E premte, 29.03.2024, 03:35 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet (VIII)

E marte, 09.09.2008, 06:25 PM


PUSHIMET - VIII

ME FAT   dhe “ PËR HAJR”

Nga Xhevat Rexhaj

Në shtetin më të ri të pranuar formalisht nga demokracitë dhe fuqitë e mëdha ekonomike botërore, nuk vërehej ndonjë ndryshim i madh. Sigurisht që mërgimtarët disi më të uritur dhe më të përmalluar për shtetin, kanë pritur ndonjë eufori kur të takohen me familje, farefis apo edhe shoqëri të tyre, për rishpallje dhe  për njohjen e shtetit. Mërgimtarët, si zakonisht me atë mallin për atdheun edhe me atë mendimin se tani jemi shtet, thuaja se kudo me çdokënd e përdornin atë , me fat pavarësia, shumë të tjerë edhe me atë( Turqishten)” me hair pavarësia”. Sigurisht që edhe shumë ishin të zhgënjyer nga indiferenca dhe ajo përgjigjja e ftohtë e rezidentëve ;lëre more se i s``ka punë , s`ka para, varfëri e  tjera e tjera. Shumë përgjigje ishin se pavarësinë e kemi qe prej vitit 1991-2, por tani kemi vërtet njohje formale të pavarësisë nga shtetet mike në krye me SHBAnë. Të tjerët, thoshin se ja shtetin e bëri dhe e shpalli Qeveria e re se, sa për atë të vjetrën nuk do të shpallej ende?!. Pra ishin edhe këto tema dhe biseda në mes njerëzve , në vartësi nga disponimi,  dhe ndikimi politik. Në këtë garim, me sa dukej kishin mbetur, siç thotë populli “ sikur hutat në zgur”  LDK-istat. Ata vërtet nuk kishin më se çka të thoshin, kjo qeveri e shan atë qeverinë e kaluar, ku shumicën e kishte mu kjo LDK, ndërsa tani LDK-istat janë vetë në këtë qeveri, dhe shahen nga vetvetja sepse janë duke ngrënë në të njëjtën pjatë me ata që vërtet i shanë përpara, dhe shumë përpara. Këtu edhe shihej ai absurditeti dhe humbja e busullës te LDK-ja, dhe te njerëzit vërtet –vërtet të shpenzuar politikisht, materialisht, fizikisht, psiqikishtë dhe të lënë në mjegull si aktivistja dhe luftëtarë të denjë të mbajtjes gjallë të Republikës së Kosovës, të Institucioneve të saja prej 1992 e këtej. Që paradoksi të jetë edhe më i madh, kujdesshin edhe vetë njerëzit e të dy partive tani në koalicion, kur kandidati i PDK-së për Istog i ofronte burgun kandidatit të LDK-së në rast humbjeje, Partia e atij kandidatit të LDK-së nuk ishte në gjendje as ta mbronte vetë të dashurin e kryetarit të Partisë dikur më të madhe , të cilin e gjuajtën nga qeveria, si zëvendëskryeministër, këso hajgerësh bënin njerëzit, duke shtuar se askush nuk ka mund ta paramendoi se ka njerëz vetë të LDK-së që mund ta sjellin në këtë situatë vetë LDKnë,  e kanë katandisur dhe e kanë shtrirë për toke , thoshin shumë aktivistë të vërtet të LDKsë.

Këtu shiheshin ato dallimet që janë ende, dhe nuk do të zhduken shumë kohë, se si është e mundur që me vite u munduan shumë, njerëz, brenda, jashtë, afër, me para me mënyra perfide, e në shumë mënyra të tjera ta shkatërrojnë LDK-në dhe nuk arritën, ndërsa vetë kinse yndyra e LDK-së  e shkatërroi vetveten, apo thënë më mirë, e afroi te gremina për ta hedhur prodhimin e LDK-së, pra rezultatin e më shumë se një milion shqiptarëve në krye me Presidentin e Madh. Shumë aktivistë të LDK-së ishin të hutuar, të zhgënjyer, të papërfillshëm, shkurtë të shkatërruar.

Duhet cekur se fatkeqësisht vërehej ajo tradita e fëlliqur e shqiptarëve, sikur kur ndodhin ndarjet e interesit-pasurisë dhe trashëgimisë normale në mes vëllezërve, pra në familje, dhe mbas pak javësh, gratë i ndezin burrat edhe më shumë se ai ka marr më shumë e ti më pak dhe kështu kris lufta e nervave , sharjeve fyerjeve dhe besa-besa ,ruana zot 3edhe t3e sherret e mëdha, këtë të njëjtën  e kam vërejtur edhe te disa struktura të LDK-së , ata e kishin furur në tru atë ,se armikun kryesor e kishin vëllain e deridjeshëm me të cilin kishin punuar, ishin angazhuar dhe kishin luftuar në forma të ndryshme Serbinë, dhe kishin mbajtur gjallë shpresën e pavarësisë me vite të tëra,  pra disa LDK-ista, si armik i shifshin LDD-istat- marri e kohës- ndjenjë e primitivizmit dhe jonjerëzisë. Të gjitha këto hetoheshin për çdo ndejë , bisedë apo  konfrontim të dy fraksioneve ,për mua.

Këto ishin ende dhembje e elektoratit të LDK-së, ndërsa vërehej një ngazëllim dhe mburrje e PDKsë për rezultatet që po i arrin qeveria e re. Mirëpo në komunat e Dukagjinit vërehej një gjendje e punës, në Pejë dhe Gjakovë, vërtet vëreheshin angazhime sidomos në <Pejë. Në këto komuna, fjalën kryesore e kishte AAK ja. Në bisedë me disa zyrtarë të Pejës dhe Gjakovës vërehej ajo frika se nuk do të kenë buxhet, mjete dhe mbështetje nga Qendra, se atje vrajnë e kthjellin dy subjekte tjera, që  nuk dëshirojnë që në këto komuna të ketë përparime të mëdha, kështu dëgjoheshin këso vlerësimesh, me ta marr mendja se ka diçka në këto thënie.

Pra edhe ne mërgimtarët futeshim në biseda të tilla, ende politike, për shumë aktivistë dhe struktura të LDK-së të mërgatës thuaja më shumë se 18 vjeçare, nuk vërehej ndonjë respekt i vogël që e deshëm dhe e duam LDKnë, ama LDKnë vërtet që kishte vlera dhe i çmonte vlerat, sepse e kishte Njeriun e vlerave në krye. Pra ne dita ditës po injorohemi më shumë, pra ne që i mbajtëm gjallë këta që sot luajnë k... me ne dhe me LDKnë.

Ndërsa e kundërta e kësaj vërehet te njerëzit, pra edhe mërgimtarët që i përkasin PDK-së , ata janë të çmuar, priten, ndihmohen besa edhe futen në struktura të ndryshme, fitojnë në ndonjë tenderë, fitojnë vende ambasadorësh, bëhen edhe funksionarë, partiak e deri punëtorë shtetërorë, vërtet lakmi, kështu ua kthejnë borxhin sidomos partiashve, të linjës së ashpër të tyre, ju lumtë.

Këto përshtypje i fitova nga qëndrimi i 3 ditëve në Dukagjin dhe Mitrovicë. Pavarësia nuk kishte sjell mrekulli as para, as vende pune,  por një situatë ku Republika e Kosovës kishte vërtet shtetësinë e vetë dhe tani duhej zhvillim ekonomik me investime të huaja, dhe me krijim kushtesh për investitor nga mërgata, po së pari të tregojnë se a u duhemi apo jo.

Nëse pyetet LDK-ja e Prishtinës, ne do mbetemi gjithherë jetimë...

Isha prezentë të premten e fundit të korrikut kur Kfori spanjoll, në një solemnitet, afër Motelit Trofta shpalli të përfunduar aksionin e vendosjes së kabinave të mbuluara nëpër stacione të autobusëve në tërë komunën e Istogut, pra ku udhëtarët do mund të presin autobusët pa u lagur nga shiu etj. Interesant, ky shtet nuk na ka pranuar por ndihmon në mënyre¨konkrete, një epror në gjuhën angleze më tha” Ju jeni këtu në shtetin tuaj, ne po kalojmë shumë mirë këtu, andaj kemi dhuruar më se 45 kabina të reja dhe të bukura.

Pra kosovarë duhet të punohet për shtetin, se të huajt nuk mundë të mbajnë gjithherë, u thash disa komunarëve aty prezentë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora