznesin e tyre, edhe në tregun kosovar dhe përgjithësisht ballkanik.
Engjëll Koliqi e Rafael Duarte
Së pari ata kanë biseduar me drejtorin e ndërmarrjes prodhuese e tregtare "VILLA CAFÉ" – Rafael Duarte, i cili ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm që të futet direkt në tregun e Kosovës dhe përmes Kosovës, në mbarë rajonin e Ballkanit, duke thënë haptas se më së shumti andej ka besim në Kosovë. Ai i ka garantuar palën biseduese se kafeja "Villa Café", e prodhuar në jug të shtetit Minas Gerais, pa konkurrencë është kafeja më e mirë braziliane. Ky prodhues – ka thënë ai – ka edhe kafe aromatike (menta e karamela). Mbasi që Z. Koliqi e ka siguruar atë për seriozitetin e tregtarëve kosovarë, Z. Duarte ka shprehur gatishmërinë e emërimit të një përfaqësuesi të Villa Café" në Kosovë dhe nga andej të mbulohet mbarë tregu ballkanik. Ai ka thënë se në stabilimentet e tyre moderne do të bëhet paketim special i kafesë së pabluar dhe të bluar, për Kosovë, me mbishkrime në tri gjuhë (portugisht, anglisht dhe shqip), me etiketën "VILLA CAFÉ - SPECIALE KOSOVA". Koliqi, si me shaka ka thënë se si lokalist që është, selinë dhe magazinën e kësaj kafeje në Kosovë, e ka menduar të jetë në Viti.
![]() |
Nga takimi i dytë me ekspertët |