E marte, 23.04.2024, 02:31 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet (VI)

E shtune, 30.08.2008, 07:51 PM


Xhevat Rexhaj
PUSHIMET -VI-
PASAPORTAT ME DHE PA VULËN KUFITARE – REPUBLIKA E KOSOVËS-

Nga Xhevat Rexhaj

Rruga gjarpërore nëpër Mal të Zi, në momente edhe të shtien frikën në bark. Duke kaluar këtë rrugë, prapë në kokën time silleshin mendime të ndryshme për dhe rreth Ulqinit. Në një moment thash me zë, po ne shqiptarët duhet ta ruajmë , ta mbajmë dhe ta vizitojmë Ulqinin gjithherë. Ulqini është i yni dhe nëse ne nuk jemi në Ulqin ahere nëpër këtë rrugë të ndërtuar në kohën e ish Jugosllavisë, do të qarkullojnë të tjerët, pra ne shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Kosovës lindore e edhe Shqipërisë duhet të jemi në Ulqin, sa më shumë me Ulqinakët aq më të afërt ulqinakët me neve. Ulqinit i duhen shqiptarët e tërë trojeve tona, bregdeti shqiptarë do të ketë shqiptarë mjaftë i duhen edhe më shumë turistë të huaj, se bregdeti shqiptarë është në shtetin shqiptarë. M e këto mendime të mija , arritëm thuaja afër kufirit ku ndahen apo bashkohen në një pikë, fqinjët, Republika e Kosovës dhe Republika e Ma! lit të Zi. Policia kufitare malazeze pas formaliteteve të nevojshme, na dëshiroi rrugë të mbarë për në Shtetin e ri, kështu u shpreh një kufitar në gjuhën shqipe. Nga ky moment dhe deri te kufiri, ku gjendeshin kufitarët e shtetit kosovar, ishte një distancë e madhe, afër 8 km. Ajo tokë ishte thuaja e askujt, frika ime ishte se ndoshta do ta shohë atë tabelën me mbishkrim si në Merdare” Mirë se vini në Republikën e Kosovës”. Fatmirësisht aso tabele nuk pash, dhe erdha në përfundim se Qeveria e jonë e paska në dijeni se ajo pikë kufitare nuk është reale, se kufiri ngjitet shumë më lartë, atje ku janë tani malazezët, në pikën e tyre. Në këtë vërejtje më ndërhyri, djali duke thënë se , babi këto gjëra ishte dashur të jenë të qarta më herët, i thash se këtu biri im është Ballkan, andaj për ju të rinjtë e perëndimit këto janë të pakuptueshme, mirëpo i thash se janë bjeshkët tona këto, ku kullosin bagëtitë! tona, dhe verojnë familjet kosovare.

Në kufi rendi ishte jo i gjatë, policia kufitare shumë e sjellshme, vërtet për lakmi, polici me tipare evropiane- bashkëkohore. Po mërgimtarët, disa nga bashkatdhetarët e mi, kërkonin nga policia që në pasaportat e tyre- çfarëdo që i kishin ata- të mos vendosin vulën e re të Shtetit të Ri- Republikës së Kosovës- ,kishte mirëkuptim nga kufitarët, dhe nuk ngjyrosnin pasaportat me ngjyrën më të bukur ,dhe me fjalët më të mira që kanë ekzistuar ndonjëherë për shqiptarët e Kosovës, me vulën e Shtetit të krijuar nga Shqiptarët dhe Amerika. Në këto momente më zuri një përdredhje në barkun tim, sinqerisht,pata mundim duke dëgjuar kërkesa të tilla të djallëzuara, të përçudnuara, nënçmuese dhe thjeshtë jo logjike, si është e mundur që rasti i parë që ke ta shijosh në një dokument udhëtimi vulën e shtetit tendë ti e refuzon, ndërsa gati se rrahësh kur ti duhet të paguash 50- euro për sigurim! Në një moment u emo! cionova, lëshova një fjalë nga goja ime pasi që zbrita nga vetura, por për fat gruaja më luti të qetësohem, dhe besa tha ta lus edhe unë kufitarin që të mos na verë vulë, se ahere mund të kthehemi nëpër Serbi pa probleme, edhe pse kemi pasaporta zvicerane?! Zakonisht si i qytetëruar që jam për së tepërmi e dëgjoj thuaja gjithherë gruan?. Por këtë rast, ku isha në truallin e gjyshërve dhe katragjyshërve të mi, u bëra pakëz si ata dhe thash-jo qe besa- nuk e lëshoj këtë rast, dhe afrova pasaportat, u vendosën vulat e Republikës së Kosovës me emrin vendkalimi Kulla. Ky ishte një moment prekës për mua, nuk po dua të shesë patriotizëm, por po tregoi realitet, po tregoi se atdhedashuri mund të tregosh `kudo, kur vërtet e donë atdheun, e ne këtë e kishim mundësi që në pasaportat tona ta kemi shenjen e Shtetit me kufij ndërkombëtar, se Kulla dhe Merdare ishin pika të Serbisë së Madhe dikur... Më duhet të pranoi se kjo Qev! eri, ka sjell rregull edhe në kufi, andaj besoi se e dinë at! a kur du het vendosur tabela me atë “ Mirësevini” edhe në Kullë.
Kur je rrugës, teposhtëze, mund ta shohësh një pjesë te Dukagjinit, shef, Banjën e Istogut, Vrellën, Gurrakocin, të gjitha fshatrat përreth, shef edhe një objekt të madh, një nder më të madhin në Ballkan për nga ngjashmëria, shef burgun e Dubravës, vendin ku shkit vranë mbi 100 të burgosur politik shqiptarë, por si për inat të shkive, shef edhe lugun e shkieve të Istogut, për fat pa shkie, se thuaj që të gjithë i lyen duart me gjakun shqiptarëve. Ishte një ndjenjë interesante, kur shihej se tërë kulmet e shtëpijave ishin të reja dhe me ngjyrë të kuqe, mendoja me vete sa shumë gjak kanë shqiptarët në damarët e tyre. Pra mos të i harrojmë të gjithë ata që derdhen dije, gjake dhe djersë për këtë që e kemi sot. Republika e Kosovës ka vend për të gjithë neve, ka divergjenca, ndarje, moskuptime... por e kemi Shtetin.

Shqiptarë të Kosovës mos të ia bëjmë qefin Serbisë me paditurit tona, kemi edhe rrugë të tjera të udhëtojmë për të shkuar dhe për të u kthyer aty ku ne punojmë, pushojmë jetojmë dhe kënaqemi, në mërgim dhe në Shtetin e Kosovës, është i yni, e di se e duam të gjithë, por...

Xhevat Rexhaj
Schaffhausen



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora