E premte, 26.04.2024, 03:11 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet (IV)

E premte, 15.08.2008, 10:22 PM


Xhevat Rexhaj
PUSHIMET (IV)

Nga Xhevat Rexhaj

Para se të shkoi në pushime, gjithherë e kam ndërmend ta shfrytëzoi rastin që të flej më shumë, sidomos në mëngjesë. Mirëpo kur je në pushim nuk guxon edhe ta humbasish kohën duke fjetur, pra po ndodh e kundërta e dëshirës para pushuese.

Kështu ndodhi edhe natën kur u ktheva nga qyteti ku kishim biseduar me dy shokët-miqët e mi. Në mengjesë herët kah ora 6 jam ngritur dhe vërtet kam shkuar te vendi ku kishte filluar ndertimi i xhamisë së re të Ulqinit, ashtu siq më tha miku im. Ishte e vërtet, godinë në ndertim e sipër, mu te plazha e Vogël, te amfiteatri i hapur i Ulqinit, te shetitorja e Ulqinit, ballpërball me Kalanë e bukur. U ktheva ngadalë dhe si me qëllim numrova me hapa, dikund 350 metra më lartë është xhamija tjetër, e edhe të tjerat më largë.  Aty afër xhamisë së vjetër në një shitore klasike shiten edhe gazetat shqipë, nga Kosova, është interesant në kiosqe ke vetëm gazeta malazee dhe serbe, bleva 4 gazeta  ditore dhe u ula në një byrektore afër. Shprehia për të lexuar dhe sidomos që tani nuk kisha internet afër, më shtynë në Ulqin të marr gjithherë gazeta ditore dhe të lexoi prej të gjithave nga diçka. Isha duke lexuar kolumnen e Z. B. Shala në Zëri Ditor, kur një zë më thot, “ lej more se tana po rrejnë”, ngrita sytë dhe një njeri me një mjekër jo të madhe pantollana të shkurtë etj, disi më kishte hypur përmbi kokë! A banë të ulem, pyeti ai, edhepse u ul shpejtë, po i thash. Ishte një shqiptarë nga Kosova i cili kishte qenë në xhami herët dhe tani kërkonte badihavxhi me ba llaf. Nuk po zgjatem në këtë rast, se disi shumë shpejtë e kryem të njohurit e pa dëshiruar në mes veti, kur ndër të tjera ai tha” a pe sheh se edhe në Ulqin po marohet xhamija e re, skan qare pa u ba myslimanë edhe kta” , athere une reagova pak ma ashpër, jo se jam trim por ashtu edhe nuk kisha fjetë sa duhet mu nga kjo qështje, i thash atij  se po më pengon në këtë mengjesë, më lerë rehat të lexoi në qetësi, besa shkoi ashtu si edhe erdhi.

I hangra dy burekë, shkova në një kafe dhe i piva dy rakija molle, për të vazhduar te rrojtari. Më pastaj  me automjet shkuam tërë familja në Plazhin e Madh, Plazhi Toni Gril plazh privat i madh, pronar familje shqiptare nga ana e Gjakovës. Aty jemi shumë vite, pastërtija në nivel dhe mikëpritja dhe ushqimi në restaurant i mirë. Interesant, pronar një shqiptarë i fesë katolike, mysafirët thuaja të gjithë shqiptarë të fesë myslimane, me fjalë, të tjera vëllezër shqiptarë të fesë së krishterë. Ka 6 vite që shkojmë në këtë plazhë dhe aty shifet se ne jemi vëllezër të një gjaku pra jemi shqiptarë së pari, e të religjionit së dyti, jemi pra pasardhsit e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut.  Interesant aty gjithmonë njerëz të të dy feve bisedojmë dhe pijmë së bashku, por gjithherë në suaza normale, familjet rrijnë bashkë fëmijët janë bashkë, përfundimi, pushimet po i kalojmë të gjithë si Shqiptarë. Pra edhe ditën e dy rakive, e kalova mirë në plazhë aty biseduam shumë me mësimdhënësin Nikolla nga ana e Prizrenit, me Izetin nga Caparci dhe me Bajramin nga Gacka, kaluam një ditë të mirë, shumë biseduam për ecjen e madhe të Shqipërisë në të gjitha fushat e jetës, por disi të gjithë thuaja një zeri kishim vërejtur se Ulqini nuk po lëvizë shumë, nuk ka ndertime infrastrukturore dhe ka varfëri në organizime kulturore sidomos për turistët shqiptarë, se dihet që mbahet një simpozium i librit por pak është.

Pas një dite të nxehtë, si nga temperatura ashtu edhe nga bisedat erdhi mbramja, koha për darkë dhe dalje në qytet. Shkuam në një hotel të quajtur Grand, edhe 8 ditë tjera me radh jemi ushqyer aty 5 familje që ishim bashkë nga Zvicrra, ushqim i mirë, me një pastërti të rrallë. Pas darke kemi shetitur pakëz dhe kemi kaluar disa qaste të mrekullueshme me këngët e solistit tonë të mirënjohur Nikollë Nikprelaj. Kënga shqipe, burimore, dhe zëri i tij live më bënë të mendoi se ne jemi shqiptarë e jo alla-tallava-arapçe.

Më vonë shkova të shikoj se si rinia jonë defrehej në një lokal te Holegro enkas për rini, dëshiroja të merrja edhe disa fotografi edhe për arkivin tim por edhe për mbrëmje informative që i organizojmë së bashku me zvicerran  këtu në Zvicerr, kur ka të bëjë për dhe me shqiptarët. Ishte vërtet kënaqësi e veqantë, të rinjë dhe të reja shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, nga të gjitha shtetet e përendimit, luanin dhe vallëzonin nën tingujtë e muzikës moderne, si krejtë moshatarët e tyre në botën e zhvilluar. Mirëpo këtu kishte një përjashtim, këta të rinjë ishin të hijshëm dhe nuk shifeshin të jenë nën ndikim të së keqës, të asaj që e prish rinin nepër perëndim, këta të rinjë dhe të reja thënë nga shpirti kënaqëshin ashtu siq u kënaqa edhe une duke i shikuar këta dhe këto krijesa të hijshme- ardhmëria shqiptare, pra vërtet shqiptare.

Duke dalë nga ajo atmosferë me xhelozinë se pse nuk isha edhe une i ri vetëm nja 2 orë, mendova se nuk do kenë suksese investimet e pseudoshqiptarëve në gjëra të padobishme për rininë, sepse kjo rini dëshironë të ketë kushte për jetë dhe prosperitet, këtë e dëshirojnë edhe të rinjët e Ulqinit, pra të ndertohet ndonjë FAKULTET apo SHKOLLË e LARTË NË ULQIN, se Plazhet e bukura dhe fytyra e Ulqinit janë  kah perëndimi.

Fëmijët e mi erdhen në mengjesë kah ora 5 në banesë, pasi që une padëshirë, isha i zgjuar nga zërat e hoxhallarëve të Ulqinit...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora