Udhëpërshkrim
Engjëll Koliqi: Presidenti i Kosovës - Fatmir Sejdiu vizitë në Vatikan
E shtune, 02.02.2008, 08:37 PM
PRESIDENTI I KOSOVËS – DR FATMIR SEJDIU ËSHTË PRITUR NË UDIENCË NGA PAPA BENEDIKTI XVI:
MATURI DIPLOMATIKE E SELISË SË SHENJTË NDAJ STATUSIT TË KOSOVËS
Presidentin e Kosovës, përveç Papës, e ka pritur edhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit – Imzot Tarcisio Bertone. Nuk shpallet qëndrimi konkret i Vatikanit për statusin e Kosovës, por megjithatë thuhet se Selia e Shenjtë po përcjell me kujdes të posaçëm zhvillimet në Kosovë dhe se se vlerësimet do t’i marrë konform orientimit të përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë deklaratë analistët e cilësojnë si paralajmërim të njohjes së pavarësisë, nga ana e Vatikanit.
Nga Engjëll KOLIQI
![]() |
Presindeti Sejdiu dhe Papa Benedikti XVI |
Presidenti Sejdiu pastaj është pritur në udiencë nga Ati i Shenjtë – Benedikti XVI. Mbas takimit të Presidentit të Kosovës me krerët e Shtetit të Vatikanit dhe të kishës katolike botërore, nuk janë dhënë deklarata direkte nga asnjëra palë, por është lëshuar një komunikatë zyrtare nga salla e shtypit e Selisë së Shenjtë, në të cilën specifikohet se është si një përgjigje në shumë pyetjet e ardhura, lidhur me vizitën dhe pritjen e Presidentit të Kosovës në Selinë e Shenjtë. Që në fillim të kësaj komunikate thuhet se Ati i Shenjt – Benedikti XVI ka pritur sot Zotëri Fatmir Sejdiun- President i Kosovës, para së gjithash, për të shprehur afërsinë e Tij me mbarë popullatën e asaj toke, ku krishterimi është i pranishëm që nga shekujt e parë të erës sonë. Gjithashtu në komunikatë thuhet se Papa ka dashur që të njihet drejtëpërdrejtë nga autoriteti më i lartë i vendit, me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe me përspektivat e ardhmërisë atje.
Si përgjigje në shumë pyetje lidhur me qëndrimin e Vatikanit ndal shpalljes unilaterale të pavarësisë së Kosovës, në këtë komunikatë thuhet se mbas këtij takimi Selia a Shenjtë nuk e ndërron pozicionin e saj lidhur me statusin e Kosovës, por do të përcillen me kujdes të posaçëm zhvillimet në Kosovë dhe rreth Saj dhe se në vlerësimet dhe vendimet e veta të mëtejshme, gjithnjë do të llogaris në orientimin e përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare. Gjithashtu është përkujtuar dëshira e Papës për një pajtim të përgjithshëm dhe përprocese paqësore me funksionim të drejtësisë e respektim të të drejtave të të gjithëve në Ballkan, shprehur në fjalimin e tij korpit diplomatik, më 7 janar të këtij viti.
Analistë të shumtë të politikës ndërkombëtare dhe në veçanti të asaj të Vatikanit, duke deshifruar komunikatën e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, shprehin bindjen e tyre se këto deklarime janë paralajmërim se Vatikani do e njohë pavarësinë e Kosovës, menjëherë mbasi ta njohin shumica e shteteve të Bashkimit Europian, SHBA-të dhe disa vende të tjera të rajonit.
Komentoni
Artikuj te tjere
Kakome, mallkimi i një emri
Oriku, Qyteti i gdhendur në shkëmb
Baki Ymeri: Shqiptarët e Sllatinës në Rumani
Ekskluzive: Laureta Mema - Mbrenda mureve të Ambasadave
Kruja 2007... Qyteti që jeton me gëlqere dhe suvenire
Në Kolkondasin e Shën Kozmait
Pal Sokoli: Tubim kulturorë për nderim të ditës se Flamurit 28 Nëntorit dhe të një...
Pavarësia...pa flamur e Vlorës
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave...
Keze (Kozeta) Zylo: Dashte Zoti qe per pak dite te interpretoj poezine: Ne Diten e Madhe te Kosoves
Keze (Kozeta) Zylo: Ne nje nga shkollat publike amerikane, urimi per ditelindjen u kendua ne shqip
Në qytetin e delvinjotëve
Lutuni pra dhe ju me mua, ju kerkoi Nene Tereza shqiptare Komisionit te cmimit Nobel!
Imazhe nga Aquila, në zemër të Abrucios
Pierre-Pandeli Simsia: Mbrëmje madhështore, spektakolare në Bronx të Nju Jorkut
Shtëpia botuese braziliane ''Protexto'' botoi librin e Engjëll Koliqit - ''Ndjenjë Drite''
Turizmi malor ne Shqiperi
Zvërnec, Bukuroshja e fjetur e Vlorës
Patoku, plazhi që u bë kënetë
Vlora, post sezoni turistik