E enjte, 25.04.2024, 05:28 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet (III)

E marte, 12.08.2008, 06:55 PM


Ulqini - Foto: Xhevat Rexhaj
PUSHIMET (III)

Nga Xhevat Rexhaj

Pas një udhëtimi të gjatë, besa edhe të mundimshëm, u vendosëm në një banesë komode, nuk i preferoijmë shumë hotelet, pakëz e shtrenjët por i plotësonte të gjitha kushtet për banim, thjeshtë vetëm për fjetje. Në një moment, pasi që isha i shtrirë në një ulëse të mirë, mu sollën disa mendime nepër kokë. Thashë vetëmevehte se athua do të ketë siguri të mjaftueshme për të rinjët tanë sikur viteve të tjera. Krejtë kjo ishte pasojë e pamjeve të plakatave ruse besa edhe thënjes së mikëpritësit se këtë vit ka shumë rusë dhe turistë nga Serbia. Por mendova se, dy a tri ditë shofim e pastaj mund edhe të levizim kah Shqipëria. Fëmijët e mi dëshironin që edhe këtë vit të jemi në Ulqin, pasi që me vite kishin krijuar të njohur dhe miq nga Europa dhe Kosova..
Fëmijët tanë, pas një përgatitjeje maratone në veshmbathje, dualën për tu takuar me shoqëri dhe për të shkuar në lokale me muzikë. Ndersa ne u nisëm për në shetitoren e Ulqinit, te Plazhi i Vogël pasi që edhe aty afër banojmë, që pastaj të kemi një darkë te një Ulqinak, në Restaurantin e tij të njohur. Në shetitore vërehej se mungonin ende pushuesë sidomos nga Kosova, por prapseprap njerëzit vlonin duke ecur. Një kënaqësi më zuri për një moment, kur shihje bukuroshe dhe bukuroshë, të rinjë natyralë, të shëndosh, rini e një race të veqantë thoja me vehte- rini shqiptare, këso rini nuk ka kund tjetër, pra u kënaqa se përpos një z¨eri që këndonte, në gjuhën serbe apo..., të tjerat rreth e rrotul ishin Shqiptarçe. Duke shetitur vërejta se një objekt i madh i së kaluarës me një emër sllav” Galeb” ishte shembur për toke, dhe thash me vehte, qebesa e paskan blerë rusët, dhe nga këtu me këso mendimesh prap të! pamira shkuam në Restaurant te Sutkiu. Pasi që u përshendetem me të dhe me familje porositëm edhe për të ngrënë darkë.
Në bisedë e sipër me pronarin po dëgjojë prapa shpinës sime, në restaurantin fqinjë ( janë ngjitur pa mure apo tjetër ndarje), të folura në gjuhën ruse. Jam kthyer disi shpejtë dhe pash se 3 tavolina ishin mbushur me familje ruse. I them mikut tim a paska edhe në Ulqin kësi a? Po përgjigjet ai, duke shtuar se aty ku ata ushqehen ka Euro të majme, shtoi ai. Thënë të drejten une hangra darkë disi shpejtë, dhe në ndërkohë gruaja më çortoi duke thënë se njerëzit mund të skojnë në krejtë botën për pushime, pra as këta nuk duhet shikuar krejtë negativishtë se janë në Mal të Zi e jo në Kosovë!. Duke u përshendetur me natën e mirë më pronarin, shpejtë e pyeta se a e kanë blerë edhe “ Galebin”, më duket jo tha shpejtë ai!
Ishte gjysma e natës, shumë njerëz ende në shetitore, pos shumë zërave të këngëtareve, zhurëm bënte edhe një traktor që lëvronte zallin e plazhit të Vogël, pra ai vetëm se e mbulonte tërë atë berllog të ditës së kaluar. Thashë me vehte këtë traktor e shof qe 6 vite në Ulqin, vallë komuna dhe qeveritarët e Ulqinit nuk kan ndërmend të bëjnë më shumë për turistët, pra me diq tjetër me e mbajtë pastërtin, të cilët derdhin me miliona Euro në këtë qytet. Sinqerishtë e vërejtëm se dy llamba afër Hollegros janë qe 3 vjetë pa ndriqim?!
Aty në mesnatë u takuam 3 miq që njifemi ka kohë, Iliri nga Ulqini dhe Muhameti nga Istogu, që të tre njerëz të arsimit. Ishte kënaqesi të merrnim një shishe verë dhe të bënim bisedë pasi që ishim pa” përcjellëse”. Iliri mendonte se mysafirët nga Kosova do shkojnë në Shqipëri në pushime se janë hidhëruar që Mali i Zi nuk e ka pranuar pavarësin, ndersa Muhameti mendonte se edhe çmimet më të larta këtë vit e kanë bërë të vehten. Mendimi im ishte se mund të jenë të dyjat por është edhe një gjë që mua po më pengon shumë, është ngecja totale në infrastruktur dhe disi sjelljet jo të mira të Ulqinakëve karshi neve, pra thashë Ulqinakët duhet të tregojnë se janë qendra kryesore shqiptare në Mal të Zi me Kalanë ndër më të vjetrat në Ballkan, pra duhet të ngjallën pakëz. Në këtë reagoi miku im nga Ulqini, duke thënë se ka ndryshime në infrastruktur se po ndertohet Xhamija e “ Marinarëve” mu këtu afër k! ëtij lokali, te shetitorja e Plazhit të Vogël, ku ne po pijmë verë. Kishte kaluar ora 24.00 kur ai tregoi këtë të re, se une e kam ditur që Ulqini ka nja 4-5 xhamija, për shkolla nuk kanë nevojë, ndoshta pas invazionit rus vijnë arabët me shallvare me i zëvendësu Kosovarët...
Mirëpo shikova Kalanë dhe thashë qëndresa e saj do të vazhdojë - simbol shqiptarësh- .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevat Rexhaj: Pushimet - Në shtëpi të vetë (II) Xhevat Rexhaj: Pushimet - Në shtëpi të vetë (1) Shaban Cakolli: Takimet e vendlindjes ''Gjyrysheci 2008'' Engjëll Koliqi: Në të shkëlqyeshmen vjeshtë braziliane Alma Papamihali: Gjuha shqipe do të këndohet, kudo që ekziston gjak shqiptari Rrugët e Bardha, mrekullia e zbuluar prej Çezarit Këze (Kozeta) Zylo: Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare Shqipëria, një përzjerje çudirash dhe mrekullish Këze (Kozeta) Zylo: Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Kamerat e RAI-t, në bregdetin shqiptar për zbulimin e mrekullisë turistike të Evropës Reportazh nga Pogradeci Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora